21/12/2024

Ngjarja e Velipojes eshte me e trishte sesa ngjarja e Gerdecit

0
Enver-Bytyci

Nga Enver Bytyçi

Ngjarja e Velipojes eshte me e trishte sesa ngjarja e Gerdecit. Jo nga numri i viktimave, por per shkak te korrupsionit, qe e shkaktoi ngjarjen e Velipojes. Kater te vraret dhe dy te plagosurit jane pergjegjesi shteterore jo vetem e politicise, por edhe e korrupsionit ne Ministrine e Turizmit! Ne Gerdec gjykata ka provuar pakujdesine dhe shperdorimin e detyres! Madje Gerdeci per mua ishte akt terrorist anti-shqiptar!

Eshte korrupsioni ai qe shkaktoi konfliktin e Velipojes. Kjo duket qarte. Asnje banor i malesise, as i Shkodres dhe as i Velipojes dhe as i Shqiperise nuk konfliktohet, nese ne mes tyre nuk do ekzistonte korrupsioni shteteror, dasia, padrejtesia dhe diskriminimi. Korrupsioni sjell padrejtesi dhe padrejtesia çon ne konflikte.

Korrupsioni sjell diskriminim dhe diskriminimi sjell lufte e kryengritje! Shqiptaret kane jetuar edhe ne varferi dhe nuk kane protestuar e as jane konfliktuar. Por kur atyre u behet padrejtesi, nuk falin!

Padrejtesia ne Velipoje e gjithkund ne kete vend vjen nga korrupsioni shteteror dhe politikat e diskriminimit qe ushtron qeveria e qeverisja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok