Teuta-Lezhe2

Nga Paulin Zefi

Eventi më i rëndësishëm kulturor i këtij viti në Lezhë dhe në mbarë Hapësirën Shqiptare.

Sot inauguruam statujën monumentale të Mbretëreshës Teuta (231–228 p.K.), të vendosur në “Ballkonin Panoramik”, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin. Kjo vepër monumentale është një dhuratë e çmuar e Fondacionit “Shqipëria Tjetër”, me President Z.Marin Mema, dhe është realizuar nga skulptori Julian Muçollari. Personi që e solli Teutën në Lezhë është Paulin Zefi dhe personi që përzgjodhi vendndodhjen: Pjerin Ndreu. Financimi i statujës është mundësuar nga shqiptarët e zakonshëm, të cilët iu përgjigjën me bujari nismës së Marin Memës për mbledhjen e fondit. Ndërsa, Bashkia Lezhë ka financuar ndërtimin e piedestalit të statujës dhe ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth, duke krijuar një pikë të re identitare, kulturore dhe turistike për Lezhën dhe Shqipërinë Veriperëndimore.

Urojmë që ky projekt madhështor të shërbejë si një shembull frymëzues për të gjitha bashkitë dhe qytetet e tjera shqiptare, për ta pasuruar hapësirën publike me vepra monumentale që nderojnë historinë, kulturën dhe figurat e shquara të parardhësve tanë të lavdishëm, Ilirëve!

Teuta jonë tashmë qëndron me shumë hijeshi mbi “Rânën e Hèdhun”, pranë Rrugës Shëngjin-Velipojë, si një dëshmi e gjallë e kujtesës sonë historike dhe e lidhjes së Lezhës me trashëgiminë e lashtë ilire.

Një kryevepër arti për sot dhe një simbol i jashtëzakonshëm për brezat që do të vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok