16/11/2024

Një dreq i madh në mesin tonë

0

Shkruan Fahri Xharra

Kombi ynë nuk   guxon të zbehet,  të dobësohet,  të shuhet,  të humbet gjallërinë,  forcën,  freskinë,  që   të  mos venitet nga ndjenjat .  Kombi ynë duhet që  të ruan ende njomësinë e freskinë,  të mos venitet . Të  mbetet lule e pavenitur !

Kombi ynë nuk guxon që të humb   shëndetin,  forcën,  gjallërinë,  freskinë, të është në gjendje të mirë si edhe më parë, të mbet    pavenitur deri në moshë të thyer. Kombi nuk ka moshë !

Shikojeni,  kombi  ynë  duket i lodhur,  i lodhur nga një punë e rëndë,  nga një udhëtim i gjatë Ai shpreh lodhje. Me pamje të lodhur. Me fytyrë, me sy të lodhur. Me zë të lodhur.

Kombi ynë është mërzitur shumë,  e ka humbur durimin e qëndresën;   është thyer shpirtërisht dhe e ka lëshuar veten. Është i lodhur  nga pritja,  nga zhurmat . Është i lodhur nga jeta.

Kombi ynë të duket  i fikur. I shuar,  si zjarri i fikur . Me drita të fikura  nuk punon më,  është i shuar. Me motor të fikur.    E shihni që është shumë i lodhur,  i këputur; gati si i vdekur; i mekur,  me zë të fikur,  me sy të fikur, me zemër të fikur.  Shumë i varfër,  i këputur.

Kombi  është i  hutuar nga  shumëkush a nga shumëçka,    nuk kupton se ç’bëhet e s’di se ku është;  i janë marrë mendtë nga  shumëkush a nga  shumëçka,  e ka humbur toruan,  i trullosur,  i habitur shumë përpara dikujt a diçkaje,  i shastisur. Kombi ynë  mbeti i hutuar.

Mos o zot,  por kombi na është molepsur, ka marrë   sëmundje nga një tjetër,    ka marrë mikrobe,   është molepsur. Është bërë   si kafshë e molepsur  si ujërat e molepsura,  si ajri  i molepsur.

I gjori ka marrë vese,  të meta shumë të dëmshme;   është ndikuar a është prekur nga ideologjia e huaja  të këqija,  të fëlliqura (në sjellje,  në të folur etj.);është i infektuar.  Kemi arritur në një shoqëri të molepsur   me njeri të molepsur.

Kombit tonë i ka humbi ngjyra, era .  E ka humbur bukurinë, gjallërinë,  shpejtësinë . Humbi forcën, fuqinë,  peshën e lartësinë . Ka humbur në peshë. Humbi kujtesën, arsyen e gjykimin. I ka  humbur vrulli gjallëria,  shpejtësia,  forca,  Humbi shijen për shumëçka. Humbi durimin, gjakftohtësinë . Humbi guximin, trimërinë,  besimin . Humbi nderin. Humbi vigjilencën. E ka humbur besimi në vetvete. Kënga e tij humbi dalëngadalë në largësi.

Kombi  ynë është dhënë shumë pas diçkaje,  përqendrohet i tëri në diçka dhe s’kujtohet më

Kombi ynë ka rënë në gjumë .Humbi fare  e humbi krejt . Pse e ka humbur kështu?

Por,  jo !

“Se Zoti vet e tha me gojë,

Që kombe shuhen përmbi dhè,

Po,  Shqiptaria do të rrojë,

Për të,  për të  do luftojmë ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok