Ngrihuni o njerëz të mirë,  vendit tonë t’i dalim Zot!

0
Vladimir-Shyti1

Nga Vladimir Shyti

Për të jetuar populli ynë mësoi; o Perëndi na zgjatni fundin! Në të kundërt, mendonim se jeta nuk mësohet. Parandjenja e një ekzistence të epërme për ne popullin puntorë e luftarak vlen më tepër se çdo llojë percepitimi dhe përvoje ndjenjash. Atë çka nuk u jep gjenia e tyre, ne nuk e kemi. Marrim pjesën e tyre vetëm nga forca rrezatuese e saj. E lejojnë veten të fuqizohen e zgjerohen vetëm nga brenda, nga ndjesia e shndrruar në zjarrë. Elementi tyre bëhet zjarri dhe flaka si veprimtari, ku kjo zjarrmëni që në dukje i lartëson, por, që i ka gllabëruar plotësisht jetën e tyre. Sikur zotëron më fortë mbi ta një jetesë varfërie në bukurinë e tyre dhe bukuri në varfërinë e fatit të vet. Megjithatë breznitë ndryshojnë në dekada të njëpasnjëshme, sidomos rinia. ”Elementi i zjarrtë” të cilët bëhen promotorët e parë të përpjekjeve për ndryshimet e fatit të popullit të tyre.

Rinia puntore dhe studentore shqiptare ka drejtuar popullin e vet shumë më herët ndërvite. Historia është hershme, por kujtoi këtu;luftën e dytë botërore, ku ngriti çetat e para çlirimtare dhe populli e ndoqi nga pas deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Gjithashtu edhe në revolucionin për shkatrrimin e shtetit komunist dhe, në shumë probleme që kanë pësuar deri më sot nga mafiozët që kanë pushtuar e mbajnë peng shtetin tonë. Ku, në programet e tyre demoniake, krejt kundër ndaj jetës bëhen përherë e më të vrullshëm me një pamje të natyrshme para popullit, por rinia tashmë e ardhur edhe nga emigrimi nuk e la popullin e vet në qiellin e fatit. Ata mësuan tragjizmin dhe varfërinë e thellë të jetës shqiptare, ndaj dhe pushtuan sheshet për protesta. Besën ia dhanë Gjergjë Kastriotit në sheshin e madh të betejës paqësore, që po habit tërë botën e qytetruar. Dallgët e zemrave u shkumëzojnë aq fortë sa shpirti tyre rinor është ngritur kundër një shkëmbi të shurdhët, fati.

Në këto moment të zymtë, të entuziasmuar, të bindur vijojnë protestën me përkrahjen jo të plotë në sheshe, por simpatizantë e ndjekës në ekranet televizive, ku dhe këto të fundit të cunguara. Nëse drejtësia me shpirtin do të ishin hyjnore e mohuar nga jeta, paqe nuk e gjen atje poshtë, por lufta e shenjtë të mbledhur tok për qëllimin e caktuar çdo njeri vetes.

Qeveria, e cila kontrollon gjithçka në vend si hyjneshat e fatit të shqiptarëve nuk do të munden më, të mbajnë fillin e hollë, që torrën me të egërsinë e ligjëve:tani në duart e bashkuar të popullit do të ndrijnë gërshërët. Kohën e lirisë së vërtetë e solli rinia, tashmë mbetet bashkimi rreth tyre. Në popullin tonë, edhe më e shtrenjta e gjërave nuk po arrin të ngjitet trupërisht:nuk ka atë forcë të mjaftueshme për të nxjerrë dobi nga përvoja jetësore europiane, por gjithnjë të vetëm sonambul, ëndërrimintar, si njerëz që ecin mbi re. Ndaj thirrja si piskamë që vjen edhe nga malet e lartë është: bashkimi sa më i shpejtë me rininë tonë heroike, me studentët e mençur, puntorë e intelektual të shporrim këtë shtetë që udhëhiqet nga mafija e oligarkët e pangopur!Flakni tutje pragun e fatit dhe me krenari rrëmbeni armët e rezistencës paqësore!Ngrihuni o njerëz të mirë, Atëdheut t’i dalim Zotë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok