21/12/2024

Mushka e Braushit dhe mushka jonë e madhe

0
Shyqyri-Fejzo1

Nga Shyqyri Fejzo

Rrefenja thotë se në fshatin tonë ka qënë një Braush që kishte shok veten Ai qahej për cdo gjë që e rrethonte.Kushdo që e dëgjonte cuditej me të, se si ky njeri ishte i  pajtueshëm me jetën, kur qarjet e tij fillonin për diellin, për hënën, për kohën me shi apo shumë vapëm për erën që frynte herë pas here e nuk linte mullar apo kasolla pa prishur, për përroin e Dermecit që kur i tekej sillte ujë e baltë pa pushim. Për cdo gjë, ky Braushi ynë do i vinte “vezës bisht” kur i thonë asaj fjalës.

E tregojnë se njëherë Braushi u pa me mushkën e tij kërre në pazarin e gjësë së gjallë në Korcë. Me mushkën kërre kapur prej kapistre, kaloi portën hyrëse të pazarit, pasi pagoi dhe taksën që merrte qeveria për ata që do të tregëtonin gjë të gjallë. Mori faturën ngjyrë jeshile si të barit,e palos dhe e futi në kutinë e duhanit. Pastaj po hetonte se kumund të vendosej me mushkën e tij. E gostiti me një torbë tagji kërren, hoqi nga samari një qilim të vjetër dhe trastën e bukës dhe një goxha kongull të mbushur me ujë të siguruar me një kocan misri që të mos derdhej. E lidhi kapistrën e mushkës në një ganxhë që ishte në murin rrethues të pazarit dhe vetë u sheshua mbi qilim rrëzë murit pak larg mushkës. Hodhi një herë sytë majtas, djathtas, përpara, cilin ka pazarak gjitonë. Si i kaloi të gjithë në sy e në mendje, tek një devolli bojalli që kishte për të shitur një goxha lopë me gjithë vicin e vogël, i cili ishte më afër, i mbetën sytë. E ftoi devolliun të dredhin dhe ndezin nga një duhan.Pas pak minutash tymi i cigarëve të tyre dredhur nga kutia e Braushit shkonte fjollë.

-Doe shesësh këtë mushkën?- pyeti devolliu.

-Të shikojmë.-I u përgjigj si përtuar Braushi.

Nuk kishte kaluar gjysëm ore, kur një nga ata që pazarii quante xhambazë, si i hodhi nga larg një sy mushkës, pyeti. –Ti e ke atë mushkë?

-Unë e kam- përgjigjet Braushi. Xhambazi pasi i hodhi dhe një sy kafshës, dhe u drejtua për atje ku ishte lidhur.

-Prit.Ku vete?- I bërtet Braushi.

-Të shikoj mushkën. A e ke për të shitur?- vazhdoime të tijën xhambazi.

-Mos ju afro. Ajo shtie me shqelma dhe do të vrasë.-paralajmëroi Braushi duke kapur për xhoke blerësin.

-Ama kështu qënka. Zere se e pashë- foli blerësi i parë dhe theri tutje pazarin.

Erdhi një blerës tjetër.Si pyeti se “kush e kamushkën” u drejtua ti afrohej.-Mos ju afro. Të grin me shqelma ajo, larg saj.-foli Braushi. Edhe blerësi i dytë tundi kokën dhe u largua. Devolliu gjiton po bënte habi përsa shikonte e dëgjonte. Kështu ndodhi me blerësin e tretë,të katërt të pestë e me radhë.Braushi herë pas here jepte komandat dhe alarmin. “Mos ju afro se të griu me shqelma”

“Kujdes. Rri larg  se të shuan me shqelma” “Ti ti afrohesh mushkës time? Mos se e gjete belanë. Të vret, ndaj rrilarg.” Ndërkohë aty ishin mbledhur tre katër blerës që donin të shikonin mushkën,të njihnin “pazarakun e cuditshëm”por i zoti nuki lejonte të afroheshin e ta provonin. Devolliu që ishte pazaraku gjiton, e shiti lopën, bëri paratë palë, i siguroi në xhepin e brendëshëm të stres, dhe iu afrua Braushit. Si ja kuqën kokën cingarëve të dredhur si mullarë byku, devolliu pyeti.

-O derrka i derrkës, unë pazarin tënd sot nuk e kuptova fare. Po mushka kur shitet dhe cupa kur fejohet nuk shahet o tu mbylltë me ferra.- u shkreh gjitoni pazarak. Braushi hodhi shikimin larg nga mali Moravës, perëndoi sytë dhe i tha Devolliut.

_-Nuk do e shisja,ore jo.Po unë e solla në Korcë të marrë vesh dhe pazari i Korcës me cfarë mushke kam të bëj unë atje në fshatin e largët.-

Kështu thotë rrëfenja. Po këto rrëfenjat bëhen po edhe ngjasin me njëra tjetrën. Tani si duket, vonë e pa dhe Amerika  se me cfarë mushke kemi të bëjmë dhe ne në politikë. Jo njëherë politikanë të Amerikës kanë thënë:”Bah! Cfarë mushke paskeni pasur!” Të gjithë duan ta shesin po nuk e blen më njeri.”Mos ju afroni se të vret”.Tingëllima dhe jehona e Braushit në pazarin e gjësë së gjallënë Korcë, përsëritet në kohët moderne.  Mushkëxanxare që nuk bëhet zap por as shitet dhe as e blen njeri më atë Sali Berishën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok