04/10/2024

NJË DOKUMENT I RËNDËSISHËM PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË SË KOSOVËS QË ËSHTË RUAJTUR NË  ARKIVIN QENDROR TË SHQIPËRISË, MË 1958, TIRANË[1]

0

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha & Prof. Dr. Tefik Basha

Në nëntor 2004, kisha shkuar në Tiranë për të hulumtuar për disa dokumente të Lëvizjes Ilegale Patriotike Shqiptare, por që kishin të bënin edhe me Shqipërinë e viteve 1945 e këndej. Pas një pune të gjatë hulumtuese, gjeta shumë dokumente që më hynin në punë për librin ”Të burgosurit politik shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1945-1989”. Punëtoret e arkivit ishin shumë të përkushtuar për punën që bënin dhe na ndihmonin pa pritua. Duke shfletuar dokumentet e shumta në një kuti gjeta edhe dosjet e të arratisurve shqiptarë nga Kosova që kishin ikur nga barbaria serbe e jugosllave duke u strehuar në Shqipëri. Temë trajtimi nuk kisha emigrantet nga Kosova, por në moment mu duk sfiduese që të iu lëshoi një sy dokumenteve. Dokumentet ishin të ruajtura mirë dhe vërtet ishin të mirëseardhura për mua. E dija se, po qese i siguroi këto dokumente Tefikut, bashkëshortit tim do i hynin në punë për ndonjë studim të mëvonshëm. I ndava ato dhe i porosita që të mi fotokopjonin, ngase atëherë ishte e vetmja mënyrë për ti marr me vete.

E tani pas ca viteve, po i shfletonim dhe na u duk me shumë interes që disa nga ato ti botonim kështu si janë, pa asnjë intervenim eventual qoftë gjuhësor apo përmbajtjesorë.

“Mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi”[2]

Artikulli i botuar në gazetën “Bashkimi” me   9 shtator 1958, me titullin “Politika nacional- shoveniste e revizioniste jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi”, krijoi një shqetësim ne qarqet qeveritare te Jugosllavisë. Kjo vihet re nga zhurma dhe çpifjet qe ngriti gazeta “Politika” e Beogradit kundra vendit tone. Ajo akuzoi politikën e partisë sonë si shoviniste dhe artikullin e “Bashkimit” si nji kushtrim per nji kryengritje te shqiptarëve  vendas te këtyre krahinave.-

Artikulli i gazetës s’one “Bashkimi” ishte e qartë dhe s’kishte asnjë qellim veç se të vinte ne dukje gjendjen juridike te këtyre te popullsisë shqiptare dhe Jugosllavinë titiste dhe barbarizmat qe bëhen ne kurriz te saje ne frymën e barabartë me ato te Serbisë dhe të Jugosllavisë se vjetër. Te quash politikën tone shoviniste për shkak te këtij artikulli është absurde.-

Partia dhe populli jone e urrejnë shovinizmin, sepse ne jemi për bashkëpunim dhe marrëdhëniet reciproke te mira me të gjitha vendet dhe sidomos me fqinjët tanë. Këtë e vërteton vetëm fakti qe minoritetet e ndryshme gëzojnë te drejta te barabarta ne vendin tonë dhe kanë kudo shkollat e tyre. Fakti është dhe se Qeveria  e jonë gjer më sot se ka ngritur asnjëherë zënë te kërkoi aneksimin e vendeve krejt shqiptare te ndodhura jashtë kufijve tona.-

Ne i mbajmë mentë mirë kërkesat e bujshme qe beri Jugosllavia për aneksimin e vendeve kroate e sllovene te okupuara nga Italia fashiste, dhe  e përkrahem politikën e saj si një e drejt e çdo populli qe do te bashkohet me atdheun e vet, porse po te marrësh raportin e popullsisë te popujve jugosllave qe ndodheshin jashtë kufijve te atëhershëm me popullsinë jugosllave nuk ka asnjë krahasim me atë te popullsisë tonë qe ndodhet në Jugosllavi. Del pra pyetja se vallë çfarë qëndrimi do te mbante Titua dhe klika e tij kundrejt një fqinji, sidomos kur ata te trajtoheshin ne atë mënyrë barbare, siç vuanin vëllezërit tone në Jugosllavi? Përgjigja ashtë e thjesht, ata do te shkruanin shumë më tepër volume librash e broshurash se  ne rastin e minoriteteve të Italisë, do të hidhnin çështjen ne lidhjen e kombeve dhe me se fundi do te kishin ndërhyrë dhe me forcë. Tani vihet pyetja se çfarë ka bërë Partia dhe Qeveria jonë ne këtë drejtim qe gazeta  “Politika” e quan politikën tonë shoviniste?

Pallavrat e serbomëdhenjve, qe e quanin Kosovën ton “Stara Serbija” s’pinë më ujë, sepse një Serbi e tillë e s’ka ekzistuar asnjëherë në këto vende. Populli i jonë është autokton ne Kosovë si dhe mbi pjesën me te madhe  te Jugosllavisë. Historia e thotë qartë se ndërsa sllavet futen në vendet tona aty nga shekulli i VII i erës sonë, ne kemi derdhur djersë e gjak ne këto vende disa shekuj më para tyre. Me gjithë këtë ne e shohim absurde te gjykojmë te drejtat e popujve mbi token e tyre duke u bazuar në historinë e vjetër.-

Ne marsin e vitit 1933 shkencëtari jugosllav S. Stojanoviq shkruante në revistën shkencore jugosllave “Prilozi proucavanje narodne poezije” ne volumin e parë të vitit të dytë se gjerë më 1500 nuk ka asnjë gjurmë historike serbe në Kosovë, pra kur paska ekzistuar atje një “Stara Serbija” kaq e vjetër. Këtë vend si dhe gjithë Shqipërinë edhe një pjesë të Greqisë e shkelën serbët në kohën e dinastisë se Dushanit, qe smbajti veç se disa dhjeta vjet. Shprehja “Stara Serbija” pra s’ka asnjë baze historike dhe u shpik nga mesi i shekullit XIX për të shërbyer për qëllimet e tyre ekspansioniste ne damë të Shqipërisë.-

Një sqarim të qartë mbi shpërndarjen e popujve të Ballkanit mbi siujdhesën e tyre na jep harta etnografike e H. Kiepertit, e botuar në Berlin ne maj 1876. Sipas kësaj harte populli i jonë shtrihej për sa i përket kufirit verior ne Perëndim përtej Tivarit dhe Podgoricës, në veri mbi Novi Pazar dhe mbi Nishin, Leskovacin, Vranjen, Yskyp, Perlep, Manastir e Follorin. Në Perëndim dhe në Veri shtrirja e popullit tonë është në formë kompakte, ndërsa duke filluar nga Yskypi gjerë në Follorine ekziston një përzierje e madhe me popullin bullgar.

Shifrat e para mbi përbërjen numerike te këtyre popullsive i gjejmë ne Memorandumin mbi shqiptaret e konsullit te Austrisë F. Lipik, qe i adreson shtetit austriak me 20 qershor 1877. Sipas këtyre te dhënave del se pjesa e tokave te Kosovës dhe Maqedonisë qe prek në Memorandumin e tij kishte këtë popullsi:

Popullsia e përgjithshme         957.100 frymë                                                   100.0

Prej këtyre janë :

Shqiptarë                           457.400 “                                                             47,8

Serb                                   240.200 ”                                                             25,1

Bullgaret                           193.000 “                                                             20,2

Muhamedan të përzier    26,500 “                                                              2, 7

Jevgj muhamedan            19,000 “                                                             2,0

Çekreze                              14,000 “                                                              1,4

Vlleh ortodoksë                  2,500 “                                                                0,3

Jevgj ortodokës                  2,500 “                                                              0,3

Izraelite                              2. 000 “                                                              0,2

Duke u nisur nga fakti se pjesa më e madhe e muhamedanëve te përzier dhe e jevgjve muhamedan dhe të gjithë vllehëve ortodoksë kanë qenë me origjinë shqiptare, popullsia e jonë e këtyre viseve duhet te ketë qene afërsisht 480.000, apo diçka më shumë se 50.0%. Në  vllehet ortodoksë përfshihen ata te Prizrenit qe kanë origjinën e tyre nga Voskopoja e Korçës.-

Në këtë popullsi nuk përfshihet një pjesë e madhe e Maqedonisë siç janë Gostivari, Reka, Presheva, Kërçova, Manastiri, Ohri, Perlepi dhe Resnja, popullsia e të cilave vende do ta rriste edhe me numrin e shqiptarëve dhe të bullgarëve.-

Sipas regjistrimit të popullsisë te viteve 1908-1909 qe beri Turqia rezultonte kjo popullsi ne Kosovë dhe Maqedoni.-

Popullsia e përgjithshme                        1.287.600 frymë,                           100.0

Prej këtyre ishin :

Shqiptarë                                    777.200“                                                   60,4

Bullgar                                        268.000”                                                   20,8

Serbë                                           158.100“                                                   12,3

Vlleh                                               41.800“                                                      3,2

Kombësi të tjera                         42.500“                                                     3,3

Ne këto të dhëna nuk përfshihen disa vende te Kosovës se Veriut afër Nishit, gjë qe benë te bjerë numri i popullsisë serbe dhe një pjesë e vogël e popullsisë shqiptare. Këtu rritet edhe numri i vllehve, mbasi përfshihen edhe ata te vendeve te ndryshme te Maqedonisë qe s’kanë origjinë shqiptare.

-Gjatë luftës botërore te parë autoritetet ushtarake te imperatorisë austriake bene një regjistrim te popullsisë te vendeve te okupuara prej tyre siç janë: Guxija, Peja, Gjakova, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina, Gjilani, Tetova dhe Presheva. Nga ky regjistrim dollisë nder këto vende rronte ne atë kohë kjo popullsi:

Popullsia e përgjithshme             556.100 frymë                                          100,0

Prej këtyre ishin:

Shqiptarë                                   384.700 “                                                     69,2

Serbë                                          113.900 “                                                     20,5

Bullgare                                       21.100 “                                                        3.8

Turq                                                19.300 “                                                          3,4

Kombësi të tjera                          17.100 “                                                        3,1

Për sqarimin e mirë te çështjes te kombësive të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të shërbente shumë mirë regjistrimi i popullsisë qe bëri Jugosllavia në vitin 1921, porse ky nuk u botua sipas përbërjes së popullsisë për qëllimet e errëta te tyre. Nga ky regjistrim del se popullsia e Jugosllavisë jugore ndahej sipas besimeve si vijon:

Popullsia e përgjithshme             1.476.700 frymë                                             100,0

Prej këtyre ishin:

Pravosllave (ortodokse)                       739.300                                            50,1

Muhamedane                                         711.500                                         48,2

Katolike                                                     8.300                                           1,2

Të tjera besime                                           7.600                                             0,5

Nga këto te dhëna s’mund te formohet asnjë ide mbi përbërjen kombëtare te këtij vendi.-

Në broshurën përkujtimore (Spomenica), te 25 vjetorit të çlirimit te Jugosllavisë Jugore (2912-1937) te redaktuar nga Aleks Ivanoviqi, që u botua me 1937 ne Ysqyp shtrembërohen poshtërsisht të dhënat e regjistrimit te viti 1921 si vijon:

Popullsia e përgjithshme                        1.476.700 frymë                                  100,0

Prej këtyre thuhet se kanë qenë:

Serbe                                                     878.600  “                                          59,5

Shqiptare                                              417.000  “                                          28,2

Turq                                                     148.000  “                                          10.1

Kombësi të tjera                                    39.100  “                                             2,2

Fryma e përpilimit të kësaj pasqyre tregon paturpësinë e redaktorit shovinist ne shtrembërimin e pa shpirt te se vërtetës. Këtu dalin këto pyetje:

1/ Nga u ngrit numri i popullsisë serbe ne 833.000 frymë?

2/ Ku u futen te 711.500 mahamedan dhe te 18.300 katoliket?

3/ Ku vajti popullsia bullgare e këtyre vendeve apo mos u përfshi ne te 33.100 frymët me kombësi te tjera?

Qe qarqet qeveritare të atëhershme nuk guxuan te dalin sheshit zyrtarisht me pasqyrën si mbas kombësive te kësaj popullsie, vjen sepse nga gropëzimi qe ata i kanë bere sigurisht këtij regjistrimi, popullsia jugosllave dilte ne minoritetet dhe kishin frikë mos e merrte vesh popullsia e shtypur e këtyre e këtyre vendeve dhe shtetet fqinje te interesuara si Shqipëria dhe Bullgaria. Për këtë qellim lejuan ata qe te dilte një shovinist privat e te shtrembëronte te vërteten.-

Komiteti Mysliman (Ulema mexhlisi) i Shkupit botoi me 1941 kalendarin e tij te vitit 1941 ne Sarajevë dhe në faqen 24 dha këto shifra statistikore mbi përbërjen e popullsisë te vitit 1939 për Jugosllavin Jugore.

Popullsia e Përgjithshme                    1.566.970 frymë                                      100,0

Prej këtyre ishin:

Muhamedan                               833.110   “                                                  53,2

Të tjera besime                           733.860  “                                                 46,8

Popullsia Muhamedane ndahej edhe sipas kombësive dhe rretheve dhe nga kjo ndarje rezultonte sa vijon:

Muhamedan gjithsejtë                              833.110 frymë                                  100,0

Prej këtyre ishin :

Shqiptare                                              733.570  “                                          88,1

Shqiptarë e sllavë të përzier               86.600  “                                          10,4

Shqiptarë e turq të përzier                 12.940  “                                             1,5

Po të ndahen te 99.540 shqiptaret muhamedan te përzier ne raportin qe kanë shqiptaret e thjeshte mbi popullsinë e përgjithshme muhamedane, atëherë rreth 87.6% te gjithë muhamedanëve. Ne si besojmë kësaj përllogaritjeje dhe jemi të mendimit se nuk gabojmë sikur te marrim 95,0 te numrit te muhamedanëve si shqiptare pra vetëm rreth 791.500 te numrit te përgjithshëm te popullsisë, duke konsideruar si muhamedane kombësish te tjera 41.610 frymë apo 41,4% te muhamedanëve shqiptarë te përzier?-

Nga kjo përllogaris del se nga popullsia e përgjithshme e Jugosllavisë Jugore e vitit 1939, 50,5% ishin Shqiptarë muhamedan, pa marrë fare parasysh pjesën ortodokse dhe katolike te popullsisë tonë te atjeshme.

Me 1942 italianet bene një regjistrim te popullsisë te vendeve te Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi qe okupoheshin nga ana e tyre. Nga ky regjistrim daullen këto te dhëna mbi popullsinë e këtyre vendeve.

Popullsia e përgjithshme                                           792.420 frymë                  100,0

Prej këtyre ishin:

Shqiptare                                                              591.700  “                          74,7

Serbe                                                                     125.390  “                          15,8

Bullgare                                                                    72.430  “                             9,1

Kombësi të tjera                                                        2.900  “                             0,4

Sipas besimeve dhe gjuhës qe flisnin popullsia shqiptare përbehej si vijon:

Shqiptare gjithsej                                                       591.700 frymë                   100,0

Prej këtyre:

Muhamedane                                                    542.890  “                            91,8

-Flisnin shqip                                                    538.550  “

-Flisnin gjuhë të tjera                                           4.340  “

  1. b) katolike                                                                   640  “                                4,8
  2. c) Ortodokse                                                                170  “                                3,4

Se si dominon popullsia shqiptare ne këto vende, flasin vet shifrat dhe s’ka nevojë të komentohen. E keqja është se s’kemi njoftime për pjesën tjetër të Jugosllavisë, qe u okupua nga fuqitë e tjera, ku hynë shumë vende me popullsi te thjesht shqiptare.-

Regjistrimi i vitit 1953 i Jugosllavisë nxjerr në dritë sikur ne gjithë Jugosllavinë te rronin ne ato vite vetëm 752.000 shqiptare te shpërndarë si vijon:

-Ne Serbi                                                                                                  362.000

-Ne Maqedoni                                                                                         164.000

-Ne Malin e Zi                                                                                           23.000

-Ne Bosnje e Hercegovinë                                                                           1.000

-Ne Kroaci                                                               1.000 dhe disa në Slloveni

Ky numër na vene në dyshim sepse sipas shifrave te dhëna me lart, nga burimet e ndryshme, del qe ne te kemi pasur me 1908-1909 (shih regjistrimin e Turqisë), 777.200 shqiptare pa përfshirë pjesën e Nishit. Me 1939, sipas kalendarit te Komunitetit Mysliman te Shkupit duhet te kemi pasur 791.500 muhamedan shqiptarë, pra si ashtë e mundur te ketë zbritur numri i popullsisë shqiptare kaq poshtë? Kjo rrjedhë nga  qe qeveria jugosllave s’heq dore nga shovinizmi i serbo-mëdhenjve. Një pjesë te madhe te popullsisë tonë ata vazhdojnë ta quajnë turke, për shkak te besimit qe ka, kështu ve ne dukje se me 1953 ndodheshin ne Jugosllavi akoma edhe 254.000 turq te ndarë si vijon:

Ne Serbi (Kosovë)                                                                                            53.000

Ne Maqedoni                                                                                          200.000

Ne vende të tjera                                                                                         1.000

Nga të dhënat e Komunitetit Mysliman te Shkupit dilte se rreth 95% te myslimanëve te këtyre vendeve janë shqiptarë, pse nga ky numër i turqve bien mbi 241.000 shqiptarë, kështu qe vetëm me ketë korrigjim, gabimi rritet popullsia shqiptare me 993.000 frymë.-

Një korrigjim i dytë duhet bere duke futur ne ketë numër të paktën edhe te 49.000 katoliket e ortodokset qe rezultuan si shqiptarë nga regjistrimi i Italisë dhe qe si te krishterë janë lënë sigurisht jashtë kësaj llogarie. Kështu popullsia jonë ne Jugosllavi duhet te ketë qene me 1953 te paktën 1.033.000 frymë, qe është baras me 79.4% te popullsisë te këtij viti qe ndodhej brenda kufijve të R.P. te Shqipërisë

Ne raport me popullsinë jugosllave do të ishte njësoj sikur ne një shtet fqinjë te Jugosllavisë te rronin te shtypur mbi 13.440.000 jugosllave.-

[1] Ky dokument flet, për demaskimin dhe shtrembërimin permanent për  të dhënat  e numrit të popullsisë shqiptare në të gjitha periudhat e regjistrimeve të popullsisë, në ish- federatën jugosllave dhe dokumenti botohet pa asnjë ndërhyrje.

[2] Arkivi Qendror i Shqipërisë- AQSH, f.495, v.1958, d.142

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok