14/10/2024

PERSIATJE MBI DASHURINË DHE FORMAT E SAJA MODERNE

0

(Studim rreth e rrotull temës së dashurisë, forma më e përmbledhur, duke mos e pranuar kapitullimin)

Nga Brahim (Ibish) AVDYLI

Të shkruash për këtë temë, të cilën e ke lënë që moti pas dore, do të biesh ndesh me mendime e pikëpamje të rëndomta të paraqitjes së saj. Normalisht ajo përmblidhet kryesisht me shftytëzimin e polit të kundërt, gua apo burrë, për qëllime të përmbushjes së këtij akti apo të shprazjes së etjes së një seksi e vendosjes së gjinisë tjetër përfundi teje. Kjo është e favorshme nga gjinitë e ndryshme, që përpiqen të shrytëzojnë situatën dhe të jenë dominantë ndaj polit tjetër, respektivisht që ta vënë polin e kundërt në pozitë të varshme. Duan që ta mbajnë të varur për tërë jetën, duke ia shfrytëzuar në radhë të parë pikat e dobëta. E kjo nuk është dashuria, por kënaqësia e njërit apo e të dy gjinive, për një çast të vogël të jetës, e cila luftën e saj të papajtuar e ka në kuptimin e saj të përgjithshëm, si një luftë e përsëritshme, që vjen e shkon nga tryeza e kundërshtimeve jetësore dhe të papajtuara.

Si marrje e kësaj veçantije, prej fillimit të njerëzimit e deri sot, nuk pushon lufta në mes gjinive për dominim në shoqëri: materkatit e patriarkatit.

Unë u nxita që të bëj një rekapitullim të persiatjeve të dhëna nëpër kritika të veprave të ndryshme, qoftë të autorëve tanë studiuar, Prend Buzhala apo Qazim Thaçi, apo ndonjë tjetër, qoftë edhe nëpër shkrimet gjuhësore, p.sh. “Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale”, I, II e III, të dhëna edhe në Web-faqen time, provizore dhe të pakorigjuar, vetëm për tua dhënë lexuesve të veçantë: http://www.brahimavdyli.ch, përderisa nuk më tepronte kohë tjetër që t`i korigjoja. Shtytjen e parë e kisha nga mikja argjentinase, në internet, e kualifikuar mirë për tregtinë ndërkombëtare dhe e përgaditur, të cilën nuk e njoh personalisht dhe fizikisht aq mirë deri më tani, por e cila mi shtoi disa pikëpamje të vetat, si kundërpeshë të këtyre që i posedoj.

Sinjifikimi filozofik i dashurisë vjen në njëfarë forme kur njeriu lind prej nënës dhe asaj i falet. Rol të veçantë ka se krijimi është veti e njerëzve të posaçëm. Për ne, që jetojnë në këtë jetë, e kësaj jete i thomë në disa raste “jetë e përkohshme”, ndërsa të tjerave, pas jetës, i thonë “parajsa” dhe “ferri”, sinjifikimi i përtërirjes së brezave vie prej lindjes, duke u sfocuar. Në disa karrikatura e paraqesin femrën që e mbanë në bark fëminë, deri sa të lindë, por disa të tjera e paraqesin babain që mbanë gjithë jetën e tij në tru fëminë.

Nëpërmes të këtyre na del trinia e vërtetë e jetës, dhe në kokë është ATI I SHENJTË, i cili gjendet në “botën e përjetshme”, në Parajsë, mbi YJE, në vendin e Zotrave, sepse na e jep SHPIRTIN E SHENJTË, përmes nënës së kësaj bote e babës, atit jetësor, që e ruan farën me kujdes. ATI I SHENJTË apo PERËNDESHA lidhet me KRIJUESIN apo me NJERIUN.

Ne, e paramendojmë Krijuesin e Botës, por asnjëri nuk mund ta thotë me përpikëri se i cilës gjini është Zoti i Madh i kësaj bote, pos me fantazi. A është femër apo mashkull, fetë e kanë këtë përleshje luftë të dijes. Asnjë fé nuk ia qëllon përpikërisht Zotit të Madh. Secila fé e ka nga një sinjifikim të tyre. Sipas kulturës së gjuhëve janë shumë, por të gjitha varen në gjuhën e vjetër, gjuhës mëmë, në gjuhën e vjetër shqiptare, 12.000 vite p.e.s. para lindjes së Krishtit, Zotit RA, në gjuhën fillestare të THOT-it, në Egjypt, jo gjuhët “indo-evropiane”, sepse prej Indisë e deri në Amerikë, prej Antartikut e në Arktik ka qindra e qindra popuj e gjuhë, e sot në gjuhën shqipe e kemi të pashuar foljen “Ra, me rënë”, i të cilës veta e tretë, njëjës, do të thotë (ai, ajo) ra; apo emrin e Thot-it e mbajmë gjithashtu në folje, që atëherë, “për të thënë”, që në vetën e tretë, njëjës, shpjegon (ai, ajo) thotë. Ndarjet e tilla, të gjuhëve “indo-evropiane” apo “indo-gjermane”, janë pjellë e dominimit të atyre që e posedojnë rastin ”për të dëshmuar shkencorisht”, e shkrimet e sotme nuk i përbushin as kriteriet elemetare të shpjegimeve njerëzore. Tani populli e kombi shqiptar ka mbetur një grimcë në harten e shteteve dhe e kanë rrotulluar krejtësisht mendjen tonë, kah shkatërrimi.

Nuk llogaritet që gjuha shqipe është gjuhë e vetme simbolike prej fillimit, ndërsa gjuhët e tjera janë gjuhë konvertuale dhe koncetuale. Ky kualifikim i joni, i këtushëm, na le me gishta të numërohemi. Jemi ndarë me konkluza nga të tjerët që “dinë” të thonë ate të cilat ua diktojnë armiqtë tanë: grekët, turqit, sllavët dhe serbët, kundër nesh. Por, të kthehemi në vijën tonë.

Me shpjegime të veçanta e kemi TRINITETIN E KRIJIMIT, i cili lidhet me NUMRIN TRE (3). Atij i falet njeriu, si Zotit apo Zotneshës. Vetë është NJERI, që në njëfarë mënyre është edhe krijues, përmes punës së tij e në të gjitha llojet e punës, në shenjë të Krijuesit të Botës. Kjo është filozofia e fevet dhe e mbinjeriut. Këtu mund të të kemi edhe njerëz, që nuk na i pranojnë…

Në filozofitë fetare dhe religjioze të feve kryesore, krahi i djathë i njeriut është Krahu i Engjujve, të dërguar prej Zotit të Madh. Krahu i majtë është kundër Zotit të Madh, Atit të Shenjtë. Ata, vërtetë luftojnë me të gjitha filozofitë ateiste, revolucionare, materialiste, klasore, sundim e pushtim të pupujve të vegjël e antinjerëzore, apo të dhunës së njerëzve të përdalur; të njerëzve, që janë tërësisht të dalur nga bota e tyre, e tipit “njeri”; të djajve e demonëve, etj. Është me rëndësi që të mos i ngatërrojnë krihet. Kur e respekton njeriun, nga filozofia e jonë popullore, ai duhet të vendoset në krahun e djathtë, për ta nderuar. Kur dëshiron ta dallosh njeriun çfarë tipi është, duhet ta shikosh si flenë. Nëse bie në krahun e majtë, e duart e kryqëzuara i vë nën kokë, tregon se është njeri i vërtetë, i cili nuk ka qëllime komplekse. Në këtë anë zemra është e kthyer, pra nga toka, sepse njeriu në atë anë duhet të pushojë. Trupi është i krijuar prej materieve të tokës, ndërsa shpirti është normalisht i ardhur prej qiellit. Krahu i djathë duhet të jetë i lirë.Të themi edhe një gjë: bota e jonë është komplekse! Nuk duhet dhe nuk guxojmë që të jemi “të lidhur” me demonët!…

Shembësit e natës janë demonët e shkatërrimit. Demoni kundërshtar e ka kundër amën e shenjtë të dashurisë së përkryer, e cila është pikërisht mbi themelet e arta të lirisë. Njëra nga këto dashuri, është edhe dashuria njerëzore. Njerëzit nuk e mendojnë se ajo është dashuri e njeriut si qenie njerëzore ndaj dhuntisë së qiellit; të të dhënave të shenjta të qiellit, tek njerëzit poshtë, si model i jetës së tyre qiellore; e zotrave tanë, krijuesve të botës sonë; është edukata madhore e besimit tonë në jetën e përjetshme dhe të botës njerëzore; e cila është e para nxitje e dashurisë polivalente (të prindërve; të vëllezërve dhe motrave; të afërmive; të gjërave jetësore e të truallit; të çdo gjëje të veçantë, të cilën e mendojmë se na takon, madje ndaj një gruaje të vetme. Dashuria pa Atdheun e lindjes, ka vështirësi që të sendërtohet, për çdo njërin që shtegton nëpër botë. Në radhë të parë, e merr dashurinë si një ide parësore dhe e qëllimit të shenjtë jetësor. Pa atdheun e bashkuar, të lirë, demokratik, të mirësisë e të edukimit të gjeneratave, në afrim të mirë kah njëri-tjetri, në dashuri nga njëri-tjetri, nuk ka ndjenja të mirëfillta, pos shkatërrimit. Zemra ndahet më dysh. Për shembull, vie copëtimi, e jo bashkimi! Zemra copëtohet, ëndërrat tona zverdhen e zvetësohet njeriu pa këtë ndjenjë. Copëtimi është zvoglimi, deri sa të rëra. Ajo nuk e rritë, por e zvogëlon çështjen dhe gjërat. Ai që këndon apo shkruan ose punon, vepron për DIJE dhe DRITË, që do të ravijëzohen mbi DASHURINË, edhe kur ajo mungon. Na vie dashuria si përpjekje për të dalur nga vetvetja, mjaft zëdhënëse. Me fjalë të tjera, është një zhdërvjelltësim deri te e pamundura; përpjekja për të thënë të vërtetën jetike, e cila mund të kthehet si “e mundur”, ndonëse e trishtë

Të gjithë jemi zhgënjyer në njëfarë mënyre, nga dashuria e vërtetë, burrë apo grua. Disa shkojnë fshehtas, e disa të tjerë legalisht, për të gjetur një përmbushje të etjes së dashurisë, sipas vizioneve tona, burrë për grua apo grua për burrë, si përpjekje serioze, apo më saktë, “për të tjera gjëra”. Vetë nuk kam pasur kohë të merrem me këto lloje të dashurisë, sepse ajo është shkatërruar. Pra, zemra është ndrydhur në këtë drejtim, por ka mbetur gjallë dhe e fuqishme për kuptimet e tjera të dashurisë njerëzore.

Për mendimin tim, dashuria është njerëzore dhe polivalente, në të cilën u drejtohemi botës sonë e njeriut, të cilët kanë ardhur në këtë botë, por nuk e dinë se qëllimi kryesor është në të vërtetë dashuria gjithënjerëzore. Kjo është shumë drejtimesh, por të shumtën nuk e marrin si të vërtetë “njerëzit e rëndomtë”. Nga shkencat filozofiko-sociologjike të gjithë njerëzit ndahen në dy grupe të veçanta: a) të njerëzve normalë; b) të njerëzve më intelegjentë. E disa të tjerë i ndajnë prap në dy pjesë: a) njëra pjesë është pjesë e gjetjes së punësimit të tyre; b) të tjetrët, janë për organizim të çështjes së punëmarrësve. Këtu lindin keqkuptimet socio-filozofike apo kjo është një linjë shoqërore, ku vet më të mençurit e dinë se çka lejon dija e tyre, me mendime të ndryshme.

Në vështrimin horizontal, njëra formë e dashurisë është dashuria ndaj femrës, respektivisht e femrës ndaj burrit, apo e të dy dashuruarve, të cilët nuk janë të njejtës gjini. Dashuritë e të njëtës gjini, sidomos e burrit ndaj burrit, është e ndaluar dhe nuk ka leje prej të gjithë shoqërisë, sado që në disa vende perëndimore lejohet. Po e them qartazi: ajo është me pasoja e të mëdha, të infektimit vdekjeprurëse dhe e papastërt. Në krahun tjetër, njësoj si e dënuar është dashuria e femrës me femër, pra të femrave lezbike, sepse edhe ky lloj i dashurisë po kultivohet si kundërpeshë e shoqërisë.

E thënë me pak fjalë, kështu nuk kemi mundësi që ta rigjenerojmë botën me fëmijë, si pjesë e jona e denjë në këtë botë. Të demonizuarit rriten më shumë në këtë jetë të përkohshme. Mashkulli nuk lindë! Femra lind dhe i jep qumësht nga gjiri i saj, derisa ai rritet e të ecë; ia jep që në barkun e vet tërë botën qenësore dhe biofizike, bashkë me sistemin nervor, sipas burrit të saj, kur ate e dashuron sinqerisht. Me mashkull, mund të riprodhojë edhe botën. Pa gjininë mashkullore, tjetër ajo nuk do të lindë. E lezbiket nuk janë reproduktive; nuk janë të denja; dënohet nga shoqëria dhe e dërgon jetën në kapitullim. Shkaqet se ku e devijojnë rrugën, është zhvillimi i padenjë i saj në shoqëri. Në kohët moderne, edhe shkrimet e dashurisë po kapitullojnë dhe po shëndrrohen në një tred të erotikës, të tregtisë me seksin, pikërisht në vend të dashurisë së mirëfilltë. Kjo gjë po e devalvon gjithnjë atë vlerën morale të dashurisë dhe e fut zemrën e ndjeshme në një rrugë të pafund.

Po e themi shkurt, se njohuria e kësaj teme varet nga prizmi individual. Normalisht mbesin 10% “fshehtësi e paditur e njeriut”. Mjekët më të mirë e njohin trupin e mendjen e njeriut deri maximalisht 80%. Bashkëshortët e mirë mund ta njohin partnerin e tyre deri maximalisht 90%. Kur vinë prej disa vendeve (atdheut të tyre dhe vendit të tretë ku lidhen në martesë), mund ta njohin deri në 70%, e 20% mbesin prej vendeve të dyta, ku janë rritur ata, përderisa 10% mbesin si “pa njohura” të personalitetit e tij. Këtu luan rol edhe ngritja e tyre shoqërore, kushtet nën të cilat ngritet e piqet njeriu. Edhe kultura e leximeve e të zgjedhura mblidhet poashtu. Jo të gjithë e kanë të njëjtën kulturë; të njëtin besim; të njëjtën fé, etj.

Në vështimin vertikal, dashuria është e tërë jeta e jonë, deri te krijuesi apo krijuesja. Zoti i njerëzimit është FUQIA E VËRTETË KOZMIKE! Askush nuk ka folur me te dhe askush nuk ka mundur të dëshmojë jashtë botës sonë, përveç se me vizione apo fantazi. Kështu na rrumbullaksohet e vërteta jetësore. Në njëren anë është dashuria, e falur prej Zotit të Madh, kaherë në jetën tonë të përkohshme; dhe në anën tjetër është ç`njerëzuar dashuria deri në poshtërimin e njeriut “në një makinë epshi”, kur qenia personale lëviz nëpër ndjenjat e rrejshme dhe e ç`thur ate, duke mos e patur dashurinë e shenjtë si shëmbëlltyre, kur ajo na lëviz nga realiteti në një absurd kohor. Askush apo pak kush e di të vërtetën e hidhur të kësaj çështje.

Një gjë është e qartë: njerëzit modern e të sotëm duhet të vinë në pajtim mbi 60% me njëri-tjetrin, me dashurinë e vërtetë e të mos e gënjejnë në asnjë pikë partnerin e tyre, pra të kuptojnë mirë këtë pikë. Ata duhet që ta gjëjnë një të dashur nga gjinia tjetër dhe të pajtohen për një jetë normale e bashkarisht dhe të japin prej njëri-tjetrit mundimin e tyre, në plotësimin e vazhdimit të së ardhshëm së bijve: djem, vajza apo të dytë.

Të gjithë do të heqin dorë nga vetja prej disa gjërave të posaçme, e të gjithë duhet të shikojnë ngjajshmëritë e gjinive të ndryshme e të pajtohen. Nën 60%, është e pamajftuar jetesa, apo ka pasoja të mëdha të bashkëshortisë, respektivisht “dorëzanët” e kësaj lidhje janë gabimtar, nëse nuk i kanë parë si duhet dhe nuk i kanë përcjellur këto gjëra të veçanta, që dërgojnë në një ndarje të bashkëshortëve, apo si prindër të tyre, të cilët kanë ndikuar për lidhjen e tyre, pa i njohur apo pa i parë të gjitha këto gjëra, në baraspeshë.

Tani, po u kthehemi veçantive të polemizueses sime në internet, sepse ajo ka veti të tjetra, ka pikëpamje të veçanta. Në të vërtëtë, ajo e konsideronte se “elasticiteti është aftësia për të përballuar vështirësitë e jetës, për të transformuar dhimbjen në një forcë shtytëse për të kapërcyer veten dhe për të dalë prej saj më të fortë. Një person elastik e kupton që ata janë arkitekti i gëzimit të tyre…, e kjo duket e saktë, por jo tërësisht. Elasticiteti është veti e njeriut të paqëndrueshëm, dhe jo të gjithë njerëzit e posedojnë.

Të flasësh të vërtetën dhe veçanërisht të mbrojsh të drejtën, paraprakisht e ke bërë tërë botën armike. Pjesa dërmuese e tyre të kthehen kundër apo të polemizojnë. Më shumë ke armiq, se sa miq. Miqtë e saktë e të vërtetë numrohen me gishta. Nga aforizmat, më kujtohet dijetari Alfred du Musset (1810-1857), poet francez, i cili thotë se:“Njeriu është një nxënës e dhimbja është mësuesi i tij. Askush nuk e njeh vetveten, derisa të mos ketë vuajtur”. Prej Kosove e në Argjentinë, në Francë e në Zvicër, kemi vuajtur gjithsesi pa dashuri apo nga dashuria gënjeshtare. Në të gjitha anët sikur rropullon jeta e dashurisë së sotme. Mëshkujt e femrat, por edhe gjinia e dyfisht apo mikse është tërësisht e zhveshur e lakuriqe, të cilët shiten me të holla dhe kjo gjë të gërditë aq shumë, sa do ta vjellësh tërësisht jetën. Nuk dëshiron që ta shohësh këtë lloj të dashurisë së përditshme dhe ikë në natyrë prej saj, që përpiqet të të gllabërojë përskaj teje dhe ikë nga njerëzit e kalon përtej “dashurisë”. Të duket sikur dëshirojnë me çdo kusht të të zënë, me duar e me thonj. Jeton pra me yjet, sikur edhe ata janë zverdhur. Rruga e vërtetë, nuk ekziston, por rrugë tjetër është rruga fatastike, që mund të lëvrojë në trurin tënd, jashtë shoqërisë.

Normalisht, e kujtoj padyshim njërin nga më të mëdhenjtë, të lindur në Gjermani e të shpërngulur në Zvicër, poetin, aforistin, filozofin e piktorin Hermann Hesse (1877-1962), i cili është nobelist për letërsi, e të cilin e kam dhënë më parë në profilin e FB: “Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qanë, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.”

Pra, të rrinë pranë ëngjëjt e nuk të lënë të vdesësh nga dëshprimi apo nga trishtimi. Kështu je mësuar të jetosh pa dashurinë e gjinisë së kundërt, e gruas apo pa dashurinë e të njëjtës gjini, për të cilën je parësisht kundërshtar, shumë vite me radhë. Për “dashurinë tjetër”, për nipat e mbesat, për njerëzit e çdo gjëje të bukur të tyre, ka kohë që merresh.

Zonja “XY” thotë se “komunikimi është shtylla themelore e çdo marrëdhë-nieje; respekti duhet treguar për këdo e në çdo kohë. Respektoni veten para së gjithash, kush jemi, dëshirat tona, ambiciet tona, vlerat tona. Atëherë respe-ktoni të gjitha format e jetës e çfarëdo! Ajo gjithmonë krijon një qëndrim pozitiv dhe pranim nga personi që po respektohet”.

Shumë bukur! Por, njerëzit e dyfisht fare nuk më pëlqejnë, sidomos ata që e dëmtojnë edhe gruan e tyre me ecje pas burrave, por edhe grave pas grave të tjera. Tradhëtia është tradhëti, dhe këtë nuk e pëlqej! Rrespekti është veti e imja. Nëntoka është e demonëve dhe QIELLI është MRETËRIA E ZOTRAVE! Dashuria është e shenjtë dhe përmbajtur, edhe për mua, është gjëja më e bukur në këtë jetë e ka vlerë sa e gjithë jeta, por ku mund ta takojmë këtë dashuri simbolike dhe të shenjtë, sepse druaj se të skllavëron, më tepër se të jep të drejtë! Tërë jetën jam munduar që të flas të vërtetën dhe të mbrojë të drejtën, por sistemi i drejtësisë në çdo vend është padrejtësia e ligjëruar dhe e mbrojtur përmes ligjeve, e cila në të vërtetë të përplasë me padrejtësinë e vet dhe nuk të jep gjasa të nxjerrësh diçka tjetër nga vetja, pos të ikësh nga njerëzit e nga koha e jote dhe ta krijosh kohën e fantazuar.

Po e marr edhe një fjalë të shkruar të zonjës “XY”, e cila thot se ka një filozof skocez i cili tha me këto terma: Bukuria nuk është një cilësi e natyrshme në vetë gjërat, ajo ekziston vetëm në mendjen që e sodit atë, dhe secila mendje percepton një të ndryshme bukuri. Ajo është gjithmonë një kënaqësi që marr për t’ju lexuar dhe shoh që ne jemi në të njëjtën gjatësi valësh, dhe e gjithë propaganda e bërë rreth kësaj teme në mes nesh, tregon se bota në të cilën ndodhemi shkon drejtpërsëdrejti kah fundi. Nuk ka kush që do ta riformulojë. Për mua, dashuria është fjala më e bukur në gjuhën tonë, por edhe më e vështira për tu përshkruar, sepse është edhe racionale edhe joracionale! Dashuria në vetvete plotëson një përkufizim që është i ndryshëm për të gjithë, për mua, dhe ajo përbëhet nga: Vëmendja, Magjia, Orgazma, Uniteti, Respekti. A: Kujdes! Njeriu i dashur duhet të jetë objekt i gjithë vëmendjes, të ndihet i mbrojtur, i sigurt dhe të dijë se dikush është gjithmonë aty për ta. Ajo siguron. M: Magjike. Marrëdhënia ndonjëherë duhet të marrë një anë magjike, festive dhe të shkujdesur. Surprizoni partnerin, sillni pak çmenduri për të prishur rutinën e përditshme dhe harroni për një kohë realitetin shpesh të vështirë. O: Orgazma. Si deshi ana fizike e marrëdhënies dhe kulmi i bashkimit të dy trupave, dy mendjet e të cilëve kanë qenë në simbiozë për një kohë të gjatë, këtë dashuri trupore, nuk e konsideroj domosdoshmëri absolute, më duket butësia më e “kënaqshme”. Kundera ka këtë frazë të bukur: «Dashuria është kënaqësia e gjumit të përbashkët.» Pra, e ndaj këtë! Të përqafosh dikë në krahë, mendoj se është më e fortë se të bësh dashuri me të. U: Uniteti. Të duash dikë do të thotë të bashkohesh kur sulmohet njëri apo nga dy të dashuruarit. A: Respekt. Kohëzgjatja e një marrëdhënieje është e lidhur ngushtë me respektin që të interesuarit kanë ndaj njëri -tjetrit. Çfarëdo që të trajtohen lëndët ose temat, idetë, qëndrimet dhe angazhimet e secilit duhet të dëgjohen dhe të merren parasysh. Debati pasues është më i pasur. Por më shumë se një seri fjalësh është mbi të gjitha një ndjenjë e mirëqenies absolute, ku ndiheni aq të fortë saqë edhe ecja mbi ujë duket e mundur. A jeni analitik në këtë bisedë ose në takimin me njerëz, domethënë, në të vërtetë po analizoni personin tjetër në të njëjtën kohë, ose ndoshta pak më vonë. A kërkoni shpesh ose gjithmonë një shtresë më të thellë në bisedë, sesa vetë fjalët…”

Edhe pse zonjën “XY” nuk e njoh më tepër se përmes internetit, me nivel të gjërë mendimesh, për çka i ka mjaft sjellje të gjithanshme e cilësore, ligjërimi i saj në këtë formë është i parë nga anë të ndryshme dhe analitike apo mjaft të thuktë. Tema e ligjëruar e dashurisë është temë racionale dhe iracionale, siç e thotë vetë në diskutimet e bëra me këtë rast, por edhe nga të gjitha shkencat e mendimet, të cilat janë pa fund.

Në përgjithësi, fjalët janë të sakta e polemizuese, të bëra gjatë pjesëve të mia të diskutimeve përmes E-Mailit. Kësaj radhe, unë po e jap publikisht një version të punuar, sepse nuk kam gjasa tjetër herë të merrem me këtë punë.

Është botë e veçantë kjo botë! U solla rrotull kësaj teme, sepse dëshiroja të kem mendime të caktuara dhe relative. E vërteta është një çështje absolute e disa njerëzve apo e thjeshtë, për disa të tjerë. Pak kush e di domethënien e plotë të saj, apo nuk mund ta thotë “të tërën”, sepse qindra njerëz të ditur i sillen nga të gjitha anët, por nuk do të mund ta thonë të tërën, nga të gjitha anët, absolutën, vetëm se e shohin ate nga prizmi i tyre i veçantë.

Kjo gjë është një prizën, e cila vjen nga ana e një këndi, për aq sa mund ta përmbledhë i dituri. E në këtë formë, është një njeri, jo i gjithëdijshëm, sepse të gjitha fetë dhe filozofitë fetare e laike thonë se Zoti i Madh është i tillë.

Për ta përfunduar, po e marr një fjalë të vetme nga aforizmat, të thënë nga skenaristi italian, Ennio Flaiano, i cili ka jetuar  në vitet 1910-1972, dhe i cili na thotë se: “Epoka moderne ka mbaruar. Ka filluar epoka e specialistëve. Sot, edhe budallai është i specializuar.”

Pak me humor po e përfundojmë këtë temë. Paralelisht me vajin, e kemi edhe te qeshurit. Tema e dashurisë nuk ka askund fillim dhe fund. Rrjedhë prej lindjes së njeriut; është e sprovuar apo e diskutuar nga të gjitha format e saj, të cilën e kanë përjetuar individët e posaçëm, të vegjël e të mëdhenj, nga të gjithë njerëzit e llojet kombeve apo llojet e popujve, të gjitha kulturat e në secilën periudhë të kohës, prej lindjes së shkrimit. E njohim pak e dimë shumë pak. Më mirë, të rrimë qetas e të mos jemi të pikëllur e të trishtuar! Ky është mendimi im pas përvojës së hidhur.

Dashuria është temë e gjatë në jetë, kur si fëmijë na buzëqeshin prindërit, por kur vdesim të shtrirë në shtrojë qajnë të afërmit tanë. Lindja dhe vdekja përputhet me dhembje e me lot. Vlojnë mendimet në të gjitha anët!…

Ta marrësh në përgjithësi, kjo është e vërtetë. Jam zbardhur nga vitet e kaluara me zhgënjime, por jo me kapitullime. Në mes të erësirrës më të madhe, ndodhet një shkëlqim drite, për ate që nuk dëshiron ta humbë udhën. Prap besoj në dashurinë, qoftë edhe filozofike, qoftë jetike, racionale dhe iracionale. Dashuria lind me lindjen tonë…

Frika është kapitulluese, në qoftë se merret negativisht. Çdo njëri ka një frigë nga diçka e panjohur, nga shprehjet e ideve të caktuara apo edhe të paraqitjes së një ndjenje të veçantë dhe të dashurisë.

Mendimi zgjohet në mendje e peshohet në zemër, pastaj kur vendoset që të ipet, ipet përmes gojës.

Ndjenjat janë të rrejshme, kur njeriu gënjen, pra nuk e thotë të vërtetën e peshuar me zemër. Përpiqen gjithnjë të flasin të vërtetën, por edhe e vërteta merret për dikend si “e pavërtetë”, dhe kjo gjë është e para që të dërgon në zhgënjime, kur e relativison këtë “të vërtetë”. Njeriu duhet të flasë sinqerisht, atëherë do të kuptohet së voni, nëse ka folur me të vërtetë sinqerisht.

Thuhet se i nënti planet është PLANETI I ZOTIT TË MADH, dhe nëntë (9) zota të tjerë duhet të ekzistojnë, por tre (3) zota i llogaritë njerëzimi, e njëri ndër ta ka qenë NJERIU-ZOT, THOT-i i Egjyptit.

Besoj në ENERGJINË KOZMIKE, të cilit i them ZOT I MADH, sepse është mbi planetin tonë. Kur të na lë kjo energji kozmike, shkatërrohet toka dhe përfundon njerëzimi. Shkatërrimin e botës e nxisin të gjitha fetë, duke u lidhur me demonët, me ritualet e tyre, që ta marrin trurin e njeriut: me magji, me okulte, me kafka e thonjë të të vdekurve, apo me formula në gjuhëve të huaja dhe të pakuptueshme, etj!…

Unë, nuk dua të kapitulloj, deri në vdekje!!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok