23/12/2024

Një Nol “i dytë” i duhej sot shqiptarisë

0
u1_Fan-Noli

Nga Ibrahim Kabili

Asnjëherë nuk duhet dhe nuk mundet të flitet në shkallën sipërore. Duhet të ketë dhe “përjashtime”, mendoj unë… E ky përjashtim duhet bërë për Fan Stilian Nolin. Për Nolin e madh me përmasat e shqiptarisë, për Nolin si një figurë poliedrike… Si mësues i historisë mua personalisht më ka tërhequr shumë figura e Nolit. Ai më ka frymëzuar me veprimtarinë e tij, ka qenë për mua modeli më i mirë i atdhetarit të gjithanshëm, i vënë përjetësisht në shërbim të kombit të tij.  Për të është shkruar e rishkruar shumë. Eshtë shkruar gjatë dhe me detaje nga studiues të nivelit të lartë, shqiptar dhe të huaj, nga historianë, studiues të gjuhës dhe letërsisë, të artit, muzikës, kulturës, telogjisë etj. Për Nolin kanë shkruar e dhënë kontribut për Të dhe veprën e tij, profesor Nasho Jorgaqi, Efthim Dodona, Vehbi Bala, Alfred Uçi, Sinan Kamberi, Avni Spahia, Behar Shtylla, Eqerem Bej Vlora, Shpëtim Sala, Estela Hoxha etj. Emëruesi i tyre i përbashkët ishte se:- Noli qe dhe do mbetet një figurë e madhe poliedrike që gjithë jetën e tij i’a kushtoj kombit të tij… Ai ishte dhe shkrimtar, poet, përkthyes, gazetar, orator, politikan, filozof, teolog, muzikant, poliglot etj. Një Nol “i dytë” i duhej sot shqiptarisë. Kam parasysh fjalimin e tij në Lidhjen e Kombeve… Pyetjes se çfarë kishte bërë L.Kombeve për paqen? Noli i përgjigjiet me shprehjen Shekspiriane: – “Fjalë! Fjalë! Fjalë!”, asgjë më tepër nënkuptimi, duke i shtuar nga shqipja e bukur e tij: “Flluskë sapuni”…Pavarësisht se ai qe më i debatuari dhe pati shumë “kritika”… E çfarë rëndësie ka kjo… Ndodh shpesh kjo me vendet dhe popujt e vegjël… A nuk po ndodh edhe sot?… E pavarësisht kësaj fjalimi i tij qe brilant dhe i’a hoqi maskën të mëdhejve… Ky qe vetëm një aspekt në fushën e politikës dhe oratorisë së tij. Ai nuk qe vetëm i tillë, por qe një figurë shumëdimensionale, një erudit që vështirë se mund ti vijë kombit të tij, një tjetër, si Ai…

Në trajtimin e këtij shkrimi krahas jetës dhe veprimtarisë së Nolit, më shumë do vihet në dukje veprimtaria politike e tij…

Ai lindi në Ibrik – Tepe më 6 janar 1882. Lindi një familje të thjeshtë shqiptare me tradiita patriotike dhe atdhetare. Pasi mori mësimet e para, vazhdon arsimimin e mëtejshëm dhe mbaron; Gjimnazin grek në Andrianopojë më 1900, Shkollën Mbretërore Italiane më 1901, Shkollën e Lartë të Mbrëmjes në Boston më 1908, Universitetin e Harvardit në vitin 1912 me rezultate të shkëlqyera, në vitin 1935 në moshën 53 vjeçare regjistrohet dhe mbaron Konservatorin “Nev England” në Boston dhe u diplomua. Noli vazhdojë të studiojë edhe në vijimësi deri në fund të jetês së tij duke u cilësuar si – “Studenti i përjetshëm”. Ai gjatë viteve të shkollimit dhe në mënyrë audidakte arriti, si askush tjetër, të mësonte dhe fliste 14 gjuhë, si; greqisht, anglisht, latinisht, rusisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht, turqisht, italisht, arabisht, norvegjisht, danisht, etj. Pra në këtë aspekt idhte një poliglot i paarritshëm.

Aktiviteti dhe veprimtaria e tij e shtrirë në kohë qe e gjërë dhe shumëdimensionale. Ndër ngjarjet më kulmore ku ai kontribojë, ndër të tjera përmendim: Në vitin 1903 shkoi në Egjipt duke punuar si mësues i greqishtes. Përktheu veprën e Sami Frashërit -“Shqipëria ç’ka qenë, çështë dhe çdo të bëhet”. Në vitin 1906 shkon në Amerikë dhe ndihmon në organizimin e bashkimin e shqiptarëve. Në vitin 1908 u shugurua prift dhe i bënte meshat në gjuhën shqipe. Në vitet 1909 – 1911 botoi gazetën “Dielli”. Më 28 prill 1912, së bashku me të madhin tjetër Faik Konica, ishte një ndër themeluesit kryesor të Shoqatës Panshqiptare “Vatra”. Në mars të vitit 1913, mori pjesë në Kongresin Shqiptar të Triestes organizuar nga Konica. Mbajti për herë të parë meshën në gjuhën shqipe në Shqipëri më 10 mars 1914. Më 1915 u bë përsëri redaktor i “Diellit”. Në vitin 1917 u bë përsëri kryetar i “Vatrës”. Në vitin 1918 themeloi dhe botojë ne anglisht revistën “Adriatiku”. Më 24 mars Noli u emërua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA. Më 4 korrik 1918 Noli merr pjesë në konferencën e Virxhinias, organizuar për popujt e shtypur, dhe takohet atje me Presidentin Amerikan Udro Uillson. Fal Uillsonit  Shqipërinë e shpëtoj nga copëtimi. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Ai arriti dhe e shkëputi kishën tonë nga Patriarkana e Stambollit duke themeluar Kishën Autoqefale Shqiptare… Më 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar që do merrte pjesë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Falë Nolit dhe delegacionit tonë Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Për periudhën 1921-1923, Noli u zgjodh deputet i Kolonisë së Amerikës  në Parlamentin Shqiptar. Në vitin 1923 Noli u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit. Më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës. Noli në qershor 1924, udhëhoqi Revolucionin e Qershorit dhe u bë kryeministër i Shqipërisë. Pas kundrarevolucionit të dhjetorit të organizuar nga Zogu e bashkëpuntorët e tij, me mbështetjen e fuqishme nga  Mbretëria  Jugosllave dhe pazaret e saj me Zogun, Noli jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht në mërgim. Fillimisht në Evropë pak kohë dhe për gjithë jetën në Amerikë. Atje, Ai, ushtroi një aktivitet të gjatë dhe të gjithanshëm në Shoqërinë “Vatra, dhe gjithë shqiptarët e Amerikës duke bërë shembulli dhe modeli më i mirë i tyre… Kjo veprimtari qe e gjatë, e gjithanshme, shumë dimensionale, e lloit të tij  “noliane”, që filloi atje në fillimet e viteve ’30 deri kur mbylli sytë, më 13 mars 1965. Vdekja e tij u prit me dhimbje dhe trishtim të madh nga vatranët, diaspora kudo që ishte, gjithë shqiptarët, miqtë dhe dashamirësit e tij shqiptar dhe të huaj… Në ditët e mortit, në ato post mortium, për Nolin pati vlerësime me fjalët më sipërore të fjalorit të bukur të shqipes. E natyrisht njerëz si Noli, janë të vdekur “të gjallë”, janë të pavdekshëm.

Bazuar në të dhënat e dokumentuara dhe shkrimet dhe studimet e cituara më lart në mënyrë shumë të shkurtuar u mundova të paraqes disa të dhëna të shkurtëra nga jeta dhe veprimtaria e Nolit. Kam mendimin se sa do të shkruash për Të, pothuajse nuk ke thënë asgjë. Asgjë pasi krijimtaria dhe veprimtaria e tij ngjajnë me “madhësinë” dhe “vëllimin” e ujit oqeanik… Sado që ky ujë pëson lëvizje dhe kalon nga një gjendje fizike në tjetrën, ai mbetet i njëjtë në madhësi dhe vëllim. Kështu ndodh edhe me Nolin, e madh shqiptar, sa më shumë kalojnë vitet, aq më tepër krijimtaria e tij mbetet edhe më aktuale se kurrë… Kjo mund të vërtetohet shumë lehtë duke lexuar shkrimet e tij. Ai mbi 45 vjet pati një krijimtari të gjerë në prozë, poezi, shkrimet historike, përkthimet e tij të shumta, shkrimet kritike, përkthime kishtare, etj. Noli ka lënë të shkruara mbi 40 libra, një pasuri e madhe dhe me kjo, për brezat që pasojnë… Eshtë vështirë ta pasqyrosh këtë krijimtari, është pothuajse e pamundur ta hedhësh në një shkrim të tillë, dhe modest nga ana ime.

Unë në këtë shkrim jam munduar të paraqes disa nga vlerat; intelektuale, patriotike, historike dhe atdhetare të Nolit. Parë në këtë aspekt, unë nuk mund të rri pa shtuar diçka, për veprimtarinë e tij politike gjatë  Revolucionit të Qershorit 1924. Eshtë paradoksale që ky Revolucion i drejtuar kundra feudalizmit dhe feudalëve, dhe që i hapte rrugë zhvillimit të kapitalizmit, sot mohohet dhe thjeshtohet vetëm si, kryengritja e qershorit 1924. Natyrisht këto të fundit janë histrianë, edhe me zë, kanë edhe mendimet e tyre…

Në këndëvështrimin tim Noli ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontributin e tij të vyer në disa kthesa histotike dhe rrejedhimisht edhe në politikë. Ai i ngjiti shkallët e “karierës” së tij në politikë si; diplomat, deputet, ministër dhe kryeministër.

Një kontribut të madh si politikan ai ka dhënë në:

▪︎Antarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

▪︎Në diskutimin dhe mbrojtjen e çështjes së kufijve.

▪︎Fuqizimin e opozitës dhe parlamentarizmit në Shqipëri.

▪︎Veprimtarinë e tij të gjithanshme në mbrojtje të interesave kombëtare, gjatë kthesave të historisë së saj.

▪︎Hartimin e programit të reformave që do ndërmerrte qeveria e tij.

▪︎Dhënjen e leksioneve për shtetin, kombin e çështjen kombëtare dhe bëri gjithçka për të.

Ai qe deputet në Parlamentin e Shqipërisë në periudhën e viteve 1920-24. Ishte një periudhë e paqëndrueshme politike dhe qeveritë bien një e nga një, në afate të shkurtëra kohore. Nga lufta e egër dhe e pamoralshme për pushtet, brenda 4 viteve ranë shumë qeveri… Opozita me Nolin të organizuar edhe në parti dhe grupime politike kishin programin e tyre. Ky program qe në thelb kundër feudalizmit dhe u mbështet fillimisht nga fshatarësia, nga vegjëlia… Kjo do binte ndesh me kastën e vjetër të feudalëve dhe pronarëve të mëdhej të tokave.

Programi i Qeverisë së Nolit përmbante:

1-Çrrënjosjen e feudalizmit.

2-Përmirësimin e kushteve në bujqësi ndoshta duke bërë një “reformë” agrare sipas “modelit” të tij.

3-Forcimin e autoritetit të shtetit.

4-Çarmatimin e popullsisë.

5-Organizimin e sistemit arsimor.

6-Futjen e Kapitalit të huaj etj.

Ky program qe ambicioz dhe shumë i parakohshëm për shoqërinë shqiptare dhe për më tepër për klasën politike heterogjene e cila u pozicionua kundra tij… Ndër shkaqet e dështimit të tij, Noli e thekson shumë këtë fakt… Pavarësisht vështirësive Noli në një kohë afër 6 mujore, arriti të:

1-Bënte disa reforma në arsim.

2-Bëri disa përpjekje për reforma në drejtësi.

3-Përmirësoj disa ligje në legjistacion.

4-Bëri një politikë të jashtme por nuk pati rezultat. E akuzuan si bolshevik pasi kishte ardhur në pushtet me revolucion…

Më 24 dhjetor 1924 Qeveria e Nolit ra. Disa nga shkaqet e dështimit qenë:

1-Humbi besimin e fshatarësisë pasi nuk arriti të bëjë reformën agrare që u kishte premtuar atyre.

2-Dështimi i tij për të bërë të mundur njohjen e Qeverisë prej shteteve të tjera.

3-Ndërhyrja e jashtme e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe mbështetja e Zogut prej saj.

4-Nuk mundi të bëjë zgjedhje të përgjithshme, që të fitonte ndoshta, dhe ta bënte qeverinë të ligjshme.

5-Nuk arriti të bëjë reformat e duhura.

6-Pati një qeveri heterogjene.

7-Nuk arriti që të zbuste diferencat e mëdha ekonomike dhe përmirësonte nivelin në mënyrën e jetesës së shtresave shoqërore të kohës

8-Përpjekjet për të vendosur marrdhënie diplomatike me BS patën një ndikim negativ. Pavarësisht dështimit të Revolucionit të Qershorit në shumë tregues të tij, mund të themi se ai pati dhe vlerat e tij. Ky është mendimi im i palëkundur. Kjo gjë më ka motivuar në vite për ti shpjeguar me zell këto tema mësimore deri tek ardhja e kundërrevolucionit zogian. Noli dhe Zogu janë shkolla të kundërta…

Parë dhe vlerësuar në këndvështrim e përgjithshëm mund të themi se Noli është një figurë me përmasa të madha kombëtare.  Filozofia e tij sot do të apelonte:

1-Të rikthehet autoqefalia kishës shqiptare.

2-Të respektohen fqinjët por mos tu bëhet asnjë lëshim atyre.

3-Të mos lejohet asnjë coptim i ri i Kosovës.

4-Të ketë një unitet dhe bashkëpunim    mbarshqiptar.

5-Të mos lejohet dëmtimi i gjuhës standarte shqipe.

6-Të gjithë politikanët në trevat shqiptare të bashkëpunojnë për çështjen shqiptare dhe të udhëhiqen nga interesi i madh kombëtar.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 27.02.2022

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok