PRAPASKENAT E BETONIT: Si po kapet shteti shqiptar përmes arkitekturës, kompanive-fantazmë dhe ndërtimit

0
Petrit-Aliaj1

Nga Petrit R. Aliaj

Për këdo që ka durimin ta lexojë këtë shkrim do të informohet se si shteti kapet përmes betonit me arthmetikën e përfituesve, me shifrat përbri njëra-tjetrës.

Interesant janë disa kompani fantazma ku me kapital 6 mijë euro merr leje për të ndërtuar një kullë 26-katëshe. Një tjetër, me 5 mijë euro, merr lejen për ndërtime menjëherë 12 ditë pas themelimit. Kemi edhe një pjesë prej 49% të një kompanie që shitet për rreth 490 euro për të krijuar në më pak se dy muaj më kompaninë Timak Defence, ortake e kompanisë shtetërore KAYO që operojnë në fushën e armatimeve. Këtu kemi edhe 128 milionë euro të sekuestruara nga SPAK në llogarinë e një notere, për tokat e Zvërnecit, gjë që tregojnë se ku mund të përfundojnë paratë kur ligjet anashkalohen: pa gara, pa vendime të publikuara, pa pronarë të dukshëm ku gjithçka nis, siç duket, me një telefonatë natën.

Po marr për shëmbull arkitektin Gjermano-Amerikan i cili më 1 maj 2024, në orën dhjetë të natës mori një telefonatë nga një mik që i tha se do ta thërriste “Edi”dhe në linjë i doli Adelajda Roka, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Territorial (AZHT), dhe i kërkoi dy projekte në Tiranë, prej 30.000 dhe 15.000 metrash katrorë. Tre muaj më vonë, më 31 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) i dha lejen për kullën 44-katëshe “Sun Moon Star”. (Sipas BIRN) me menaxher Aleksandër Vasili.

Rastet janë të shumta , por mënyra se si funksionon sistemi për rastin edhe të Alejandro Aravena(Kili) tregon Benedetta Tagliabue(Barelona) e cila e pyeti nëse pranonte që numri i tij t’i jepej kryeministrit, dhe pak minuta më vonë Rama e mori vetë në telefon për një kullë rreth 300 metra të lartë . Edhe Chris Precht(Korea e Jugut) u kontaktua nga Rama me mesazh në Instagram. Minsuk Cho takoi Rokën dhe Ramën në gusht 2024, pasi menaxheri Adjon Hanxhari kishte parë projektin “Vlora Calligraphy”, me një studio vendase për 120 mijë euro, të refuzohej nga KKTU. Libri “The Albanian Files” (Lars Müller, 2026), me parathënie të vetë Ramës, numëron 60 studio të huaja dhe rreth 520 projekte, dhe asnjë nuk del nga një garë publike. Interesi i zhvilluesve kuptohet nga tarifat: studiot vendase marrin 7 deri 10 euro për metër katror, të huajt deri 60, pra 300 mijë deri 2 milionë euro për kullë.

Që ky model të funksiononte, duhej një kuadër ligjor që e lejonte, dhe ai u përgatit më parë. Me vendimin nr. 694 të 26 tetorit 2022 qeveria e uli Pishë Poro–Nartën, ku bën pjesë Zvërneci, nga rezervat i menaxhuar në peizazh të mbrojtur, duke e tkurrur sipërfaqen nga 21.238 në 16.124 hektarë, gati një vit e gjysmë para njoftimit të Jared Kushnerit. Më 22 shkurt 2024 Kuvendi miratoi ligjin 21/2024, që ndryshoi ligjin 81/2017 për zonat e mbrojtura dhe lejoi hotele me pesë yje e lart dhe vila kur projekti cilësohet investim strategjik. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën për shfuqizim më 31 korrik 2025, duke e cilësuar ligj kuadër pa pasoja të drejtpërdrejta. Për pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit gjyqtarët u ndanë 4 me 4, pa shumicë të kërkuar, dhe ligji mbeti në fuqi por Brukseli ,parlamenti Europian e  mendoi ndryshe: më 17 qershor 2026 Parlamenti Evropian votoi me 483 vota pro një raport që kërkon shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme dhe një moratorium të menjëhershëm mbi lejet e reja.

Brenda këtij kuadri hyri, dhe me shpejtësi, projekti që ngriti më shumë zhurmë,Zvërnec South Adriatic Development që u themelua në gusht 2024 dhe brenda tetë muajsh mori dy leje zhvillimi nga KKTU dhe  kush e zotëron projektin që mbetet pa përgjigje. Fakt është se rregjistri i QKB rendit si pronarë përfitues, me nga 50%, Nikita Vinogradov(av.Rus) dhe Zoya Gyurova(av.Bullgare), por Gyurova thotë se ata janë partnerë drejtues të zyrës që administron trustin, Dutch Trust Management, dhe regjistrohen si “pseudo-pronarë” kur askush nuk kalon 25%. Edhe BIRN dhe HLRN shkruajnë se Blue Industries zotërohet nga pesë shqiptarë. Më tej Gyurova thotë se kompania shqiptare u shit më 7 maj 2026. me rreth 1.2 milionë metra katrorë tokë dhe kontrollohet nga inxhinieri Redi Struga, ndërmjetës i vëllezërve nga Katari  Al-Khayyat ku edhe pse Ligji 112/2020 synon të zbulojë kontrolluesin përfundimtar, por nuk arrin saktësisht ,sepse regjistri mbyllet te drejtuesit e trustit.

Sa e trashë është kjo perde e tregoi hetimi i SPAK, që e preku Zvërnecin nga një anë tjetër ndërsa në qershor 2026 prokuroria sekuestroi 128.3 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, për tri kontrata shitblerjeje tokash të 24 prillit ,paratë që “Albanian Land Development” do t’u paguante shitësve: 110.2 milionë për biznesmenin Artur Shehu dhe 18 milionë për Ferdinand dhe Burbuqe Sulaj. Dyshimi, sipas burimeve, nuk synon blerësin, por një grup kriminal për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Për Shehun dhe Ilir Shtufin, të dyshuar për pastrim parash të grupit, u lëshua masa “arrest me burg”, brenda 20 masave të sigurisë.

Nuk është vetëm Zvërneci por në rrjesht mund të përmendim “Embassy Tower” 47 kate përballë Ambasadës Amerikane, KKTU(Këshilli kombëtar i territorit dhe ujrave ) i dha Hanxhari Group lejen e zhvillimit më 28 janar 2025. Sipas QKB, xhiroja e kompanisë ishte 2.35 milionë euro në 2023 dhe rreth 8 milionë në 2024, për një kullë 47-katëshe. Në prill 2026 leja u anulua pa arsye të dhëna, ndërsa Kapitali shkruan se Fatmir Hanxhari dyshohej si sekser.

Shpjegoj se ;Embassy Tower nuk mbeti i vetëm, përkundrazi më 17 korrik 2026 KKTU shqyrtoi dhjetëra leje, mes tyre kullën “M-21” me 26 kate, për Xhek Construction ku sipas ekstraktit të QKB të botuar nga Publik, ajo u regjistrua më 1 prill 2026, zotërohet tërësisht nga Matilda Dyrkaj me kapital 500 mijë lekë( ??? )dhe nuk ka ende bilanc. Dy javë më vonë, më 30 korrik, në rendin e ditës ishin kompania A.R.A (Rabie Xhuveli)për kompleksin “Twin Peaks”, kompania NION(Kristi Joti) për godinën deri në 23 kate: kompanitë I-Konstruksion e Lag Invest për godina 20-katëshe në Qerret dhe Kris Construction për një objekt 20-katësh në rrugën “Stavri Themeli”të përshkruara si kompani-lëvozhgë. Edhe Nion e themeluar më 18 korrik,rregjistrohet më 23 korrik me 5 mijë euro kapital dhe merr leje ndërtimi për 12 ditë,kurse A.R.A është pa të ardhura dhe me kapital negativ rreth 90 mijë euro, kopania “Kris” pa bilanc publik pas katër vjetësh dhe “Lag Invest “me 100 euro kapital.Kulmi ,shoqëri me 100 euro .

Dhe lepuri flë tek miratimet e pakontrolluara ,abuzimet, tarafet dhe komplet shpërfytyrimi i një sistemi korruptues ku transparenca është zero edhe pse Neni 56 i ligjit 107/2014 i bën të detyrueshme për botim aktet e miratuara që lidhen me kontrollin e zhvillimit të territorit, brenda 10 ditëve nga vendimi, dhe kur ligji nuk parashikon ndryshe, botimi është kusht për hyrjen në fuqi të tyre. Duke iu referuar “Citizens.al” që shkruan se njoftimet për mbledhjet e korrikut dhe të gushtit u publikuan 47 deri 73 ditë pas tyre, se nga 8 maji deri në fund të shtatorit nuk u publikua asnjë njoftim dhe se vendimet e fundit të publikuara datojnë në mars 2026. Vendimet për Zvërnecin nga shtatori 2024 nuk iu ofruan kurrë publikut. Kështu, një leje për kullë me qindra milionë euro mund të jepet pa e ditur askush çfarë u miratua dhe me çfarë kushtesh.

I njëjti mekanizëm, me një fasadë tjetër, del kalimi nga betoni te armët ndërmjet Ligjit nr. 88/2024 për për kompaninë KAYO- miratuar më 26 korrik 2024 me administrator Ardi Veliun. Neni 10 i ligjit kërkon që partneri privat të zgjidhet me procedura konkurruese, veçse kur Komiteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë vlerëson interes shtetëror. Po ai nen kërkon kapacitet teknik e financiar dhe i jep KAYO-s veto mbi statutin, kapitalin dhe shpërndarjen e fitimit. Si u përdorën këto garanci? Në gusht 2025 KAYO hyri ortake me privatë: në Timak Defence dhe në MKD (80% MSSC) ka vetëm 20%, ndërsa në Guna Tactical nisi me 51% kundrejt 49% të MSSC, por pas shitjes së dy pikëve në maj 2026 ka 49%. Dy shoqëritë shtetërore KAYO dhe Guna kanë marrë deri tani mbi 17 milionë euro nga Thesari.

Rrugëtimi i izraelianit Ron Yeffet-it në këtë rrjet ngre shumë pikëpyetje. Në qershor 2025 ing.Arjeta Puça i shiti atij 49% të kompanisë Timak që merret me prodhimin e automjeteve specifike për mbrojtje për rreth 490 euro,(imagjononi se çfarë kapitali ) dhe më pak se dy muaj më vonë u krijua Timak Defence, ku përmes Timak interesi i tij ekonomik është 39.2%. Me 20% të kapitalit (49% në Guna), shteti nuk e ka shumicën, kriter që ligji 162/2020 e vë, bashkë me shumicën e votave ose të organeve drejtuese, për t’i quajtur ente kontraktore. Po kështu, ligji i KLSH e lidh auditimin me kapitalin shtetëror mbi 50% ose me detyrime të garantuara nga shteti. Më 2 tetor, me autorizim të Gjykatës së Posaçme, u kontrollua banesa e Yeffet-it dhe iu sekuestrua telefoni Veliut, në hetim të SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Nëse i bashkojmë këto fije, del një skemë me tri tipare. Së pari, mungesa e transparencës ku nuk ka gara, vendimet e KKTU dalin me muaj vonesë, dhe pronarët fshihen pas zinxhirësh holandezë ose kompanish të sapokrijuara. Së dyti, shkeljet ose dyshimet për shkelje të ligjit: mospublikimi i vendimeve sipas ligjit 107/2014, mos identifikimi i kontrolluesit të vërtetë sipas ligjit 112/2020, kriteret e nenit 10 të ligjit të KAYO-s dhe pastrimi i parave që SPAK dyshon. Së treti, përqendrimi i pushtetit ekzekutiv: kryeministri kontakton arkitektët, kryeson organin që miraton lejet dhe i jep imazh projekteve me parathënien e tij në librin

Aq më shumë mbeten pyetjet pa përgjigje se kush janë pronarët përfitues të Zvërnecit dhe të kompanive-lëvozhgë? Si u përgatit dhe u miratua një leje 12 ditë pas themelimit? Si u zgjodhën partnerët privatë të KAYO-s? Pse nuk ka hetim publik për rolin e institucionit që kryeson Rama? Dhe cili ka qenë roli i Presidentiti të Repubilkës.medias vendase, Kontrollit të shtetit etj,….

dhe sa do të presim nga SPAK kur protestat po përshkallëzohen në të gjithë vendin?

Të gjitha të dhënat janë të nga informacionet e ml poshtëme : https://albeu.com

https://akzm.gov.al 2022/10/26

https://citizens.al 2025/07/31

https://www.reporter.al 2026/06/17

https://fiu.gov.al

https://azht.gov.al 2014/05/13

https://qbz.gov.al 2020/12/23

https://www.dap.gov.al 2014/11/27

https://www.mod.gov.al 2024/07/26

https://eualive.net

https://www.hlrn.org

Home

https://opencorporates.al

https://kapitali.al

Homepage

https://citizens.al 2026/07/27

https://citizens.al 2026/09/30

STANDARD

Kreu

https://vna.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok