22/12/2024

Ndarja në baza etnike, antihumane dhe antikushtetuese!

0
Florim-Zeqa1

Nga Florim Zeqa

Mosbërja publike e dokumentit të “Draft-Statutit” për Asociacionin e Komunave Sebe në veri, përveq dilemave të mëdha, paraqet rrezik të madh për vendin. Mjafton ta kthejmë kujtesën në kompetencat ekzekutive, statutin dhe logon e këtij Asociacioni, i cili përveq bashkimit të komunave serbe, më pas ky subjekt do të del me autonomi të gjerë. Duhet kujtuar lexuesve dhe opinionit të gjërë se Asociacioni i ka edhe organet e veta drejtuese, Kuvendin, si kryetarin, bordin drejtues dhe të gjitha organet drejtuese që i ka një (Autionomi) shtet i pavarur.

“Draft” i errësirës politike

Këto fakte e shtrojnë domosdoshmërinë që Qeveria duhet ta publikoj sa më parë “Draft-Statutin”. Pavarësisht përmbajtjes së draftit, populli duhet të dijë se çka ka dhe kah po shkon Republika e ndërtuar me gjak dhe sakrifica të mëdha.

Dikush po e merr guximin pa e ditur përmbatjtjen e “Draft-Statutit” dhe po e quan finale të suksesshme të dialogut Kosovë-Serbi!

Dikush thotë e kam pa, tjetri s’e kam pa!

Kryeministri thotë e di, kurse herën tjetër nuk e di!

Opozita është e ndarë dhe e pakoordinuar pas takimeve me Lajçakun!

Përderisa lideri i PDK-së dhe përfaqësuesi i LDK-së thonë se e kanë lexuar “shkarazi” përmbajtjen, lideri i AAK-së thotë se e ka lexuar, sipas të cilit “Draft-Staturi” është në përputhje me Kushtetutën e vendit!

Kujt t’i besohet!?

Përderisa nuk ka të dhëna mbi përmbajtjen e Asociacionit, çdo gjë që flitet është hipotetike!

Mungesa e transparencës politike e BE-së i vë mëdyshjet për përmbajtjen e Asociacionit!

Një Asociacioni jashtë normave kushtetuese herët apo vonë do të paraqet rrezik për shpërbërjen e shtetit të Kosovës (multi) etnike!

Kërkesa me ngulm e Parlamentit Evropian që të implementohet marrëveshja për Asociacionin është tendencë që ngjarja e Banjskës të tejkalohet në heshtje dhe të shpëtohet Serbia pa u ndëshkuar për sulmin në veri.

Në të njëjtën linjë është edhe kërkesa e kryeministrit Albin Kurti që mos të shpaloset përmbajtja e “Draft-Statutit” dhe ajo që është biseduar në takimin e fundit të Brukselit lidhur me temën e Asociacionit.

Vetë titulli i draftit, “Draft-Statut” nëse ekziston, është i panjour dhe antikushtetues.

Pasi në Kushtetutën e Republikës së Kosovës askund nuk permendet përkatësia nacionale, por ajo multi-etnike! Pra, nuk ka ndarje në baza etnike.

Florim Zeqa

12.11.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok