16/04/2024

Cili është qëllimi i vërtetë i misionarit e militantit të Partisë Demokratike të Kosovës z. Elmi Reçica në vizitat e tij në Mergatën Shqiptare në Evropë?

0

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Ka disa muaj që militanti i PDK z. Elmi Reçica sipas instruksioneve të komisarëve të partisë bredh poshtë e lartë nëpër Evropë duke kontaktuar me pjesëtarë të Mergatës Shqiptare në këto shtete gjoja “për të shtrirë aktivitetin partiak tek Mergata Shqiptare në interes të Republikës së Kosovës”! Por, e vërteta qëndron dikund tjetër. Ky emisar që vepron në emër të PDK-së nuk bën asgjë tjetër pos që mundohet ta përtërijë aktivitetin e Partisë si motër-të LDK-së në vitet e 90-ta duke krijuar fondin e “Trepërqindëshit” në dobi të Qeverisë së Bukoshit për të cilin fond opinioni e di fare mirë si u  shfrytëzua më mirë të them si u “shkërdhye” nga Bukoshi me të tjerët që i mbante rreth vetës e as njëherë në dobi të Kosovës! Qëllimi i vërtetë i militantit të PDK-së z. Reçica është ta përqaj aq sa të jetë e mundur Mergatën Shqiptare si dhe të propogandojë për aq sa mundet që Mergata Shqiptare të mos i përgjigjet Qeverisë së Republikës së Kosovës për iniciativën tepër të çmuar duke krijuar “Fondin e Sigurisë”, i cili do të shfrytëzohet për nevojat e Ushtrisë të Republikës së Kosovës. Por, fatbardhsisht sot Mergata Shqiptare e Kosovës kudo në botë është mirë e organizuar e mësuar nga përvoja e kaluar e veprimit destruktiv të partive politike në dëm të interesit madhor të Çeshtjes Shqiptare ende e pa zgjidhur nuk do të rreshtohet kurrë nën ëmbrellën e ndonj partie politike, por do të jetë e angashuar si deri me tash të ndihmojë popullin shqiptar dhe shtetet shqiptare në realizimin e aspiratave të mijëra dëshmorëve të lirisë, që ky vizion i shjenjt të realizohet në kohën e duhur. Sipas informacioneve të dhëna ky “emisar” e militant i PDK-së, në misionin e tij përqarës e antikombëtar, deri tani askund nuk ka mundur ti tuboi më shumë se dhjetë Mergimtarë, kryesisht familjarë, miq e farefisnorë. Misioni i tij do të dështojë me turp. Mergata Shqiptare kudo në perëndim ka stad zhvillimi kombëtar në nivel më të lartë se çdo parti politike që vepron në Kosovë. Mergimtarët Shqiptarë nuk do të duhej ti lejojnë “veprimtarët” destruktivë, të cilësdo partie politike qofshin ata, ti fusin hundët duke tentuar ta përqajnë Diasporën Shqiptare të mrekullueshme e cila gjithmonë deri tash ishte në veprim të plotë të interesave kombëtare shqiptare. z.Reçica ani pse i turpëruar më mirë do të ishte të kthehej në Parlamentin e Kosovës aty ku e ka vendin si deputet, të veprojë me çiltërsi në realizimin e detyrave të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës e ti lej rehat Mergimtarët Shqiptarë në hallet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok