22/12/2024

Politizimi i Trustit dhe varfërimi i qytetarëve!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Barrikadimi i pushtetarëve dhe opozitarëve në qëndrimet e tyre të ngurta, gjegjësisht i politizimit të Trustit apo Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, është dëshmia se asnjëra palë nuk e kanë hallin e qytetarëve, por hallin e tyre për mbajtjen, gjegjësisht ri-marrjen e pushtetit!

Tërheqja e parave nga Trusti varfëron qytetarët

Si pasojë e krizës ekonomike globale nga pandemia dhe nga lufta në Ukrainë në njërën anë dhe si pasojë e mungesës së projekteve zhvillimore nga qeveria aktuale janë shkaktuar pakënaqësi të mëdha sociale.

Po ashtu edhe opozita në mungesë të ideve kreative për të dalur nga kriza, ka filluar të merret me popullizëm apo të bie pre e popullizimit, ngjashëm sikurse LVV-ja në të kaluarën e saj!

Të zgjedhurit e popullit, pra deputetët nuk guxojnë të bien pre e presionit të qytetarëve të pakënaqur për vazhdimin e precedentit fiskal, me tërhqjen e kursimeve nga Trusti, për arsye se kjo nuk i ndihmon qytetarët, por vetëm i varfëron akoma më shumë në moshën e pleqërisë.

Tërheqja e 30 përqind të mjeteve sot nga Trusti, nesër kur t’iu vie mosha e pleqërisë do t’i varfërojë në masë të madhe. I kuptojë peripecitë e qytetarëve të Kosovës, përballjet e tyre me krizën sociale dhe varfërinë e skajshme, por duhet të jenë të kujdesshëm në mos tërheqjen e kursimeve të tyre, për shkak se ma ato mjete që i marrin sot nuk zgjigjin asgjë, kurse akumulimi i atyre mjeteve për në pleqëri do t’i ndihmonte jashtëzakonisht shumë më marrjen e pensioneve të dinjitetshme.

Ngjashëm sikur 100 milionët apo 100 eurot e ndara nga qeveria, që nuk zgjidhën asgjë në zbutjen e krizës sociale, edhe me paratë e Trustit nuk do të bëhet ndonjë zgjidhje afatëgjate për qyetarët e Kosovës.

Trusti i kthyer në kauzë populliste

Për këtë arsye, qytetarët duhet t’iu bëjnë thirrje të gjitha partive politike në Kuvend, respektivisht të gjithë deputetëve për gjetjen e zgjidhjeve më racionale, e jo ta përdorin varfërinë e qytetarëve për të bërë politika populliste.

Ndërmarrja e masave urgjente nga Qeveria për uljën e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe heqjen e akcizës për derivatet dhe produktet ushqimore, investimi në sektorin e bujqësisë dhe subvencionimi i bujqëve do të ndikonte në rimëkëmbjen ekonomike dhe zbutjen e krizës sociale.

Në anën tjetër, heqja dorë e opozitës nga tërheqja e kursimeve nga Trusti dhe ngulja këmb në kërkesat e tyre ndaj qeverisë për ngritjen dhe nivelizimin e pagave do t’iu ndihmonte më shumë qytetarëve sesa tërheqja e parakohshme e pensioneve.

Vërehet qartë se tashmë Trusti është kthyer në kauzë populliste të opozitës ashtu siq ishte krijuar në të kaluarën ndalja e “Dialogut me Serbinë” nga Lëvizja Vetëvendosje!

Qeveria me paaftësinë qeverisëse në menagjimin e krizave ka krijuar pakënaqësi të arsyeshme tek qytetarët, kurse në anën tjetër opozita është duke e shfrytëzuar këtë dobësi të qeverisë për krijimin e kauzave të rrejshme për rikthimin e pushtetit!

Sjellja më lëmosh (nga 100 euro) e Qeverisë për qytetarët, ndaj taksapaguesve të varfër por të rregullt për buxhetin e shtetit, kurse me ndarjen e milionave për serbët në veri, mosnjohësve dhe rrënuseve të shtetit të Kosovës e tregon më së miri qasjen e gabuar të qeverisë aktuale!

Kur kësaj t’i shtohen ndarjet e milionave për oligarkët ekonomik të kompanive private (KEDS dhe KEK) pas ngritjes së çmimit të rrymës, atëherë pakënaqësia e qytetarëve bëhet akoma më e madhe ndaj qeverisë.

Paradoksalisht jemi vendi i vetëm në rajonë dhe kontinentin evropian që po synojmë të “luftojmë” inflacionin me tërheqjen e kusimeve pensionale dhe blerjen e paqes sociale me lëmoshë!

Qytetarëve të vendit, në veçanti të rinjëve të lodhur nga varfëria, pabarazia dhe denigrimi social, në mungesë të përspektivës zhvillimore, pa asnjë shpresë për punësim dhe përmirësim të mirëqenjes së tyre, si zgjidhje e vetme u ka mbetur emigrimi jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.

Për varfërimin e qytetarëve dhe trendin kobzi të zbrazjes së Kosovës nga të rinjët, fajtore është klasa aktuale politike pa dallim, pushtet dhe opozitë.

Pa lindjen e një Alternative të Re politike dhe pa largimin e kësaj klase politike të tejkonsumuar, jo vetëm se nuk do të ndalet trendi i largimit, do të rrezikohet seriozisht e ardhmja e shtetit të Kosovës.

31.05.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok