22/12/2024

Pretendimet se krejt bota është kundër Kosovës, janë rrena të mëdha

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Njeriu që është në mes të një pylli s’e sheh pyllin, por sheh vetëm lisa, thotë një fjalë angleze.

Pyllin e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.

Sundimtarët e vendit tonë, janë futë në mes të një pylli marrëzish dhe shohin vetëm armiq e marrëzi.

Sepse, “sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë”, thonte  Eqrem bej Vlora në një artikull të botuar në vitin 1930.

Pas gati një shekulli, vlerësimet e tilla, tingëllojnë si të ishin shkruar sot, në Prishtinën e ngulfatur prej duhmës së keqe politike, prej një kaste udhëheqësish që nuk duan të dalin prej lëvozhgës primitive e të ajrosen me vlerat e demokracisë perëndimore.

Kosova sot është vendi më i izoluar në Europë, sepse udhëhiqet prej sundimtarësh delirantë, që notojnë në ujëra të cekëta politike, sa për t’i kënaqë epshet elektorale.

Vendi ynë është nën sanksione, për shkak të sundimtarëve tanë, që nuk njohin asnjë parim të demokracisë perëndimore.

Vendi ynë ka stanguar në të gjitha proceset integruese, seper sundimtarët tanë janë mendje të izoluara.

Prandaj, pretendimet se krejt bota është kundër Kosovës, janë rrena të mëdha.

Jam fort i bindur se një ditë – e kjo besoj shpejt do të ndodhë e të shkruhet: si bani vaki e ra dergja antiperëndimore në Kosovë?

Atëherë, shumëkush do të turpërohet, po, do të turpërohet, por për shumëçka do të bëhet vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok