Një bust apo statujë edhe për mbretëreshën arbërore Donika Arianiti – Kastrioti

0

Nga Gjon Keka

Deri më sot janë ngritur buste të kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti i cili udhëhoqi suksesshëm shtetin e Arbërit deri në vdekjen e tij duke e bërë atë të famshëm anë e mbanë botës,

Por, ne si duket kemi harruar, se një pjese të kësaj periudhe qeverisës,vendin e udhëhoqi edhe bashkëshortja e tij Donika në mënyrë tepër të suksesshme.

Prandaj,duke ditur këtë dhe meritën e saj të madhe, do të ishte e udhës që edhe kësaj mbretëreshe arbërore t’i bëhet një bust apo statujë ashtu sikur iu është bërë deri më sot edhe Gjergj Kastriotit.

Ky do të ishte një vlerësim për këtë grua fisnike arbërore e cila e udhëhoqi Arbërinë në kohën me sfiduese duke e mbajtë në binarë të sigurtë mbretërinë e Gjergj Kastriotit kur ai ishte në vizita të ndryshme jashtë vendit.

Bustet nuk janë krijuar vetëm për herojnë me veshje burrash ,por edhe për heroina sikur që ishte Donika Kastrioti dhe shumë heroina të kombit tonë iliro-arbëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok