26/12/2024

Ne e dimë kush jemi!

0
u6_Fahri-Dahri

Nga Fahri Dahri

1.-Fiset epirote, dëshmi e prejardhjes pellazgjike.

Janë shumë autorë, studiues, historianë, me apo pa tituj shkencorë edhe akademikë, të etnisë tonë dhe të huaj, që prej shumë kohësh hedhin teori të ndryshme dhe dyshuese mbi vazhdimësinë ose jo pellazgjike të dardanëve, arbërorëve dhe epirotëve.

Të etur për të “zbuluar” pas’ardhёsit, fletojne  e ç’fletojnë në “lendinat” e sajuara prej greko-romakëve, të cilët me mjeshteri kanë përpunuar gjithçka për të fshehur, harruar dhe mbuluar të vërtetat historike mbi pellazgjinë. Egërsia e tyre, prej frikës së zbulimit të të vërtetave, vitet e fundit pretendojnë dhe deklarojnë edhe ekzistencën historike të ndonjë popullsie pellazgjike.

Të fshehtat e lashtësisë, të Mesjetës, edhe këto të “modernes”, pa dyshim paraqesin vështirësi të ndryshme dhe nuk kthjellohen kollaj. Shëmbëlltira me veprimet në matematikë, me të cilën arrijmë të zbulojmë të fshehtat që fshihen pas numurave të ndryshëm, është një mundësi ndihmuese. Shpesh dëgjojmë, lexojmë, apo kemi mësuar në shkollë të shprehurit edhe në përqindje (%) të shifrave të ndryshme nga ku sigurojmë rezultatin që kërkojmë. E ilustrojmë me një  shembullin:

Në këtë vit shkollor janë rregjistruar 390 nxënës, ose 15% më shumë se viti i shkuar shkollor. Në këto dy shifra, fshihet numri i nxënësave të vitit të kaluar dhe i atyre në vitin e ri, që duhen zbuluar. Nëse mungojnë dijet, ka vështirësi gjetja, kurse me dije, me përvoje dhe me intuitë shifra e fshehur, me disa veprime zbulohet. Në rastin tonë numuri i nxënësve në vitin e kaluar ishte 2.600; ndërsa me shtesën prej 390, ose 15% më shumë, numuri i nxënësve në vitin e ri rezultin 2.990.

Sa i thjeshtë bëhet zbulimi i të fshehtave nëse ka përkushtim dhe dituri për zbulimin e të vërtetave.

Sa i vështirë bëhet zbulimi i ngjarjeve të ndryshme ndër shekuj, të cilat “verbalisht” qarkullojnë brez pas brezi (qoftë dhe si legjenda), por që u janë fshehur, zhdukur provat me anë të luftrave, mashtrimeve, gënjeshtrave dhe shpifjve. Këto të fundit, djallëzira të forta tek “koka” e njerëzimit, që veprojnë me freski edhe në shekullin tonë.

Zbulimet, kohë mbas kohë arrihen nëpërmjet veprimeve që kërkojnë vëmendje, arësyetim, dije (të fituara në shkolle, të mësuara nga të tjerë më të ditur, nga përkushtimi etj,) arrihen që të “padukshmet”, të bëhen të “dukshme”.

Shoqëria njerëzore, për të arrritur në zbulimin e të fshehtave dhe demaskimin e mashtrimeve, ka dhe një aftësi tjetër që gjendet tek “shtatëshja e njeriut”. Një nga tek “shtatëshja” është njeriu – “mbartës paarandjenësor”, ose ndryshe intuitor. Kjo cilësi jep mundësi në zbulimin e të vërtetave me anë të konceptimit, depërtimit në thellësitë historike duke e përfytyruar atë.

Mendoj janë edhe këto mundësi ku duhet të thellohemi në zbulimin e të fshehtave historike. Çdo e fshehtë, është e sigurtë që e ka një strehë pushuese. Kështu ç’farë do fshehje, nënkupton dhe ekzistencën e një vendi, sendi apo mjeti që fshihet (vlonet). Por kjo dhunti depërtuse është “privilegj” i dijetarëve, studjuesave të përkushtuar dhe, siç shprehet populli, “që u pjell mendja”.

Që ne, shqiptarët, jemi pas’ardhës të pellazgjisë, ka argumente të shumta vërtetuese, si prej studjuesve tanë seriozë dhe nga më të shumtët e huaj, por mbi të gjitha kemi disa realitete trashëguese që janë tonat: trojet (gjeografia që nga lashtësia); gjuha (e veçantë dhe më e vjetra); zakonet, antropologjia, ADN-ja, dhe historia, pavarësisht nga prerjet e thella me gërshërat perandorake të përdorura në dymijëvjeçarët e erës së re.

Nuk do ndalem në prejardhjen tonë pellazgjike, mbasi këtë problem, personalisht dhe pa mëdyshje (ndryshe nga disa studjues, historianë dhe akademikë shqiptarë që e dyshojnë këtë fakt) e quaj të mbyllur, të përfunduar në favor të rrënjëve tona që gjënden në pellazgji. Kjo siguri mbështetet edhe tek të qënurit “stërnipër” të fiseve që takoi Straboni në kapërcyellin e erës së vjetër.

Në këtë trajtesë do theksoj një të vërtete të veçantë e cila, në gjykimin tim dhe jo vetëm, konkludon në saktësimin llogjik të qendrimeve ndaj degëzimeve gjuhësore, shkëputjeve të grupnjerëzve nga trungu pellazgjik dhe krijimit të grupime të reja njerëzish, fillimisht popuj të vegjël; më pas në kalimin e grupimeve më të mëdha. Duke i trajtuar disa qendrime nga hipoteza, në realen e këtyre zhvillimeve, sigurisht në periudha të gjata kohore (disa shekullore).

  1. a) Personalisht, me bindje të arritur si efekt i hulumtimeve të shumta dhe në aftësinë e gjykimit, përdorimin e analizave të ngjarjeve historike me pa anësi, si dhe në aftësinë e dallimit të të vërtetave nga fallsifikimet, mashtrimet, konkludimet e gabuara kundër historisë së vërtetë, më është dhënë mundësia për të gjetur realen, të vërtetat.

Fiset epirote (kaonët, thesprotët dhe mollosët), janë gjendur në hapësirat e tyre territoriale shumë mijëra vjeçarë para se ai territor të “pagëzohej” Epir. Historia e lashtësisë, ato fise i ka quajtur “fise pellazge” të mirëfillta. Një e vërtetë e padebatueshme, të cilën e gjejmë të deklaruar nga të gjithë historianët e lashtësisë, tek Straboni, njeriu që ka jetuar në vitet e fundit para Krishtit dhe në fillimet e para të pas Krishtit, deri edhe tek mendimtarët modernë.

Dimë që Ilirët janë shfaqur të konsoliduar rreth shekullit të IV-të para Krishtit dhe vazhduan të tillë deri nga gjysma e dytë e shekullit VI-të dhe fillimi i shekullit VII-të pas Krishtit. Po ashtu dihet se Iliria shtrihej në veri, nga lumi Narona (Neretva) në Kroaci; në jug, deri në lumin e Vjosës në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa tre fiset më jugore, shtriheshin në territoret nga jugu i lumit të Vjosës deri në Gjirin e Ambrakisë. Është saktësuar dhe deklaruar që këto tre fise, bashkë me 14 nën fiset e tyre, vazhdonin të njiheshin “fise pellazge”, jo fise ilire, ndërsa greke jo dhe jo në asnjë kohë. Straboni kur shkeli në trojet e Thesprotisë, deklaroi se në atë vend takoi me fise pellazge. Një e vërtetë që vetëm injoranca, hisorianët, studjuesit, akademikët mashtrues dhe fallsifikatorë hedhin dyshime.

Mbretëresha e ilirëve Teuta, në vitin 230 para Krishtit filloi luftën kundër Republikës së  Epirit dhe e fitoi. Nga ai vit Republika e Epirit hyri nën pushtetin e mbretërisë Ilire.

E theksoj këtë fakt, jo në kuptimin mohues të pas’ardhjes ilire, por si një fakt që tregon se duhet pranuar realiteti i ndërrimit të emërtimeve tek popujt në bazë të kushteve që krijohen gjatë disa shekujve. Ky rregull, fenomen, vërtetohet edhe tek banorët e tre fiseve epirote, të cilët në fillimet e shekullit të parë pas Krishtit vazhdonin të njiheshin fise pellazge. Më vonë erdhi koha që edhe këto tre fise epirote u emërtuan fise ilire. Besoj duhet të shërbejnë në vërtetësinë se Ilirët, ishin pellazgë dhe në një kohë u emërtuan Ilirë. Kjo ecuri e njohur e etnisë sonë, nga pellazgë në ilirë, më pas në dardanë, arbërorë dhe epirotë, është fakt real që vërteton si metamorfozën (ndryshimin në emërtim) dhe pasardhësinë pellazgjike të etnisë tonë.

  1. b) Gjithashtu kjo linjë e rrjedhjes historike dhe e zhvillimit të racavenjerëzore, duhet të na vlejë për të kuptuar se nga poppulli pellazg janë krijuar pashmangërisht edhe popuj të tjerë, por me emërtime të rinj, siç përmenden thrakët, maqedonasit, dakët, apo popuj të tjerë që janë bërë të ditur nga historia.
  2. c) Këto fakte si dhe shumë të tjera të njohura dhe të arritura nga historianë, gjeografë, arkeologë, përfshirë edhe albanologët, në gjykimin tim, do të na çlirojnë një herë e mirë nga fallsifimet e mashtrimet e historiografëve të vjetër dhe të rinj, si keqdashësit e qëllimshëm apo dhe ata pa intuitë në të kuptuarit dhe zbuluarit e asaj që na është fshehur dhe fshirë nga civilizimi mesjetar e modern.

Si studjues i pavarur, i pandërvarur nga ndonjë konflikt interesi, por me obligimin e ndërgjegjshëm të mbrojtjes së identitetit, konkludoj se në konfliktet e përgjakshme mes popujve, ndikimin më të fortë e kanë kultivuar ato institucione fetare që në predikimet e tyre mbjellin zili, urrejtje, megallomani. Megalloman, në rastin kur gjithçka e sundon dhe e vendos “Uni”, institucion apo individ.

Nuk jam ndeshur me ndonjë të dhënë shkencore ku të thuhet që ADN-ja, tek njerëzit e këtij Planeti, të përcaktojë se ky apo ai njeri, popull, është katolik, mysliman apo ortodoks, por ëdhtë e kundërta ADN-ja përcakton etninë e çdo populli.

Kjo e vërtetë është e pranishme, tepër e saktë dhe e qartë tek populli shqiptar, i cili asnjeherë, në asnjë rrethanë nuk është deklaruar etnikisht si katolik, mysliman apo ortodoks, por me vendosmëri të ligjshme, të pa tundur është deklaruar Shqiptar. Ndërsa besimet fetare, është tjetër gjë.

Populli i ynë dajma ka treguar identitetin etnik të tij jo atë fetar. Shqiptaria të besuarit në Bibël apo Kur’an, i bazon tek trashëgimia dhe tek vullneti i tj i lirë, prandaj në të gjitha kohërat është treguar tolerant, i respekton besimet fetare të çdo kujt. Ndryshe ndodh me qendrimet ndaj institucioneve fetare, të cilat i respekton derisa ato, nuk i kapërcejnë të drejtat dhe sinoret e tyre.

Fahri Dahri.  Itali, më 05/12/2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok