Kryeministri i sotëm i Kosovës është pjellë e një kauze të rreme

0

Nga Ndue Ukaj

Është shumë vështirë ta kuptosh pasionin e vrullshëm me të cilin një pjesë e shqiptarëve stimulojnë dashurinë për udhëheqësin. Në të vërtetë, historia jonë politike kombëtare është e stërmbushur me politikanë koti, me udhëheqës zuzarë dhe prej saj mund të nxjerrësh shumë pak shembuj të mirë e tregime të lavdishme, prandaj edhe kryeministri i sotëm i Kosovës është pjellë e një kauze të rreme, ka ardhë në krye të shtetit me një kauzë shterpe dhe po qeveris me koncepte skajshmërisht të mjera politike, tipike për modelet jo perëndimore, gjë të cilën po e shpërfaq sot në një televizion, pas një shpërfillje më shumë se dy vjeçare që i ka bërë votuesit të Kosovës, medias dhe mendjeve sterile që me pasion e mbrojnë dhe i duartrokasin.

Se Kosova sot udhëhiqet nga një qeveri që nuk ka të bëjë asgjë me koncepte bashkëkohore politike e më së paku me ato perëndimore, kjo tashmë duket qartë dhe po shpërfaqet përditë me arrogancë qeverisëse, sidomos kur shihet pasioni i saj i frikshëm për gjoja drejtësi absolute që për mua ka trajtat e një dëshirë për padrejtësi absolute.

Ajo që më shqetëson është fakti se ka plot mendjerobër që besojnë se Kosovës i duhet Mesia politik. Dhe sa herë mendoj për këtë fenomen shqetësues, më kujtohet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez dhe novela e tij monumentale, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” që është përkthyer në shqip nga Aurel Plasari, ku hasim këtë dialog:

– S’ka ndonjë shpresë për zgjedhje, – tha koloneli.

– Mos u bëni kaq naiv, kolonel, – tha mjeku. –

S’jemi më kalamaj që të presim Mesian.

Me gjasë, një pjesë e shqiptarëve vazhdojnë të kenë sjellje kalamajsh dhe të presin Mesinë, por vendit tonë nuk i duhet asnjë profet politik.

Në historinë shqiptare, më shumë se një shekull më parë, Faik Konica duke i parë këto sjellje foshnjore, thoshte “Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

Vendi ynë sot po vuan jo pse ka armiq e kundërshtarë të jashtëm, por pse mendjet sterile dhe ato me tru sa të peshkut kanë krijuar një kor të frikshëm e të përçartë, ku me gjasë, askush s’e di çka bën e për çka është aty.

Sot qytetarët e vendit tonë, patën mundësi ta shohin se lëvizja e parullave dhe dokrrave patriotike, po tregon se është një histori e trishtë e mashtrimit politik, prandaj edhe nuk ka se si të sjellë lumturi politike për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok