Ne perkujtim te 24 vjetorit te renies per Liri, Heroit te Kosoves Zahir Pajaziti
Nga Keze Kozeta Zylo
Me 31 Janar 1997 eshte dita e renies se Heroit te Kosovës Zahir Pajaziti i cili ra heroikisht per Lirine e saj. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me kriminelet dhe terroristet serbe.
Ndonese tragjedia ka ndodhur realisht ne Kosove dhe ne Shqiperi akoma s’ka dale nje tragjediograf shqiptar te shkruaje tragjedine me te madhe ku te luhet ne skenat me te famshme ne bote per t’u njohur me nga afer me barbarizmin, genocidin dhe tmerret qe shkaktuan fqinjet serbe. Shkrimtari amerikan i mirenjohur i shekullit te 20 -te F. Scott Fitzgerald thote se: “Show me a hero and I’ll write you a tragedy”, qe do te thote me trego nje hero dhe do te shkruaje nje tragjedi, heronjte tane jane para syve shqiptare, por libri i tragjedise “shekspiriane” nga shqiptaret akoma s’eshte shkruar…
I perjetshem kujtimi i Heroit te Kosoves Zahir Pajazitit dhe gjithe te reneve per Lirine dhe Pavaresine e saj!
Ps: Foton e kam marre duke ndaluar per te bere homazhe para bustit te Tij ne Prishtine kur vizitova Kosoven per here te pare ne vitin 2008.