21/12/2024

Nje shoqeri e ndare paligjshmerisht nder rende nga Kontrolloret

0
Romeo-Gurakuqi

Nga Romeo Gurakuqi

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë si anetarë të vetin një shtet, i cili  përmes vendimarrësve jashte kontrollit te ligjit, vazhdon t’i ndajë qytetarët në kategori, nisur nga përcaktimet dhe paragjykimet paraprake të së kaluemes jo të ndritun.

Sipas kësaj ndarjeje, të pashkrueme askund ne legjislacion, por rigorozisht të ndjekun gjithandej nga vendimmarresit, shohim qartazi profilizimin e ketyre dy rendeve të diferencuara ne shoqerine tone:

  1. Në një grupim bajnë pjesë “të preferuemit e sodit”, ata që klasifikohen të zgjedhshëm në cdo funksion dhe për cdo zyre, nga kontrolloret e shtetit, parlamentit, diplomacisë, drejtësisë, partive, universiteteve, akademive, etj., per shkak të prejardhjes, përkatësisë, bindjes së verbër, “serës së lartë”, nivelit preferencial të kastës komanduese, plotesimit te kushteve financiare etj. etj..
  2. Në grupimin e dytë bëjnë

pjesë shërbenjësit, rrogëtarët, ato që jetojnë në minimumin e jetesës, sado të kualifikuar të jenë. Kjo kategori nuk ka të drejtë të jetë në grupin e njerezve, qe mund te gezojne te plota te drejtat dhe te mirat e shoqerise, te percaktueme nga  kushtetuta, perfshire te drejten me i sherbye atdheut, shtetit, shoqerise dhe komunitetit.

Mes morise se rasteve qe me nxisin ta rivendos ne dukje fenomenin e padrejte te ndarjes se heshtur antikushtetuese të  qytetareve në këto dy kategori, preferenciale dhe jo preferencuale, nisur nga arsye politike, klanore, kulturore, qe fillon nga universitetet, akademia, dipomacia, drejtesia dhe Sherbimi Policor, dua te vecoj dy syresh, ne zhvillim e siper:

A. Menyra se si KM i vendit perzgjodhi dje zv. Ministren e Puneve te Jashtme, nga bashkesia preferenciale e pushteteve qe trashegohen, pa iu nenshtruar asnje prove profesionalizmi pervoje dhe dijeje;

B. Menyra se si, dy ose tre Kontrollorë

të Mëdhenj  vazhdojne të përcaktojnë me nje kujdes dhe precision, se kush mund të jetë, ose jo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të RSH.

Në fund, per te ilustruar menyren se si i mendojne Zotat punet e misionet e tyre, po citoj se si u shprehet një drejtues i naltë i vendit,  kolegëve të tij, te paqarte per vendimarrjet qe ai ben:

“Zoti i punëve në domenin tim jam unë! “Vendimet e mia janë të panegocueshme! ”

“Ju mund të rrini, ose të ikni!”

Thane shkurt: 109 vite jete shtetërore kanë qenë të pamjaftueshme për të krijuar, nje elite drejtuese, normalisht te shkollueme, te pergjegjeshme dhe te arsyeshme, një shtet që respekton në mënyrë të barabartë qytetarët e vet, bazuar në meritokraci, nje administrate profesionale dhe ekipe, qe respektojne Kushtetuten, Statutet  Ligjet.

Ndër  të tjera, kjo është një

prej arsyeve që ne kete vend qytetaret nuk ndjehen ne shtepine e tyre; eshte arsyeja pse nga ky vend qytetarët vazhdojnë të ikin dhe rinia e shkolluar jashtë vazhdon te mos kthehet në vendin amë.

Te gjithe e njohim kete situate, por te gjithe heshtim, duke i lane me lodrue te pangacmuem balozet e babzitun per pushtet, para dhe kontroll.

https://www.facebook.com/romeo.gurakuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok