13/12/2024

Policia e Lezhes bashke me Rrumbullakun te bajne kujdes me informacionet idiote qe shperndajne

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Policia e Lezhes bashke me Rrumbullakun te bajne kujdes me informacionet idiote qe shperndajne per vrasjen e djeshme! Qe kur shperndane nji qarkore perverse, menjehere mas vrasjes se autori asht largue me nje Range Rover te zi e me targa angleze, kushdo qe e njeh perplasjen prej 26 vjetesh e dinte se po e kanalizonin autorin ne ate piste hakmarrjeje!

Kushdo qe e ka ba, te kete turp!

Historia e pergjakjes se asaj familjeje nuk kerkohet ma ne Lezhe! Te mjere! Aty jane vetem varret a tre djemve-burra qe jane vra dy Naten e Shen Mhillit, e asht gjujt ne dy te tjere rreth nje vit e gjys ma vone: njani vdiq e tjetri asht i rrenuem sod e asaj dite!

Historia e rrenimit te asaj familjeje, o te paftyre gjendet ne fytyren e paftyre te politikes, kermave te prokurorise se Lezhes e te policise nder dekada, turpit te Prokurorise se Pergjithshme, te Ministrise se Drejtesise dhe te Policise se Shtetit!

Gjendet e dokumentueme ne Ministrine e Drejtesise se Britanise se Madhe, ne zyrat e prokurorise atje, se prokuroret tane na i dime se kush jane  e sa jane!

Duke qene se e njoh ne deje gjithcka ka ndodh ne ate familje, sa here i kthehem lindjes dhe rritjes se Kristianit, pa babe pa nane, rritjes se Klodianit me skenen horror te vrasjes se axhes dhe nipit para syve kur ishte vetem femije, perndjekjes se nje familjeje per vite e vite me radhe duke ua fut emrat ne listen e te kerkuemve te Interpolit, me duket se jam ne anderr te keqe! Pasi gjithmone i kam mendue Kristianin e Klodianin si femije te lindur nga gjaku ne gjak…

Asht mire qe kur njeriu nuk ka ç’a me fol, ma mire me e mshel krejt, e Policia te baj punen e vet pa hedh shashka me shtue gjak ma ne ato ane! Kur s’ishin te zotet me kap vrasesin qe iu ik para hunde ne nje rruge qe skalon as miza, te mbyllin ate qyqe goje e mos ta perdorin median per tymnaje se boll ma!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok