21/11/2024

Propozimet për të promovuar figurën dhe veprën e At Gjergj Fishtës

0

Propozimet që studiuesja shqiptare Dr. Rovena Vata kërkoi nga U.S.A për të promovuar figurën dhe veprën e At Gjergj Fishtës. Ajo e përfundoi referimin e saj me propozimet si më poshtë:

Ajo çfarë dua të theksoj më shumë sot këtu nga toka amerikane, aleatja dhe mbështetësja jonë kryesore në çdo periudhë historike, është të theksoj se cili duhet të jetë roli i komunitetit shqiptar jashtë kufijve shqiptarë (pra diaspora), për të rehabilituar figurën dhe veprën e fishtajne dhe për ta ngritur në nivelin që meriton.

Së pari At Gjergj Fishta ka qenë kandidati i parë në letërsinë shqipe, për çmimin NOBEL në letërsi. Kështu që kërkojmë më zë të lartë rikthimin e çmimit NOBEL për At Gjergj Fishtën.

Së dyti ditëlindja e At Gjergj Fishtës duhet të jetë një festë kombëtare e shoqëruar gjithashtu me një çmim me emrin e Fishtës. Ky çmim për Fishtën të jetë çmimi i vetëm ndërkombëtar, që jep Shqipëria, pra të jetë NOBELI shqiptar.

Së treti një muaj para ditëlindjes së Fishtës, të quhet muaji fishtjan dhe të jetë shoqëruar me aktivitet, konkurse të të gjitha niveleve, ese, poezi, studime, etj.

Së katërti personaliteti i At Gjergj Fishtës të jetë edhe në prerjet e kartëmonedhave të reja, që po bëhen në shtetin shqiptar, pra Tirana zyrtare ta kenë në vëmendje për zbatim këtë kërkese thelbësore në lidhje me figurën e Fishtës.

Së pesti të kërkojmë hapjen e një pavijoni në Muzeun Historik Kombëtar kushtuar Gjergj Fishtës dhe veprës së tij madhore.

Së gjashti, t’i kërkojmë Federatës Universale për Paqen Botërore, titullin “Ambasador i Paqes Universale”, pasi Fishta ishte edhe një promovues i paqes në botë.

Së shtati, të krijohet një revistë shkencore dhe akademike, me një bord editorial të zgjedhur që kanë promovuar figurën e Fishtës, me emrin GJERGJ FISHTA. Kjo revistë të jetë ekuivalente me revistën e themeluar nga Ernest Koliqi në Itali, ku në 70%  e numrave të kësaj reviste është promovuar figura dhe vepra e Fishtës.

Së teti, vepra e At Gjergj Fishtës duhet të jetë më e pranishme në plan programet e teksteve shkollore.

Dhe së fundi ndërtesat kulturore, të cilat janë në funksion të publikut të gjerë, të kenë emrin e Gjergj Fishtës, si universitet, biblioteka, shkolla, qendra kulturore etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok