Mrizi i djajve në tokat tona, një dreq i madh në mesin tonë

0

Shkruan: Fahri XHARRA

Kam rënë në dy mendje dhe kurrsesi të largohem nga mendimi se në mesin tonë ka hyrë një dreq. Por nuk e po e di se a është po ai dreqi i kohës së Fishtës apo i biri apo nipi i tij. Por. sidoqoftë ai po e bën punën e tij prej djalli: dhe na ka futur të keqën në mesin tonë .

Më të interesuara janë institucionet t ‘ashtuquajtura kombëtare të shohin vetën në ndonjë “flash”televiziv , ose ndonjë like në fcb se sa të merren me çështjet madhore të kombit. “Një here vjen vera kah dera! “ thotë një falë popullore. Por këtë verë nuk po e shohim si të tillë , e unë po e shoh në shkrimet turke, greke e sidomos serbe që po mundohen të krijojnë “stuhinë dhe tajfune” në mendjen dhe trurin dhe nuk po lejojnë që të piqen frytet e mbara të asaj vere të pritur me qindra vjet .Sepse ata i kapur frika nga kjo verë e jona.. Një dreq i madh ka hyr në mesin tonë !

Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, që ketë tokë të Perendís, Trashigim, q` na la i Pari, Trashigim s’i a lên ai fmís- kishte për të thënë Fishta .

“Duke u nisur nga parimet e “ Nacertanjes” së Garashninit , në verën e vitit 1849 u aprovua “ kushtetuta e propagandës politike “ e cila duhet të jetësohet në tokat “ sllavo-turke ‘ sipas së cilës Bosna , Hercegovina, Mali i Zi, Serbija jugore ( Kosova fxh). sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bulgaria jug-perëndimore, Da;macia dhe deri tek kufiri kroato-slloven të bëhet një tërësi “(Zef Mirdita : Albanci u svjetlosti vanjske politike Serbije )

Në njërën anë “Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )

Dhe japi përgjigjeje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë kthyer pushkën amerikanëve “

“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam drejtësinë , dhe jemi të vetmit që jemi viktima të drejtësisë “ – thonë serbët.

Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellë dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sa   të gjitha luftërat qe i kanë pasur !!!!! Imagjinoni “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbia janë marrë mbi 40 vagonë hekurudhor të materialit arkivor” .( Fahri Xharra , e-verteta-serbe-dhe-vuajtjet-e-tyre)

Në anën tjtër : “- Albanci nikada nisu postojali kao jedinstveni narod, vec ih je narodom inacijom ucinio austrougarski dvor, ujedinio razlicita plemena, sacinio jedan jezik i sve to potpomogao novcem kako bi, pre svega, smanjili srpski uticaj i težnju ka oslobadanju svih srpskih zemalja od kojih se dobar deo tada nalazio pod vlašcu Austrougara.( TAJNI BECKI SPISI UKAZUJU: Austrougarska stvorila Albance kao naciju da oslabi Srbiju i Rusiju! )

Sa keq që shumica nuk po e kupton se çka shkruan në mbi këtë fjali. Jo për filozofinë e shkrimit por mosnjohjen e gjuhës . Punë e madhe ! Nuk është e thënë të gjithë ta dinë gjuhën më armike të kombit tonë , por të gjithë  ta dinë se çka po na përgatisin ata , të kësaj gjuheje..

Ne grindemi ndër veti , të keqen e kemi në mesin tonë.

E djaj ‘t punojnë në dëmin tonë . Marre!

Mrizi i djajve, tokat shqiptare :” Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë popull i njësuar , por këta i bëri oborri mbretëror Austro-hungarez., ku i bashkoi disa fise të përçara ndër veti, iu bëri një dhe me para të madhe e ndihmonte çështjen e zvogëlimit të ndikimit serb dhe e të rriste kërkesën për çlirimin e “tokave serbe “ ( thonjëzat fxh) që atëherë ishin ndër Austrohungarinë.” (“Uticaj Austrougarske imperije na stvaranje albanske nacije (1896-1908)” .

Sa është kjo e vërtetë ? Shumë bile . Po sot ? po derdhen para të majme që të rritet ndikimi serbo-turk në mohimin e vetvetes shqiptare.

.Historianja bullgare , Teodora Toleva (1968-2011) , na paska lënë një dokument shokues për ne , tezën e doktoraturës së saj “ Ndikimi i Austrohungarisë në formimin e kombit shqiptar (1896-1908)” ., të bazuara në shënimet shumë e shumë sekrete të Arkivës Mbretërore në Vjenë .

Ku është qëllimi i këtij libri? Që të pendohet bota për të mirat që ia ka bërë popullit shqiptar, e kuptuam ? Jo , se dreqin e kemi brenda .

Bile e shkruar edhe më ashpër , “ Austria e krijoi KOMBIN shqiptar në vitin 1912 “ – nga shqiptarët e mrizit të djajve vetëm heshtje !!

“ Koeficienit i l shkrim-leximit nuk i kalon 2 %.. Shqiptarët nuk kanë njohuri dhe krenari kombëtare. nuk tregojnë as solidaritet dhe nuk punojnë në ngritjen e ndjenjës kombëtare. Sipas kësaj, në fillin e shek.XX nuk egziston tekombi shqiptar “   shkruan -Dr. Toleva.

Po na çka bëjmë ? kërkojmë të na njeh bota . Ish i madhi i Kosovës pati thënë “ Nuk kemi nevojë të lobojmë, mjafton që na ka njohtë Amerika” nuk ia kuptoja qëllimin aso kohe.

Sot qytete të tëra e ndërrojmë etninë, shahemi se kush më shumë ka qenë UDB-ash, gjejmë qime në ve tek së cilit që mundohet të thotë një fjalë të mirë për kombin.“ Koeficienti i shkrim-leximit nuk i kalonte 2 %.. Shqiptarët nuk kanë njohuri dhe krenari kombëtare. nuk tregojnë as solidaritet dhe nuk punojnë në ngritjen e ndjenjës kombëtare. Sipas kësaj, në fillin e shek.XX nuk ekzistonte kombi shqiptar “ ) Dr. Toleva – E vërtetë për analfabetizmin tonë të asaj kohe !

Po sot, kemi analfabetizëm politik  të cilin e shohim në çdo mbrëmje në të gjitha televizionet shqiptare. I lavdërojmë ata që i ka dënuar historia , si ata të para 70-8o viteve por edhe këta të sotmit.

Sa kemi njohuri se çka flitet për ne ? Angazhohemi me të madhe për personat që kanë punuar shumë – me rezultatin XERO.

Bujku e punon arën por ia siguron drithin familjes për një vit E pse jo, pse mos të jemi mrizi i zanave , ashtu si e thoshte Gjergj Fishta ?

Fahri Xharra,11.02.22

Gjakovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok