09/11/2024

NESËR ËSHTË PROTESTË

0

Nga Xhemal Ahmeti

Gjykimi i UÇK-së është padrejtësi totale, absurd historik, antinjerëzor, antilibertin. Precedent që nuk ka ndodhur kurrë në histori. Dhe s’do të ndodh kurrë që të gjykohet ushtria mbrojtëse e jo ajo krimebërësja. Shqiptarëve u ndodh. Ndryshe nuk do ishion kaq gjatë në robëri e të çarë në plotë shtete të rajonit. Janë specialistë në vetë(për)çarje. Ata që thonë nuk gjykohet Ushtria, por njerëzit e veçantë janë të njëjtës logjikë si ata që thonë nuk gjykohet profeti por feja e tij. Kush mbeti pa u gjykuar nga ata që e bënë dhe udhëhoqën luftën? Pavarësisht se si qeverisi ky apo ai, si qeveris ky që është e ai që do vijë. Kjo nuk luan rolin minimal brenda protestës ndaj kësaj padrejtësie absurde, anti-liri dhe më e keqja është pengmarrëse. Ajo nuk i ka marrë peng vetëM disa njerëz por duke ia kriminalizuar luftë ia kanë burgos edhe lirinë. Ata që e detyruan Kosovën – me kërcënime të rënda – t’ia bëjë vetes këtë gjykatë besoj se do t’u gravohen emrat në histori si keqbërës. Nesër është protestë, shpresoj të dalin sa më shumë, të gjithë. Kosova s’mund të jetë e lirë pa ata që e çliruan atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok