04/11/2024

Albini sot per sot mund te shaloje kuajt e merise, por do te hyje ne histori si i paligjshem

0

Nga Rexhep Shahu

Albin Kurti me zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese ka mundesi te jape mesazhin e madh se ai do te jete garant i ligjshmerise ne Kosove.

Shoh se ka nje tendece per mire qe Albini te falet per vepren penale qe ka bere, ti falet vepra penale qe ka kryer, per hedhjen e gazit lotsjelles qe edhe mund te mbyste ndonje njeri ne sallen e Kuvendit te Kosoves, qe vepra penale e Albinit te mos barazohet me veprat e te tjereve te denuar, se Albini eshte udheheqes, diell e drite qe na shpeton prej territ.

Dakort.

Por atehere duhet ngjallur Oruelli e te ndryshoje librin e tij. Te mos shkruaje se te gjithe jane te barabarte por disa jane me te barabarte se te barabartet. Por te shkruaje se disa jane akoma me te barabarte se te tjeret…

Te mos besojme se do te ndodhe ne Kosove, Ligji jam une…

Une personalisht dua qe Albin Kurti te ofroje siguri maksimale per nje shtet ligjor, ku ne qeverisjen e tij te kollitet Ligji e jo Maliqi.

Por sa po shoh, edhe nese Albini don ta respektoje ligjin, turmat nuk e lejojne, turmat e pranojne dhe e duan ate te shkele ligjin, e duan te paligjshem, e duan te perjashtuar prej ligjeve qe denojne te tjeret. Turmat duan ta krijojne Albinin qe te urrehet e jo Albinin qe ta duan njerzit e ti besojne njerzit.

Une besoj se Albini nuk ka leverdi te shkele ligjin per asnje arsye, dua qe ai te jete modeli i zbatimit te ligjit, dua qe ligji ta kete garant Albinin ne Kosove se ndryshe do te shkruhet neser se te gjithe derrat ne pushtet nje turi kane.

Njerzit e pervecem analfabete totale dhe te dijshem pjeserisht por jo sa per te diktuar me dijet e tyre, dhe turmat masive qe nxjerrin thikat e helmeta deri ne dritaren e fb, dhe te nxisin ta urresh Albinin se duket se ai i udheheq meson e dikton te urrejne e lincojne ata qe kane nje mendim te tyre dhe e thone, guxojne dhe vene ne diskutim e gjykojne vendimin e Gjykastes Kushtetuese, rrethanat dhe vendimin. Mendojne e diktojne qe Gjykata Kushtetuese duhet te beje sic thone ata.

Ne cfare ka ndodhur me Albinin eshte shume e thjeshte. Ai u be kryeminister duke qene me kete denim qe ka mbi supe. Por nuk u ankua askush se nuk i shkoi mendja askujt te ankohej. As Gjykates Kushtetuese nuk i ka shkruar mendja dhe askush nuk i ka cuar nje padi Gjykates Kushtetuese, gjykata nuk vepron kryesisht.

Kur u rrezua qeveria Kurti, Albini nuk ishte dakort. Kur u krijua Qeveria Hoti, Albini nuk ishte dakort dhe gjeti se qeverine Hoti e kishte votuar nje deputet i denuar. Gjykata Kushtetuese mori padi nga Albini e VV dhe ajo gjykate mori vendim te rrezohet qeveria Hoti. U be sic tha e sic deshi Albini. Por ai vendim i Gjykates Kushtetuese te Kosoves, qe ka rrezuar Presidente, krahas rrezimit te qeverise Hoti vendosi normen e ligjin qe asnje njeri i denuar per tre vitet e fundit nuk lejohet te behet deputet. Per rrjedhoje ajo gjykate vetem se nuk e ka shprehur se edhe qeveria Kurti ka qene e paligjshme se Kurti ka qene i denuar.

Albini sot per sot mund te shaloje kuajt e merise, por do te hyje ne histori si i paligjshem. Une nuk besoj se ai e pranon dhe  e ben vete si person paligjshmerine, nuk besoj se ai e shkel ligjin, nuk besoj se ai hyn neper dericka ligji pasi une besoj se eshte nje politikan madh sot dhe nuk e nxene derickat.

Mund te kete fuqi ta shkele e ta shpartalloje e ta ringreje sic don vete Gjykaten Kushtetuese, por ende eshte i pa thare gjaku qe eshte derdhe per ta bere Kosoven shtet te ligjit.

Dhe Rugova nuk meson askend me shkele ligjet e as me tradhetue e me e shite partine, as me ia ble anetaret partise…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok