21/12/2024

Për Teatrin e Fëmijëve  të  Ulqinit  nuk është pengesë as  virusi korona

0
Teatri-Femijeve-Ulqin

Nga Gjekë Gjonaj

Këto dy vite   me pandemi të paparë deri më tani,  kanë  ndryshuar shumë gjëra, e anash nuk është lënë as teatri e instuticionet e tjera kulturore.  Qysh nga marsi i vitit 2020, atëherë edhe kur  u shfaq virusi Covid-19,  i  cili tashmë  ka përfshirë  gjithë universin,  organizimet kulturore-artistike morën një goditje të madhe.

Në përgjithësi institucionet kulturore në  Mal të Zi,  e sidomos ato që aplikojnë artet skenike, kishin një varg problemesh e sfidash. Shumë prej ngjarjeve u pezulluan, ndërsa kishte edhe artistë të shumtë që  përdorën alternativa tjera për të qenë sa më afër publikut. Pra, ishte periudhë  pandemie  me të papritura, kishte dhe situata të frikshme, fakti që nuk dinim si të vepronim në një rrethanë që nuk kishte shpjegime të mjaftueshme. Ishte po kaq enigmatike, një mister që akoma po vazhdon, me të cilin  të gjitha teatrot  po vazhdojnë të sfidohen.  Por, pavarësisht situatës, kultura  filloi të ringjallet  gradualisht duke zhvilluar aktivitetin e saj me një numër më të vogël audience se zakonisht. E njëjta vlen  edhe për Teatrin për Fëmijë  të  Qendrës për Kulturë të  Ulqinit , që pavarësisht kushteve jo të favorshme, sidomos  për shkak të pamndemisë ,  kishin dhe vazhdojnë të kenë një sërë paraqitjesh skenike.

Regjisorja e Teatrit për Fëmijë  të Ulqinit, Edina  Mustafiq       në një  bashkëkomunikim    tregon  për sfidat ( vështirësitë)  në të cilat po kalon Teatri  për Fëmijë  i Qendrës për Kulturë të Ulqinit , i cili për herë të parë filloi punën me të  rinjtë e këtij qyteti në shkurt të vitit 2019, gjatë  kësaj  periudhe,  për sukseset e arritura  në kohë pandemie dhe për realizimin e shfaqjeve të  reja.

“Fillimi i punës së këtij teatri ishte  një sfidë në vete, duke  pasur parasysh që të rinjtë e qytetit  të Ulqinit nuk ishin mësuar me termin – teatër.  U regjistruan rreth 35 anëtarë, duke përfshirë kështu mosha të ndryshme, nxënës të shkollës fillore dhe të mesme, grupi i nxënësve në gjuhë shqipe dhe grupi i nxënësve ne gjuhë malazeze. Të rinjtë, përveç se të talentuar, treguan disiplinë dhe bashkëpunim te frytshëm në grup.  Premiera e parë, shfaqja “E bukura dhe bisha” u dha në qershor të vitit 2019, e cila u mirëprit nga publiku ynë, duke vazhduar ne muajin korrik me shfaqjen “Ëndrra e Sarës”.

Këto shfaqje patën mundësinë të ripërsëriten  edhe në  Festivalin “Skena verore 2019”. Sa do kohë kalonin, interesimi i të rinjve ishte edhe më i madh, ku kështu edhe rezultatet ishin më të mira, për një qytet i cili është rritur pa teatër.

Gjatë fillimit të vitit 2020, për shkak të masave mbrojtëse kundër Covid-19, teatri i fëmijëve realizoi “Natë poezie”, në një performancë   oleinë,  me poezi të autorëve më të njohur botërorë, duke vazhduar në fillimin e vitit 2021 me po të njëjtin aktivitet, por kësaj radhe me autorë vendas (të Ulqinit.)

Suksesi i radhës ishin shfaqjet “Hirushja” dhe “Pepeljuga”, shfaqje këto të cilat u dhanë ne korrik dhe tetor të vitit 2021, ku kënaqësia më e madhe ishte po ashtu pjesëmarrja në  kino-sallën  në Katërkollë ( Anë të Malit) e cila pas shumë viteve u rikthye ne funksion. Po ashtu teatri i fëmijëve udhëtoi edhe ne qytetin e Tuzit. Teatri i fëmijëve tani është në përgatitje të dy shfaqjeve, me dy grupmosha, ku para sezonit turistik do kemi premierën e shfaqjeve: “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe “Bukuroshja e fjetur”, thotë  Edina.

Ajo si regjisore e re profesioniste  që premton shumë në të ardhmen, plot vullnet e entuziazëm  për punë profesionale,   jo pa qëllim, siç shprehet ajo,  fokusin  me teatrin e fëmijëve e ka tek përrallat, duke e pasur parasysh se pikërisht ato  janë më të dashura për fëmijët,  se ato kanë personazhe me të cilat ne jemi rritur dhe e kemi më lehtë t’i ringjallim në skenë, mbasi që jemi ende në hapat e para me këta artistë të rinj.

Më tutje  regjisorja Edina  vazhdon  se peshë të madhe dhe rol të veçantë mban skenografia dhe kostumografia, ku njëherë është edhe kontakti i parë i publikut me shfaqjen, pas hapjes së perdeve. “Kur janë në pyetje shfaqjet dhe përrallat për fëmijë, skenografja  dhe kostumografja,  Jetmira Hoxha, ka hapësirë edhe më shumë për imagjinatë dhe realizim të punës së sajë, që shfaqja të jetë sa me e bukur dhe përrallore për fëmijët dhe publikun. Fëmijët janë krijesa më e dashur, më e sinqertë dhe përkushtimi që gjendet tek ata, rrallë mund të gjendet edhe tek ne të rriturit, meqë ata kur të rriten  do të jenë  kolegët tanë”, pohon Edina.

Gjithë kjo  punë e bërë nga drejtuesit dhe artistët e këtij teatri në periudhë pandemie ,   përballë vështirësive të mëdha në të gjitha sferat, me ç’rast  provat janë  mbajtur   më ndryshe  se zakonisht  e me kujdes  më të shtuar që ndokush prej tyre mos të  infektohet nga ky virus,  dëshmon  se ata me vullnetin dhe përkushtimin  e tyre  të  madh   nuk e ndalën punën.

Edina Mustafiq, regjisore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok