22/12/2024

MONOGRAFIA E PARË KRITIKE PËR SHKENCËN ROMANTIKE SERBE TË SHEKULLIT XIX

0
Nuhi-Veselaj-Gjuha

Parashtresë nga recensioni i Prof. Dr. Begzad Baliu

Nuhi Veselaj, Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës. Shkas vepra e z. Milojević (1866 -1873) dhe epranët e pasuesit e tij, Era, Prishtinë, 2023.

/lexuar në Therandë (Suhraekë), m; 19.08.2023, me rastin  Promovimit  të letërlibërtimit të vështrimit kritik  historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës”, 90-vjetorin e lindjes dhe  5-vjetorit të krijimtarisë letrare e shkencore të autorit, dr. Nuhi Veselaj/

Prej vitesh dija albanologjike ka theksuar disa veçori të romantizmit serb dhe burimet e miteve të tyre, të cilat jo njëherë janë bërë sinonim i luftërave, grindjeve ballkanike dhe madje gjenocidit serb ndaj popujve fqinj. Prej vitesh ndërkaq, ka theksuar dhe ka fajësuar një paradigmë shkencore të ndikimit të saj edhe në botimet shkencore europiane dhe më tej, shkollën antropogjeografike të Jovan Cvijiçit, e cila megjithëse nuk përkon me shkencën serbe të shekullit XIX, sepse si shkollë dhe metodë ka nisur në fillim të shekullit XX, ajo në të vërtetë mitet serbe i ka përdorur dhe u ka dhënë karakter shkencor edhe gjatë gjithë shekullit XX e fillimit të shekullit XXI.

Shkenca shqiptare dhe dija albanologjike në përgjithësi disa herë, nga autorë shqiptarë e të huaj, i ka dhënë përgjigje shtrirjes së koncepteve mitike serbe në hapësirën shqiptare në përgjithësi dhe në hapësirën e Kosovës në veçanti. Mjafton të kujtojmë këtu studimet polemizuese të Norbert Joklit, Milan Shuflait, Eqrem Çabejt, Selman Rizës, Idriz Ajetit, Rexhep Qosjes, Selami Pulahes, Ali Hadrit, Mark Krasniqit etj., të shquara në rrafshin antropogjeografik, antropologjik, linguistik, historik, publicistik etj., për të kuptuar përmasën shumështresore të kësaj mbrojtjeje kombëtare ndaj një politike largvajtëse në shkencën serbe.

Nuk kemi pasur ndërkaq tekste, qofshin ato thjesht deskriptive, artikuj, studime, vepra, analiza apo sinteza të studiuesve shqiptarë për mendimin shkencor të studiuesve serbë të shekullit XIX, të cilët, me gjasë nën ndikimin e mendimit shkencor austro-hungarez dhe ende larg ndikimit të shkollës politike ruse, bënë kërkime edhe në Sanxhakun e Nishit e të Novi Pazarit, në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, por në veprat e tyre, megjithatë, sikur shprehet profesori ynë Nuhi Veselaj, “me pahirë”, lanë të shkruara edhe disa aspekte të jetës materiale e shpirtërore të shqiptarëve, me interes për trashëgiminë e tij edhe në kohën tonë.

Studiuesi dhe shkrimtari Nuhi Veselaj (1933) është njëri prej linguistëve, shkrimtarëve, edukatorëve dhe pjesëtarëve të Lëvizjes kombëtare, i cili me jetën e tij, me punën e tij e me krijimtarinë e tij, është përpjekur që t’i kontribuojë shkencës shqiptare, kulturës shqiptare, shkollës shqipe dhe vlerave kombëtare përgjithësisht. Në vendlindje bëri mësimet fillore, ndërsa Shkollën Normale e përfundoi në Gjakovë. Më 1963 autori ynë i takon gjeneratës së parë të studentëve, të cilët mbarojnë studimet në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me gjithë vështirësitë sociale dhe ekonomike, politike e të sigurisë, ai vazhdoi studimet pasuniversitare dhe në vitin 1980 në Universitetin e Prishtinës merr gradën shkencore magjistër i shkencave filologjike, me një temë mbi gjuhën e shkrimtarit kombëtar Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni. Po këtu, kur ndryshimet ligjore dhe politike i hapin rrugë, më 1992, mbron tezën e doktoratës. Më shumë se dy dekada, i përndjekur dhe i penguar që të merret me kërkime shkencore, ai u detyrua të punojë në institucione prodhimi, duke kryer detyrën e përkthyesit. Megjithatë, gjatë kësaj kohe, ai nuk u ndal së shkruari edhe tekst letrare duke dëshmuar njëkohësisht edhe cilësi të tjera njohëse në fushë të kulturës së popujve të tjerë që jetonin apo jetojnë në Kosovë.

I theksova disa prej elementeve biografike të tij, për të përgatitur lexuesin e kësaj vepre me përmbajtje shumështresore dhe shumëdimensionale në rrafshin nacional dhe krahasues me popujt tjerë në Kosovë.

Monografia e studiuesit dr. Nuhi Veselaj me titull Injorimi i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës nga M. S. Milojeviq e gjithkëndej gjatë shekujve XIX e XX, sot bumerang ndaj mbeturinave të nacional-shovinizmit serbomadh, është shkrua duke e pasur si shkas veprën e M. Vemić, Etnička karta dela Stare Srbije, botim i Institutit Gjeografik “J. Cvijić”, SANU, Beograd (2005), hartuar sipas veprës së M. S. Milojević Putopis dela Prave Stare Srbije (1866-1873), me vlerësim të akademik Vladimir Stojančević, ku ndër të tjera, mbështetur në konstatimet e tyre, e në veprat origjinale të Milojeviqit, si dhe në burime të tjera, para studiuesve imponohen këto dy konstatime e qëndrime, të cilat autori i ka verifikuar me kujdes dhe me kompetencë:

–   në radhë të parë, nga hartat, përkatësisht nga regjistrat sipas tri zonave regjistruese në tërë hapësirën e një pjese të ‘Serbisë së vërtetë’, d.m.th. kryesisht të Kosovës së sotme, në fshatra e qytete, me dhjetëra vite para Luftës serbo-turke (1876-1878), shihet që serbët ishin 90% shumicë kundrejt shqiptarëve pakicë dhe

–   në radhë të dytë, ky Udhëpërshkrim (Putopis) në historio-gjeografinë serbe, si me thënë, pothuaj 143 vite ishte shpërfillur e mohuar pa të drejtë, nga shkenca e politika zyrtare serbe.

Veprën trivëllimshe në fjalë, përkatësisht lëndën nga vepra e Vemiqit rreth marrëdhënieve ndëretnike shqiptaro-serbe me theks në aspektin historiko-gjuhësor studiuesi ynë e ka vështruar në shtatë krerë. Por, ne po e hapim këtë Parashtresë me një fragment nga Parathënia e veprës III të Milojeviqit, për shkak se ky pasues si asnjë tjetër, përfaqëson rrethanat historike të botimit të saj dhe disa veçori specifike që përfaqëson ajo, si me përmbajtjen nacionaliste ashtu edhe me lëshimet e rastit, apo kintributin me pahir në të mirë  shkipëve e gjuhës së tyre të cilat e dëshmojnë të kundërtën e dëshiruara për gjendjes në teren.

Për këtë libër nuk ka dashur me më ndihmue Shoqata e Dijetarëve Serbë për mungesë mjetesh, andaj do ta botoj me harxhime vetjake, duke shpresuar që publiku ynë serb sinqerisht do të më shpërblejë. Kjo vepër është dorëzuar në shtyp para katër vitesh, por për shkak të shumë punëve nga dy vitet e kaluara  dhe për shkak të angazhimit në kufi, vetëm tash është gati. Gjatë angazhimit tim në kufi më kanë humbur dy tabakë të dorëshkrimit, ndërsa shënime nuk kam për t’i kompensuar, andaj (vepra) do të dalë jo e plotë, sidomos mbi Prizrenin. Përveç kësaj nuk kam kohë t’i përmirësoj gabimet e shtypit, andaj lus lexuesit e lexueset e nderuara, që ku t’i vërejnë gabimet,  korrigjimet le t’i bëjnë vetë, ngase kur të botohet tërë Udhëpërshkrimi nga pjesa e Serbisë së Vërtetë, që përbëhet prej 12 vëllimesh, në librin e fundit do të vendoset si shtojcë: Regjistri i korrigjimeve.(Beograd, më Pashkë 1877. M. S. Milojević’

Vepra e udhëpërshkruesit M. S. Milojeviq dhe e botuar në shek. XIX, dikur është projektuar për interesa të nacionalizimit serb, ndërsa së fundi u ribotua nga M. Vemić, me qëllim të ruajtjes së kujtimit të miteve serbe për pushtime të reja, sjell njëkohësisht edhe një pasqyrë të raporteve politiko-shoqërore serbo-shqiptare, sidomos nga fillimi i shekullit XIX. Këtyre qëllimeve i shërbeu edhe intelektuali entuziast i kohës Milosh S. Milojević. I shkolluar në institucionet shkencore ruse dhe në Kishën Pravosllave Serbe, Milojeviç u dërgua në të ashtuquajturën Serbi të Vjetër, me udhëzime për të përshkruar gjendjen fetare, gjeografike, kulturore dhe etno-historike të kësaj hapësire e të popujve që jetonin atje. Prej variantit të parë, në të vërtetë prej dokumentit bazë, nuk është vështirë të shihet se përshkruesi ishte i përgatitur për të kryer këtë mision, por prej botimit të tri vëllimeve  të para (nga 12  të supozuiara sa  thotë se i kishte në dorëshkrim). Nëse botimi i parë në dy vëllime (sveske) e kishte bërë me titull “Putop1s, dela Prave Stare Srbije” (Udhëpërshkrim nga një pjesë e Serbisë së Vërtetë të Vjetër, në vitin 1871, 1872 dhe qe vlerësuar si vepër e përshtatshme propagandistike para fillimit të Krizës Lindore (1877-1878), vëllimin e tretë  të përgatur pa 4 vitesh 1873  do ta botojë më 1877, gjatë luftës, gjithsesi me qëllim propagandistik ‘të ruajtjes së kujtimit të të parëve për tokat e vjetra’. Ku ishin gjoja shumicë!

Do theksuar që në fillim se autori i veprës gjatë luftërave ruso-turke ishte komandant i vullnetarëve rusë dhe nxënësve të tij serbëPavarësisht vlerësimit të parë dhe pavarësisht nderimit të autorit, si luftëtarë kombëtar, vepra e tij do të mbahet nën rrogoz, me gjasë për dy arsye të ndryshme: e para, për shkak se ndonjërit prej studiuesve serbë me gjasë do t’i shkoj përdore t’i shoh gabimet e Milojeviqit, me rastin e regjistrimit së më të plotë të popullatës, duke përdorur konstruksione të rrezikshme nacionale dhe kreitika kundër drejtimit të shtetit gjatë luftës ; si dhe e dyta, për shkak se në gjysmën e dytë të shekullit XX, një vepër si kjo, i prishte punë regjimit serb jo vetëm në raport me shqiptarët po edhe me pakicat fare inekzistente, të cilat sado që të ishin, me të qenit e tyre, përmbysnin numrin edhe ashtu modest të serbëve në Kosovë e rrethinë.

Vetëm së fundi, në rrjedhë të propagandës kundër Kosovës, në vitin 2005, pra në fillim të shekulli XXI, me porosi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, si dhe të Kishës Serbe, hartografi Mirçeta Vemiq, njëri prej studiuesve më të pasionuar të mesjetës serbe në Kosovë dhe njërit prej pasionantëve të shkencës propagandistike kishtare serbe, e nxori nga pluhuri i raftave të kishës serbe këtë vepër, me shpresë se mund të mashtronte edhe më tej opinionin serbë dhe madje duke e botuar edhe në gjuhën angleze, edhe lexuesin ndërkombëtar, se si Kosova para Krizës Lindore paska qenë e banuar jo më pak se me 90% me serbë, kur reaiteti ishte i kundërt! Ndër fakte të tjera po krahasojmë  sa për ilustrim këto dy konstatime

  1. a) Sipas  Vemiqit:

E para, “Pre Srpsko-turskih ratova  1877-1878 god.  na Kosovo i Metohiji Srbi bili  etnička večina a Arbanasi manjina”.

/“Para luftës serbo-turke 1877-1878 në Kosovë e Metohi shumica etnike ishte serbe((!)    ndërsa ajo shqiptare pakicë”(!)/.  Madje edhe  më absurde del pika tjetër:

E dyta, “U gradskim naseljima Prizren, Priština, Peć, Đakovica i Kuršumlija Srbi su činili devedeset procenata stanovništva”.

/“Gjendja në qytete në Kosovë Prizren, Prishtinë, Gjakovč, Kurshumli tregon se në atë kohë

90% e banorëve ishin serbë”(!!!)/.

  1. b) Ndërkaq, e vërteta e shprehur në tekst, sipas verifikimit që bën Nuhi Veselaj, duke shfrytëzuar (lexuar), pikërisht të dhënat nga z. Milojevic, përkatësisht z. Vemić, në  total, si pasqyrë-përgjigje ndaj dy pikave të mësiprme, sipas përqindjes rezultati del kështu:

E para, në Kosovë (Pjesë e Serbisë së Vërtetë të Vjetër) numri i shtëpive sipas veprave të Milojeviçit në vitet 1866-1868, d.m.th para luftës serbo-turke, në përqindje ishte: S 22% (ortodoksë), ndërsa JOS 78%” (shqiptarë kryesisht),ndërkaq:

E dyta, numri total i etnive në qytetet Prizren, Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Kurshumli, Vushtri, rezultonte:  S 14% (ortodoksë), ndërsa JOS shqiptarë 86%.

Do theksuar fakti se jo rastësisht Memiq, veprën e tij e titulloi “Etnička karta dela Stare Srbije prema Putopisa, M. S. Milojevića 1871-1873 godine (Harta etnike e një pjese të Serbisë së Vjetër, sipas veprës “Udhëpërshkrime” të M. S. Milojevic 1871-1873, sepse kështu, duke i dhënë titullin e ri dhe duke e përpunuar atë brenda kornizave bashkëkohore të shkencës së hartografisë, Vemiq shpresonte se do ta bindë me gënjeshtra si përpara edhe opinionin shkencor vendor e atë ndërkombëtar.

Rileximi, përkatësisht leximi kritik, e qasja metodologjike shkencore, autorit tonë Nuhi Veselaj i ka dhënë mundësinë që të nxjerr në pah jo vetëm të pavërtetat shkencore po edhe sjelljen e një pasqyre të re reale të hartës etnike të shoqëruar me të dhëna bindëse gjuhësore, kulturore, fetare e faktografike. Këto parime të ngritura në metodë kritike-shkencore autori ynë i ka ngritur që në Hyrje të veprës dhe i ka ruajtur edhe në diskutimet e mëtejme në të gjithë kapitujt tjerë. Të gjithë kapitujt kanë karakter monografik më vete, madje mund të botoheshin jo vetëm si studime më vete, po mund të hapeshin diskutimet e dokumentet krahasuese edhe të botoheshin edhe si vepra më vete.

Studimi i Profesor Nuhi Veselajt hapet me përshkrimin e veprës:  Harta etnike e Serbisë së vjetër sipas “Udhëpërshjkrimit” të M. Milojeviçit 1871-1873, për të vazhduar më tej me diskutimin e nocioneve dhe termave të përdorur në këtë dorëshkrim, duke cekur mungesën e kritereve shkencore të dijes së sotme moderne me rastin e ribotimit, karakterin e tejkaluar të strukturës gjuhësore, rrafshin semantik dhe natyrën terminologjike të përdorimit të sotëm të tyre në një botim bashkëkohorë çfarë synon Vemiqi etj. Më tej Profesor Veselaj bën një krahasim të këtyre të dhënave nga udhëpërshkrimi me të vërtesinë strikte të numrit të etnive reale dhe kështu arrin në pasqyrimin e numrit real të popullsisë sipas etnive.

Autori ynë Nuhi Veselaj për arsye metodoloigjike jep të dhënat deskriptive duke ikn darë për tri zona regjistruese: për Zonën e Kadillëkut të Kurshumlisë, Zonën apo Nahitë e Kosovës Qendrore dhe Zonën e Dukagjinit. Megjithëse në një format modest, Prof. Veselaj ndalet e diskuton ndonjëherë edhe për çështje të tjera, sikur janë ojkonimet, toponimet e etnonimet e shfaqura në një hapësirë më të gjerë brenda Serbisë Qendrore, sikur është vendbanimi Arbanashke, i cili përcakton jo thjesht një vendbanim të ri, po një trashëgimi etnike mesjetare të kësaj zone,që në tgë vërtetë  ojkonimet, toponimet e sidomos oronimet e tilla janë të pranishme në gjithë Serbinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë.

Mbështetur në leximin shkencor, përshkrimin kritik dhe diskutimin intelektual e gjithëpërfshirës, Profesor Nuhi Veselaj e përmbyll këtë hulumtim me tri konstatime:

  1. a) e para, inicialja identifikuese e etnitetit serbë, në të vërtetë përfshin tërë etnicitetin ortodoksks në serbë, edhe pse në të vërtetë një shumicë e tyre ishin shqipfolës;
  2. b) e dyta, para vitit 1878, qyteti i Kurshumlisë dhe 24 fshatrave përreth nuk kishte pothuajse asnjë banor serb, ndërsa pas vitit 1878, fati i këtyre banorëve vetëm mund të merret me mend; dhe
  3. c) e treta, ai sjell një të dhënë mjaft interesante të studiuesit Jovo Bajiq, se “kjo zonë rreth Kopaonikut paska qenë Zonë ushtarake e Turqisë,prandaj në atë zonë nuk kishte fshatra serbe (ortodokse), por vetëm fshatra të banuara me shkipë e çerkezë” (2018).

E shohim me interes këtu të theksojmë se të gjitha të dhënat, përveç me burimet historike, etno-gjeografike dhe etno-kulturore, përcillen edhe me shembuj e përbërës gjuhësorë të terrenit dhe atyre të lireraturës dokumentare.

Nëse në kapitullin e parë paraqitja e temës më shumë ka karakter deskriptiv dhe shumëdimensional e përgjithësues, në kapitullin e dytë që mban titullin Injorimi, por edhe dëshmimi me pahir i shqiptarëve dhe i gjuhës shqipe në jetën e përbashkët shqiptaro-serbe në Kosovë dhe më gjerë, çështjet paraqiten më të thelluara dhe diskutimet më sintetike. Problemi i diskutimit përqendrohet në çështjet kulturore, përkatësisht etnike. Fjala është për një periudhë historike, kur problemet etnike në Ballkan, që në krahasim me popujt tjerë të Europës janë mjaft të vonuara, shfaqen mjaft të ndërlikuara, qoftë në kontekstin gjuhësor, qoftë në kontekstin fetar, qoftë në kontekstin etnik. Në këtë rast janë mjaft me interes nëntitujt dhe çështjet e trajtuara brenda nëntemave, sikur është ai për injorimin, por edhe dëshmimin me pahir për poturët e gjuhën e tyre 1866/67, të cilët në viset potenciale serbe, ­nuk ishin as serbë as turq, po ishin rrënjësisht shqiptarë. Po kështu mund të thuhet edhe për nëntemën dëshmi rreth ekzistimit të ortodoksëve, por edhe të poturëve shqiptarë gjithandej në viset potenciale serbe para vitit 1866, mbështetur në dëshmitë e bardit të lëvizjes kombëtare serbe Vuk Karaxhiqi dhe dëshmitë e udhëpërshkruesit serb M. S. Milojeviq. Referencë me interes e këtij kapitulli del shoqëruesi i tij Mixha Zymber, që të kujton edhe shoqëruesit e udhëpërshkruesve të tjerë të kësaj natyre gjatë shekullit XIX e XX, mbase edhe një paradigmë kjo e ‘lëshimeve me pahir’ të Milojeviqit, për praninë e shqiptarëve në këto tërthore nën maskën kulturore, fetare, gjysmëetnike dhe gjeografike. Dëshmi e etnicitetit të tyre historik, e gjuhës së tyre, e kulturës së tyre mjaft të formuar dhe të përqendruar, e sedentaritetit të tyre brenda territoreve historike dhe etnike në këtë hapësirë është edhe mënyra se si ata u mbajtën gjallë, mënyra se si ata e ruajtën gjuhën e tyre, mënyra se si ata nderuan familjen, etninë, gjuhën dhe kombin, përtej besimit fetar edhe atëherë kur brenda familjes, lagjes apo krahinës bashkëjetonin vëllezër të dy besimeve fetare: mysliman e të krishterë ortodfoksë.

Kapitulli i tretë i veprës së Profesor Nuhi Veselajt me titull përshkrues e largvajtës Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. Milojević (1866 -1873) dhe epranët e pasuesit e tij, është pothuajse plotësisht i çliruar nga natyra e përbërësve historikë, gjeografikë, kulturorë e etnikë. Autori i këtij kapitulli është përcaktuar që etnonimet historike serbe e shqiptare t’i trajtojë vetëm brenda formatit gjuhësor, madje edhe atëherë kur ato përplotësohen me ndonjë përbërës të karakterit etno-gjeografik, historik e kulturor. Kapitulli i tretë me titull Rreth reflektimit kontaminues të koncepteve të termave: *shklavë (sclav/us) e *sherb/ë (serv/us) si etni dhe shkizmë (scissm) si dukuri në gjuhën shqipe”, është artikuluar në tri pjesë: në pjesën e parë është trajtuar problemi i kuptimsisë dhe etimologjisë së trajtë-fjalëve të termave ndërkombëtarë skizmë (shkizmë) dhe sllavë (skllavë e serb (shërb-); në të dytin problemi i njësisë leksikore shkja / shkizmë, në kontaminimet semantike, në disa burime të shqipes, kryesisht të hershme leksikografike dhe aktuale; ndërsa në të tretin, janë sjellë diskutime për çështje të imponuara gjuhësore nga Fjalori i Mehmet Elezit lidhur me termat shka shkizmë.

Në rastin e parë, shtrirja semantike dhe etimologjike e trajtë-fjalëve skizmë (shkizmë) dhe sllavë (skllavë e serb (shërb-), janë parë në kontekstin ndërkombëtare, madje që nga mesjeta dhe është krahasuar me gjuhën shqipe po edhe me gjuhë të tjera të rajonit. Në latinishte e greqishte, -thekson autori, – “të ardhurit e tillë quheshin skllavë –/(l.*schlavus/gr. *sklavos) me kuptim bujkrobë ose serb. robovi), në gjuhën shqipe trajta fillimisht ishte shklavë, ndërkohë si gjuhë e gjallë  atëherë pësoi ndryshime, pa kuptim pezhorativ, shkjav, shkja, shka – shkje /shkije –shqe,.

Në rastin e dytë, çështja e shtrirjes vertikale dhe horizontale e etnonimit përkatësisht fjalës a termit shkja / shkizmë është parë brenda burimeve dokumentare dhe letrare e sidomos leksikografike në literaturën shqiptare, që nga Fjalori i Frang Bardhit (1635), Kuvendi i Arbërit (1703), Fjalori i K. Kristoforodhit, Fjalori i Bashkimit e deri te Fjalori i M. Elezit (2006), si dhe derivatet e kësaj fjale në frazeologjinë shqiptare. Serbët, thekson autori “quheshin: lat. servus gr. servos, që në shqipe forma fillimisht e kishte rrënjëfjalën: *sherb/ë (me kuptim jopejorativ shërbyes). Krahaso, servire servus te Bardhi e Pjetër Budi, sherbej me sherbye shërbyes sherbëtyrë, Servi, servijan, ndërsa të Bogdani: shërbi sherbyes, gjithsesi jo në me kuptim pejorativ. Gjithsesi në shqipe fjala serb kishte kuptim jonjëetnik dhe joperojativ, ngase ashtu quheshin ortodoksët ose shkizmatikët shqiptrë, që banonin në Servi, përkatësisht Shërbi”.

Së fundi, autori, kësaj fjale, këtij termi a këtij etnonimi i është qasur kryesisht brenda frazeologjisë, teksteve popullore dhe madje urimeve, mallkimeve e teksteve folklorike, për t’ju kthyer edhe njëherë strukturës gramatikore a fjalëformuese të tij. Në studimin tonë, thekson Profesor Veselaj, “të tria këto trajta: shkllav (sclav), sherb serb (serv) dhe shkizmë (scissm) në ndonjë mënyrë kanë pasur ndërndikim në latinishten (vulgare ose jo), por po, sidomos në serbishte, në formësimin e trajtave përkatëse, të cilat “në mos nën ndikimin e shqipes gjithsesi janë formësuar nën praninë e drejtpërdrejtë të gjuhës shqipe, andaj rreth kësaj dukurie në dy nënkrerët e fundit të këtij kreu kemi dhënë mjaft prova që mund të diskutohen, por jo, assesi, nuk mund të mohohen”.

Në kapitullin e katërt është diskutuar tema, e cila përshkruhet në mënyrë deksriptive, që në titull: Injorimi i gjuhës shqipe në Arbëri gjatë periudhës së sundimit osman, raporti turko-shqiptar/sllavo-shka dhe pasojat fatale ndaj shqipfolësve nga shkizma e re. Ose, me sa pasoja mbijetoi shqipja nga presionet e autoqefalive shqiptarofobe ortodokse dhe nga turko-islamizimi fanatik osman”. Çështjet janë trajtuar në dy nënkapituj, sado edhe vetëm prej titullit mund të shihet se fjala është për më shumë nëntema, për më shumë çështje dhe për më shumë përbërës të karakterit historikë, social, politik, qytetërues, gjuhësor, e madje edhe material e shpirtëror.

Në plan të parë është diskutuar mbi gjendjen shpirtërore, materiale e qytetëruese të popullit shqiptar në prag e pas pushtimit nga Perandoria e Osmanëve, duke e vënë theksin në ndarjen e tyre në dy ritet e krishtera dhe tani me ofrimin e ritit të tretë, apo fesë islame.

Në nënkreun e parë janë diskutuar tri çështje: raporti arbër/shqiptar dhe shkizma fatale ideo-fetare ndodhur gjatë sundimit osman, identifikimi dhe shtrirja gjeografike e Arbërisë, pasivizimi i termit arbër dhe nxjerrja kokë e termave me konotacion konfrontues nga turk e /shka në shqiptar/shka dhe përftimi e përkufizimi i fjalës-termit shqiptar në raport me shka; ndërsa në nënkapitullin e dytë janë sjellë elemente të karakterit historik, gjeografik, gjuhësor e kulturor të prejardhjes së fjalë-termit “shqiptar”, ceken disa hipoteza të kohës, të cilat i konsideron të lehtërrëzueshme, po dallon tri jo të lehtërrëzueshme dhe si më mbështetur cek semantikën e foljes shqip me shqipe, të cilën  e shtron në sistemin eptimor foljor e emëror.

Gjithsesi ky kapitull hapet me çështjet që kanë të bëjnë me karakterin historik të kohës, përkatësisht me rrethanat historike të periudhës së dytë të Mesjetës, në të cilën shqiptarët hyjnë pa atë forcë koherente të tyre, me gjuhën shqipe pa atë forcë fetare integruese me të cilën hynë fqinjtë, si: serbët,  bullgarët, grekët etj. Populli shqiptar, i ndarë në fise, forcë pothuajse të vetme kohezive kishte gjuhën, po edhe ajo, sikurse dihet, u ndalua  më 31 maj 1779, me dekretin e Sulltanit të Perandorisë Osmane. Me këtë vendim gjuha shqipe u dëmtua, por megjithastë u ruajt vetëm brenda hapësirave familjare muslimanë e katolikë, por  në proviniencën e Shqiptarisë së besimit ortodoks unit jo vetëm deri në kufi me grekët po edhe me sllavët, ndërsa ata në brendi të autoqefalive  shqiptarofobe, pothuajn plotësisht u asimiluan.

Sa është e rastit që shqiptarët e mërguar në Itali bashkë me organizimin kishtar ortodoks të proviniencës perëndimore ruajtën gjuhën në një vend të tretë, ndërsa shqiptarët ortodopksë në Jug dhe në Verilindje të trojeve shqiptare pothuajse u asimiluan, përveç atyre që kaluan në besimin islam?!

Lidhur me atë që z. Nuhi e quan shkizmë të re fatkeqe, po shtojmë ne se sot, historia, gjuha, kultura shqiptare, letërsia shqiptare ruan dhe njeh disa botime të proviniencës katolike që nga shekulli XV, por nuk njeh shkaku i shkizmës së re pothuajse asnjë tekst të librit shqip në provineinecën ortodokse, sado dihet lulëzimi i kësaj kulture sidomos gjatë shekullit XVIII, kur vetëm gjatë periudhës së viteve 1750-1770 kishte një lulëzim të madh të literaturës ortodokse në gjuhën shqipe, duke përfshirë edhe dy përkthime të plota të Biblës. Ndërkaq, pas dekretit të 31 majit 1779, që mund të quhet dita më e zezë në kulturën shqiptare të shkrimit shqip dhe të identitetit shqiptar, nuk mund të mos besohet se me censurë e pa të, janë zhdukur me qindra vepra e dorëshkrime në gjuhën shqipe. U desh të vinte viti 1827, kur edhe u botua Dhjata së Re e Korfuzit, për t’i orientuar të huajt në mësimin dhe krahasimin e gjuhës shqipe. Një hulumtim i kësaj gjendjeje në jug të trojeve shqiptare, përkatësisht në kufi me grekët, besoj mund të dëshmoj edhe për raportin e gjuhës dhe kulturës shqiptare me sllavët këtej në Veri dhe Veri-Lindje, në të cilën shqiptarët, me gjasë, vetëm nën ndikimin e latinitetit perëndimor ruajtën gjuhën, por pranuan besimin e ri islam, i cili jo vetëm ju jepte privilegje ekonomike dhe sociale, por ju mundësonte edhe ruajtjen e gjuhës brenda familjes dhe si shqiptar joshën dhe  shqipfolësit kristianë.

Në këtë ose para kësaj periudhë prej pesë shekujsh, shkruan autori, vetëm Skënderbeut i shkoi për dore të bashkonte shqipfolësit e të gjitha besimeve, fiseve dhe krahinave etnografike. Prandaj, pas vdekjes së tij, pësuan të gjithë, duke u shpërngulur drejt Lindjes dhe Perëndimit: ortodoksët e jugut unitë drejt Italisë së Jugut, Egjiptit dhe madje drejt Odesës: katolikët drejt Italisë, Kroacisë dhe përgjithësisht Europës, ndërsa muslimanët drejt Qendrës së Perandorisë. Në këto rrethana u aspërsua  edhe shkizma, si term, si besim, si virtyt dhe si koncept i raportit brenda shqiptarëve. Mbi këto paradigma të karakterit historik, gjeografik, fetar, social, kulturor e gjuhësor, autori i kësaj vepre përmbyll një hipotezë tij rreth etnonimit shqiptar “e përftuar nga trajtë-foljet: shqip me shqipe, bazë për emërtimin e gjuhës shqipe dhe të emrit etnik shqiptar, por  përmedet edhe trashëgimia e pazhdukur krejtësisht nga miti i Zotit –Zeus, nga shkipi, shkopi apo “skeptri mitologjik i tij”.

Kapitulli i pestë mund të quhet i veçantë brenda kësaj vepre dhe madje mund të quhet vepër brenda veprës, jo vetëm për shkak të përmasës shumështresore të metodës së hulumtimit, po për shkak të hapësirës së hulumtimitNë kapitullin e pestë, me titull: Feja ortodokse si shkak-pasojë në përcaktimin e kombësisë së shkive në përgjithësi dhe atyre të fshatit Reçan të Therandës në veçanti, objekt studimi bëhet një vendbanim i fëmijërisë dhe rinisë së autorit, ndërsa lëndë për diskutim edhe përvoja e tij. Lënda e këtij kapitulli është ndarë në gjashtë nënkapituj.

Në këtë kapitull është sjellë një paraqitje pothuajse deskriptive Sidoqopftë me mjaft interes të dhënat që sjell autori mbi raportet serbo – shqiptare, të cilat ai i quan si raporte normale të bashkëjetesës shqiptaro-muslimane / shqiptaro ortodokse, gjatë shekullit XX, me theks të veçantë gjatë kthesave apo ngjarjeve të mëdha historike, sikur janë periudhat e pushtimeve të huaja apo periudhave të konflikteve të brendshme, si dhe gjatë viteve të ndërhyrjes së politikave shoviniste serbe të Beogradit. Sidoqoftë ata megjithatë nuk kanë bërë një jetë të vështirë dhe pothuajse të padenjë shpirtërore brenda bashkësisë së tyre, me vëllezëtit e një gjuhe e gjaku, por fatzkeqësi u solli politikla milosheviçiane dhe lufta e fundit. Në këtë rast autori sjell faktin se serbët e fshatit Reçan, deri në luftën e fundit, asnjëherë nuk patën mosmarrëveshje me shqiptarët e besimit musliman. Vetëm në luftën e fundit 1999-2000, propagandës serbe i shkoi përdore që të ndizte urrejtjen ndërmjet tyre dhe pas përndjekjes së shqiptarëve dy herë nga fshati, pas humbjes së luftësi ushtria serbë-jugosllave  i mori me vete familjet serbo-ortodokse dhe i degdisi nëpër Serbi.

Është me shumë interes tregimi për raportet këtij fshati me shtetin serb në kontekst me një varr-muranë  kenotaf,  pa eshtra,  para luftasve ballkanike  ishte nën mbrojtjen e Familjes së Ukë Mehmetit. Kenotafi, një varr shekullor, ka legjendën e tij, kujdestarët historik të tij, historinë e ndërhyrjes nga pushteti dhe madje fundin dhe përvetësimin e dhunshëm nga shteti serb. Serbët e fshatit as që kanë pasur ndonjë ndërlidhjeje trashuese me te. Pas kësaj paraqitjeje të brendshme të një familjeje shqiptare të besimit islam, në vazhdim sillen të dhëna dhe diskutime shumë konstruktive mbi disa paqartësi rreth përvetësimit të Varrmuranës, kult i fshatit, dhe riemërtimin e tij si kishë serbe,  më 1926 i ishtë dhën formë kishëze, ndërsa është ndërtuar e qafresko- ikonizuar  në vitin 1956- 58, ndërkaq është reghjistruara nën mbrojtjen shtetërore, në vitin 1990. I nxitur nga politizimi dhe përvetësimi serb i saj, autori sjell të dhëna të gjëra mbi këtë pasuri prej një shekulli, duke dhënë shembuj të ndryshëm, sidomos të traditës familjare, duke filluar nga privatësia shekullore e tokës ku ishte vendosur objekti, deri te fati i saj pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë kapitull të strukturuar në gjashtë nënkapituj, fillimisht sillet një përshkrim detajues për fshatin Reçan të Therandës(Suharekës) dhe vihet theksi në të ashtuquajturën Kartë të Dushanit botuar në Beograd më 1862, pastaj sillen përbërës dokumentarë dhe të kujtesës mbi disa paqartësi rreth prejardhjes paraislame ritokristiane të familjes Veselaj, për ta përmbyllur me një portret të pleqnarit Mehmet Reçani.

Kapitulli i gjashtë , autori në disa rrafshe si p.sh,sjellë dëshmi dhe referenca rrerth përqendrimit që pikërisht popullimin  e viseve të sotme shqiptaree është ndihmuar  nga personalitetet e mëdha që e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë europiane e aziatike si: Diokliciani, Konstatini i Madh dhe Justiniani. Madje  sjell nl fokus dy përbërësit më të rëndësishëm të etnisë shqiptare, emrin e popullit dhe gjuhës shqipe duke e formuluar  kapitullin  : Gjuha shqipe si promotor i zgjimit dhe rritës së Shqiptarisë, përkundër nacional-shovinizmit serbomadh dhe vatrave të tjera penguese,  është shtjelluar në katër nënkrerë. Diskutimi në këtë rrjedhë hapet me një varg argumentesh rreth diferencimit e përkimt të etnogjenezës shqiptare e serbe, mbështetur kryesisht në burimet bashkëkohore serbe, për të vazhduar me argumente të periudhës mesjetarë, të botuara deri në shekullin XIX, të cilat dëshmojnë vijimësinë e shqiptarëve dhe bashkëpraninë e tyre si të shkrishterë shumicë me të krishterë të tjerë në  Kosovë.

Megjithëse të një nënkapitulli më vete, po i kësaj natyre, tani më i hapur është edhe teksti mbi bashkëpraninë  dhe kontributin e shqiptarëve në bashkëjetesë me turq, serbë, grekë e të tjerë, si dhe mospërfillja gjithandej e tyre ndaj aspiratave etnike gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Diskutimet e mbështetura në një literaturë të gjerë dhe relevante për historinë, gjuhën, besimin dhe kulturën shqiptare, nxjerrin në krye gjuhën shqipe si një prej forcave të brendshme më kohezive në jetën shqiptare. Në një rrethanë të vështirë historike ndërkombëtare gjatë fillimit të shekullit XX, kur një lëkundje kombesh po hapëronin në histori, është gjuha shqipe ajo që doli në plan të parë. Më parë se sa të shquhej populli dhe besimi fetar i tij, më parë se sa të shquhen institucionet e karakterit kombëtar, u shqua pasuria historike e gjuhës shqipe dhe mundësitë që përmes saj të përkthehen veprat e përmasave botërore, sikur ishte Bibla.

Parë në tërësinë e saj, ky kapitull është përgjigje studiuesve serbë, të cilët mbështetur në përvojën e studimeve historike, në shkollat nacionale të shekullit XIX dhe XX dhe madje në shkollat europiane, përpiqen të gjejnë strehën më të vogël për të sulmuar etnogjenezën e popullit shqiptar. Në këtë linjë personalitetesh hyn edhe Milojeviqi, ndërsa në këtë kolanë hyjnë edhe vept Odlomci e Udhëpërshkrimi i tij. Këtë traditë të përvetësimit të historisë e vazhdojnë edhe sot individët, grupet dhe madje institucionet e caktuara akademike. Ata vërtetë nuk mund të arsyetojnë gjuhën e tyre si paraardhëse të shqipes, por megjithatë gjurmët lashto-shqiptare përpiqen t’i nxjerrin si trashëgimi sllave! Një legjendë më vete dhe një kullë mitike ata kanë ngritur për periudhën mesjetare, duke ngatërruar hapësirat, besimet, trashëgiminë fetare e kulturore, gjuhën, identitetet etj. Të vetëdijshëm për ndërhyrje të kësaj natyre nga provinienca serbe, greke dhe madje italiane rilindësit tanë, jo rastësisht zgjodhën gjuhën, si shtyllën e parë të identitetit kombëtar dhe kombin si pararojë fetare e shtetërore, sipas motos: Feja e shqiptarit është shqiptaria! (Vaso Pasha), të cilën autori e modifikon: “Fe që Zotynë e bekon, Shqiptaria feja jonë, kur janë të tolerueshme në këtë nën hije skeptrike të gjitha fetë e besimtarëve shqiptarë.

Kapitulli i fundit i kësaj monografie në të cilën suksesshëm bashkohen analiza, sinteza, polemika, diskutimi shumplanësh, sjellë në plan të parë trajtesën Injorimi i gjuhës shqipe dhe kontributi me pahir i z. Milojevic në e për gjuhën shqipe, e cila është ndarë në katër nënkrerë.

Nuk e vlerësuam rastësisht këtë vepër gjerësisht dhe nuk e nderuam për shkaqe subjektive. Prej vitesh kemi lexuar artikuj përgjithësues të historiografisë serbe, prej vitesh kemi lexuar vëllime me dokumente politikanësh e diplomatësh serbë dhe madje prej vitesh kemi lexuar vëllime dokumentare, kryesisht udhëpërshkruesish serbë në tokat shqiptare, por deri më tash nuk kemi pasur mundësi dhe nuk kemi gjetur një studim kaq të thelluar e kaq komplementar në raport me një vepër të një studiuesi serb. Për më tej, monografia e Profesor Nuhi Veselajt nuk merret thjesht me kundërshtimin e përshkrimeve të Milojeviqit dhe analizave të tij, përkundrazi, ai i diskuton gjithanshëm përshkrimet e Milojeviqit në gjysmën e dytë të shekullit XIX duke gjetur në atë përshkrim te veprat e tij pikërisht gjurmët e trashëgimisë shqiptare dhe i diskuton analizat e Milojeviqit, duke u mbështetur në pasaktësinë dhe njëanshmërinë e përfundimeve të tij. Në këtë proces, janë pikërisht të “vërtetat e shënuara me pahir” ato që e dominojnë kontributin e Milojeviqit për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, e të cilat përplotësohen nga aspekti logjik, gjuhësor, historik, etno-gjeografik e kulturor nga penda e profesor Veselajt.

Le t’i theksojmë vetëm disa prej atyre, të cilat janë me interes jo vetëm për këtë kapitull po edhe për librin e kulturën  përgjithësisht:

  1. a) përplotësimin e dromcave historike të Milojeviqit me të dhëna të reja, qofshin ato referenca të proveniencës Lindore qofshin ato të proveniencës Perëndimore;
  2. b) diskutimin e etimologjive të autorit dhe botuesit me metoda bashkëkohore të dijes së sotme albanologjike, ballkanike dhe përgjithësisht linguistike;
  3. c) identifikimin e teksteve shqipe të Milojeviqit dhe sjelljen e teksteve folklorike, etno-kulturore të vendlindjes, një shembull prioritar i trashëgimisë kulturore fetare në Kosovë, në raport me trashëgiminë serbe. Në të vërtetë autori bënë paraqitjen origjinale me përkthim origjimal nga autori Millojeviq  i dy vjershave ngucakeqe dhe të një kënge Kanga e kumonëse cila jepet  në origjinal në gjuhën shqipe;
  4. d) në mënyrlë të veçantë si një dokument më vete të natyrës gjuhësore paraqitet Fjalorthit shqip-serbishttë vitit 1873, me përemasë të vogël por me interes jo të vogël sociolinguistik, kulturor e etnik.

Sifjalorthin shqip –serbisht, sikur e quan autori këtë korpus leksikografik, është një prej kapitujve më të rëndësishëm, më sistematik dhe madje më thelbësor i kësaj vepre. Paraqitja deskriptive e tij, sinteza tabelare, komentet e gjithanshme dhe madje, vërejtjet, për mangësitë e tij, për të cilat ishte i vetëdijshëm me kohë edhe Milojeviq, përplotësimet në gjuhën shqipe dhe  serbokroate, komentet në rubrikën e shënimeve, shënimet grafike etj., e bëjnë këtë kapitull të rëndësishëm edhe për studimet e ardhshme në fushë të leksikografisë, dialektologjisë historike, etimologjisë, sociolinguistikës e historisë së gjuhës shqipew e serbishte përgjithësisht. Këtij korpusi leksikor, përkatësisht studimit krahasues të tij brenda marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-serbe, shpresoj t’i kthehem edhe unë në një studim tjetër. Sado modest të quhet ky korpus leksikore prej 339 fjalësh, disa dhjetëra shprehje e frazeologji popullore, toponime etj., me këto të dhëna autori, me apo pa dëshirën e tij, e ka lënë një trashëgimi të pasur studimeve albanologjike, të cilat në të ardhmen do të vlerësohen dhe respektohen si një shërbim i mirë dijes shqiptare, në ato përmasa të cilat disa studiues të tjerë të provineincës sllave dhe madje europiane nuk ja kanë arritur, përkundër dëshirës së mirë që kishin. Ky kontribut me gjasë është rrjedhojë e mospërkrahjes së Shoqatës së Dijetarëve Serbë, për botimin e këtyre materialeve. Ne sot mund të themi kështu, sepse ndoshta, pikërisht pse Milojeviqi me pahir bëri këtë punë në të mirë të shqipes e serbistes, andaj nuk e pati përkrtahjen nga forcat e errëta për botimin  e veprës, forca këto që në asnjë rast me rastin e ribotimit të veprës nuk po e shënojnë me qëllim këtë sifjalorth. Ishte me fat  Nuhi Veselaj që e pati fotokopjuar lëndën e sifjalorit atë version që rastësisht pati dalë edhe më këtë lëndë., dhe më nuk po përsëritet.

Këtu po e sjellim vetëm një listë fjalësh, shprehjesh e trajtash leksikore me interes, kuptohjet jo në origjinal e cirilicë, por nga punimi i Veselajt, me qëllim dhe në këtë mënyrë të mësohet sadokudo për përmbajtjen e fjalorthit:

Cjap, Dru, Flakë, Thëngjillt (i), Kërcell, Kërc, Natë, Dreq, Dimër, Me shtrakatë! (thurë, kërrabzue), Shenjtë (i), Rus? (i tmerrshëm), Rrip (brez), Purtekë, Frikësoj (përulem) (N’besë tande!) Njeri, Burrë (djalë), Grua, Vajzë, Me pa (shih), Ari-u, Afër, Ballë, Baltë (dhe, vendi), Me pjekë, But (kofshë) ose butë (emër njeriu), Varfër (të), Vapë, Vjehërr, (vgis-heri?), Shok (mik), Begatë (të), Vesh (veshë, me veshë), Viç (*vit, njëvitshe), Ju, Gjashtë, gjashtë, Gardh, Gati, Gjarpër, Dhëmb, Emër, Asht (eshtër), Zonjë (grua), Thëngjill (thingill, djegie pa flakë), Me hangër, me ngrënë), Ka, Kalë (hipur në kalë), Kush, Kurm (trup), Krimb, Krye, Dru (Lis) Madh (më i), Mal (bjeshkë) /mall Zi (i), Marrë (i), Martesë, Mes, Gomar (magjar), Mish (muskul), Mot (vit), Nuse, Vjehërr (njeri), Merr vesh (di), Rrush, Zotni (sifer), sefer/ arab. i nderuar(!), Posi/ si, Me mbytë, turp(?), / Ujë Fashna (shami), Armë, Armik (djall), Verdhë (e), Fitore, Ngushtë, Gjel, Grigjë, Egër (të), (egërsisht), Argjend, Qen, Korb, Kudhët (i) (farkim), Haraç (xhymryk?) Gjerë(i), Larg, Këndoj, Mend, Lepur, Mik, Mollë, Mort, Paqe, Pemë, Me grabitë, me u ropë, me robërue, Sipër (mbi), Shëndet, Shenjtë (i) Shenjti-, Shin, Shërbëtor, Shigjeta, Turp, Tra, Faqe (fytyrë), Hark, Të kam pa(rë), Me mendue (ka menduor?!), Rino! (lind), Shkruaj (e qëndis), Me rrëmihë, (vezirmo?!), Parmend, Bir, Bijë, Fëmijë (voc e djalë), Meshkull, Femën, Borë, Shi, Gur, Ujë, Drithë /dritë, Dërrasë (pllakë), Lugë, Thikë, Shtrat (tshtruemt), Tshtyemt, Shtëpi, Diell, Akull, Pokjo (qeknej!), Me vrapue (vrik), Me kalërue (hipur në kalë), Dhen (dele), Dhija, Dhëndërr, Ëndërr, Dasmë, Me dhënë, Kam porositë (me porositë), Kësulë, Një (nja), Dy, Perëndi, Zot, Erë, Së shpejti, pak më herët?, Më shpejt, Me fejue /cucën(??), Dorë, Këmbë, Gisht, Pëllamb (shpresë???), Hardhi (vresht), Flok, Mjekërr, Zverk (qafë), Shpatë (Çiad??), Këmishë, Mërtek (thupër), Derr, Lum, Kodër, Bjeshkë, Det, Dardhë, Udhë, Urë, Bardh, Kuq, Gjak, Bojëgjake (bojna), Verdhë (e), Hasëm (armik), Orum (grek), Brekë, Rosë, Patë, Pulë, Djall, Vdekur (i), (njeri i dektë!), Venë, Groshë, Kaza (nahi), Mera (kullotë), Peshk, Urreje (i lantë!), Me u la (u lava), Drekë, Darkë, Me v(n)u / ka nder?, Me lavrue (laroj!), Kam mbjellë /me pjellë, Shumë (boll), Farë, Zjarr, Bini (qitni), (dru), Ndiz zjarr, Me pi, (krua me u krue), Qengj (dhen), Berr (dash), Arushë, (ari), Ujk, Dhelpra, Dren, Kaprolle (drenushë), Grykë (fyt), Me u pajtue, (e mpetuor ! -financ.) Robtë (gjinja shpis), Gardh, Dosa, Lopë, Shkëmb, Këmbës/or, Muaj, Kjo javë ose e djelë, E ve (grua pa burrë), Plakë, plak, Kokë, Tërmet, (Trem(b)et dheu!), Dhe /vendi, Ditë Mirë (i), (i qetë) Mirëdita! Gjysma, Fytyrë (faqe), Penë, Dru (kaçubë, pajë), Derë, Shkallë, Gabim, Më fal të më falish, Të më falësh, Shtëpi e mbuluar, E m/buluar/a?, Majëmali (Qafë), Jona? çat??, Me këndue, këndo, Mos qani, T’shtina! (shtëna!! (me pushkë??), U gëzuam, Gëzoni, Rrofshi e qofshi, Trim njeri, i përunjët, i poshtëm (poshtër), Mendtar, Ma fal zot (zotni) (unë kam gabuar), Faj, E drejta (drejt), Tredhë (me), me shky herdhe?, Ai Tçava (kokën!), prish me luftue, luftuar, Ne, Yni, Ju, Ata, Im (imja), Jotja, I atij, Juaji, Lyej shtëpinë (kam lyer), Fushë, Arë (ari!), Vreshta, Diell, agim, e djelë, U ngrys?, u ndrit? Prift, Kishë, Vijë Krua /çeshme, Rrahje, breshër, shushlak (mbetje), Letër (libër), Kos (qumësht), Mirë, Keq, Me djegë (digje), Baltë, Qen, këlysh, Pus, Bukë, Hidhërim (pret/zi), Brez (shokë), Pamartuar (i) (beqar), i lagët, Këpucë, Të ngrysurit (pa frymëzim), Tubim (kuvend), U bë falja, Me u pajtue (U fatua!), Koha, Kec (një kec), Gjuhë Shqa (shka), Shqijana (shkina), Tëmbëlit, Djathë, Gjizë, Gozhdë (peronë), Me mbathë me patkua, Për të mirë! (shëndet!), Të bëftë mirë! (shëndet), Kam çarë dru ose thërrmuar gurë, Pëllumb, Ndritu (u ndije!), Vezë /voja /veja, Tegërt, Fëllanza, Kam fituar, Kam fluturuar, Klloçkë, Sëmunë (i), Shëndosh, Ethe, Dhallë??? (/mushtrelikë ortodokse )/musht Punambarë! Mbarëpaç Qerre (kerr), Natën e mirë, U trashëgofsh, me të mira (përfitim), Gëzuar (i), Na ka zbardhë (me punë), Hënë, Hyll, Gomar, Babai i gomarit, gomar, Kalë (i kuq), – dori Kali vranç, Kali i bardhë- gjok, Plumb, Copë, Rëndë, Kohë e rëndë /zaman/ose shekull, Na ruajtë zoti, i vjetër, Stapanj ose feja e vjetër, Pe, Lule, e lale (lalelalje), Bilbil (zog), Bilbili (zogu) na këndon, Tym, Shpend, Arrë, Fe, Lakra e laknor, Mulli, Miell, Mbret, perandor, Princ, mbret Shtëpi /etj./

Megjithëse i dorëzuar në shtyp në vitin 1873, studiuesi serb arriti ta botonte vetëm në vitin 1877. Ndërkohë Profesor Veselaj dhe studiuesit e tjerë të albanologjisë presin të ribotohet në origjional dhe i plotë, madje nëse gjenden dorëshkrimet, për të cilat flet Milojeviqi, të botohen edh ato, çka  është obligim i vetë Akademisë dhe shtetit serb, pa marrë parasysh nëse edhe në vëllimet e pabotuara do të dilte edhe ndonjë kontribut sado i vogël me pahir në të mirë të raportit të historisë së gjuhës shqipe dhe të asaj serbe të para 150 vitesh.

Vepra e Profesor Nuhi Veselajt Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si kriter i së vërtetës, shkas vepra e z. Milojević (1866 -1873) dhe epranët e pasuesit e tij,  përmbyllet me një sintezë të gjerë, brenda të cilës mesazhet e tij janë mjaft bindëse, ndërsa ne mendojmë se janë jo vetëm bindëse po edhe inicuese e nxitëse për diskutimin e veprave të shumë studiuesve, publicistëve e udhëpërshkruesve serbë për hapësirën shqiptare. Shpresojmë se autori i kësaj vepre edhe pas letërlibërtimit të këtij punimi do të vazhdojë me monografi të tjera të kësaj natyre.

Prishtinë, më 23 korrik 2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok