25/04/2024

Portret i paautorizuar për presidentin e Serbisë!

0

Vuçiq – Para tri dekadave luante shah me Radko Mlladiç, sot luan poker me Edi Ramën!

Nga Enver Bytyçi

Presidenti i Serbisë është prej më shumë se 25 vite në politikë, ose gati gjysmën e jetës së tij. Fillimisht anëtar i Partisë Radikale të Serbisë të udhëhequr nga Vojisllav Sheshel, i njohur dhe i dënuar si krimnel lufte në konfliktin e armatosur në Bosnjë-Hercegovinë e në Kosovë. Tani është president I Serbisë. Aleksandër Vuçiç lindi më 5 mars 1970 në Beograd si fëmijë i Andelko dhe Angjelika Vuçiç. Origjina e tij është nga Çipiljiç – Bugojno në Bosnjë-Hercegovinë. Gjyshërit e tij kishin lindur atje. Nëna e tij është nga Vojvodina. Eshtë martuar me Tamara Gjukanoviç dhe ka tre fëmijë.

Vuçiç mbasi mbaroi studimet në Beograd në drejtësi punoi në vitet 1992-1993 si reporter në Pale të Republikës Srpska të Bosnjë-Hercegovinës për kanalin televiziv propagandistik të luftës „Channell S“. Duke punuar në këtë televizion ai intervistoi kriminelin Radovan Karaxhiç, ndërkohë që gjatë asaj kohe në Pale luante shah me Radko Mlladiç. Ndërkaq veprimtarinë e tij radikaliste u përpoç ta fshihte përmes aktivizimit të tij në klubin e futbollit “Ylli i kuq” të Beogradit. Ishte aktiv në fillimet e konflikteve në ish-Jugosllavi, me pikënisje në stadiumet e vendit. Vuçiç ishte aktiv në dhunën që u shkaktua asokohe në ndëshjet e “Yllit të kuq” dhe “Dinamon” e Zagrebit në Kroaci!

Ishte vetëm 23 vjeç kur Aleksandër Vuçiç, i frymëzuar nga Karaxhiç dhe Mlladiç, hyri në radhët e Partisë Radikale të Serbisë të drejtuar nga Vojisllav Sheshel. Me hyrjen në këtë parti ai përfaqfoi dhe luftoi me çdo mjet në mbështetje të ideologjisë ultra-nacionale për krijimin e Serbisë së Madhe. Sapo u anëtarësua në SRS, pra në vitin 1993, Vuçiç u zgjodh deputet në Asamblenë Kombëtare të Serbisë dhe dy vjet më vonë edhe sekretar i Përgjithshëm i partisë së Sheshelit. Pra numri dy i saj.

Presidenti i sotëm i Serbisë e ndërtoi karrierën e tij politike bazuar në militantizmin radikal të tij në funksion të ideologjisë së urrejtjes dhe hakmarrjes ndaj popujve jo serbë në Ballkan. Imagjinoni një të ri 25 vjeçar si ai, të ngrihej në seancën plenare të parlamentit dhe të bëjë thirrje që për një serb të vrarë në Bosnje të vriteshin 100 muslimanë! (Keno Verseck: Präsidentenëahl in Serbien: Vuçiç, der Allmächtige. In: Spiegel Online. 2. April 2017 dhe Izetbegovic „disappointed“ with Vuçiç. B92, 5. November 2015, abgerufen am 17. März 2021 (englisch)).

Në vitin 1995 Vuçiç bëri një vizitë në funksionin e deputetit serb në qytetin kroat të pushtuar nga forcat serbe, Glina. Kjo vizitë u bë pak para operacionit të njohur Oluja (Sulmi). Gjatë kësaj vizite ai përshëndeti publikisht të ashtuquajturit heronj të popullit serb në Kroaci, të cilët, sipas tij, në verën e vitit 1991 rezistuan kundër pushtetit të “ustashëve” kroatë! Jo vetëm kaq, por ai fajësoi pushtetin e Milosheviçit për atë që e quante “loajalitet të tij ndaj planit perendimor Vance-Oëen”! Në atë rast ai deklaronte” “Kurrë nuk mund të bëhet Krajina serbe dhe Glina pjesë e Kroacisë. Dhe kurrë nuk do t’i kthehet Banija dhe Banovina Kroacisë”! (Vuçiç iz 1995.: „Glina nikad nece biti hrvatska!“ 2017 (express.hr 26. November 2017). Aleksandar Vuçiç u okupiranoj Glini 1995, YouTube, abgerufen am 2. September 2019)

Ishin këto qëndrime radikale që e bënë Aleksandër Vuçiç në moshën 28 vjeçare (1998-20000) ministër të Informacionit apo siç njihet ndryshe i Propagandës në qeveritë e kryesuara nga Mirko Marjanoviç dhe Sllobodan Milosheviç. Në këtë detyrë, në mënyrë të ditëpërditshme, ai përhapi frymën e urrjetjes, të luftës dhe të konfliktit midis shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Legjitimoi dhunën, terrorin dhe masakrat e genocidin serb kundër shqiptarëve. Nxiti publikisht dhe mbrojti me fanatizëm ekstrem dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve, si dhe djegjen e shkatërrimin e Kosovës. Udhëhoqi propagandën për zhdukjen e kufomave të shqiptarëve në territorin e sotëm të Serbisë. NATO bombardoi televizionin e Beogradit si qendra e propagandës të luftës të udhëhequr e kontrolluar direkt nga Aleksandër Vuçiç! Ai TV ishte mjeti kryesor i inxitjes së urrejtjes kolektive në Serbi kundër shqiptarëve dhe në krye të shtabit të kësaj propagande ishte ministri serb i Informacionit (Propagandës)!

Partia Radikale e Serbisë pas vitit 2003, kur Shejshel shkoi në Hagë, u udhëhoq nga Tomislav Nikoliç, i cili në vitin 2008 dha dorëheqjen për të formuar një parti të re. Në këtë moment Nikoliç i bëri thirrje zotit Vuçiç që t’i bashkohej në këtë aksion politik. Qëllimi ishte që të „pastroheshin“ nga trashëgimia kriminale e mëparshme. Por Vuçiç u bë pjesë e Partisë së Progresit të Serbisë pas formimit të kësaj partie. Më vonë ai u zgjodh zëvendës kryetar i partisë së sapokrijuar. Me qëllim që të ndryshonin imazhin presidenti i sotëm i Serbisë bëri deklarata kundsërthënëse. Në fillim tha se ndjehej i turpëruar me atë çfarë serbët kanë bërë në Bosnjë-Hercegovinë. Por pak më vonë tha se ishte krenar me pozicionet politike të mëparshme dhe se kishte ndryshuar në qëndrime! (Edhe krenar si ministër propaganda i Milosheviçit, edhe i reformuar?!) Që prej asaj kohe Aleksandër Vuçiç përdori këtë standard qëndrimesh kundërshtënëse, duke fshehur synimin e tij të kahershëm të krijimit të Serbisë së Madhe!

Në vitin 2012, Vuçiç zgjidhet kryetar i partisë që themeloi Nikoliç. U bë gjithashtu zevendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Ndërsa në vitin 2014 partia e tij fitoi zgjedhjet elektprale dhe ai mori postin e kryeministrit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2017.

Prej gjashtë vitesh ushtron detyrën e Presidentit të Serbisë. Edhe pse kushtetuta e Serbisë e ndalon që presidenti i vendit të jetë kryetar i një partie të caktuar, Vuçiç vazhdon të jetë gjithashtu kryetar i Partisë së Prosperitetit të Serbisë. Interesant është se raportet me opozitën Vuçiç i ndërtoi sipas modelit të Edi Ramës. Në vitin 2019 kryeministri i Shqipërisë e realizoi skenarin e bojkotit të zgjedhjeve lokale nga opoozita shqiptare, kurse në vitin 2020 Vuçiç e çoi opozitën serbe në bojkot të zgjedhjeve parlamentare. Ashtu si në Shqipëri, edhe në Serbi opozita është vënë nën presionin e mazhorancës. Mediet janë koncentruar në duart e një njeriu, presidentit Vuçiç. Regjimi i Ramës dhe ai i Vuçiç, sipas Freedom House, nuk është demokraci, por një regjim hibrid. Liritë dhe të drejtat e organizatave jo-qeveritare dhe qytetarëve janë kufizuar. Ndërkohë që në të dy vendet janë përdorur të njëjtat modele anti-kushtetuese në menaxhimin e situatës së Covid-19.

Dhuna ndaj medieve dhe gazetarëve është bërë problematikë e vazhdueshme në raportet ndërkombëtare të OKB-së, DASH, EU-së, OSBE-së dhe KE-së. Po ashtu manipulimi i zgjedhjeve në Serbi nga ana e regjimit vuçiç i ngjan mot a mo manipulimeve të regjimit të Edi Ramës në Shqipëri. Ndërkohë që Perendimi është i shqetësuar për pozicionin e Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç, sa i përket krijimit të tensioneve në Kosovë e në rajon, mos-vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, marrëveshjes serbo-ruse të marrëdhënieve ndërkombëtare etj.

Nëse presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lunate para tri dekadash shah në Pale me kriminelin më të rrezikshëm të luftërave n ëish-Jugosllavi, gjeneralin Radko Mlladiç, sot ai luan poker me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Të dyja lojërat janë në funksion të së njëjtës ideologji e platformë, destabilizimin e rajonit me qëllim krijimin e Serbisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok