22/12/2024

PËRSHKRIMI I KARAKTERIT TË GJERGJ KASTRIOTIT

0
Gjergj-Kastrioti

Nga Mr. sc. Nue Oroshi

Gjergj Kastrioti është heroi ynë më i madh i të gjitha kohërave. Luftërat dhe betejat që kishte zhvilluar Gjergj Kastrioti ishin aq të mëdha sa për kohën kur janë zhvilluar ato ishte e pamundur të imagjinohet një qëndresë kaq e madhe e një populli të vogël karrshi fuqisë ushtarake që kishte në atë periudhë kohore Perandoria Osmane. Gjergj Kastrioti është heroi ynë për të cilin u shkruan mijëra libra të karakterit historik, letrar, dramatik dhe shumë zhanre tjera. Është personaliteti më i madh i yni për të cilin bota e civilizuar perëndimore jo vetëm që botoi libra por edhe e përvetësoj në bronz.

Nuk është e rastësishme që sot në shumë qendra të botës ta kemi monumentin e Gjergj Kastriotit. Në këtë studim do të paraqes një përshkrim mjaftë interesant të botimit të studimeve historike në dy numra të veçantë të Revistës ”Leka” të botuar në vitin 1937 tash e tetëdhjetë e shtat më parë si numra jubilarë më rastin e njëzet e pesë vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. Revista ”Leka” në atë periudhë kohore ishte revista më e madhe për kulturë dhe shkencë.Është interesant të theksohet fakti se pikërisht ishte edhe ky viti 1937 kur u botua edhe Libri i Athanas Gegajt për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun si një libër i pasur me burime shkencore dhe historike të analizuara me një pedantëri shumë te madhe shkencore. Këtu shihet qartë se edhe autorët e punimeve studimore në revistën ”Leka” kishin pasur fatin ta shfletonin librin e posa botuar.

Në një studim rreth jetës së ti në revistën ”Leka” me titull: ”Gjergj Kastrioti – Pasqyra e atëdhëtarit shqiptar shkruhen shumë qartë karakteri i vërtetë i Gjergj Kastriotit.” Kordhëtari qi sgjen pushim veqsë në luftë. Po ky sashtë vesi i nierit të mbiqujtun Skanderbeg i ishë sanxhakut qi prete tatarë e persjan pore asht strategjia psikologjike e prijësit qi ka per misjon prei Perendije të marrë nji Kom qi deri më sot sasht kom as shprehje gjeografike, ti japë në një fenë një shpresë në një dashtni nji ndergjegje komtare ta bajë kom të vertetë kom plot lavd n’Europë të kështënë mnerë e anmiqvet të sai kom qi me nji ketë farë kujtimi sdotë humb neper 500 vjet tirani, por do të rinjallet te e vona per me marrë prep shtegun qi i pat shënjue Fatosi. Aj din me zaptue vedin si i forti i vërtët si sundues i një mendët.

Epshet duket se nuk e prekin aj në një jetë fushatashë nuk merr pjesë në plaqkitje,që i bijn porsi komandantit e trimitë përmbi trima e danë ndër luftar të vetë, kur shtetizon pasurin e tradhtaritë gja smerr per vedin edhe ja nisë një punimit për dobi të shtetit. Grue të huej nuk prekë asë e lenë ushtarinë me vu dorë në femën vesin kundra natyrës smund e shef me sy. Shtatnaltë e gjithmonë në levizje rri gjatë pa hanger e pa pi, pak o aspak flen a shlodhet.

Do papa me kunorue mbret e shkrefë o una kur gjith shka asht gati tjeterkushë do të ligshtohej duke pa se ishe mbet ideali për të cillin ka punue e lakmue,aj se merr ndor aspake vazhdon si perpara prijsi fjeshtë e i pa titull. Gjindet atdheu me ne vojë: Kapidani krenar nuk priton me marr rrugën e me shetitë oborret e Italisë tu e lypë përkrahje. Miq e gjinie tradhtojnë gjaksorët i vënë pusina aj me zi q’pret njishej pendimi e harron gjithshka.

Në këto studime më tepër autorët mirren me karakterin e vërtetë dhe mënyrën se si duhet t’i qasej historiografia shqiptare studimit të figurës së Gjergj Kastriotit–Skënderbeut. Duhet theksuar fakti se edhe shumë autorë që vijnë nga fqinjet tanë për rreth kufijve të Shqipërisë janë munduar që ta bëjnë përvetsimin e Gjergjit tonë.Studimet e botuara në revistën ”Leka” janë edhe studime polemizuese që paraqesin karakterin e vërtetë të Gjergj Kastriotit.

”Kemi pra nji Skanderbeg historik e ketë Skanderbeg historik e kemi fatos, e kemi të panjollë symbol e pasqyrë të dëjë per jetë tanë komtare.

Por mjerishtë e natyrishtë nji shembull asi soji qdo nieri qdo parti qdo besim qdo rrymë a prirje a levitje mundohet me e pasë per vedi e prandaj, kur ska ndergjegjë të pastër e të drejtë mundohet me ja shtrembnue e shemtue fysjonomin mbas interesit e thezës së vet.

Pak fatosa të vjetër janë kaqë të njoftun e pak drue janë kaqë të panjoftunë sa Gjergj Kastrioti. Kush ndër ta ka pasë fatinë me gjet kaq shumë jetëshkruesa „testes oculatos“ që me sy të vetë të kan mujt me pa shka përshkruajnë?). Kush ndër ta e ka pasë jetshkrimin kaqë të përhapunë neper Europën mbarë sa Gjergj Kastrioti për të cilët folën te gjithë giuhet e Europës.

E pra Jetshkruesat e ti flas për jetshkrusatë shqiptarë meritojshinë një besim shumë më të madhë. Gabimet e tyre kufizohen në ndonjë datë o në ndonjë numër i mushtrie por mbet i patrandum kompleksi i epopesë Gjergjane me të gjith lumnit dhe lavdit e saj.

Vetë ajo gja kaq e pabesushme qi të këtë pasë Shqipnija shka nuk pat bota kurr,nji fatos të pa të meta mujti me i shty dyshiminë historijakve të mavonshëm porë ashtë nje vertet që deri sodë nukë mundë te vëhet në dyshim.

Rreth karakterit të vërtetë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut studimet në këto revista kulturore dhe shkencore flasin posaçërisht për mënyrën e funksionimit të shtetit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.Shteti i Gjergj Kastritotit- Skënderbeut ishte një shtet i veçantë që dallonte nga shumë shtete qentralizuese të asaj periudhe kohore. Edhe studiuesit japin një pasqyrë mjaft interesante dhe vijnë në përfundim se Shteti i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ishte ide e veçantë e Gjergj Kastriotit -Skënderbut dhe dallonte në thelb nga shumë shtete tjera.

Në këtë periudhë kohore Gjergj Kastrioti nuk e kishte kopjuar askund idenë e Shtetit Shqiptarë por e kishte zbatuar në praktikë karshi rrethanave historike dhe karshi mentalitetit shqiptarë të asaj kohe. Por me një ndryshim shumë të madh duke e ndryshuar mentalitetin nga ai përqarës ku përqarjet nuk ishin të vogla në mes prijësve shqiptarë duke e zbatuar frymën bashkuese duke i dhënë vendin e merituar çdo prijësi shqiptar.

Trimnia ushtarake në nji karakter mundet ndoshta me kënë vizimima i dukshmi por karakterin nuk e perban.

Asht vetëm nji mjet i fuqishëm qi i vehet në dorë shpirtitë të mundet me projtë o me zbatue ato ideale qi janë thalbi i ti e asht trimni e burrni kur i sherben nji idealit të dejë asht guxim e Kapadaillek i marrë kur i sherben nji qellimit të kotë o te poshtër.

Dikush i terhjekun prei lavdit ushtarak të pashoqe prei randsie së veprës së Tij me një fantasi të pa të keq, na e veshi me kunorë e me petka mbretnorë, e na rrethoi me nji oborr në nji pallat e në nji kryeqytet, dishka ndermjet princavet e kshtjellevet romantike mesjetare e zotnivet e pallatevet të rinashimenit.

Madhni qi Skenderbegu se ka pasë, as spat nevojë me e pasë: prijisi i njij populli, i madh asht me kunorë e pa kunorë. Dikush ka dashtë me thellue ma teper e na e paraqiti porsi politikan të madh, diplomat e qeverritar, me nji ideal qentralizimi, nji kopje e rishikjume e qortueme e Fernandit me gjith Izabelen së bashku më nji nieri të vetem. Ketë krahasim e gjen vullëndeti i mirë i yni, pse fjalët e atyre shpiksave të kujtojnë ma fort – na vjen vështirë me e thanë – nji Luis XII.

Vertet shekulli XV asht shekulli i zhdukjes së feudalizmës n’Europë, shekulli i mbretnevet qentralizuesa; mirëpo kah pat me e marrë Gjergj Kastrioti nji idetë tillë, kah pat me shpresue zbatimin e sai në Shqipni?

Per ne a punë e let me historina të pergjithshme e enqiklopedina në dorë me pasë nji ide të rrymës politike kryesore në nji shekull të caktuem, e të perpajnimevet të saja n’Angli e Austri, në Flander e Siqili. Po atëherë, pa gazeta, pa libra, e sidomos pa shkrime shqence politike, pa mjete lajmpruse, pa rret diplomatik rregullisht të mbëkambun, ishte puna ndryshej. Aq ma teper tue kënë rryma qentralizuese katerqindare nuk u vu per udhë prei njij programe së kristalizueme e së rrfyeme, por vetem mbas shtymjeje së pjekmenis së kohës, tue pasë mbarue funkcionine vet feudalizma mesjetare.

Prandaj, donë lanë mb’anesh mbretnitn e largta per të cillat Shqipnija n’ato kohë mujti me pasë nji njoftim teper te zbet e tue këqyer vetëm rreth e perqark do te thomi njeher se sakt Kastrioti nuk e muerr shembullinë e qentralizimitë prej Turkije: tjeter ishte kondita e asaj perandorie të pamasë theokratike me nje nucleus të gjanë ku popujt ishin berre tjeter ajo e Shqipnis se vogel por krenare ku jo vetem qdo princ ishte trashegimtar i perendorit, por çdo krye katundi o plak shpie ishte mbret ne vedi e bate politikë në vedi.

Këto mirë i dijte Gjergj Kastrioti mandej matë vështir mund të mendosh që një njeri i tillë, të ketë dashtë me zbatue në vend të vet shka ndoshta zbatotote një tiran i huej i urrejtun qi politiken qentralizuese e kishte zbatue shitue i grabitë principatën derës Kastriotvet. S’po flasimë për Venedik pse Republika Fort e Këthielltë gjithshka mund te ishte posë nje shembull mbretnije personal; edhe në atë kohë ajo mbate ende te paprekuna feudet e vjetra në Friuledisa në Shqipëri.

Qeveria Papnore porsa e dalunë prej krizit të Sqizmës Prendimore ende skishte mujt me ja nisë politikës antifeudale që ka me nisë vetëm me te nipin e Kalistit III. Alfonsii Aragonës në Mbretnitë Napullitë jepte mun shembullin e kundërt, pse për të ja sigurue vedit trashegimin e Mbretneshës Joan i ishte dashtë me e leshue pe feudatarve sa magjanas.

Mundet ndoshta me e mendue se politika qentralizuese e Skanderbegut u trajtua mbas shembullit të perpjekjevet te dynastive tjera shqiptare sikur Balshajt, Thopijajt, Muzakajt. Por mjafton me krahazue ndopak metoden e ketyre pushtimet e pergjakshme shprehjet e tyne (si me kanë pronarë që dajn ose blejn trashigojnë ose pushtojnë prone per tu shfrytzue), me sjellje të Kastriotit per te pa se sa e ndryshme kje mendsia e ketij ma teper ndersa dokumentat e fundit te shek. XIV e të fillimitë të XV janë natyrisht ma të pakët e të vorfen se ata të jetës së Skanderbegut, të parët na qesin të tanë një varg pushtimesh të dytët asnji të sigurtë e pra me pas dashtë Skanderbeu ka pas fuqi shumë ma te madhe.

I vetmi veprim i Kastriotit që mundet me u gia veprimevet të princavet qentralizuesa asht te mbajtunit e një ushtrie stanciale dmth. vazhdimisht në sherbim. Porse do vu oroe se kundrejt Tyrqis, qi kishte ushtri stancialee prandaj të stervitun ma së miri, nevoja e luftës ma fort se një mjeshtri sundimi e lypte edhe ne Shqipni,e për ma tepër pjesa me e madhe e kësai ushtrie të Kastriotit përbahej me ushtar nxjerr prej krahinash të tija. Duket pra se iden e qentralizimit spat Skanderbeu ku me marr. S’mbetë tjetër veq me thanë se kje nji krijim i mendes së tij politike. Këta në mungesë dokumentash qi të na delte në shesh së paku prei veprimesh së tija.

Porse sikurse mirë e provoi A.M Sirdani veprimet e Kastriotit nuk pshtesin aspak thezen e qentralizmës e cilla pra mbet vetem nder thana të Gjon Muzakës e nder të kjame zemre metodike të Venedikut. Mun kemi më sa provojmë të kundërtën paksë paku pershka nji politik qentralizuese mundet me kan egoizem. Zakonishtë princi qentralizues-sidomos natë kohë-ashtë nji dynastik qi do me rritë deren e vet e me u a lanë frytin e mundit trashigimtarvet ska idhnim ma të madh per asi nierzish se mos me pasë djalë qi me e lanë mbas vedit.Shka do tishte dam i madh per vendin.

Përshkrimi i mënyrës së si Gjergj Kastrioti-Skënderbeu bëri ringjalljen e kombit shqiptar paraqiten në studimin me titull: ”Rinjallsi i Komit”. Edhe sot e asaj dite është për tu studiuar fakti se çfarë fuqie dhe zotësie kishte përdorur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu që në këtë periudhë kohore prej njëzet e pesë vitesh ti bashkoi princat shqiptar në një flamur të përbashkët në studimin Rinjallsi i Komit kur bëhët fjalë për këtë fakt shkruhet si vijon: Vjen Skanderbegu. Menjëherë mbarë vendi i Shqipnis princa e popullsi na qytete e fise malore, bahen nji në nje te vetme dalldi.

Tue egzaltue porsi jehonë e zani o tzë të Papës atë kreni trimnore qi asht shkasi ma i forti i psykes shqiptare në kujtimë se Shqipnija asht pararoja e Europës së kështenë kundra barbarit,tue rimkambë tempuj mendim te fetarve fatosa me shembull të pershpirtnis së vet, Gjergj Kastrioti rinjalli Shqipnin. Me fuqi e zotsi luftarake, vjetë per vjetë ngadhnjyese, me ndima e me bekime të Kryetaritë t’Europës së kështënë me atë sigurim të patrandun qi difton për ndimat qiellore Gjergj Kastrioti ringjallë Shpresën e Shqipnisë.

Në një Shqipni ku se njihte i vëllai të vëllan paraqitet i rrebti në një sjellje kaq terhjekse në një jetë kaqë të flijume për të mirën e të gjithëve në një kujdes kaq bujar për te ja shperblye te madhit e të voglitë mundinë e meritiminë.Në një zemergjansi kaq atnore,në të falun të fajtorvet të penduem, në pajtimë të anmiqinavët sa me ja hanger zemren gjithkuj, me terhjek vullëndetisht qdo djal Shqipnije mbas vedi në log të luftimevet ku miqsiit simahore lidhen e vulosen me gjak. Kështu Gjergj Kastrioti e ngjallë dashtninë në Shqipni.

I drejtë si na tregon historija bashkë me gojdhanen, ndeshkon nji nji të huejin e të nipin a kunatin; ne hak te kuj nuk hin miqsin e detyren e miradis e mban, kjoftë edhe me rrezik të vetin. Por urtija e shndritë hap per hap:nuk i lypë kuj ta kryejë detyren kur e sheh se ky nuk a gadi e kishte me ba ma zi; luftës ja hin kur ja shef giasen, e kur nuk ja shef ‘priton’, le të thonë tjerët se ka fillue m’u plakë e m’u ba frigacak; lidhë miqsina me çdo oborr t’Evropës qi të mund t’í cojë popullit shqiptar edhe vetem nji fjalë trimnuese, mjeft duron me Venedik pse ndihmen e këtij e shef të domosdoshme per atdhe, s’do lidhje as pagjë me Turkun pse dro mos po ligshtohet qindresa komtare; sundimin tue dekë s’ia pshtetë të birit por nji dorës ma së fortë, pse pshtuesi i Atdheut do të kerkojë vec mjetet ma të pershtatunat per të miren e Atdheut.

Një studim mjaftë interesantë që flet per relacionet e Gjergj Kastriotit Skenderbeut me Papet, është edhe studimii At Mark Harapi S.J Papët në lamen shoqnore kombtare t’onet Leka nr. i veçantë Vj. IX NR. VIII-XII 28 Nanduer 1937. Këtu studiuesi Harapi paraqetë nje pershkrim te mardhenjeve ne mesë të Shqipëris me Vatikaninë gjatë shumë shekujve. Fillesa e këtyre mardhënjeve ësht pikërishtë bashkpunimi i Papëvë me Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

Nikolla V Papë jo vetëm e qmoj dhe e nderoj Skanderbegun tonë me lavde ku janë ma ma të lakmueshmet per nji luftar por në gjitha mënyrët ju ba krahë e ndimë, kështu qi vjeten 1449 i madhi Kruetanë pat nji fitore në shej kundra anmiqve të kombit.

Kalisti III i nep zëmer e madhnon me titullin e lumnueshem Atleta Christi e ban kryegjeneral lufte kundra Turqve e posë këtyne i gjindet me pare e me sa e sa ndimë tjera.

Pali II vjeten 1466 jo vetëm grishë të gjithë princatë katolikë me i ndimue Skanderbegut e i qonë të holla për se dyti, por kur Fatosi ynë shkoj vetë në Romë përposë nderimeve të medha me të villat e priti dhe e qiti i dha 5000 dukata tue i premtue prap e prap ndimë tjera.të mjaftojnë nji kaq per me diftue se Papnija kje krah i djathe per fatosin t’onë e për Shqypni.

Për te vlersuarë një personalitetë historikë aji gjithmonë duhet vlersuarë simbasë kohës kur aji u suall jetoi e veproi dhe jo si mbasë kohëve te mevonshme dhe rrethanave politike te krijuara shumë shekuj pasë.Edhe ne ket aspekt paraqitët nje studimi interesantë per idealin atdhetar te Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Mbasi pra skenka nji interesë vetjakë qi i jep shkas veprimevet e luftimevet të Kastriotit e këto veprime e luftime kurrkush s’mohon se janë të gjalla e të rrebta e të palodhshme nje therori e jetës mbarë do ta kërkojnë shkasinë në ndonji ideal qi të mund të ndezë shpirtin e njij luftari tasai kohe e në këtë vend. Ndjesia atdhetare asht e vjetër njaq sa shoqnija politike e cilla ashte natyrshme per nieri e ka qindrue e do të qindroojë derisa mos të ndrrojë nieri natyrë. Porse mendesia atdhetare nuk kje gjithmonë një porë ndrroi simbas kohet e simbas rrethanash. Kushë do me njoftë Gjergj Kastriotin atdhetar do të dijë ta vendosë piknishtë n’atë fazë të mendesis atdhetare qi kje e tij.

Studimi i karakterit të vërtetë të Gjergj Kastritotit – Skënderbeut në këto studime të veçanta të revistës ”Leka” tregon qartë se figura kombëtare e Gjergj Kastriotit është studiuar në të gjitha kohërat historike varësisht nga dokumentët e gjetura si dhe librat e botuara.

Këto studime janë paksa të veçanta sepse merrën me Karakterin e vërtetë të Gjergj Kastriotit, duke treguar qartë se ai ishte një luftëtar i madh, ishte një strateg lufte por shumë i afërt me luftëtarët e tij. Në rrethana të caktuara të vështirësive që sjellte lufta dinte t´iu bënte ballë motivimit të luftëtarëve të tij. Marrëdhëniet me shtetet perëndimore të kohës ai i shikonte si një bashkim i shteteve perëndimore kundër rrezikut në ardhje të Perandorisë Osmane. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do të mbetët në Historinë shqiptare personaliteti më i madh i të gjitha kohrave. Kastriotizmi është një periudhë historike që vetëm njëherë e kemi pasur fatin ta kemi ne shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok