23/11/2024

Nuk e njohim konceptin e të mirës së përbashkët

0

Nga Ndue Ukaj

Udhëheqësit e mençur krijojnë modele të mira dhe pastaj e krijojnë frymën e tyre, si kulturë e mendësi politike. Sepse, qeverisja, para se gjithash është kulturë dhe mendësi kulturore.

Kultura e sjelljes politike – e udhëheqësve të sotëm të Kosovës dhe e mendimit të tyre politik – pra gjuhës politike, si retorikë dhe si manifestim praktik, është rrjedhojë e një mendësie agresive, të shkretë, pa vizion e pa ide, që nuk ka arritë as pas ardhjes në pushtet të humanizohet, prandaj tash si shoqëri po korrim atë çka kemi mbjellë ndër vite.

Sepse dihet: udhëheqësit që s’ krijojnë modele të mira, digjen vetë në modele të këqija që ndjekin ose krijojnë dhe këtë mësim na jep historia.

Udhëheqësit që s’ krijojnë modele të mira në rrafshin politik, etik e estetik, të gjuhës, të mendimit

dhe të veprimit, zakonisht të trullosur rendin pas cikërrimave, intrigave, parullave të mëdha e shterpe, dhe kur të vijnë ernat e forta e stuhitë, i shkundin lehtë, sepse janë pa rrënjë.

Siç janë shkundë udhëheqësit e sotëm nga formulat patetike për bashkim kombëtar, flamur kuq e zi, sepse, qartësisht s’ kanë besuar në këtë ideal, por kanë abuzuar në emër të sentimetneve kombëtare.

Dhe sot, në këtë turbullira politike ndërkombëtare, ne vazhdojmë të demonstrojmë paaftësi të frikshme në raport me shtetin, aleancat strategjike politike dhe veprimtarinë politike, prandaj sorollatemi pa e ditë ç’po bëjmë, zihemi si gjelat, jo për parime e ide, por për inate e mllef personal, sepse nuk jemi solidarë dhe nuk e njohim konceptin e të mirës së përbashkët, që është parimi themeltar i qytetërimit të sotëm perëndimor.

Prandaj është koha për një katharsis urgjent politik. Për një pendim të thellë, sa s’ është bërë krejt vonë. Dhe pendimi është vlerë fisnike e njerëzve fisnikë.

___________

Libri “1984” i George Orwellit është shumë i rëndësishëm dhe lexues të shumtë ane kënd botës i ka mësuar shumë. Sidomos rreth raportit të

individit me partinë dhe lirisë me sistemin.

Në këtë roman të quajtur profetik, më pelqen fort një dialog ndërmjet O’Brajënit dhe Uinstonit. Ky i fundit pas serisë së torturave, pyet:

“Ekziston Vëllau i Madh

Patjetër. Ai dhe partia. Ai është personifikim i Partisë.

Ekziston ashtu siç ekzistoj unë?

Ti nuk ekziston,- tha O’Brajëni.

Uinstonit iu prenë sërish fuqitë. I dinte, ose mund t’ i merrrte me mend, argumentet që vërtetonin mosekzistencën e tij, por ato ishin absurditete, veç lojë fjalësh.”

Sa shpesh u thuhet qytetarëve të vendit tonë: ti nuk ekziston.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok