22/12/2024

Peligrinazhi në pallatin e qelqtë të OKB-së dhe 30 metër rrugë ruse!

0
u6_Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

U ndalën goditjet e tërmetit, por nuk është se ndryshoi diçka në gjendjen e mjerë që shkaktoi tërmeti i së shtunës në Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Megjithatë kryeministri Rama nuk u ndal. As në rolin e shoumannit të famshëm, as në rrugën e udhëtimit të tij për në Nju Jork, aty ku pallati i qelqtë i OKB-së ka mbledhur shumë prej liderëve botërorë, të cilët kanë shkaktuar panik në vendet që ata drejtojnë. Përveç Edi Ramës, aty gjendet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Eshtë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Burimet bëjnë me dije se ky i fundit ka blerë një mandolinë të re dhe i këndon serenata Ramës në ambientet e këtij pallati.

Të gjithë këta gjenden në OKB për të vetmin qëllim dhe për ta realizuar projektin e tyre vrapojnë të bëjnë ndonjë foto me Trump, me Lavrov, apo edhe me vazjën pa reçipeta të presidentit amerikan. Janë në garë të takojnë sa më shumë njerëz dhe të bindin kë të munden se janë “paqësorë”, janë “të vetmit rojtarë të stabilitetit në rajonin ballkanik”. Ndërkohë punojnë për t’ia vënë flakën këtij rajoni. Para se të mbërrinin në Nju Jork i tradhtoi Milorad Dodik, kur deklaroi se “Paqja në Ballkan vendoset kur Serbisë t’i bashkohen katër komunat e veriut të Kosovës dhe Republika Srpska e Bosnjës”. Fix ajo që kemi thënë në krye të herës kur kemi kritikuar projektin e Vuçiç. Thaçit dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës.

Po pse janë grumbulluar në këtë vend pazaresh tregtarët e kufijve të Kosovës?! Sepse besojnë se mund të arrijnë diçka dhe mund ta kthejnë mbrapsht vendimin e Berlinit për mos-ndryshimin e kufijve në rajon. Janë në kërkim të modelit të zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb, me ndryshim kufijsh, ose siç e thotë gjarpëri, me korrigjim të kufijve. Gjarpërinjtë që duan ta kafshojnë territorin e Kosovës janë bërë bashkë. Drekojnë e darkojnë bashkë në kryeqytetin e OKB-së dhe tallen me fatet e popujve që ata besojnë se i udhëheqin. Edi Rama i mban me batuta, por duke qenë se këtyre personazheve ua ritregon ato për të dhjetën apo njëqindtën herë nuk shkakton më humor origjinal. Gjithçka shfaqet si një komedi dhe dramë njëkohësisht. Megjithatë nuk janë në ekstazë. Do t’u duhet të takojnë edhe Angela Merkel, apo sekretarin Britanik të Punëve të Jashtme, të cilët janë kundërshtarë të projektit të Nishit.

Për ta realizuar ndarjen, ndryshimin e kufijve, Hashim Thaçi deklaroi në gjatë kullufitjes së kafesë në një kthinë të pallatit të acartë se “Do ta heq taksën për mallrat serbe”. Ndërkaq u kërkoi partive politike në vend që të heqin dorë së bëri fushatë elektorale me kufijtë e Kosovës. Edhe Aleksandër Vuçiç ka bërë vërejtje se “Në Kosovë bëhet politikë elektorale me kufijtë dhe projektin serb të ndyshimit të këtyre kufijve”. Njësoj, si Thaçi edhe Vuçiç përsëri janë në të njëjtën valë, kur është fjala te rekordimi i kritikave dhe vërejtjeve për kundërshtarët e shkëmbimit të territoreve.

Por lajmet bëjnë me dije se në kufirin ruso-estonez dy fshatra janë prej gati tri dekadash të izoluar, sepse një rrugë që i lidh ata dy fshatra në një gjatësi prej 30 metrash kalon në territorin e Rusisë. Ushtarët rus nuk i lejojnë estonezët e dy fshatrave të izoluar ta shfrytëzojnë këtë pjesë 30 metroshe dhe i detyrojnë të jetojnë vështirësi të panumërta për jetesën. Janë vetëm 30 metër rrugë prej 5 metër gjerësi, me sipërfaqe vetëm me 150 metër katrore. Estonezëve u hyjnë shumë në punë këto 150 metër katrorë sipërfaqe. Por Moska nuk ua jep, megjithëse asaj nuk i hyn aspak në punë. “Eshtë e jona”, thonë ata dhe ju estonezët nuk mund ta shfrytëzoni. Po doni ta shfrytëzoni, hiqni dorë nga pavarësia!

Hashim Thaçit dhe Edi Ramës nuk u del shpirti e as i ndal tërmeti të vrapojnë për ta lut edhe në OKB pa asnjë arsye presidentin e Serbisë që të marrë së paku 1200 km katror territor të Kosovës. Kjo sipërfaqe është mijëra herë më e madhe se ato 30 metër rrugë që lidhin dy fshatrat estonezë. Dhe është pjesa më e pasur dhe më e dobishme për vendin. Në antitezë, me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë është presidentja e Kroacisë, ajo që gjendet në këtë pallat në mbrojtje të territorit të Kosovës.

Pallati i qelqtë i OKB-së në Nju Jork ka mbledh aty horrat e shqiptarisë. Ata që janë të gatshëm të shesin brekët për hatër të Serbisë. Ata që tallen me qytetarët shqiptarë në Shqipëri e në Kosovë. Ata që kanë emrin tërmet, vullkan, malarie, zhugë politike me prapavijë pasurinë financiare dhe ekonomike.

Tiranë, më 26.09.2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok