07/10/2024

MOS I PRANONI LULET E DHUNUESIT

0

-RREFLEKTIM … NË 8 MARS-

Nga Brunilda Zllami, Tiranë

Nëse dikush sot ju dhuron lule, mos i pranoni. Mos i pranoni nëse ajo dorë që ju ofron diçka aq të pastër të ka goditur pa mëshirë!

Mos prano një fjalë të bukur të cunguar, nëse në të gjitha ditët e vitit ke dëgjuar sharje dhe ofendime!

Mos prano të dalësh shëtitje duke shtrënguar krahun e atij që nuk të quan të barabartë dhe të trajton si skllave!

Ti ke të drejtë të kërkosh lumturinë! Ti ke të drejtë të kërkosh dashurinë, puthjen, përqafimin! Ke të drejtë të rrisësh fëmijët e tu pa pasur frikë se një ditë do kthehen kopja e shëmtuar e burrit tënd! Ke të drejtë të kujdesesh për veten, të ndihesh e bukur, të buzëqeshës. Ke të drejtë të ndihesh e vlerësuar e të kesh ambicie. Të jesh dikushi në jetë e të shkëlqesh!

Ke të drejtë të mos pranosh të vazhdosh jetën me dikë që të dhunon çdo ditë e të gjesh sërisht dritën! Nuk duhet të kesh frikë të shkëputësh vargonjtë që të mbajnë lidhur e të fluturosh aty ku të çojnë vetëm ëndrrat!

Mos i pranoni lulet nëse ato duar që ua dhurojnë janë lyer me gjakun tuaj! Nëse ato duar nuk ju kanë përkëdhelur kur keni dhënë dashuri, as u kanë fshirë lotët kur keni rënë në dëshpërim!

Mos përdorni pudrën për të mbuluar plagët e për t’u zbukuruar për dikë që nuk di të vlerësojë bukurinë tuaj!

Mos lini dikë që nuk do t’ju njohë të përcaktojë kush jeni dhe sa vleni!

Është koha që femrat të mos kenë frikë se do vriten barbarisht nga dhunuesit e tyre! Është koha për të luftuar për vete dhe për fëmijët e tyre! Një burrë që dhunon nuk është burrë! Një burrë që vret, nuk është njeri!

Ndaj mos i pranoni ato lule të blera nxitimthi nga ajo dorë që ju godet, sepse lulet tjera mund të vendosen mbi varrin tuaj!

Ju keni të drejtë të kërkoni lumturinë, të ëndërroni dhe të fluturoni bashkë me ëndrrat tuaja! Një zgjedhje nuk duhet t’ju përcaktojë gjithë jetën, një unazë nuk duhet të jetë pjesa e parë e një zinxhiri që do ju lidhë me vuajtjen.

Ndaj mos i pranoni lulet e dhunuesit!

Ju vleni më shumë!

-Vetem për ZSh-në, nga Tirana, 8 mars 2020-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok