07/10/2024

Në arenën e futbollit,tifozëria e çmendur, sharje dhe ofendime kundrejt gjyqtarëve

0

Nga Vladimir Shyti

Edhe futbolli është një artë më vete,që në njëfarë mënyre  njeh shprehjet e tërthorta  organike,por në shumë raste episodike e flak tutje artin e tifozëris,ku dhe krijon një luftë të brendshme të egër,për tu çliruar nga ajo shtërngesë emocionale përgjatë nëntëdhjet minutave të ndeshjes.Ata shndrrohen në shumë minuta në një realitet mizor të ndjesive të tyre;këtu ze fill atmosfera vërtetë kafshërore,ku ka një theksim të veçantë të cilësimit”i rrezikshëm”dhe “i dhunshëm”,duke përdorur në masë fjalë ofenduese krashi gjyqtarit,që drejton ndeshjen dhe lojtarit kundërshtarë,kur atyre si shikues u duket e padrejtë,ose ashtu e marrin disa prej drejtueseve të tifozëris,të cilët irritojnë turmën duke kaluar në shumë raste dhe në ekstrem.

Kjo ngjarje e ligshtuar,s’mundet të hyjë tek liria e tifozit,kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe dënohet nga organet kopetente,aq më keq që demostrohet si në stadium,ashtu edhe në stacionet televizive,të cilët mundohen të paraqesin sa më mire lojën futbollistike në ekranet e tyre dhe për ata që nuk munden ta shikojnë në arenë.Tashmë në stadium shohim edhe gjininë femrore,që ulin kryet para këtyrëve “tifozave” të pamoralshëm,që s’njohin asnjë llojë të rregullave të arenës,madje,as nuk e ndjekin ndeshjen si gjithë të tjerët,as golin që shënohet nga ekipi tyre,s’mund ta shohin nga irritimi që u ka pushtuar.

A kanë dijeni ata ,se aty pranë mund të ndodhet motra e gjyqtarit,vëllai,ose ndonjë i afërt,ku mund të përballet me fatalitetin,që ata vet e krijojnë në atë atmosferë të nderë,ku hakmarrja do të jetë primare dhe do të shkaktojë pasoja të rënda në shkallët e stadiumit.Gjëndja do të ashpërsohet së tepërmi,bubullima rrufesh,të nervave të tejsforcuara do të kalonin në kapje fizike midis njeri-tjetrit dhe,ku do të lenin pas vrragat e shëmtuara të një futbolli shqiptar gjithnjë në rritje.Ju bëj thirrje edhe lojtarëve të çdo ekipi qofshin,kur shohin dhe dëgjojnë skena të tilla,të pezullojnë ndeshjen derisa punonjësit e sigurisë të vendosin rregull.Kujtoj,që në shumë raste janë marrë mjaft masa ndëshkimore nga komisjoni drejtues të F.SH,F së ngritur për këtë qëllim,por s’ka vlejtur në uljen e këtij fenomeni të shfaqur së tepërmi kohët e fundit.

E po,kjo nuk është kënaqësia e futbollit,ku luan rrezikshëm me padurimin e vetes dhe të të tjerëve.Ky është një ngazëllim i mbrapshtë që lind llahtari,apo një kënaqësi e shfryrë me urrejtje para se të ndezë ndonjë dramë.Këta karaktere shtrëngues që nuk njohin lirinë e të tjerëve,bëjnë gjeste që qëndrojnë përtej vullnetit,ku përdorin shprehje të jashtëmoralshme,duke e prekur sulmuesin deri tek familja,,të cilën edhe ata që shajnë e ofendojnë e kanë të shenjtë :me atë frymarrjen e një njeriu të eksituar,fryhen e gurgullojnë zhurmshëm vetëm llumrat e një lumi që ka mbetur pa ujin e kristaltë në shtratin e tij.

Cdo tifoz ose sportdashës,i cili vendos të shohë shfaqen sportive në arenë duhet të zbatojë me përpikmëri rregullat e paracaktur në shkallët e stadiumit.Ai duhet të paraqitet si karakter njerzor dhe duhet të mbaj përgjegjësi për veprimet keqdashëse në atë ambient të shumtë njerzor,ku gjyqtari ka një komision që e gjykon dhe lojtarët kundërshtarë luajnë për t’i kënaqur dëshirat e tij futbollistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok