18/05/2024

Rama duhet të evitojë pasojat e “shpendkeqit” në Prishtinë!

0

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë e qeverisjes së Përparim Ramës në Prishtinë, shumë lagje të kryeqytetit ende janë duke i vuajtur pasojat e keq-qerisjes së Shpend Ahmetit në këtë qytet. Përveq katandisjes së trasportit publik, Prishtinës i ka ndodhur kaosi urbanistik dhe ai ekologjik njëkohësisht.

Shkruan: Florim Zeqa

Qytetarët të pakënaqur me pushtetarët komunal

Heqja e kontejnerëve të mbeturinave në disa lagje të kryeqytetit, i ka vënë në siklet të madh banoret, të cilët duhet t’i bartin mbeturinat në dorë me qindra metra largësi, apo me kilometra në makinë derisa ta gjejnë një vend të përshtatshëm për hudhjen e tyre.

Mirëpo, në këtë kohë të vapës së madhe, jo të gjithë qytetarët janë të durueshëm në bartjen e mbeturinave të lëngëta nga shtëpia deri tek kontejneri i parë që e takojnë në lagjen tjetër të kryeqytetit.

Kësisoji, shpesh ndodhë, kur qytetarët në shënjë pakënaqësie me pushtetarët komunal, detyrohen të bëhen edhe të papërgjegjshëm duke i hudhur mbeturinat nga ballkonet dhe dritaret e kateve më të larta, për t’i sfiduar banorët e kateve të mëposhtme si dhe kalimtaret e rastit, të cilet, para hyrjes në bllokun e banesave “mirëpriten” me ndonjë tepricë ushqimi apo çka është edhe më keq, me ndonjë asht apo mbeturinë të fortë inerte e cila mund t’ju shkaktoje lëndime të rënda dhe plagë vdekjeprurëse!

Rrëfimi i një qytetari

Gjatë vizitës së fundit tek vendi i shenjtë në Velani, tek varri i presidentit Rugova, përgjatë kalimit në rrugen “Luigi Gurakuqi”, hyrja e një ndërtese 6 kateshe më shumë i ngjante një deponie të mbeturinave sesa një lagjje të bukur të kryeqytetit.

Derisa e vëzhgoja situatën dhe bëja foto me aparatin fotografik, m’u afrue një kalimtar i rastit dhe me pyeti, a je gazetarë?

Po, ja ktheva unë.

Pastaj ai më tha, të lutem bëje një shkrim për këtë katastrofë ekologjike?

Unë përseri ja ktheva, si të bëjë shkrim për diçka që nuk e di arsyen e kësaj situate të krijuar!

Qytetari ma kthejë, të tregojë unë, vetëm degjom me vemëndje: “Në këtë ndërtesë 6 katëshe jetojnë 40 familje. Prej vitit 2017 e këndej kemi mbetur pa kontejner. Ishin njerëzit e Shpend Ahmetit ata që na i hoqen kontejnerët pa na pyetur fare. Përgjegjës për pastrimin në atë kohë ishte kompania KRM “Pastrimi”, SHA Prishtina. Sikurse që nuk e dimë arsyen e heqjes së kontejnerëve nga “shpendkeqi”, tani nuk po e dimë arsyen pse s’po na i kthen kontejneret as kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama! Banorët e kësaj lagjje janë pagues të rregullt të faturave ndaj ‘kompanisë së pastrimeve’”, përfundon rrëfimin banori lagjes së sipercekur.

Kërkohet veprim urgjent i kryetarit Përparim Rama për kthimin e kontejnerëve në vendin ku ishin paraprakisht

Vërtetë mbetet e pajustifikueshme heshtja e të parit të kryeqytetit në mosndërmarrjen e veprimeve urgjente per kthimin e menjëhershëm të kontejnerëve në vendin e tyre dhe jo vetëm.

Përveq aspektit obligativ dhe detyrues që ka kryetari aktual ndaj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, Perparim Rama si i zgjedhur nga radhët e LDK-së, e ka edhe obligim moral që rrugën “Luigj Gurakuqi” ne Velani ta mbajë më të pastër sesa çdo lagje tjetër të qytetit, për faktin se kjo rrugë ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, vend ky i frekuentueshëm nga vizitor të shumtë vendor dhe ndërkombëtar si dhe nga qytetarët e mbarë Kosovës dhe mërgata e jonë.

Mbetëm me shpresë, që ky shkrim i imi autorial të trokas në ndërgjegjen e kryetarit Përparim Rama dhe të lidershipit aktual të LDK-së, në menyrë, që edhe banorët e rrugës “Luigj Gurakuqi” të thithin ajër të pastër sikurse të gjithë banorët e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok