14/10/2024

NË BRUKSEL SIKUR ËSHTË BËRË MODEL VETËM HYN E DEL!

0

Nga Dedë Preqi

Në takimin e paraparë me 15 nëntor të këtij viti, në mes palës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel, këtë herë palët nuk u takuan fare, por sëcili ndaras përmes të dërguarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, duke i dhënë mendimet dhe synimet e veta.

Në këtë takim, apo si ti thuash, një takim «çorras», duke e mos takuar njëri-tjetrin, por vetëm përmes ndërmjetësuesit special, ku pala serbe të cilën e kryesonte drejtori i ashtuquajtur Zyrë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tema e të cilit do lidhet me Asociacionin e komunave serbe, ndërsa për temat tjera do flitet mbrapa.

Palën e Kosovës, e përfaqëson zavendës kryeministri i parë i Kosovës, Bislim Bislimi, i cili në agjendën e diskutimeve me palën serbe kishte të bënte me energjinë, të pagjeturit dhe me nismat rajonale, por si duket asnjëra palë nuk ranë në ujdi dhe sikur këtu qëndronte edhe arsyeja që palët të mos takohen fare sy me sy me njëri-tjetrin.

Sikur, secili të lihej i lirë të bënte ç’të donte, me siguri se palët në fjalë nuk do të rregulloheshin apo pajtohen asnjëherë, por këtu hasim në stërhollime dhe ndërlikime të palës serbe, sëcilës nuk po i bëhët vonë asnjëherë edhe BE- ja, me përfaqësuesin specilal që ka përcaktuar emisarin Lajçak, sipas këtij këndvështrimi, si edhe në rastet tjera, si duket nuk e ka aftësinë për të udhëhequr palët, ose nuk është njeri i përshtatshëm për të kryer detyrën e tij dhe për ti dalë në krye kësaj nisme.

Ndërsa, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Burrel, në prononcimet e tij thotë se, do presim që palët ti zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel, në mënyrë që të normalizohen raportet në mes palëve!

Mirëpo, si do të normalizohen marrëveshjet kur palës serbe, deri më tani shumë pak i tërhiqet vërejtja edhe atëherë kur këto ditë i afrohet kufirit të Kosovës me aeroplana dhe tenka ushtarake, apo fare i është bërë presion nga zotëri Burrel, apo ndonjë përfaqësues i lartë, që të diciplinohet Serbia dhe të pranojë gabimet dhe krimet e së kaluarës ndaj Kosovës, për të realizuar një frymë të re demokratike përmes rrugëve paqësore.

Pjesë e kësaj loje të Serbisë dhe Vuçiqit, janë edhe kërkesat absolute të palës serbe, e cila një pjesë të marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel, akoma nuk i ka zbatuar dhe realizuar, sikur në veriun e Mitrovicës, ekzistojnë ende strukturat paralele dhe kriminale dhe tani me qëndrimet e saj për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është një element absolut, dhe elementet e tilla nuk mund të pranohen, sepse kjo për Kosovën, do të shkakëtonte pas një kohe të afërme efektin e ndarjes së Kosovës «ose-ose» luftën, e cila kishte me pasë përveç tjerash edhe pasoja rajonale, sikur kemi edhe këto ditë me Bosnje dhe Hercegovinë.

Deri më tani, kur Dialogu dhe Marrëveshjet që kanë filluar prej vitit 2011, me ndërmjetësimin e BE-së, dhe mbështetjen e SHBA-ve, do të na duhej të mbledhnim, apo të kemi së paku pak nga pak shenja, shpresa dhe përpjekje, që të përmirësohen këto marrëdhënie, dhe për të nxjerrë në dritë përmes imazheve dhe programeve edhe atë që ka mbetë në terr deri më tani në dobi të të dyja palëve, që do të ishte së pari «kërkimfalja», gjetja e gjithë të pagjeturëve dhe në njohja e Kosovës.

Është intresant në kohën e fundit edhe një prononcim i Vuçiqit, kur thotë, unë nuk do e ofendoja Albin Kurtin, sikur ai më ofendon mua, në kundërshtimin dhe refuzimin e «OpenBallkanit», por për ne është më rëndësi dhe ne insistojmë gjithsesi që të zbatojmë marrëveshjen e nënshkruara për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën temë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një gjë të tillë nuk dëshiron që të diskutohet.

Tabloja e kësaj politike në këtë mënyrë, që të afrohet normalizimi i këtyre palëve përmes këtyre kundështimeve dhe kundërthënjëve, si duket do të jetë e formës utopike, ku njëra anë është lojë e Serbisë, e cila e ka mbështetjen e forcave të mëdha, siq janë Rusia dhe Kina, për ta destabilizuar dhe mbajtur nën kontrollë jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin, ndërsa tjetra është edhe një ngathtësi dhe stërmundim i palës së Kosovës, e cila e vetme nuk ka mundësi të bëjë asgjë, por në saje të mbështetjes së SHBA-ve, dhe shumë pak të përkrahjes së BE-së, do arrihet një gjysmë e dobisë.

Edhe pse kryeministri i Kosovës, zotëri Albin Kurti, thotë se, marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, do të përfundoj gjatë mandatit të tij, kryeministri ka të drejtë, sepse është një periudhë e gjatë e nismës së këtyre marrëveshjeve në mes palëve, dhe gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeqare, nuk është arritur ndonjë rrezulltat konkret dhe pozitiv, dhe palës serbe nuk i ka hasë asnjëherë sharra në gozhdë sikur tani me bisedimet që i udhëheqë qeveria Kurti.

Që në takimet e para që ka filluar kryeministri Kurti, me këtë palë, në vendin e parë të bisedimeve i vë temat konkrete dhe më të nevojshme, sikur është çështja e të zhdukurve dhe pastaj të tjerat, duke ditur se çështja e të zhdukurve, është tema dhe pika kryesore më e dobët, për të cilën Serbia, nuk dëshiron të flitet, sepse sëcili njeri i brezit të ri e ndien këtë rrezik dhe ka frikë nga një histori e tillë, ashtu sikur i ka ngjarë popullit shqiptarë të Kosovës, nga krimet e Serbisë.

Do të ishte me rëndësi nëse një marrëveshje në mes palëve do të kishte një përpjekje më serioze në rend të parë të palës ndërmjetësuese, apo BE-së, që do të kishte një kuptim dhe rrol më të fuqishëm dhe të dobishëm në zotërimin e përfundimit të një marrëveshje jo anuese, por gjithëpajtuese dhe për ti dhënë fund këtij konflikti të vjetër, apo të qelbur, që po kundërmon shekuj me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok