PROF. DOC. VANGJEL MELO-PERSONALITET DHE PEDAGOG I SHQUAR NË FAKULTETIN E GJEOLOGJI-MINIERA NË USHT (UPT) TIRANË

0
Vangjel-Melo

Nga Gani S. Pllana, Prishtinë

Prof. doc. Vangjel Melo lindi më 4 mars1930 në Terovë të Korçës. Arsimimin e mesëm e mbaroi në Tiranë (Politeknikumin “7 Nëntori”, sot shkolla “Harry Fultz”) me Medalje të Artë. Studimet pesëvjeçare i filloi në vitin 1952; dy vitet e para i kreu në Odesë (ish-BRSS) kurse tri vitet tjera në Universitetin Lomonosov të Moskës dhe i përfundoi në vitin 1957 me diplomë të shkëlqyer.

Prof. doc. Vangjel Melo në vitin 1957 u emërua pedagog dhe përgjegjës katedre në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në USHT, dhe punoi deri sa u pensionua më 1990. Pas daljes në pension punoi disa vite si pedagog i jashtëm në UPT dhe vazhdoi punën e tij kërkimore shkencore dhe botuese deri në vitin 2008.

Prof. doc. Vangjel Melo hartoi programet mësimore dhe zhvilloi mësimdhënien (leksione, seminare, ushtrime, ekspedita mësimore e kërkimore në terren) në Universitetin e Tiranës (në Degën e Gjeologjisë, të Gjeofizikës dhe në Degën e Gjeografisë) në disiplinat e gjeoshkencave, si: “Gjeotektonikë”, “Gjeologji strukturore”, “Gjeodinamikë” dhe “Gjeomorfologji”. Për këto disiplina themelore për gjeologët ai botoi dhe tekstet mësimore përkatëse për herë të parë në gjuhën shqipe.

Në bazë të punës me studentë në USHT dhe projekteve të rëndësishme në fushën Gjeologji-Miniera fitoi titullin “Docent”.

Veprimtaria profesionale e prof. doc. Vangjel Melos

Veprimtaria profesionale e prof. doc. Vangjel Melos lidhet me fushat e mëparshme:

  •       Hartëzim gjeologjik;
  •       Studime tektonike;
  •       Kërkim i mineraleve;
  •       Analizë strukturore e formacioneve gjeologjike.

Prof. doc. Vangjel Melo si mësimdhënës për shumë breza studentësh

Prof. doc. Vangjel Melo ka dhënë mësim për shumë breza studentësh të degëve:

  •       Gjeologji;
  •       Gjeologji e Naftës;
  •       Gjeologji Kërkimi;
  •       Miniera.

Fushat kryesore të studimit të prof. doc. Vangjel Melos

Veprimtaria shkencore e prof. doc. Vangjel Melos është përqendruar në fushat:

  •       Gjeologji strukturore;
  •       Tektonikë;
  •       Gjeotektonikë;
  •       Strukturat deformuese të kores së Tokës;
  •       Evolucioni tektonik të Shqipërisë;
  •       Interpretim i prerjeve gjeologjike;
  •       Hartëzim strukturor;
  •       Metodat e rilevimit gjeologjik.

Prof. doc. Vangjel Melo si titullar dhe bashkëtitullar i lëndëve mësimore

Punimet e prof. doc. Vangjel Melos lidhen ngushtë me interpretimin strukturor të zonave tektonike shqiptare dhe me metodikën e punimeve gjeologjike, si:

  •       Tektonika;
  •       Gjeologjia Strukturore;
  •       Bazat e Gjeologjisë;
  •       Tektonika dhe Rilevime t Gjeologjike;
  •       Ushtrime praktike të gjeologjisë strukturore;
  •       Praktikat mësimore në terren.

Kontributi i prof. doc. Vangjel Melos në zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri

Veprimtaria profesionale dhe shkencore e prof. doc. Vangjel Melos ka patur ndikim në zhvillimin e arsimit universitar dhe të kërkimit gjeologjik në Shqipëri, kontribuoi në:

  •       Ngritjen e laboratorëve të mësimdhënies;
  •       Organizimin e praktikave gjeologjike;
  •       Hartimin e programeve universitare;
  •       Përgatitjen e literaturës në gjuhën shqipe;
  •       Formimin e brezave të rinj të gjeologëve;
  •       Studimin e strukturave tektonike shqiptare;
  •       analizën e deformimeve gjeologjike;
  •       përgatitjen e hartave strukturore;
  •       studimet rajonale;
  •       metodikën e mësimdhënies së tektonikës.

Gjatë karrierës prof. doc. Vangjel Melo ka bashkëpunuar me pedagogë e studiues të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, si: Petro Çili; Dhimitër Gjenerali; Shyqyri Aliaj dhe specialistë të tjerë të Institutit të Studimeve Gjeologjike.

Njohuri të gjuhëve të huaja: rusisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht.

Vizita e gjeologut francez në Shqipëri

Në vitin 1967 kur gjeologu francez me reputacion të lartë në Europë dhe në Botë prof. J. Obueni (Aubouin), Akademik i Francës, e vizitoi për herë të parë Shqipërinë, në leksionin e hapur publik në sallën e madhe të Universitetit të sotëm Politeknik deklaroi për prof. oc. VangjelMelon, se: “Teza e Profesor Melo-s –siç tha ai-është e vërtetë se në malin e Korabit takohen formacione gjeologjike të vjetra të mbihipura në formacione më të reja në moshë…”. Për herë të parë vërtetohej nga gjeologët shqiptarë teoria e mbihipjeve. Ky ishte një miratim i padiskutueshëm i një laure doktorate që e konfirmonte akademiku francez.

Prof. doc. Vangjel Melo themelues i trajtimit shkencor të disiplinave dhe të dukurive të gjeologjisë krahinore e veçanërisht të tektonikës

Prof. doc. Vangjel Melo, mes gjeologëve shqiptarë, ishte një ndër të parët, që hodhi themelet e trajtimit shkencor të disiplinave dhe të dukurive të gjeologjisë krahinore e veçanërisht të tektonikës. Me imagjinatën e tij të zhdërvjelltë dhe krijuese Prof. Melo përfytyroi lëvizjet e brendshme të tokës, forcat aktive brenda saj në qindra miliona vjet dhe reflektimin e veprimit të tyre në konfigurimin morfologjik të trevave të ndryshme dhe të Albanideve. Më së miri kjo është pasqyruar në monografitë e profesorit, ku spikat origjinaliteti si produkt i një pune e njohje të hollësishme të terrenit, të cilin autori e shkeli pëllëmbë pas pëllëmbe. Ndër to vlen të përmenden:

  •       “Strukturat e thella të korës së tokës” (1983);
  •       ” Ndërtimi dhe zhvillimi gjeotektonik i Albanideve” (1986);
  •       “Mbi paleosforcimet në shkëputje të zonave të ndryshme tektonike të Shqipërisë, dinamika e vijës bregdetare të vendit bazuar në hartat topo-foto ajrore në tarracat detare dhe shkëputjet bregdetare” (2002).

Prof. doc. Vangjel Melo për gjeografët ka shkruar monografinë: “Gjeografia fizike e Shqipërisë”.

Veprimtaria botuese e prof. doc. Vangjel Melos

Prof. doc. Vangjel Melo ka botuar si autor dhe bashkautor një sërë tekstesh universitare dhe artikujsh me vlerë e origjinalitet në revista shkencore të vendit dhe europiane. Me këto botime hodhi themelet e trajtimit shkencor të disiplinave dhe të dukurive të gjeologjisë krahinore e veçanërisht të tektonikës. Nga disa revista të huaja, ai kishte kërkesa të vazhdueshme për bashkëpunim. Ndër punimet shkencore më të spikatura (monografi dhe artikuj shkencorë) të prof. doc. Vangjel Melo-s, në disa raste dhe me bashkautorë, të cilave u referohen shumë studiues e gjeologë. Në vazhdim po i paraqesim disa nga botimet e tij:

Monografi për strukturat tektonike të Shqipërisë

  1.     “Marrëdhëniet gjeologjike të sekuencës flishoidale numulitike me depozitimet e mbishtrira në zonën e Korrabit” (1966);
  2.    “Gjeologjia dhe tektonika e njësisë të Gramozit në sektorin Helmës-Shtikë-Kozel dhe marrëdhëniet me zonën e Mirditës” (1973);
  3.    “Gjuha flishore Peshkopi-Labinot dhe mendimet për vendosjen paleotektonike dhe tektonike të saj” (1982);
  4.    “Mbulesa tektonike në sektorin Lezhë-Milot të nënzonës Krasta” (1984);
  5.    “Tektonika mbihipëse dhe mbulesore në Albanide” (1985);
  6.    ” Tektonika mbihipëse dhe mbulesore në strukturën gjeologjike të Albanideve” (1990, 1991);
  7.    “Dritaret tektonike të zonave të jashtme në rajonin lindor të Albanideve”, 1990, 1991;
  8.    “Struktura tektonike e Shqipërisë, që shoqërohet me një hartë të zonimit tektonik të Shqipërisë” (2000).

Tekste universitare

  1.     Melo, V.; Ivana, A.: “Rilevimet gjeologjike dhe gjeomorfologjia”, Tipi i materialit: Set Botuar: Tiranë [s.n.].
  2.    Melo, V. (autor dhe redaktor): “Kartografia gjeologjike”, Botues: Dega e Botimeve të Universitetit, Tiranë, 1958.
  3.    Melo, V.: “Gjeoteknika”, Botues: Dega e Botimeve të Universitetit, Tiranë, 1964.
  4.    Melo, V.: “Gjeoteknika e thyerjet e thella dislokacionet tektonike dhe hipotezat tektogjene”: Botues: Dega e Botimeve të Universitetit, Tiranë, 1967.
  5.    Melo, V.: “Instruksion mbi përpilimin e projekt-kursit në lëndën e gjeologjisë strukturale”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1969.
  6.    Melo, V.; Çili, P.: “Teknika dhe rilevimi: rilevimet gjeologjike”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1972.
  7.    Melo, V.: “Përmbledhje ushtrimesh në tektonikë”, Botues: Dega e Botimeve të Universitetit të Tiranës, Tiranë, 1973 (ribotim 1981).
  8.    Melo, V.; Çili, P.; Gjenerali, Dh.: “Tektonika dhe rilevimet: strukturat elementare të korës tokësore”, Botues: Dega e Botimeve të Universitetit të Tiranës, Tiranë, 1972 (ribotim 1983, 1985).
  9.    Melo, V.; Aliaj, Sh.; Sulstarova, E.: “Tektonika dhe rilevimet. Strukturat e thella të kores tokësore. Gjeosinklinalet. Platformat. Oqeanet: ndërtimi zhvillimi dhe prejardhja e tyre”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1981 (ribotim1983).

10.Melo, V.: “Përmbledhje ushtrimesh në gjeologjinë strukturale”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1983.

  1. Melo, V.; Çili, P.: “Tektonika dhe rilevimet: rilevimet gjeologjike”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  2. Melo, V.: “Gjeologji strukturore-gjeotektonikë: ndërtimi dhe zhvillimi gjeotektonik i Albanideve”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1986.
  3. Konomi, N.; Melo, V.: “Udhëzues për punën praktike në gjeologjinë inxhinierike: dega e Ndërtimit dhe e Hidroteknikës”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  4. Melo, V.: “Përmbledhje ushtrimesh në gjeologjinë strukturore”: për degët gjeologji-gjeofizikë të viti të dytë, Botues: SHBLU, Tiranë, 1988.
  5. Melo, V.; Aliaj, Sh.; Sulstarova, E.: “Gjeologjia strukturore gjeotektonike”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1990.
  6. Melo, V.; Prifti, K.: “Udhëzues dhe detyra në punët praktike të bazave të gjeologjisë”, Botues: SHBLU, Tiranë, 1990.
  7. Qiriazi, P.; Sala, S.; Melo, V.: “Ekosistemet karstike të Shqipërisë”, Botues: “Fan Noli”, Tiranë, 1999.

18.Melo, V.; Çili, P.; Gjenerali, Dh.: “Tektonika dhe rilevimet: struktura elementare të kores tokësore”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1977 (ribotim 1981).

  1. Melo, V.; Çili, P.; Gjenerali, Dh.: “Gjeologjia strukturore-gjeotektonika”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  2.                   Melo, V.; Kanani, J.; Dodona, E.: “Udhëheqës i praktikës mësimore në terren në gjeologjinë strkturore dhe në rilevimet gjeologjike”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1986.

Kumtesa

  1.     Melo, V.: Sesioni shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave të Universitetit të Tiranës, në “Permbledhje Studimesh”, Nr. 4, f. 139-140, Tiranë, 1983.
  2.    Pumo, E.; Melo, V.: “Studimet gjeologjike krahinore bazë për përfytyrimin hapësinor të vendosjes së vendburimeve të mineraleve të dobishme” (Referuar ne sesionin shkencor të UT), Tiranë, 1986.
  3.    Melo, V.; Aliaj, Sh.; Xhafa, Z.; Yzeiri, D.; Shima, G.: “Tektonika mbihypëse e mbulesore Albanidet”: Kumtesë në Konferencën Kombëtare të Gjeologjisë, Tiranë, 1985.

Harta-Grup autorësh

  1.     Grup autorësh: “Harta Gjeologjike e Shqipërisë. Shk. 1:200000”, Tiranë, 1984.
  2.    Grup autorësh: “Harta Tektonike e Shqipërisë. Shk. 1:200000’’, Tiranë, 1985.
  3.    Grup autorësh: “Harta Neotektonike e Shqipërisë. Shk. 1:200000”, Tiranë, 1996.
  4.    Grup autorësh: “Harta Gjeologjike e Shqipërisë. Shk. 1:200000”, Tiranë, 2002.
  5.    Grup autorësh: “Harta Neotektonike e Shqipërisë. Shk. 1:200000”, Tiranë, 2018.

Artikuj shkencorë

  1.     Melo, V.: “Pasqyrimi i lëvizjeve neotektonike në ndërtimin e terracave të Shkumbinit në sektorin Elbasan-Peqin”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 2, Tiranë, 1961.
  2.    Melo, V.: “Tarracat e vjetra të lashta aluviale-proluviale të Drinit të Zi dhe historia e zhvillimit tektonik të tij”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 4, Tiranë,1964.
  3.    Melo, V.; Dodona, E.: “Mbi praninë e serisë efuzivo-sedimentare të jurasikut të sipërm dhe mbi shfaqjen e një mospajtimi të theksuar këndor paraoligoceniko-akuitanian në rajonin Polenë-Voskopojë”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 4, Tiranë,1965.
  4.    Melo, V.: “Marrdhëniet gjeologjike të trashësisë flishoidale numulitike”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 1, Tiranë,1966.
  5.    Melo, V.; Dodona, E.: “Mbi një transgresion të Titonian-Beriasianit në zonën e Mirditës”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 1, Tiranë,1967.
  6.    Melo, V.: “Mbi praninë e silurian-devonianit në zonën e Korabit (1)”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 4, Tiranë,1969.
  7.    Melo, V.: “Mbi praninë e silurian-devonianit në zonën e Korabit (2)”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 2, Tiranë,1970.
  8.    Melo, V.; Kote, Dh.; Dodona, E.: “Mbi transgresionin e beriasianit në rajonin e Xhuxhës (zona e Mirditës)”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 4, Tiranë,1971.
  9.    Melo, V.; etj.: “Gjeologjia dhe tektonika e njësisë së Gramozit në sektorin Helmes-Shtike-Kozel dhe marrëdhëniet me zonën e Mirditës”, Buletin i USHT, Seria e shkencave natyrore, Nr. 4, Tiranë,1973.

10.Melo, V.; Shallo, M.; Kote, Dh.; etj.:” Probleme të gjeologjisë së pjesës verilindore të Shqipërisë (Albanideve veriore)”, në “Përmbledhje Studimesh”, Nr. 2, Tiranë,1974.

  1. Melo, V.; Kanani, J.: “Flishi i hershëm i kretakut në strukturat karbonatore të njësisë së Krastës për sektorin e Qafështamës dhe morfologjia e tyre (1)”, “Përmbledhje Studimesh”, Nr. 3, Tiranë,1978.
  2. Melo, V.; Kanani, J.: “Flishi i hershëm i kretakut në strukturat karbonatore të njësise së Krastës për sektorin e Qafeshtamës dhe morfologjia e tyre (2)”, në “Përmbledhje Studimesh”, Nr. 4, 1978.
  3. Melo, V.; Kanani, J.: “Mbi marrëdhëniet e flisheve në gjuhën flishore të Shëngjergj-Dibrës dhe diskutime mbi natyrën tektonike të saj, të dritares së Okshtunit dhe të strukturës tektonikombulesore të Muzhaqit”, në “Përmbledhje Studimesh”, Nr. 2, Tiranë, 1979.
  4. Melo, V.: “Masivet e gëlqerorëve triasike në sektorin Qerret-Mirakë dhe marrëdhëniet me formacionet e poshtështruara”, në “Përmbledhje Studimesh”, Nr. 2, Tiranë,1980.
  5. Melo, V.; Kanani, J.: “Flishi i hershëm i kretakut në strukturat karbonatore të njësisë së Krastës për sektorin e Qafështamës dhe morfologjia e tyre”, në “Përmbledhje Studimesh”, Nr. 2, Tiranë,1980.
  6. Melo, V.: “Përhapja e flisheve në gjuhën flishore të Peshkopi-Labinotit dhe mendime lidhur me vendosjen paleogjeografike e tektonike të saj”, Buletin i Shkencave Gjeologjike, Nr. 2, Tiranë,1982.
  7. Aliaj, Sh., Melo, V.: “Disa tipare të evolucionit morfotektonik të relievit në vendin tone”, në “Studime Gjeografike”, Nr. 2, Tiranë, 1987.

18.Melo, V.; Shallo, M.; Aliaj, Sh.; Xhomo, A.; Bakia, H.: “Tektonika mbihipëse e mbulesore në strukturën gjeologjike të Albanideve”, Buletin i Shkencave Gjeologjike, Nr. 1, f. 7-20, Tiranë, 1991.

  1. Melo, V.; Aliaj, Sh.; Kodra, A.; Xhomo, A.; Naço, P.; Lula, F.; Gjata, K.; Hoxha, V.: “Dritare tektonike të zonave të jashtëme në rajonet lindore të Albanideve”, Buletini i Shkencave Gjeologjike, Nr. 1, f. 21-29, 1991.
  2.                   Melo, V.; Kanani, J.; Murati, V.: “Tektonika mbihipëse e mbulesore në Shqipëri nëpërmjet filmit”, Buletin i Shkencave Gjeologjike, Nr. 1, f. 30-32, Tiranë, 1991.
  3. Lula, E.; Melo, V.; Durmishi, C.; Qorri, A.: “Kink bands and chevron folds characteristics of the saranda anticline. Estimation of the ’Melo geologist’s mosaic’ south-western Albania”, Buletin i Shkencave Gjeologjike, Nr. 2, f. 15-18, Tiranë, 2014.
  4.                    Durmishi, C.; Melo, V.; Daja, Sh.; Qorri, A.: “A general overview on the geological, geodynamic and geoenvorinmental unit of the Albanian coastal area”, Buletin i Shkencave Gjeologjike, Nr. 2, f. 278-281, Tiranë, 2014.
  5.                    Melo, V.: “Grabeni i Pogradecit (Ohrit) dhe pragu tektonik Qafa e Plloçës-Çëravës (Analizë morfostrukturore dhe kinematikje)”, Burimi: “Studime gjeografike”;
  6.                    Hyseni, A.; Mlo, V.; Mukeli, P.; Sorel, D.: “Thyerjet active në ballin e Orogjenit shqiptar”, Brimi: “Nafta shqiptare”, revistë e Korporatës së naftës Albpetrol.

Monografi me bashkautorë

  1.     Shalla, M.; Vranai, A.; Melo, V.; Gjata, Th.:” Material fushor i mbledhur gjatë vitit 1978 në sektorin e Vermoshit”, Tiranë, 1978.
  2.    Melo, V.: “Ndërtimi dhe zhvillimi gjeoteknik i Albanideve”, Botues: UT Fakulteti Gjeologji Miniera Tiranë, 1986.
  3.    Aliaj Sh.; Melo, V.; Hyseni, A.; Skrami, J.; Mehillka, Ll.; Muço, B.; Sulstarova, E.; Prifti, K.; Pashko, P.; Prillo, S.: “Struktura neotektonike dhe evolucioni gjeodinamik i saj. Tekst i hartës neotektonoke të Shqipërisë në shkallën 1:200000”, Tiranë, 1996.
  4.    Qiriazi, P.; Sala, S.; Melo, V.; Bego, F.; Laçi, S.: “Karst ecosistems of Albania”, Tiranë, 1999.
  5.    Ostrosi, B.; Grazhdani, A.; Tershana, A.; Melo, V.; Vaso, P.: (1999). “Mineralet Industriale të Shqipërisë”, 581f., Botues: UPT Fakulteti i Gjeologjisë e Minierave, Tiranë, 1999.
  6.    Hyseni, A.; Melo, V.:” The geodynamics of new movements in Albania and their influence in resources and environment”. National programmer for research development, “Toena”, Tirana, 2000.
  7.    Xhomo, A.; Kodra, A.; Dimo, Ll.; Xhafa, Z.; Nazaj, Sh.; Nakuçi, V.; Yzeiraj, D.; Shallo, M.; Vranaj, A.; Melo, V.: “Geological map of Albania”. Geological Survey of Albania, pp. 117 –121, Tiorana, 2002.
  8.    Vranaj, A.; Melo, V.; Kodra, A.; Bakalli, F.; Meço, S.: “Geology of Albania”. Text of geological map of Albania scale 1:200.000 (in Albanian), Tirana, 2002.

Prof. doc. Vangjel Melo udhëheqës shkencor për mbrojtje të disertacioneve

Naço, Petraq: “Teknogjeneza dhe perspektiva naftë-gazmbajtëse e nënzonës tektonike Krasta”: disertacion pë marrtjen e gradës shkencore “Doktor”; udhëheqës shkencor: Vangjel Melo dhe F. Diamanti, Botuar: Fier [s.n.], 1999.

Prof. doc. Vangjel Melo (djathas) me kolegun prof. dr. Arqile Teta

Përfundim

Prof. doc. Vangjel Melo ka qenë një nga figurat më të spikatura për aftësitë profesionale shkencore, botimet e shumta dhe punën e palodhur në terren, në fushën e gjeo-shkencave të Gjeologjisë Shqiptare; pedagog dhe studiues i shquar në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit të Tiranës. Ai i përket brezit të parë të pedagogëve shqiptarë që kontribuan në ngritjen dhe konsolidimin e arsimit universitar në fushën e gjeologjisë pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitin 1957. Për disa dekada ai zhvilloi një veprimtari intensive pedagogjike dhe shkencore, duke marrë pjesë në përgatitjen e kuadrove të gjeologjisë dhe të industrisë minerare shqiptare

Prof. doc. Vangjel Melo lëvroi kryesisht disiplinën e vështirë dhe teorike siç është (në emërtimin e përgjithshëm) gjeologjia krahinore e në mënyrë më të ngushtë ai u bë me kalimin e viteve tektonisti më i shquar i Albanideve dhe më gjerë. Në këtë fushë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në gjeologjinë shqiptare gjeologët e mëdhenj të huaj të shekullit të kaluar, si: F.B. Nopça (Nopsca), E. Novak, Zh. Burkar (J. Bourcart) dhe mbi të gjithë Stanisllav Zuber-i me hartën e tij të famshme” Harta Tektonike e Shqipërisë” në shkallën 1:400 000? (viti 1942). Pikërisht hartat dhe hipotezat që lanë këta korifej prof. Vangjel Melo-ja jo vetëm pati guximin t’i cekë e t’i lëvrojë, por me talentin dhe aftësitë e tij i zhvilloi, i konfiguroi e i përsosi më tej duke plotësuar boshllëqe dhe mangësi duke e bërë kështu me vërtetësi më të plotë gjeologjinë krahinore të Shqipërisë.

Prof. doc. Vangjel Melo do të mbetet në historinë e Gjeologjisë Shqiptare për idetë, tezat e hipotezat e tij për ndërtimin gjeologjik të Shqipërisë për zhvillimin dhe praninë e një tektonike tepër të ndërlikuar në evolucionin gjeologjik 550 milion vjet. Botimet e tij janë origjinale e të ilustruara me dukuri gjeologjike shqiptare, unikale ku gërshetohet organikisht praktika me interpretimet teorike. Ai ishte bashkautor në botimin e të gjitha hartave madhore të gjeoshkencave të Shqipërisë; si në atë Gjeologjike, Tektonike, Neotektonike, Gjeomorfologjike, Sizmike, Gjeologo-Inxhinerike. Kjo u arrit nga puna konkrete disa dhjetëvjeçare në terren, nga interpretimet me kompetencë shkencore të dukurive gjeologjike dhe nga bashkëpunimi korrekt me kolegët. Kontribut shkencor me kompetencë dhe autoritet profesional ai ka si bashkautor dhe në disiplinat e tjera gjeologjike: si në atë të petrografisë, gjeokimisë, paleontologjisë, gjeofizikës. Karakteri dhe profili i prof. doc. Vangjel Melos në punë dhe në jetë ishte tepër origjinal, i veçantë, madje dhe me shumë kundërshti. Por formimi i tij, kultura profesionale, puna dhe karakteri këmbëngulës e çonin atë në konkluzione dhe teza gjeologjike jo vetëm të guximshme e të thëna përherë të parë nga ai me origjinalitet dhe bindje të plotë si specialisti më i kualifikuari i fushës.

Prof. doc. Vangjel Melo edhe pas daljes në pension nuk e ndërpreu asnjë çast aktivitetin pedagogjik e kërkimor-shkencor. Ai vazhdoi të punojë me të njëjtin ritëm e pasion edhe për njëzet e tetë vjet të tjera jo vetëm në auditorë, por dhe në malet, gërxhet, fushat dhe bregdetin e atdheut të tij. Ai ka bërë përgjithësime më të thelluara të studimeve të ndërtimit gjeologo-tektonik të Albanideve, ka botuar dhe ribotuar tekste mësimore të përmirësuara me risi të mbledhura në terren dhe nga literature e huaj gjatë viteve, të cilën e shfrytëzonte në disa gjuhë. Ai integroi në to diskutimet e përvojën e mbledhur në kontaktet me gjeologë të vendit dhe të huaj në forume, konferenca e simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Bibliografia

  1.     Melo, V.; Çili, P.: “Teknika dhe rilevimi: rilevimet gjeologjike”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1972.
  2.    Melo, V.: “Gjeologji strukturore-gjeotektonikë: ndërtimi dhe zhvillimi gjeotektonik i Albanideve”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1986.
  3.    Melo, V.: “Përmbledhje ushtrimesh në gjeologjinë strukturore”: për degët gjeologji-gjeofizikë të viti të dytë, Botues: SHBLU, Tiranë, 1988.
  4.    Melo, V.; Çili, P.; Gjenerali, Dh.: “Tektonika dhe rilevimet: strukturat elementare të kores tokësore dhe tektonika e pllakave”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  5.    Melo, V.; Çili, P.; Gjenerali, Dh.: “Gjeologjia strukturore-gjeotektonika”, Botues: Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1985.
  6.    Buletin i shkencave teknike (1973-1990).
  7.    Teta, A.: “Prof. doc. Vangjel Melo, historia e një personaliteti të shquar shqiptar”, Gazeta shqiptare (në shtesën MILOSAO), 22 shtator 2019, Tiranë, 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok