25/11/2024

O  GOMAR,  PRIT  BRE, SA  T’  DALIN  BARI !

0

Nga Fritz RADOVANI

“PRIT BRE, PSE NGUTESH? BARI NUK DEL N’ SHKURT! MOS U NGUT!..”

Fatkeqsisht edhe makinat e aeroplanët e shumtë që vijn’e shkojnë në Tiranë nuk bajnë asgja tjeter ”vetem shkelin barin”, e ju mbetni keq ”pa bar”!

Pak kush t’a din hallin ty o Gomar! Ata që merreshin me Ty,shumica vdiqën e ata që kanë mbetë, tashti nuk hanë ma barin e thatë, që i kemi thanë sanë!

Sanen e perdorin vetem nder male ose atje ku nuk shkohet me veturë.

Besoj më kupton mirë? Nuk janë aq pak ata që ju asht sigurue ushqimi i freskët, ndersa ata që nuk menduene ma gjatë, prap do t’hanë sanë… Besoj, ju kujtohet mirë kur thonte populli: “Ate e di partia!”, e vazhdonte kullosen.

Ndersa, sot ate e di Qeverria e mrekullueshme që ishte pardje në Tiranë! Ajo edhe pse ka pikpamje komuniste, nuk të len me ngordhë, të siguron të pakten sanen, ndersa barin e njomë ta siguron andej kah vjeshta, kur të jenë ba edhe votimet… E ke harrue “jeten e lumtur”, prandej duhet me ua kujtue disa prej miqve që kanë mendue per ju që në vitin 1945 në Jalta!

O Gomar, prit se bari del kur i vjen koha dhe jo kur don ti! Ba me dalë bari kur do ti, atëherë sanen duhet me e hanger “ata që kanë tha barin me vetura dhe aeroplana, tue ardhë e shkue në Tiranë, me ju mbushë mendjen se “mos e harroni sa t’ jeni gjallë këte Qeverri që keni sot, se sa t’jeni në këte tokë, shoqja e saj nuk ju vjen ma!” Edhe me e dashtë, ku keni me gjetë ju?

Populli thotë: “Prit Gomar, sa të dalin bari!”, vetem këte mos e harroni!

Melbourne, 17 Shkurt 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok