BYK – KULTURA  BËN   PANAIRIN E LIBRIT

0

Nga Kolec Traboini

Në vitin 1991 sapo kisha shkuar emigrand në Greqi ku gjeja e parë që më ra në sy ishte pazari i madh i Monastiraqit në qëndër të Athinës ku gjeje edhe qumësht dallendyshe, siç i thonë, kur disa qindra kilometra në perëndim shqiptarët nuk kishin as bukë. Më bëri përshtypje gjithashtu një nga rajonet me të vjetra pranë kodrës Likavito, Kolonaqi, ku kishte me dhjetra librari ngjitur prane njëra-tjetrës dhe shtëpi botuese plot e, me qe jemi tek librat, veçanërisht Panairi i Librit në Athinë. Ky panair zhvillohej në natyrë në dy anët e rrugës aty tek Pallati i shqiptarit që punonte për Greqinë, Vasil Zhapa, por grekët i thonin Zapio. Bashkia kishte vendosur banake e rafte këto të mbuluara dhe dukeshin si dyqane portative. Ishte një gjë e bukur ti shihje këto shtëpiza libri, disa metra larg njëra-tjetrës dhe nën krahët e pishave. Kisha menduar se edhe në Tiranë, në dy anët ku është bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mund të bëhej mrekullisht kështu. Dhe duke e venë qëndrën e Panairit në një vend aq domethënës, tek busti i Naim Frashërit. Po he thomëni kush ta bëjë? Erioni i Bashkisë që na sjell 2 orë ujë në ditë, më keq se në kohë të diktaturës. Apo uzurpatori i shoqatave botuese, Kujtim Ymer që si ai Armand Duka i Federates së Futbollit, i kanë kthye këto institucione në tokë të zanun. Kanë zënë rehat në Pallat të Kongreseve, ku njerëzit mblidhen (pa dasht të ofendoj njeri) si minjtë. Dhe Corona Virusi i pamëshirshëm bëhet zot i situates duke marrë jetë njerëzish. Po ku pyesin  këta që përmendem, apo dhe folkloristi i foltoreve me Kojrillen e tij greko- amerikane, të cilët as duan të dijnë se përditë vdesin njerëz. Dhe meqe pushteti hesht, ministresha e Shëndetësisë mban fjalime, mund të konsiderohen edhe këto bashkëpunetorë në krim. Por edhe SPAK-u që bën nje sy qorr e një vesh shurdh, nuk është i pafaj; është i kapur nga politika mesa duket. Po le të shkojmë me tej. Edhe Panairi i i sivjetëm i Librit do të zhvillohet nëpër ëndrrat delirante të organizatorëve që nuk lexojnë asnjë libër që botohet në Kosovë dhe Shqipëri dhe kanë kurajon të ndajnë çmime për kë të duan e si të duan. Janë bërë çmimet si simite. Konsiderojnë sukses me bla-bla në media një panair inekzistent dhe ndajnë çmime. Një sharlatanizem i tillë nuk guxonte te behej as ne diktaturë ku gjithsesi komisionet e vlerësimit ishin të detyruar ti lexonin veprat që autorët paraqisnin. Por këtu nuk ka konkurim. Këtu sundon byk-kultura. A e patë si u laurua me kurora dafinash poeti që frymëzohet nga maja e pikaloit në Angli. E do ta çojë përpara poezinë në Shqipëri e Kosove nëpërmjet facebookut. Por edhe atje nuk i gjejmë dot poezitë e laureatit. Është krijuar një grupim që manipulon gjithçka nëpërmjet miqve e tarafit. Këtu nuk konkurojnë vlera. Këtu parakalojnë si turma amorfe pa indentitet antivlerat që bëjnë ligjin e Maliqin si kudo edhe në fushën e artit. Frederik Rreshpja i njohu më mirë se askush këtë lloj brumi batak dhe prej tyre hoqi kalvarin e poetit të kryqëzuar burgjeve te komunizmit vetëm pse tha “Po pse more, me veprën e 19 (të Enver Hoxhës) do bëheni poetë”. Dhe rioshët e poezisë e dëgjuan dhe e spiunuan. Dy burgje beri Frederik Rreshpja e tani nuk është në te gjallë. Ndërsa poetët që u bënë me veprën 19 të Enverit nën sqetull, vazhdojnë të lazdrohen në opinionin publik pa u ngopur kurrë me lavdi. Paradoks i kohës të cilin mjerisht po e përjetojmë. Dhe qershia mbi tortë: Një panair me denoncuesen e poetëve të ekzekutuar, në podium. Lavdia e Memurreve të Byk-Kulturës. Mirë ka thënë, në mos gaboj Nitche, në ferr nuk gjen më djaj. Të gjithë kanë ardhur në tokë. Dhe thonë se komunizmi ka ngordhur. Jo besa. Vemjet janë gjallë.

© k. p. traboini 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok