08/10/2024

Agresioni rus në Ukrainë dhe përgjegjësit e projektit për ndarjen e Kosovës!

0

Nga Enver Bytyçi

Para katër vitesh nisi fushata e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ishte shkurti i vitit 2018 kur këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, lëshoi deklaratën për “një kompromis të dhimbshëm të Kosovës në dialogun me Serbinë”! Ajo deklaratë erdhi në atë kohë kur Hashim Thaçi u pajtua me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiq për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Më vonë ish-presidenti i Kosovës doli hapur në publik për kompromisin me territore me Serbinë me skemën “Le ta heqim qafe Serbinë e ta largojmë atë nga Kosova! T’ia japim Veriun”, thoshte Thaçi!

Kjo skemë mashtruese pro-serbe dhe pro-ruse u përdor në javët e fundit nga mbeturinat thaçiste për dy arsye: Së pari, se ata mendojnë se po i vjen fundi bisedimeve Kosovë-Serbi dhe se arritja e një marrëveshjeje midis palëve do e varroste idenë e ndryshimit të kufijve. Së dyti, sepse shohin te kërcënimi dhe pushtimi rus të Ukrainës shansin për të bërë edhe njëherë presion që qeveria e Albin Kurtit të pranojë ndarjen e Kosovës.

Skema e shkëmbimit të territoreve, ndryshimit të kufijve dhe ndarjes sëe Kosovës është mbështetur fuqishëm nga kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama. Por ai personalisht nuk ka folur për këtë në publikun shqiptar. Sipas dëshmive të personaliteteve europiane, ai e ka propozuar i pari opsionin e ndarjes së Kosovës, pasi është takuar disa herë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ndekaq Rama është treguar i kujdesshëm në deklarimet e tij. Por ama ai mori në mbrojtje publike të gjithë aktorët politikë shqiptarë që punuan për ndryshimin e kufijve dhe sulmoi me gjuhën e rrugëve mbrojtësit e territorit të Kosovës. Ai është përçarësi më i madh në historinë politike të shqiptarëve! Historia i ka regjistruar përçarjet e tij anti-shqiptare e pro-serbe, përfshirë dhe deklarimet e tij në nëntor 2018 në Pejë!

Ndërkaq ajo që po ndodh sot në Ukrainë dhe agresioni i Vladimir Putin kundër një vendi sovran, dëshmon sesa të rëndësishëm janë territori dhe kufijtë për shtetet dhe kombet europiane dhe më gjerë. Megjithatë për të ndryshuar kufijtë e Kosovës ish-presidenti Hashim Thaçi u takua para tri-katër vitesh edhe me prsidentin rus Putin.  Më pas deklaroi se “Kosova nuk ka pasur kurrë armiqësi me Rusinë” dhe e falenderoi presidentin Putin për mbështetjen e tij për ndarjen e Kosovës. Nëse do të kishte ndodhur kjo, sot Hitleri i shekullit XXI do ta kishte ndezur Ballkanin Perendimor në të njëjtën masë si edhe Ukrainen. Kjo ishte arsyeja e vetme pse Putin mbështetjen për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës të propozuar si paketë nga Thaçi, Vuçiq dhe Edi Rama. Ky zhvillim I para pak viteve është rast i mrekullueshëm studimor për shkenctarët për të hulumtuar faktin se si një president shqiptar i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë u bënë partnerë të Vladimir Putin në një aventurë që legjitimonte veprimet ushtarake të Moskës së sotme kundër një vendi të lirë e të pavarur, si Ukraina!

Ndarja e Kosovës u inicua nga dy liderë të çmendur e të papërgjegjshëm shqiptarë. Ndërkohë atë opsion e përkrahën të gjithë politikanët anti-europianë dhe pro-rusë të Europës e madje në SHBA.  Ishin shefi i ekzekutivit hungarez, Viktor Orban, kryeministri slloven, Janez Jansha, ish-kryeministri austriak, Sabastian Kurz, ministrja e tij e Jashtme, Karin Kneissl, Frederica Mogherini, John Bolton, apo presidenti çek e të tjerë që përkrahën në forma të ndryshme ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Fatmirësisht ky projekt përfundoi në qelinë e Hagës!

Nëse do të kishte një marrëveshje me ndarjen e Kosovës, sot pas sulmeve ruse kundër Ukrainës do të kishte ndodhur shpërbërja e menjëhershme e Bosnjë-Hercegovinës dhe zhbërja e shtetësisë së Malit të Zi. Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi do të shërbente si alibi i këtyre zhvillimeve. Aksioni i parë politiko-ushtarak për hegjomoninë ruse do shfaqej kërcënueshëm në shkallën më të lartë në Ballkanin Perendimor. Nuk është për t’u çuditur se ata që dje ishin pro ndryshimit të këtyre kufijve, sot janë zërat më pak kritikë për ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë. Dhe kjo nuk është rastësi. Ka një lidhje direkte midis përpjekjeve për ndarjen e Kosovës dhe luftës ruse për ndarjen e Ukrainës. Kishte një interes të drejtpërdrejtë të Vladimir Putin për këtë opsion dhe bazuar në këtë interes Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe të tjerë opsionistë anti-Kosovë rendën pas presidentit diktator të Moskës!

Sot jemi në situatën që kërcënohet jo vetëm Ballkani Perendimor dhe Europa Perendimore, por gjithë kontinenti europian.

Fatmirësisht Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në rajon janë komodë dhe në të drejtën e tyre të kundërshtojnë agresionin e Vladimit Putin në Ukrainë, si parakusht për të parandaluar hegjenominë e Rusisë në rajonin tonë. Mjafton ky argument për të denoncuar autorët e ndryshimit të kufijve dhe për të nderuar ata që mbrojtën me çfarë mundën territoret ballkanike, veçmas territorin e Kosovës!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok