Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (14)
![Nuhi-Veselaj](https://merbraha.com/wp-content/uploads/2022/06/Nuhi-Veselaj.jpg)
Si lindi dhe u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët
- b) Ripushtimi i Kosovës nga Serbo-Jugopllavia e kamufluar si komuniste (periudhë 55 vjeçare, 1944 – 1999)
NGA DR. NUHI VESELAJ
Sihyrje
Edhe në këtë sihyrje para fillim-shtjellimit të temës: Ripushtimi i Kosovës nga Serbo-Jugosllavia e kamufluar si komuniste do të mjaftohemi me disa konstatime:
E para, mesa jemi të njohur, ndonëse Kosovë-Serbia gjermane dhe Kosovë-Shqipnia italiane, si zona të ndara, ishin në paqe e harmoni vëllaznore njëra me tjerën, sepse në krahasim nga robëria serbe afro 30 vjeçare (1912-1941), shqiptarët nën Gjermani si dhe ata nën Itali, edhe pse nën pushtim të huaj ishin të kënaqur, ngase shtetet okupuese nuk pengonin të kishin levizje të lirë e të gëzonin pronat e veta, madje gjeten mirëkuptim të plotë në koordinimin e veprimeve politike e kulturorore kombëtare sa i përket shkollimit e administrates shqipe. Problem kishin me viset shqiptare si Kamenica e Kaçaniku si edhe ato nga ana e Shkupit që ishin nën Bullgari, sepse regjimi bullgar tentonte të burrgarizonte shqiptarë e serbë e të tjerë, mirëpo, edhe andej u gjetën forma bashkëpunimi messhqiptarësh, jo vetëm në mënyrë ilegale, por edhe drejtpërdrejt me tejndikimin kombëtar të rilindur nën petkun e ceremonive fetare shqiptaro-muslimane e katolike.
E dyta, ndërkaq, pasi kapitulloi Italia dhe Gjermania pushtoi Shqipri e Greqi tash e ashtfruquajtura Shqipni e Madhe, vetvetiu me rritje territori fitoi emërtimin frymëzues: Shqipni Etnike, sepse, Kosovës, përkatësisht Shqipnisë Veriore (Kosovës) menjëhershmërisht iu bashkangjitën Mitrovica e Sanxhaku me tokat shqiptare gjithandej. Madje kur edhe Bullgaria, gjatë vitit 1944, anaspraptoj dhe definivisht kaloi në anën ruse, u bë e mundshme që jo vetëm Kamenica e Kaçaniku me Karadak e Kumanovë, por edhe Shkupi e disa toka të Maqedonisë perëndimore t’i bashkangjiten Kosovë-Shqiprnisë, përkatësisht Shqiprisë etnike me kryqytet Tirtana, Në këtë Shqipni funksiononin shqiptarisht organet shtetërore, shkollat, administrata dhe deri edhe ushtria, por ajo që është më e rëndësishmja, u bë njohja zyrtare e Shqipnisë Etnike si shtet i pavarur nga Gjermania. Dikush thotë që faktikisht si e tillë u njoh edhe nga Vatikani, por ajo që ndikoi shumë thellë shpirtnisht te vetë shqiptarët e partitë e tyre politiko-shoqërore, ishte vetë fakti se ky përbashkim u pranua dhe u përpforcua shtetërisht nga LIdhja II e Prizrenit.
E treta, Gjermania, respektonte autoritetin administrativo-shtetëror të formuar nga Lidhja II e Prizrenit, andaj njohu dhe armatosi, përveç Divizionit Skenderbeg edhe këto katër Zona operative kufitare të Kosovës në kufirin kundrejt ish-Serbisë:
- Strugë-Tetovë; 2. Karadak- Galak 3. Drenicë –Lugu i Ibrit; 4. Prapashticë-Shala e Bajgores.,zona këto që pothuaj mbi një vit drejtoheshin nga komandantët ushtarak shqiptarë të Shqipnisë etnike me kryekomandantin gjakovar Qazim Komoni.Shqpnia Etnike, artdheu i shqiptarëve përveç zonave të siprcekura territorialisht përshinte administrativisht edhe vijen Tivar- Pejë, si dhe Manastir Shkup dhe funksiononte me sukses si një shtet shqiptar. Madje këto zona kufitare sa here kishte nevojë përforcoheshin me ushtarë vullnetarë të zonës së vet përkatëse, por edhe të zonave të tjera, karakteristikë kjo e çdo shteti në konsolidim, ndonëse i njohur ndërkombëtarisht vetëm nga njëra pale ndërluftuese.
E katërta, një Shqipni e tillë etnike ishte zgjidhje shumë me vend që është dashur të ndodhte që në LPB dhe vërtet kjo edhe në këtë kohë nuk i bënte keq askujt, asnjë populli, asnjë shteti fqinj, por natyrisht nuk shihej mirë nga hegjemonistët, por fatkeqësisht nuk u pa me sytë e mendjes as nga Lëvizja nacional-çlirimtare të vendeve përkatëse e aq më keq as nga nacional-çlrimtarja shqiptare e udhëhequr nga komunistët shqiptarë, të cilët ishin nën ndikimin e Kominternes, përkatësisht Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Madje aq edhe më keq nuk njihej nga Shtetet e fuqishme të Aleancës, të cilat momentalisht ishin pale ndërluftuese armike të Gjermanisë. Fatkeqësisht ato nuk kishin mirëkuptim ndaj shqiptarëve, bashkimit të tyre të natyrshlm, andaj kishin vendosur që pas paqe-fitores së luftës, asgjë që pushton ose krijon ose krijohet nën ndikimin e Gjermaniasë, nuk do të njihej prej tyre, pra as Shqpnia e Madhe as Shqipnia Etnike, gjë që ishte shokante për çdo shqiptar, organizëm apo organizatë politike e shoqërore shqiptare, ngase, duke dëgjuar hegjemonistët, nuk donin ta kuptonin se Shqipninë etnike nuk e krijoi Gjermania po populli historik i stërvuajtur shqiptar, që ishte ndarë padrejtësishst në LPB, ku ishin pjesëmaarrës në atë padrejtësi edhe ato shtete,j o vetëm Italia as Gjermania, që tani joshën lehtë shqiptarët me këtë bashkim.
E pesta, sidoqoftë, ky mospranim nga aleanca properëndimore ndikoi që në Shqipëri, apo ndër shqiptarë të përqafoheshin idetë komuniste, ngase gjoja komunizmi si doktrinë e drejtë do të shpëtonte shqiptarët nga zgjedha e huaj dhe nga shfrytëzimi klasor dhe kjo do të arrihet fill pas fitores kundër Gjermanisë, sepse atëherë do të bashkoheshin territorialisht tokat shqiptare dhe në marrëveshje me kolegët komunistë të popujve fqinj ortodoksë pa opiumin e fesë dhe me ndihmën e Stalinit të madh Shqipëria do të dalë e bashkuar. Vërtet naivitet i shqiptsrëve që hynë në rrugën me sherr të ortodoksëve intrigantëë sllavë e grekë.
E gjashta, me këtë pilulë mashtrimi lëvizja nacional-çlirimtare shqiptare e prirë nga komunistët vendës pas kapitullimit të Italisë dhe anashshprapttë Bullgarisë, duke marrë ndihma edhe nga aleatët properëndimorë fitoi shtrirje e dominim nga jugu dhe e mesmja e Shqipërisë londineze, por jo aq nga Veriu e Kosova, sepse atdhetarët nacionalistë në përgjithësi e sidomos kosovarë e dinin që nacional-çlirimtarja, duke vepruar nën ndikim-preopagandën komuniste jugosllave e ruse assesi nuk do të zgjidhte bashkimin e trojeve shqiptare, ngase e dinin që ortodoksia serbo, malazezë, bullgare e greke gjithmonë i kanë tradhtuar shqiptarët, prandaj kërkonin prej aleancës perëndkimore që ta përkrahnin patjtjer bashkimin etnik shqiptar të arritur mirë e natyrshëm nga fati, nga masë-forcat popullore shqiptare. jo nga ndonjë veprim i posaqëm italiano-gjerman, prandaj të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh strategjitë politike, duhet të ishin unik për mbrojtjen e kufijve të Shqiprisë etnike edhe pa Gjermaninë. Kështu shqiptarët e të gjitha partive e grupacioneve të bashkuar edhe nacional-çlirimtaraja me ta bashkë t’ua prezentonin këtë realitet shteteve të Aleancës Përëndimore, duke u garantuar lojalitet se bashkimi i shqiptarëve do t’u shërbente atyre pas paqes si bastion kundër përhapjes së komunizmit që kishte prekur Spanjë e Itali. Për këtë që thamë biseda të kësaj natyre ka zhvilluar Iljaz Agushi me Fadil Hoxhën. Pastaj kujtojmë marrëveshjen Balli kombëtar me Nacional-çlrimtaren në Mukje, bisedën e Halim Spahisë me autoritete komuniste etj, por fatkeqësishst një propozim-marrëveshje e lëvitjes kombëtarre nacionaliste e asaj komuniste nuk u arrit dot, edhe pse çështja shqiptare vetëm në atë mënyrë dilte e zgjidhurr aq mirë dhe natyrshëm, por vetëm lypsej sqarim i përbashkët i përforcuar politikisht para faktorëve ndërkombëtarë.perëndimorë.
E shtata, sëkëndejmi Kosova që me gjithë shpirt ruante dhe mbronte veten brenda Shqipnisë Etnike, pra përfocoi kufijt veriorë të Tokave të Lirueme nga sulmet fillimisht të forcave nacionaliste pravosllave (serbe, maqedone, malazeze e bullgare) e pastajnga ato të nacionalçlirimtares komuniste jugosllave, nuk u përkkrah nga nacional-çlirimtarja shqiptare që kishte rënë nën ndikimin e jugosllavëve. Së këndjmi, Partia komuniste e Jugosllavisë pasi nënshtroi Partinë Komuniste të Shqipërisë e kishte lehtë të bënte plan-analizat përkatëse si ta shkatërronte mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës. Ajo shfrytëzonte çdo rast që të fuste përçarje, andaj meqë naconal-çlirimtarja në Kosovë nuk mund të krijonte territore të lira si në Shqipëri e Maqedoni shfrytëzoi shqiptarët e shkolluar të atyrr viseve sidomos nga Kosova Lndore që kishin vuajtur në ballafaqim me nacionalshovinizmin, serbomadh çetnik, duke i joshur me fjalë-propagandë të kohës që vetëm komunizmi i shpëton shqiptarët nga terrori serbomadh, andaj sëë këtejmi në Medvegja u formua Aradha e parë partizane Zenel Hajdini më 7 mars 1942, pastaj Brigada kosovare –maqedone në Slivovo të Maqedonisë, më 11 nëntor 1943, Brigada III e Kosovë Metohisë në Vrajë (Serbi) më 10 shtator 1944 dhe Brigada nacional-lirimtare (komuniste) kosovare në Krumë 13 tetor 1944 (Shqipni), pra të gjitha këto jashtë territorit të ngushtë të Kosovës, por më sfiduese del Brigada nga Kruma Hasi i Shqiprisë, e cila depërtoi nga Gjakova, ngase Kosova, mbronte fanatikisht kufijtë e Shqipnisë etnike nga Veriu jo nga Shqipëria.Nanë.
E teta, kur fati i luftës detyroi gjermanët që nga shtatori 1944 të fillojë tërheqjen nga Greqia, kur dhe Bullgaria tashmë kishte dale në anën ruse, në jug të Shqipërisë u rrit influenca komuniste, u shumuan brigadat shqiptare, por adhe të përziera jugosllav-maqedono–shqiptare. Në të vërtetë, pas formimimit të Brigadës nacional-çlirimtare në Krumës së Hasit kshte indicie tl shkelej kufiri i Kosovës në Gorë të Dragashit, siç do të shpjegohet tash fill.
E nënta, kjo edhew do të ndodhë para se forcat e mëdha tankiste bullgare-ruse t’i afroheshin kufirit të Kosovës Veri-LIndore nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit 1944, andej po në këtë kohë nga Shqipëria, dy brigade jugosllave të përziera jugosllave dhe dy nga Shqipëria brigadat III dhe V i kanosen kufirit të Kosovës j nga Gora, e Dragashit. Atëherë në Kosovë u dha kushtrimi që trimat prej 18 deri 80 vjet me u paraqitë vullnetarisht në front për mbrojtjen e Kosovës. Kështu Kosova, jo vetëm duhej të mbrohej nga Veriu, , që kishin detyrë e motivim, por edhe nga Jugu, nga territori i Shqipnisë (!!! që kishin detyrë, por jo motivim. Kështu, mbaj mend që nga fundi i shtatorit kushtrimin që të gjithë burrat 18-80 vjet të rrokin armët se atdheu ishte në rrezik lajmin në fshat e solli Ali Meta, Baba u aktivizua, me që djalin e kishte SS, të cilin e kishte bekuar për luftë, ndikoi që në fshat të mobilizohen si edhe të moshuarit Fejzë Xani, mbi 50 vjet, Nazif Haziri mbi 40 dhe Hamzë Rrahmani mbi 30 vjet, të cilët u derguan në frontin përtej Dragashit pranë fshatit Glloboçitë, në ish kufririn Jugosllavi –Shqipri. Atje pozicionohen. Dhe presin, kur më 3.10.1944, brigadat partizane, hyjnë në territorin e Kosovës afër atij fshati. Glloboçicë. Aty shprazen pushkët e para nga pusitë e mbrojtësve. Ndalet përparimi partizan. Gjurmohet terreni, prej tyre. Partizanët kishin infiltruar më parë spiunë e agjentët e tyre këndej. Grupi i reçanasve pritnin që të vinin ndihmat e premtuara nga Kosova. Ato nuk vinin. Nuk erdhi as divizioni SS Skënderbeg, Komanduar nga ofiserë shqiptarë me leje të shtatmadhorisë gjermane Ata nuk vinin, ndërsa në anë tjetër shihej se po përgatej sulmi i forte partizan. Atëhere, sipas mixhës Nazif, kishim tri rrugë: të luftojnë deri sa të vdesin, të ikin (të tërhiqen) ose të dorëzohen. Hamza e përmend dorëzimin, po nuk ishte i sigurt, sepse nuk njihte askend, pos kishte ndëgjue për emnin e Fadil Hoxhës. Fejza, pa një pa dy, merr ikën, Nazifi e ndjek. Hamza mbetet me pushkë e fyshekë plot. Kështu ata dy ikin, për Hamzën e dinin se mbeti në istikam nën sulmin e partizanëve.
E dhjeta, kështu Hamëz Rrahmani (1915 -1944), 32 vjeçar, nga Reçani i Suharekës më 3.10,1944 mbeti i vrarë, ndër dëshmorët e parë shqiptar për mbrojtjen e Kosovës së pavarur të Shqpnisë etnike. Ky la gruan me dy djem. Shefketin e Rrahmanin. Është varrosur nga vendasit e atij fshati. Pas një kohe, kur partizania kishte fituar, i vëllai Zeqa me Mulla Salimin, nga Bredosana, hoxh ramazani i fshatit tone, që në atë kohë shkojnë atje dhe Hoxha i fshatit Glloboçicë, u ka treguar varrin. Këta e kanë identifikuar. Për shkaqe politike kjo çështje ka qenë e heshtur. Atje tash së voni është përtri vorri nga familja. Sidoqoftë, me ndonjë akademi apo ceremni gjegjëse, gjithsesi Hamza duhet vlerësuar si dëshmor e jo si viktimë, sepse ka vdekur me pushkë në dorë pa e lëshuar istikamin, andaj si dëshmor e ka vendin prijës në grupin e dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Reçan.
Sido që të ketë qënë, ne në vijim të kësaj pjese pa e vlersuar as për mirë as keq, siç e kam ndjerë e kuptuar ndihmës që dha Shqipnia komuniste rreth ripushtimit të Kosovës nga jugosllavët të shpifur si komunstë, pushtim ky që zgjati 55 vjet (1944-1999) do ta trajtojmë shkurtimisht fare, sipas këtyre 6 fazave kohë-hapësinore:
1) Implikim–bashkëpunimi i Shqiprisë londineze komuniste në ripushtimin e Kosovës nga Serbo Jgosllavia 1944-1948 (kohëzgjatja 4 vjet,) mosha ime 11-15 vjeçare.
2) Vazhdë-pasojat shqiptare në Jugosllavi pas informbyrosë 1948-1959 (kohëzgjatja 11 vjet), mosha 16-26 vjeçare.
3) Sprovë-svidat apo si ideali e dinakria la qenujqit albanofobë smirëzinj me gojë e kthetra hapur, 1960-1966 (7 vjet), mosha 27-33vjeçare.
4) Reform-deformime politike në raportin Kosovë /Serbi–Jugosllavi, 1966-1976 (10 vjet), mosha 33-43 vjeçare.
5) Provokime legale e ilegale kundër pushtetit serbodiktatorial 1976-1990 (14 vjet), mosha 43-56 vjeçare dhe
6) Atmosferë provokimesh -djegëse tre palëshe shqiptare-serbe-ndërkombëtare 1990 -1999 (kohëzgjatje 9 vjet) mosha 56-66.
Përfundimi: Frymëmarrje në Kosovën e Lirë 2000-2025 (25 vjet), mosha 66-92 vjeçare.
Meqë disa nga përjetimet tona të këtyre fazave kohë-hapësinore i kemi përfshirë ose do të përfshihen në Jetëshkrimet tona, që panifikohen dtë vijojnë së botuari sipas radhës, këtu do të marrim në konsideratë vetëm ndonjë episod me rëndësi historike ose biografike, si përjeitme vetjake, duke shënuar kohëzgjatjen e secilës faze kohore bashkë me vitet e moshës sime.
1) Implikim-bashkëpunimi i Shqipërisë komuniste në ripushtimin e Kosovës
nga Serbo-Jugosllavia, 1944-1948, 4 vjet, mosha ime 11-15 vjeçare
Ne nuk mund ta dimë sa ishte me vend e sa jo apo sa ishte mirë e sa keq për shqiptarët e Kosovës implikim i Shqiprisë si ndihmë Jugosllavisë në ripushtimin e Kosovës gjatë e pas LDB. Kishte obligim apo detyrim ekzistencial në ato rrethana politike ajo ndihmë apo dëgjueshmëridisplinore siushtarake?! Është bërë. Ëhtë bërë me apo pa dëshirë. kur trojet e Shqipnisë etnike si pa krah ndërkombëtar ishin, shihej që do të gllabëroheshin egërsisht n,ga pushtuesit e mëparshëm. Madje nga ai përshkllëzim debakli do të pësonte apo ishte në rrezik edhe vetë ekzistenc e Shqipnisë londineze, apo jo?! Këtë që sapo e shtruam po ua lëmë lexuesve ta gjykojnë, ne vetëm mund të konstatojmë se në atë periudhë 4 vjeçare, 1944-1948 Shqipëria ishte e varur plotësisht nga Jugosllavia e përtërirë tan i ashtuquajtur komuniste. Sido që të ketë qenë, ja disa konstatime tona rreth ngjarjeve të kësaj faze:
E para, dy javë, pas Luftës së Glloboçicës, ku ra dëshmori Hamëz Rrahmani, partizanët e Brigadës V Sulmuese Shqiptare arritën në fshatin tonë. Një togë e tërë fjeti në odën toneë dhe të nesërmën në mes të fshatit, rastisi para shpisë se Hamzës, me një valle të kënduar labçe përshëndeten çlirimin e fshatit nga gjermanët dhe nga reaksioni (!) me vargjet që po i improvizoj përafësisht si i kam mbajtur mend:
O gjermano, faqe nxirë,
Të kemi lidhur me zinxhirë…
Eja Fatko ngitma këmbën
Këtej armikut i bëmë gjëmën!
Kështu pas valles, dhe pasi pranun 4 ushtarë vullnetarë katundas: Smajl Muharremin, vllai im dhe fqinjtë tanë: Bajram Salibajramin, Bllagojen e Dosës dhe Gjorgjin e Vasilit, vazhduan tutje këmbë të ndiqnin gjermanët që para dy ditës kishin ikur të motorizuar përtej Qafes së Duhles. Kjo brigadë pas sorollatjeve nëpër Kosovë, që ndihmonte në qetësimin e gjendjes rreth rikthimit të pushtetit serbo-jugosllavo komunist, shkoi në ndjekje të gjermanëve tutje në vise të Bosnjës, ku bie dëshmor Bajram Salibajrami. Ndërkaq kur Gjermania pranoi kapitullimin kjo brigadë u kthye në Kosovë. Një kohë qëndroi në Mitrovicë dhe së andejmi iku nga Gostivari dhe pasi qëtësoi situatën rreth marrjres së pushtetit nga maqedono-sllavët dhe pas i liroi ushtarë-partizanët shqiptarë nga Kosova e Jugosllavisë, kaloi në Shqipri.
E dyta, dikush e thotë që të vetmen të mirë që kjo brigade e solli në Suharekë ishte se la një të besuar ushtarako-politik në zyrën e hetuesisë, i cili ishte nga nga një familje që daja Islam, gjatë ekzilit më 1914-15, paska qëndruar e punuar. Sa do të qënedrojë dhe për kompetencat e tij nuk dimë, por ky sebep që Shaban Jonuzi, nip i dajës Islam, i cli si ushtar i Kralevinës kishte qendrue 3 vjet roblufte në Bullgari dhe së andejmë do të kthehet me forcat ruse-bullgare dhe si i tillë gjoja si komunist në Suharekë, caktohet përgjegjës i Komunës bashkë me Popin e Mushtishtit.
E treta, por me marrjen e pushtetit ekzekutiv nga kmandanti serb Medenica, nuk mundi kush ta shpëtonte askend, kujt ai ia vënte synin, sepse at vepronte pa e pyetur Shabanin e Popin. Kështu u burgos Mulla Nura i Gjinocit, i cili u dergua në Serbi, prej nga nuk u kthye as si kufomë. U burgos Qazimi i Ramë Bllacës, po u dërgua në Shqipni, prej andej, pas vuajtjeve marramendëse, megjiatë u kthye.Vdiq vdiq e u në Bllacë. Nga Reçani u burgosen dhe u vranë 3 burra: Aziz Dauti, QazimVeseli e Haki Hajra, pa u ditur varrezat.
E katërta, nuk di për saktësinë që thuhej se për lojalitetin e parisë së Suharekës që mos të ketë aq shumë viktima si në Gjilan e Ferizaj ka ndikuar jo aq Shabani e Popi, sa Mehmet Hoxha, Rifat Berisha e Hasan Kryeziu Mamusha, por e di që baba e pati porositur dajën Shaban me ruejtë Ali Metën, i cili ndihmonte administratën e pushtetit të Partizanisë.
E pesta, më kujtohet, kur dorëzonim tepricat, kafshë për mish, drith për bukë, etj, dëshmitë me shkrim na i lëshonte Ali Meta. Më ka mbetur në kujtesë se ai fismoste kështu: fillonte nga poshtë-lart vijen e rrumbullaktë të iniciales “a” të vogël të shkrimdores, ndërkaq, ngjitej lart afronte në anën e kundërt rrunullakun dhe brenda hapësitrës e shkruante Meto dhe me vijën vertikale fundore të a-së përmbyllte dy rrumbullakat: “O”të madhin e të voglin dhe kështu forma i dilte si firmë-myhyri i kohës së Turqisë që brenda hapësirës se “a#së lexohej Meta.
E gjashta, kështu disi në saje të Shaban Jonuzit shpëtuan, Ali Meta , Hamit e Jetush Tahiri e dhëndërri i tyre Jetë Mushtishti, edhe edhe ky aktivist për të drejtat e shqiptarëve, Por Shaban Jonuzi politikisht u demaskue pas burgosjes tonë, dhe sidomos të vallaut bacit Ramë, Shaban Jnuzi u përpoq me mbrojtë pafajsinë e nipit Ramë, që kishte plotësisht të drejtë, por si pasojë u shkarkua nga të gjitha funksionet. Kështu edhe ndaj Ali Metës e Jetë Mushtishtit rifilluan hetim-maltretimet që arriten kulmin në dimrin e vitit 1955/56 në Aksioni.n e mbledhjes së armëve nga shqiptarët, që i përfshinë edhe pleqtë si Jetë Mushtishtin, i cili u vdes para duarsh, në mundimtore në Stanicën e milicisë, ndërsa Ali Meta, në rrugë e sipër rrëshqet në akull dhe shpëton nga masakrimi i udbashëve, po nuk shpëton nga shtrati i vdekjes nga ai rrëzim.
E shtata, po i kthehemi përsëri vitit 1945, edhe nën ato kushte dikush prej nesh vijonte klasën e katërt,kusht për të vijuar progjimnazin (klasat e nalta të fillores) në Suharekë. Mbaj mend që pasi u ndërtuan shtëpi të reja ktheheshin kolonistët serbo-malazezë. Si e veçantë, U klthye edhe familja e Novicës. Novica ka qenë shqiptar me emrin Ahmet, po ky, jetim, si djalë i pashëm, adoleshent, me që has në vështirësi për martesë me shqiptare, has një vajze serbo-malazeze, e cila e pranon me kusht të jetojë në familjen e saj. Kështu Ahmeti bie në rrjetin merimangës të familjes së saj, Pranon të martohet me pop, andaj të pagëzohet me emrin Novica. E keqja ndodhi që ky më 1941 shpërngulet me familjen e gruas në Serbi dhe tani më1945 pas katër vitesh kthehej me familje. Rruga nëpër Suharekë drejt Shirokës binte pranë shkollës që ishte plot me fëmijë të shkollës. Novica, në qerre e kishte gruan me fëmijë dhe me plot plaçka. Ky e ngrihte kiet, Rastisi që dikush e njohu dhe i thirri Ahmet! Ai ktheu kryet. Sa dukej i plakur! Gruaja i bërtiti: Novice, pazi decu! (Novicë kujdes, fëmijët! Dhe ai vazhdoi. Ku me ditë çfarë sikletesh kështe kaluar e përjetuar gjatë këtyre tri-katër viteve dhe po kalonte në këto qaste, apo jo?!
E teta, kalonin kohë të turbullta. Po në verën e vitit 1945, ishte përhapur lajmi që në Prizren do të mbahej një tubim popullor, ku do të vendoset kah do t’ia a mbajë Kosova, nga Beogradi apo nga Tirana. Nga fshati ynë ishin përgatitur disa burra me marrë pjesë, vetëm sa si force aplauzi për Tiranën. Shkojnë Rizahi, Nazifi dhe Muhameti, Kështu me 10 korrik 1945, edhe ata hyjnë në sallë. Atmosfera u doli krejt ndryshe. Salla ishte rrethuar me usharë të armatosur, Grykat e mitralozave dukeshin nëpër diritare kthyer drejt tyre. Në këto rrethane fillon mbledhja. Fillojnë me folë udhëheqësit shqiptarë të nacional çlirimtares dhe e shkretojnë. Ishin të kurdisur me u falë drejt Beogradit. jo Tiranës. Për çudi, një trim plisbardhë nga Gjilani, del e flet mbarë: Kërkon lidhjen me Tiranën. Ali Shukria e kundërshton rreptë. Reçanasit e shohin sa ish sahati, dalin jashtë, me ta del edhe ai Trim-Plisbardhi nga Gjilani.
E gjashta, ma tepër nuk di. por më kujtohet që edhe baba kur u kthyen raçanasit dhe treguan çfarë ngjau, u bë dhe i ftohtë. Si duket ata nga Prizreni ishin kthye me mikun e Gjilanit xhades së vjetër, sepse kur u ngrys një mik erdhi nga rruga e malit dhe baba si mik të rrallë e vendosi në Odën e Vogël, që na e quanim Soba e Nanës. Në mengjes miku erdhi në Odë të madhe. Ishte një burrë zotni, ngjante me Ali Metën edhe për nga duka edhe për nga vesha. Dukej njeri i shkolluem por me plis. Shikonin nga dritarja që një lukuni njerëzish edhe aktivistë të fshatit tone me ushtri shkonin shkeptas disa rrugëve drejt Krushicë- Budakovës. Pas pak erdhi një njeri i panjohur, një hollak që kishte bujtë në mahallë. Dhe i tha: Hajde ma shpejt. Ky burrë zotni ende shikonre nga dritarja më tha mua A di me me knue? Natyrisht u lavdova si shkollar. Nxori stilografin dhe në gazetën shtruar në parmakun e dritares dy qerpiqë e gjysë gjanë të odës shkroi bukur: Ramiz Cërnica. E lexova, me za, buzëqeshi. U përshëndet me mua po me buzëqeshje. Baba mikun Ramiz Cërnica me shoqëruesin e tij, i përcolli deri në fund të bahçes. Së andejmi nga fshati me çeze të Bacit Rizah me një bijë me ferexhe (dada Havë) e përcollën përtej Suharekës (Semetisht) dhe kështu mik mbas miku Ramiz Cërnica depërton nga ana e Drenicës e ku ta dimë.
Sqarim
Këtë që e shënova ka rëndësi të dihet, sepse në biografinë e Ramiz Cërnicës, shkruar nga Mehmet Haliatij burrë-zotnisëa, Oda së madhe mi në gazetën Zëri, 08.01.2017 f. 28 lexova, se
“Ramiz Cërnica pas diskutimit të guximshëm kundër aneksimit të Kosovës nga Serbia dhe reagimit të Ali Shukriut, i zhgënjyer detyrohet ta lëshojë mbledhjen dhe të niset në drejtim të Pejës, duke i ikur drejtimit të Suharekës e Grykës së Carralevës, sepse mund t’i vinin pritë dhe ta likuidonin.”
Prandaj, duhet plotësuar biografia: Ramizi ka dale bashkë me burrat e Reçanit, nuk është nda prej tyre, ka bujtë në Reçan të Suharekës te Muharrem Uka dhe së andejmi mik mbas miku është përcjellë nga Drenica, mbase edhe nga Peja.
Po e përfundoj këtë faze me konstatimin se është e vërtetë se deri verën e vitit 1948 ne nxënësit i brohoritnim bashkë: Stalin–Tito-Enver, ndonëse për ditë e më shumë kishim mungesë shqipnie edhe enverie, mungesë kjo që do të këputet hermetikisht pas Rezolutës së Informbyrosë 1948, fazë kjo e re që po e trajtojmë në vijim.
2) Rezoluta e Informbyrosë 1948 dhe Aksioni për mbledhjen e armëve 1955-56,
dhunë e qëllimshme për shpërngulje të shqiptarëve (1948-1959)
Për këtë periudhë silufte 11 vjeçare plot dinamizëm, mosha ime 16-26 vjet po veçojmë këto detaje:
E para, si duket Rezoluta e Informbyrosë 1948 me të cilën Stalini e sulmoi Titon, thonë (ndoshta) edhe për Kosovën e aneksuar, çka nuk është krejt e sigurtë, por është e sigurtë se kjo ngjarje shpëtoi Enverin nga gllabërimi jugosllav, ngase Titoja, i cili që nga fillimi i luftës kishte pasur zotimin e Çerçillit se nëse dotose guxon t’i luajë në fjalë Stalinit da ta kishte përkrahjen e Perëndimit, ndërsa sa i përket Shqipnisë, pasi Tito e bëri nacional-çlirimtaren e përbashkët me të, dhe me moh i mori Kosovën, me Enverin, si i pa krah që ishte, mund të bënte çfarë të donte, por me këtë Rezolutë pasi Enveri hyri nën krah –zotimin e Stalinit shpëtoi prej Titos.
E dyta, ndërkaq ne për këtë faze 11 vjeçare, mosha ime 16 deri 26 vjeçare , edhe pse ruajmë të skalitura shumë kujtime, do t’i anashkalojmë. Nuk do të flasim as për vjershërime në frymë rilindëse që si hope djaloshare i vjershëroja që mosha 16 vjeçare në Normalen e Gjakovës 1948-1951; nuk do të flasim as për burgun 1952 -1954, as për papunësinë 1954 -55, kur vetëm në rrethin e Suharekës të gjithë mbi 70-80 mësuesit e punësuar ishin të pakualifiauar e sa të tillë ishin në vise të tjera të Kosovës merret vesh, po për mua: Nuk kishte vend të lire, edhe pse isha mësues i kualifikuar! Nuk do të flas as për telashet gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak 1955/56, as për telashet rreth punësimit pas kthimit nga Ushtria, madje as për ndodhje-sqarimin se si gjeta punësimin në Muzeqinë të Shtimjes1 957/58 dhe 58/59, as për hallet rreth strehimit e ushqimit, por do të flasim se si populli më priti mirë dhe si kolegu Sylejman Mehmetik, më shpëtoj nga instrigë-sherret primitive që kurdiste pushteti kundë nesh.
E treta, Sulejman Mehmeti, nga Vojnoci, me të cilin njiheshim pak nga shkolla normale e Gjakovës, kur iu ndërpre shkollimi, por familjet tona (Aziz e Muhamet) njëheshin më parë. Në saje të ndihmës së Sylës, m’u dha mundësia, jo vetëm t’ia filloj punës si mësues në Muzeqinë, por edhe të shpëtoj nga insiuatata që kurdisnin agjentët e sigurimit të shtetit. Kështu Syla fillimisht më pranoi si anëtar të familjes së tij dhe ndërkohë më siguroi banesë në Vojnoc. Por aq më tepër ka meritë që bashkë me të guximtarisht në frymë kombëtare zhvillonim edhe aktivitete jashtë shkollore. Kështu falenderuar Syles ne agjitonim gjoja vetëm për dërgimin e fëmijve djem e sidomos vajza në klasat e nalta të fillores, por njëherazi gjenin rastin të luftonim kundër dukurisë së shpërnguljes.
E katërta, po sqarojmë pse edhe kundër shpërnguljes. Kishin kaluar dy vite nga i ashtuquajturi Aksioni për mbledhjen e armëve, organizuar nga UDB-ja serbe me lejen e Partive politike të Serbo-Jugosllavisë, kur gjatë dimrit 1955/56 ushtrohej dhunë edhe me dajak, sidomos ndaj mashkuve të shpive të mëdha, qëllimi ishte shpërngulja e shqiptarëve në Turq, qëëllim y që pikërisht tash pas dy vitesh dilte mejdanit, sepse tani agjentët e pushtetit shkepnin vesika (leje pranimi turke) të plotësuara për shpërngulje në Turqi, andaj ne mësuesit edhe pse nën vëzhgim e të etiketuar, pa marrë parasysh rrezikun, duhet të agjitonim që kjo mos të bëhet, sepse nëse nuk shpërngulet masa, atëherë lufta është e fituar nga shqiptarët, ndërsa humbës ishte regjimi serborankoviçist. Natyrisht, ne duhet të kishim shumë kujdes. Të vepronim gjoja nën vellon e parullave legale që lejonte programi i Parti-shtetit jugosllav që formalisht mbështetej në slloganin barabarësi të plotë të shtetasve të kombëve dhe të kombësive, për të qëndruar e gëzuar në pronat e tyre dhe kishin të drejtë të përkujtonin vepra pozitive të historisë së vet në gjuhën e vet.
E pesta, pikërisht ne, duke mos folur keq për Tito-Rankoviçin e udhëheqësit e partisë e të pushtetit aktual që po na sigurojnë jetë e shkollim në gjuhën tone, vepronim për kazën tonë. Kuptohet për luftën kundër shpërnguljes në Turqi, shfrytëzuam tri jubile të histori-luftës sonë kombëtare jubilee këta që ranë këtë vit 1958 (që prekte dy vitet shkollore:1957/58, dhe 1958/59), që ishin:
- a) 490 vjetori ivdekjes së Skënderbeut, 1958 /1468(490);
- b) 80 vjetorii mbajtjes së Lidhjes së Prizrenir 1958/1878(80) dhe
- c) 77 vjetorii rënies së trimave Sef Kosharja, Trim Sokoli i Malësisë me shokë në Shpatijet e Sharrakut Ferizaj-Shtimje, Slivovë e Koshare e gjithë këndej e andej 1958/1881 (77).
Shi në këtë frymë ne luftonim agjentët e ambasadës turke dhe të Udb-së serbo-jugosllave dhe në këtë kontekskt e pata shkruar vjershën Vesikaxhiu, ku ndër të tjera e mallkoja:
O argat i huaj, ngado që të vetesh
Mallkimi ynë shqim ka me të ndjekë
Dhe penjt e asaj t’voglës ndërgjegje
përherë ka me t’i këputë, ka me t’i djegë …
Dhe përfundoja:
O mjer buka që mban gjithkend;
O mjer shpimadhja për bijë të pa mend?
E pesta, Syla zgjidhte odat e burrave në fshatrat përkatës që do t’i vizitonim për këtë qëllim propagandimi, që gjoja leje-detyrë që partia e pushteti aktual kërkonin nga ne ta zbatonim si mësues intelektualë. Syla e paraqiste veten si historian dhe cekte jubiletë, ndërsa mua më prezantonte si gjuhëtar-shrimtar, srërnip i Mehmet Reçanit, kulti i të cilit si pleqnar i kohës që pajtonte ngatërresat në kohë të Turqisë ende kishte jehonë gjithandej, prandaj ishte sfidë për mua që të jem sa më i përgatitur që mos me koriti me fjalë familjen e Stërgjyshit, prandaj edhe si mësues i gjuhës shqipes kisha shumë kujdes. Paraqitjet i ilustroja me ndonjë proveb dhe me ndonjë recitim vargjesh, qoftë nga poetët tanë shkodranë e të tjerë, besa edhe nga Mavludi, por sipas rasës por edhe të sajuara nga vetja.
E gjashta, po e kujtoj një nga vizitat e para që e bëmë për këtë qëllim një familje bujare në fshatin Tërne të Ferizajt. Kështu një të shtune, pas mësimit në Muzeqinë, si mbërrijtëm në Vojnoc, ku banonim, pasi moti ishte i mirë, Syla më tha, po shkojmë te një mik. Ai printe unë e ndiqja, udhë e pa udhëtruponim dhe në mrëmje arritem në fshatin Tërne afër Ferizajt. Në oden e burrave gjetëm mikëpritje e mirkuptim për mesazhin tone. Kur Syla më prezantoj mësues gjuhe, strnip i Mehmet Reçanit. Dhe bëmë praqitjet. I zot i shpisë, odaxhi i njohur na tregoi, se kishte prejardhje nga Nishori i Suharekës. Mehmet Reçanin e kanë pasë dhëndër, madje doli që gjyshi im Uka ishte nip Nishori, i lagjës së tij. Dhe vërtet mesazhin tonë për tre përvjetërorët dhe kunër vesikaxjinjve e kryem me sukses, deshëm me u çue, sepse zakonisht si e kryenim misionin natën ktheshim në Vojnoc, mirëpo me që kishte ra një rigë shi, i zot i shpisë, nuk na lejojë të mundohemi rrugës së lloçavtë.
E shtata, të nesërmen sa po zbardhi dita dolëm në xhade Ferizaj –Shtimje. Kur mbërrijtën përballë fshati Slivovë pa hy në Koshare Syla ma tregoi një sishenj varri skanj rruge, po disi vorr më i madh se varret e zakonshme Më tregoi se ky varr quhet Vorri i Trim Sokolit. I atij që para 77 vjetëve me gjoks ia ka zënë gryken topit për me i shpëtue shokët. Më shkoj mendja pse kaq i madh, kur për të e Sef Kosharen si trima krasniqas flitej me admirim edhe në odën e familjes sonë, sepse Mehmet Reçani quhej edhe Plaku i Krasniqes, madje edhe për trimni dalloheshin në këngë jo vetëm Sef Koshara, e Trim Sokoli i Malësisë së Krasniqe, por edhe të tjerë sidomos ne si fëmijë na ientuziazmonin i bërtitnin deri në kupë të qielli t(!), vargjet e një kënge:
Jam krasniqja, pika e djalit
Që t’qes zorrtë midis pazarit!
Madje flitej që Trim Sokolit të Malësisë nuk e kanë gjetë as copa të trupit të tij, sepse thuhej se Zoti, trimat e mëdhenj shehitxhyntlinj me shpirt e trup i merr në qiell! Dhe i le të kënaqen në Bahçe të Xhenetit. Sidoqoftë, njerëzit tanë kanë bërë mirë që i kanë mitizuar dhe e paskan hapur këtë varr kenotaf për mos me harrue trimin. Vetvetiu kjo dukuri për mua ishte frymëzim, që ato ditë i sajova këto vargje, që paksa të përpunuara po qesim për të parën herë: para lexuesit:
Trim Sokolit
Asht nji vorr i madh n’ Slivovë
Tetëdhjetëvjet ka ditë me folë.
Ka folë në tela të sharkisë
Për vetë mbretin e trimnisë.
Ai burrë ish, o, Trim Sokoli
Që gjyl’s topit në grykë i foli:
M’ le këtu shpirtin, ik n ‘Turki
Se këtij vendi i thonë Shqipni
Këtu, me dek’ dim’: për me jetue:
Vendin tonë kurr mos me lëshue!
(Vojnoc 1958)
Sqarim:
Ëshrtë e vërtetë që ne atë kohë nuk e dinin emrin e Micit, andaj edhe ne si populli (kpngëtarët) e quajtëm Trim. Sidoqë të ketë qenë, vargjet e fundit i recitoja më me omocion. Edhe për Sef Kosharen pata thurë vargje.
Në vjeshtën e vitit 1959 ndodhi burgosja e Sylës. Meqë Syla përballoi hetuesinë pa më rëndue për asgjë, mbeta në punë, dhe me drejtorin Nazif Jusufi ndamë lëndët e që jepte Syla dhe mund të themi, mesa sa ditëm dhe mundëm: e përfunduam me sukses atë vit shkollor.
Meqë Komuna e Shtimes u fuzionua ne atë të Ferizajt, Halil Buçinca, Azem Abazi, Muhamet Maloku në vitin e ri shkollor 1959/60 më tërhoqën në Ferizaj, si mësues i gjuhës shqipe në Shkollën fillore nr.1.
3) Sprovë-svidat apo si ideali e dinakria la qenujqit albanofobë smirëzinj
me gojë e kthetra hapur, 1959-1966, 7 vjet, mosha 27-33
Në Ferizaj gjeta mjedisin dhe punën që doja: mësues i gjuhës shqipe në klasat e nalta të fillores. Edhe për punë veprmtarinë time në Ferizaj po veçojmë:
E para, dy vitet shkollore 1959/60 dhe1960/61, si mësues i gjuhës shqipe arrita suksese shumë të kënaqshme, si në punën me nxënës, ashtu dhe jashtë shkollës në të mirë të arsimit e kulturës shqiptare.
- a) Për punën me nxënës po e cek vetëm abonim-pajisjen e nxënësve me revisten Pionieri, por edhe fletështocën Rilindja për fëmijëqë dilte çdo të marte në kuadër të gazetës Kam pasur mirëkuptim nga redaksia dhe shpërndarësit që me një vetëpagesë simbolike nga ne, ndanin ekzemplarë të fletës për nxënësit e mi. I nxitja nxënësit t’i lexonin para anëtarëve të familjes, madje të lexojnë edhe ata, madje të provojnë të shkruajnë edhe ata.
- b) Ndërkaq për punën si aktivitet vullnetar brenda shkollor po e përmend se për të parën here kolegëve serbë ua imponova në emër të vallaznim-bashkimitgjuhën shqipe me shkrime në gazetën e shkollës Nasha reç, titull që në shqipe për bri titullit serbishjt doli edhe shqp bashkëtitulli Fjala jonë. Pastaj po përmend dy shfaqje-skeçe të mia që Matej Sereçi i vuri në skenë para nxnësve e publikutnë Ferizaj. Kështu rrita vlerë-autoritetin e shkollës para nxënësve e prindërve dhe pushtetarëve tanë. Jepja mësim për të rritur në Shkollën e natës. Jo vetëm regjitsrova Fakultetin e Albanologjisë që sapo u hap në Prishjtinë, por fillova, pothuajse menjëherë me tema-referate dhe me dhënëprovime,si gjuhës serbokroate, pedagogjinë, latinishten dhe gjuhën shqipe. Dhashë provimin shtetërore të mësuesisë. Më angzhuan për ndihmë në inspektimin e shkollave të komunës. Fjalën e parë e kisha në Organizatën sindikale të arsimit. Fillova dhe me botue vjrshërime në revistën Pionieri, shtypin e ditës, honorari paguante ekzemplarët e revistës për nxënësit, Filloi edhe emetimi i krjimeve tona në Radio Prishtina. Njëherazi, në Ferizaj bëra përplotësim e përkryerjen e tri librave origjinale që u botuan më vonë në Prishtinë. Bleva shtëpi në Ferizaj ….
E dyta, mirëpo, ndërsa qëndroja në majat e suksesit dyvjeçar, dikujt nuk i paska pëqyer puna ime, andaj në vitin 1961 kundër nesh ndodhi sulm qenujqish albanofobë dhe këtë ma kumtoi gjatë pushimit të verës Ndoc Deda ish mësues ime në vitin 1947/48 në Suharek , por tani jetonte në Ferizaj, të cilin e sollën drejtor në vend të Fejzulla Çerkinit. Ai më njoftoj me kerardhje se i paskan thënë që mësuesin e gjuhës shqipe duhet ta përjashtosh menjëherë. Por meqë nuk kishte shkresë zyrtare dhe në shkollë punonte edhe një tjetër mësues gjuhe, Shaban Vata, bile me Shkollë të naltë të Shkupit. Ndocit, i cili ishte shumë i shqetësuar për mua, më shumë se isha i veeëdijshëm se lufta nuk sjellë përherë ngritje, por edhe rënie. Në këtë situatë unë i prirë nga ideali futa në veprim këtë sprovë-zgjidhje dinake që po e shënoj si pikë më vete.
E treta, Ndocit i thashë mos u shqetëso për mua,për vitin e ardhëm shkollor po konkurroj për lëndën e matematikës dhe për këtë nëse kërkohet mund të sjell dëshmi. Kështu përveç njoftimit me shkrim me shkrim që me dëshirë kaloja mësues matematike e fizike brenda gushtit mora programin e matematikës dhe konsultova tekstet përkatëse serbisht për klasat e nalta dhe ato nga Shkolla e Lartë dyvjeçarematematikë-eizikë dhe vërtet kur filloi mësimi në shtator unë jepja matematikë.Vërtet ishte interesant, në sistem ngjasonte me sintaksën, përkatësisht gramatikën, por kishte edhe dallim. Ndërkaq kur UDB e Komiteti komunal i LKJ marrin vesh shokohen. Nuk di më shumë, por në vend të Ndocit që nuk kishte shkresë dhe kishte dëgjimin e rënduar erdhi drejtor Halil Buçinca. Më dinamik dhe i besueshëm, por me këtë argat partie mund të bisedohej edhe shqiptaro-kosovarisht.
E katërta, Halili më tregoi se është vendim-urdhër, që ndërlidhnin me një Letër të Titos, për dlirje –spastrim të shkollës shqipe që nga ata që kanë qenë të denuar për vepra penale në fushën politike. Ata e gjetën emnin tend që ke qenë në burg prandaj po të përjashtojnë. I tregova Halilit përveç asaj se nuk jam i dënuar për vepër penale dhe se mua si mësues më/ mbron Ligji për arsim i Serbisë, sepse mësuesi nuk mujnd të përjashtohet gjatë procesit mësimopr, por vetëm “tre muaj para përfundimit të vitit shkollor”, prandaj kërko të zbatohet ligji.
E pesta, me që kjo del e vërtetë, atëherë komisioni Komunë–Komitet vendosin që për një vit me më transferue në Shkollën fillore të fshatit Zllatar, si ndihmë për një vit shkollor me obligim kthimi në bazë. Qëllimi ishte që nëse Nuhiu nuk pranon, atëherë përjashtimi do të ketë mbështetje mosdëgjimin. Kur me keqardhje ma kumtoi Halili, unë e falenderova se atje ku ky frymë shqiptari dhe ka nevojë për mua
unë me vullnet do të punoj, por mbaj mend se kur e kam inspektuar atë atë shkollë, pos tjerash, me shkrim kam informuar bazën që ndërtesa e asaj shkolle ishte e çarë, prandaj në të është rrezik me u zhvillue mësimi. Po sidoqoftë unë po shkoj pa të shohim si qëndron gjendja.
E gjashta, e dija që jam në luftë me armiqtë e Shqiptarisë, prandaj e mbaja veten. Shkova në Zllatar. Musliu që ishte kurir shkolle dhe njëherazi, sekretar i Partisë, kish qenë i informuar që po sjellin dikënd të rrezikshëm, andaj duhet ta përcjellë dhe të inforemojë Ai priste dike tjetër, jo inspektorin e shkollave të Ferizajt, të para gjashtë muajsh me të cilin kishte biseduar shtruar. I cili e kishte porositur që në parti të kërkonin gjithsesi hapjen e klasave të nalta të filloresë I tregova të vërtetën. Siqerisht i erdhi keq. Më tha se e ka hapë çështjen e klasave të nalta, por për mungesë lokali e kuadri po dështon. Kishin mbetur pa shkjollë dy klasa V dhe VI e të dy fshatrave shqiptare, Mirosal dhe Zllatar.
E shtata, në të kthyer vura re që skanj rruge jo fort larg shkollës serbe të Tankosiqit ishte një objkt i zbrazët i Kooperativës bujqësore të fshatit. Meqë nxnësit e të dy fshatrat dhe kundërshtonin se nuk kishte vend, andaj ne edhe për shqiptarëtndësi vijimi në shkollë-ndërtesën e Tankosiqit, ku mësonin vetëm fëmijët serbë. Këtë e kundërshtonin serbët me arsyetimin se nuk kishin dhoma të lira për fëmijët shqiptarë. Kështu ne zbuluam ndërtesë, e zbrazët të kooperativës që mund të adaptohet shkollë për shqiptarët.. Kjo më konvenonte edhe mua për shkak të rrugës që lëvizte autobusi Ferizaj Gjilan. Me këtë ide zgjidhjeje u ktheva në Ferizaj dhe informocva, së pari, për ndërtesën e çarë të shkollës së Zllatarit dhe së dyti, tregova për idenë e hapjes së shkollës për klasat e nalta të dy fshtrave Zllatar e MIrosal në Tankosiq. , të cilën e pranoi Jahjushi, kryetarit të Komunsës, i cili kishte admirim për punën time si mësues i shqipes, Elmaz Topallit, anëtar komitetit komunal të LKJ, Halilit, Muhamet Malokut e të tjerë, Për hir të vëllaznim bashkimit politik nuk duhet ta kundërdshtojnë as ushëheqësit serbë të fshatit dhe Komunës Unë zotova se se njëherë për një here të gjitha lëndët mësimore të të dy klasave V dhe VI të fillores do t’i mbaja vetë. Prandaj, Propozimi im u miratua. Hapej shkollë shqipe në Tankosiq, fshat i ri kolonitsësht serb, ku nuk ishte asnjë shpi shqiptare. Fshati ishte i gjatë mbi 6 kilometra, po jo me aq shumë shtëpi, ngase kolonistëve rreth rruge u kishin ndërtuar nga një shtëpi ballaballas.
E teta, kontaktova me përgjegjësit e të dyja fshatrave, të cilët siguruan banka shkollore dërrasë të zezë në ndërtesën e zbrazët të kooperativës bujqësore dhe siguruan dërgimin e nxnbësve. Por për shkak të pluhurit, pa pastërtisë së objektit, kur ishte kohë e mirë mësimin e zhvilloja jashtë, në natyrë, si histori, gjeografi, madje gjuhë më tepër përdorja skeqe duke i shtirë nxënësit me lexue tekst me radhë etj. Matematikë tabela e shumëzimit dhe dallimi në procesnjëshe, dhetëshe qindëshë, mijëshe. Detyrë kishin me shkrue nga një fjali. Ndërkohë, kolegët serbë mëshiruan ma liruan një dhomë në ndërtesën e shkollës, ku pothuaj u normalizua çështja. Punonim tërë ditën, me dy klasat, me njërën para e tjetrën pas dreke.
E nënta, mbase e ndjeja veten të kënaqur që jam në luftë të sukseshme, por sa i përket usqimit kolegët e sotëm duhet të na kuptojnë sa idealist ishim atëherë. Mengjesin e haja heret si passyfyr në shpi, Tërë ditën punoja dhe darkën e haja kur më sillte autobusi i mbrëmjes Gjilan Ferizaj, i cili nuk ishte i sigurt. Shpesh ndodhte që nuk ndalej, se shoferi kërkonte qerasje çdo mengjes nga një gotë raki të valuar.Ose kundoktori që kishte vewnd të lire?! Në raste të tilla nuk kisha mundësi tjetër, më duhej të udhëtoja këmbë Tankosiq – Ferizaj, por megjithjatë stoikisht e mbaja veten. Sidoqoftë, në këto momente gjatë rrugës shkollë-shpi më shoqëronin edhe ide pesimiste që i kam shprehur në disa vjersha të botuara në Shfrime nëpër mjegullnajë (1997).
E dhjeta, ditën e kaloja me nxënës, I sfidoja edhe tre kolegët serbë sa i përket oeganizimit të orës, madje edhe e cilësisë së mësimit,e aq më tepër me melodi e kjëngë edhe serbew që i oërcillja me mandolinë, Përpiqesha mesa kisha mundësi me u dhënë nxënësve të dy klasave mësim praktik gjuhe e matematike. E dija që mbase edhe nuk më kuptonin, sepse stili i ligjëratave të mia ishte rrënjosur për më të rritur, por respektoja parimin se shkolla më shumë të drejton, ta përgatit trurin, ndërsa jeta është ajo shkolla e vërtetëë që të meson. Në të vërtetë, atëherë edhe dëftesë-diploma formale kishte rëndësi për vazhdim shkollimi e punësimi. Më ka ardhë mir, siç më ka treguar ish nxënësi, djali i Elmaz Topallit në Prishtiinë që disa nxënësve për shkollim të mëtejshëm u ka ndihmuar edhe shkollë –mësimi ynë në atë rrethana tejet të vështira.
E njëmbëdhjeta, pikërisht tre muaj para mbarimit të vitit shkollor Komitet/Komunë të Ferizajt me shkresë zyrtare urdhërojnë drejtorin e shkollës së Tankosiqit që në emër të Këshillit të shkollës ta leshojë vendimin për përjashtimit të mësuesit Nuhi Veselaj, si papështatshëm në arsim sipas propozimit tç organeve kompetente të pushtetit, punë kjo që që ishte kryer sipas urdhërit brenda natës. Në procesverbalin që ma dha me pa të nesërmen drejtori i shkollës, veç tekstit të kopjuar nga shkresa, të nënshkruar nga të gjithë anëtarët serbë të këshillit të shkollës ishte ndarë veçan teksti: Ja delim mishlenje (Unë ndaj mendimin), firmosur nga Murtez Sallahu i vetmi anëtar shqiptar i atij këshilli nga Zllatari që në kët mënyrë sipas tekstit serbisht përforcohej miratimi për përjashtim edhe nga shqiptari. Ndërkaq sipas mendimit të Murtezit, shqipes sëKosovës (sipas Fjalorit shqip-serbkroataishst e anasjelltas botim i Prishtinës) Ndaj Mendimin, kuptohet koncepti: Jam kundër. Së këtejmi, për atë që druante Murtezi që kishte nënshkruara kundër i thashë se nuk dootë ketë pasoja, sepse gjiha serbisht është në rregull. E përqafovs dhe e falenderova për guximin e sinqeritetin që kishte tregua. Më shkoj mendja atëherë si sot: Vallë, sa njerëz më me shumë shkollë se Murtezi i kanë mashtruar, pa kuptuar fare gjuhën e huaj apo i kanë detyrua me nënshkrue kundër vetvetes, kundër popullit të vet, apo jo?!
Sa për dijeni, në Fjalorin e guhës shqipe të Tiranës, mbase nën ndikimikn e sllavishtes hprehja Ndaj mendimin pos ndarjes ka edhe kuptimin e pajtimit (!!!).
E njëmbëdhjeta, pas dy dite me lot në sy, Sinan Sahiti, njeri nga aktivistët e rinj të Komktetit komunal.të LKJ ma dorëzoi vendim-përjashtimin. Në vijë zyrtare i parqita ankesë komunës. Komuna e miratoi përjashtimin, andaj i paraqita ankesë Gjykatës së Lartë të Serbisë në Beograd. Ankesë-arsyetimin serbisht e shkrov me dorë. Isha i sigurtë se Gjykata e Serbisë do të venndosë në favor tonin, sepse nenet e Kodit që më ngarkonin në arsyetimin e Komunës nuk më ngarkonin penalisht “kundër shtetit e pupopullit“, madje shkolla që më përjashtoi jo vetëm nuk kishte asnjë prove kundër, por nuk ishte as kompetente, pasi isha i dërguar për një vit shkollor me obligim kthimi në bazë, në Shkollën filëllore nr. 1 -Ferizaj. Madje kishte edhe shkelje të tjera procedurale.
E dymbëdhjeta. Ndërkaq, në vijë partiake hartova ankesë tjetër po me shkrimdore dhe meqë në Prishtinë ndiqja ligjeratat në fakultet, vendosa që ankesën t’ia dorëzoj vetë kryepërgjegjësit të LKJ për Kosovë, Dushan Mugoshës (1914-1973). Në Prishtinë arrita pak pas orës 8. Nuk hasa në pengesa, me letër–ankesën në dorë.u ngjita në katin e dytë. Për çudi, Dushan Mugoshën e pashë në korridor, si të droguar, si pijanec në një dorë mbantë një shishe, dhe e kapi për një nëpunëse daktilografise shqiptare, Njhëherazi e kpi edhe tjetrën dshe mbahej nga të dyjat gra shqiptare të moshuara. Mbeta në vend i trishtuar. Me vërejti Sali Nushi, që qeshte me zë, nga ajo pamje, më futi zyrën e tij. Më këshilloi të kem kujdes, mos të futem kështu se mund të vritesha si atentator, madje më porositi mos me i tregue kujt çka kam parl se mund të më burgosin dhe të më denojnë. Ndërkohë erdhi njëra nga grate e sulmuara, me u ankue, Salihi e qetësoi me të qeshur e duke qeshur!. Sali Nushi, ma mori ankesën, e cila më treguan se ishte kthyer në Komitetin komunal të Ferizajt. Sali Nushin e kam takuar si drejtor të Normales së Prishtinëls, Iu kujtova, nuk zgjati, më tha ishe djalë i mençur!
E trembëdhjeta, fill pas suspendimit meqë ligji më jepte gjysmë rroge dhe e gëzoja shtesën për një fëmijë, atl e shfrytëzova si bursë për studime dhe për një vit e kreva 2 vite të fakultetit, përkatësishjt Shkollën e lartë pedagogjike me ndonjë provim shtesë, që ishte edhe ora praktike që si provim praktik e dhash në Gjimnazin e Prisnësa para profesor Gani Lubeteni, prezent ishte edhe Ali Sutaj, i porositur (!). Ndërkohë, Gjykata e lartë e Serbisë kishte miratuar kërkesën time, Komuna nuk e zbatonte. Në vijë zyrtare përgatita ankesë me shkrim dhe desha që drejtpëdrejkt bashkë me ankesëntë bisedoj me gojë me me gojë me Predrag Ajtiçin (1921- 1979, atëherë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvedit të Kosovës. U paraqita. Nuk më pranoi ai sekretari i tij Gazmend Zajmi, i cili, veç fjalëve ikurajuese për të drejtën me punue në arsim, më dërgoi te Sinan Hasani, Sinani thirri Udbashët më të mëdhenj të Kosovës, që më kujtoheshin nga hetuesia në burgun e Prizrenit (1952). U njoftuan me vendimin e Gjykatës së lartë të Serbisë. Biseduan e qeshën Edhe këta më këshilluan: Shko në Ferizaj se do të gjejnë punësim.
E katërmbëdhjeta, Komuna e Ferizajt tash kryetar Muharrem Ymeri, ishte detyruare me u ankua në Gjykatën Supreme të Jugosllavisë. Të gjithë udhëheqësit e organet më drejtonin në Ferizaj që të paraqitesha për zgjidhjen e problemit të punësimit te udbashi Aca i Trashë.Meqë unë nuk shkoja. Ai e kishte porositur vartësin e tij Nezir Qerimin nga Koshara, ish mësues koleg në Muzeqinë, të kontaktojë me mua/ Neziri më tha eja me mua se një njeri i rëndësishëm po të pret me bisedue në Hotelin i r të Ferizajt. Shkova me të. Ai njeri i rëndësishëm ishte udbashi Aca i Trashë, i cili vërtet kishte qenë i trashë edhe nga mendja. Pas një bisede kodër pas bregu më tha, përcille Ramadan Jusufin, dhe eja më trego. I thashë se e di kush është, po nuk e njoh. Momenttalisht jam i sëmurë, më duhet ta bëj një operacion në Beograd. Kur të bëj më mirë do të paraqitem. Dhe dola jashtë. Ndërkaq me profesor Ramadanin kisha përkthyer një libër Tregime dhe Pamje gjeografike. Ishim forte lidhur famijarishst, madje sapo i kishte ndërtuar shpi në Prishtinës dhe po shpërngulej atje.
E katërmbëdhjeta, unë prisja aktvendimin e gjykatën supreme të Jugosllavisë. Isha i sigurt se do ta fitoj procesin. Vërtet, profesor Ramadan Jusufin, i cili më mbante si djalin e tij, e përcolla duke i ndihmuar sh përnguljen në shtëpinë e re në PrishtinëUnë jepja provimet në Fakultete dhe kthehsha tek ai. Profesori i nderuar më ndihmoi të punësohem edhe unë në Shkollën e mesme ekonomike të Prishitnës, viti shkollor 1964/65. Atje po atë vit shkollor e kreva edhe fakultetin, Ndërkaq, Akt-vendimi i Gjykatës supreme të Jugosllavisë erdhi ndërkohë në favor timin. Pasi gjykata më ktheu jo në Tankosiq, po në atë shkollë ku Halil Buçinca ishte drejtor. Ky për të arrysetuara vetvetes, kërkoi ndihmë nga gjykata komunale në Ferizaj. Proceduroi vendimin e Gjyykatës supreme të Jugosllave ma paguajti diferencën e rrogës. Me atë kursim bleva një shpi të vjetër në Prishitnë. Ndërkaq, pa kurrfarë pengese, po me lavdërime me shkrim, pothuaj e përfundova edhe vitin e dytë shkollor 1965/66 po në atë shkollë. Mbaj mend isha në zyrën e drejtorit në muajin qershor, duke i ndimuar drejtorit rreth raportit të përfundimit të atij viti shkollor rreth planit të riprovimeve etj. Dikush e thirri me telefon. Ai e ndëgjoi me vëmendja dhe e mbylli kufjen me shuplakë të dorës. U kthye kah unë dhe më tha:
Zamisli Nuhija primilismo çoveka isteran iz svih sluzbi!
(Bëne mend Nuhi, kemi pranuar njeriun e përjashtuanr nga të gjitha shërbimet?!).
Unë menjëherë iu përgjigja, mbase ishte ai studenti, që e solli Mazllum Hasimja që m’i mori orët e honorarit dhe iku pa i përfunduar notat, për çka erdha me të infomuar që unë i mbylla ato nota, pasi më parë nxënësve u kam dhënë atë lëndë. Ishte fjala për lëndën e gjuhës shqipe te nxënësit me gjuhen mësimore serbishte.
Drejtori menjëherë hapi kufjen e telefonin dhe u përgjgegj:
Isterao sam ga ja, isterajte vi (E kam dëbuar unë, ndiqeni Ju) – dhe e mbylli telefonin me nervozizëm.
Sqarim:
Mazllum Hasimja, koleg imi, ishte nip i Xhevdet Hamzës. Xhevdeti momentalisht ishte shef i Sekretariatit për punë të brenshme për Kosovë, ndërsa studenti ishte Sadri Fetiu, mik e kushuri imi. Sadrfiu që vetë e kishte ftuar por orët e honorarit pasi momewntgalisht ishte i papunë. Ndërkaq tani ishte punësua në një vend të përshtatshëm.
E shatëmbëdhjeta, i tregova Sadriut edhe Mazllumit, që për çdo rast ta kenë në dijeni.. Ndërsa për vete gjeta rastin dhe i tërhoqa dokumentat, gjoja po kaloj në Gjimnaz që e kam më afër shpisë. Po ato ditë kalova rastësisht afër Shkollës, ku hetova që nga drejtoria doli pikërisht Aca i trashë, udbashi i Ferizajt, i cili më hetoi dhe m’u kanos me dorë. Natyrisht kjo më shqetësoi. Përsëri i tregova Sadriut. Ai e kishte përforcuar punësimin e ri. Unë isha në rrezik dhe mendoja si me veprue. Si të përgjgjem se nuk kisha ndej në besë as komitetit të Partisë së lKJ as Acë udbashit dhe dinakërisht isha kthye në arsim, pa marrë parasysh që kisha etiketën “non grata”për arsim e në punë publike.
E dhjeta, ato ditë fillimi të korrikut 1966 Sadriut i dhmbte një dhëmb e shoqërova te dentistt. Në pritje kujtoja Acën e trashë, çfarë do të ndërmerrte kundër meje?! Në luftën e detashme kisha më shumë suksese e fitore se dështime. Vuajtjet për vete i aryetoja, por familja më dhimbsej. Gruaja nuk mund t’i përballonte. Për mua sukses ishte shkolla shqipe e Tankosiqit, kryerja e fakultetit, Veprimi i gjykatave në favor tonin. Por isha i brengosur se të gjittha organet shtetërora e politiko- shqërore , ku isha ankuar më gjenin shpëtim punësimi të udbashi Aca i Trashë.
E njëmbëdhjeta, Sadriu u vonua më shumë se zakonisht në vizita të tilla. U kthye me buzëqeshje dhe ma dha një lajm të pabesueshëm, që i kishte marrë vesh nga biseda e personelit mjekësor që ishin shumë nervozë, sepse sot Titoja në Brione e paska shkarkuar e rrëzuar Rankoviqin edhe për padrejtësitë e maltretimet UDB-ja u kishte bërë shqiptarëve, sidomos në Kosovë, për këtë shkak sot ushtria i paska future nën kontroll zyre-ndërtesat e milicisë dhe të UDB-së edhe në Prishtinë?! Unë nuk mundja me besue një kthesë të tillë. Ndërkohë shqetësimi na kthye në gëzim, ngase lajmi doli i vërtetë.
- Reformim-deformime politike në raportin Kosovë /Serbo- Jugosllavi
1966-1976, 10 vjet, mosha 33-43
Veprimtarinë tonë për këtë faze dhjetë vjeçare e kam trajtuar mjaft në hollësi në disa vazhdime në portalin Zemra shqiptare, megjithatë këtu po e rikujtojmë:
E para, nga vjersha Aurrolë e ylbertë kushtuar situatës post brioneve, pos tjerash jam shprehur:
Por për të çarë përpara, rruga mbetet vështirë,
Se përsëri do të shfaqet mjegull në erësirë.
… Por me armë të dijes, me ngrohësi diellore
Qiellin tonë ta mveshim me rreze hyjnore.
Të na udhëheq katarza, puna e mirë e shenjtë,
Dhe urtia e besa në dorë le t’i mbajnë frejtë:
Poetët pa drojë në stinë të lirë të brertë:
Le t’ stolisin vargje në Aureolë t’ ylbertë.
Nuk e shoh të arsyeshme ta komentoj.
E dyta, megjithatë UDB-ja nëpërmjet kryeudbashit Duahko Ristiq, në postin kryeartiashi të Kosovës, duke shfrytëzuar përsëri një letër të Titos, arriti me më largua nga procesi i drejtspërdrejt shkollor, por jo ta ndërprej punën tonë në të mirë të shkollës, shkencës e kulturës shqiptare, Për këtë dëashmojnë veprat tonma të njohur, qoftë në fushë të khjimtarisë ltrare, qoftë në atë studimore kultuo-shkencore kryesisht në fushën e gjuhësisë
E treta, dhe tani veprimet e pushtetetit për përjashtimin tim nga procesi im gjuqësor u bënë në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe të drejtën tim për kthim në arsim e pata fituar në atë vijë, mirëpo kthimin, përkatësisht kompensimin për mbi 20 muaj kohën e papujnësisë që e pësovanuk e punguan jo udbashëtt, po drejtorët shqiptarë të shkollës, të cilët ishin argatë besnikë të Dushko Risatiqit, të cilët as eesi nuk nmë kthenin në arsim siç kërkonte Gjykata, as nuk ma paguan borxhin siç bëri Halil Buçinca. Kështu drejtorët e tillë në Kosovën si Krahinë Socialiste me pavarësi utonome e administrative që kryenin fanatikisht vijen partisë së Dushko Ristiqit nuk respektonint vendimin e gjykatës së Qarkut, duke ma mohuar kështu deri edhe të drejtën e shtetësë fëminore për 4 fëmijë, andaj me detyruan të punësohen si punëtor referent në Partizanski put të Beogradit.
5) Provokime legale e ilegale 1976-1989 13 vjet, mosha 43-56
Pas një muaji nga Parzanski put (sipërmarrje rregëndërtuese kalova a në Uzinën e Amortizatëve (ndërmarrje metalpërpunuese), në atë Uzinë, ku kisha shokë e ishnxënës, unë meqë e kisha pothuaj të gstshme temën e magjistraturës dhe pastaj të doktroraës, shfrytëzoja rastet të kontaktoja revista e gazeta me shkrime të natës së terminologjisë tekniko-tedknologjike. Është koha, kur politikht u prekën edhe intelektualët e vërtetëlojalistë, për fat edhe intereset edhe të disa udhëheqësve tanë fadilistë. Dolën në krye edhe intektualë të shkolluar përveç në Beograd, por eedh në Zagreb, Lubjanë por edhe në vende perëndimore, ndër të cilët edhe Ibrahim Rugova, i cili pati veprimtari politike partiakepër n jnë kohë si sekretar i LKJ në Institutin Albalologjik e së andejmi kryetar i Lidhjen së shkrimtare së Kosovës dhe arriti ta formojë edhe organizatë poilitiko-shoqërore LDK 1989, .parti e shqiptarëve të Kosovës, por t në kudër të Jugopsllavisë.
E dyta, pas këtyre ngritjeve e admiroja Ibrahimi, sidomos me lidhjet me jashtë. Një ditë dola nga Uzina me leje për punë familjare dhe u nisa këmbë për rishitnë. Në lagjen Lakrishtë, rastësisht e pashë Ibrahim Rugovën sapo do nga banesa. Pa një pa dy, ia futa dorën nën krah dhe e pëtrhëndeta dhe i urova suksese në fushën politike. E nguca në ecje e sipër. Po ti more Brahim prej kah dole?! Na me vite punnonim patë pasoja e tash ti ke fillue legalisht dhe dhe hype në postet më të nalta?! Nuk u hutua. Më tha: Shokët më shtinë, por apo vjen ti me na ndihmue?! I thashë jo. Unë veç jam i etiketuar. Si i tillë vetëm ju dëmtoj. Kur kam vepruar unë Brahim ju keni shkrue libra. Tashti unë do të shkruaj libra ju punoni. Ai më tha: Ti do të shkruash o Nuhi por, po pa parti nuk mund t’i botosh. Ajo edhe doli e vërtetë. Më tha çfarë po ta merr mendja, për punën tonë? Ia recitova vargjet:
Prej do degësh vjen foca e Drinit
Mendja e të dishmit, pushka e Trimit,
Por më qenore në ballë të furtunës:
Pesha e mallit dhe arti i punës.
Këto katër kushte (basshkimi, udhlheqësi i mençur, forca ushtarake, pasha e pasurisë dhe aktivistët) janë domosdoshmëri për çdo veprim madhor. Ti e di më mirë, por po ta bëj me dije se Ahmet Zogu, kur kishte qenë në siklet, në Pallatin e Durrësit natën paska dale me hecë. Rojë paska qenë kosovari Shefqet kapiteni i Bajicës. Në bisedë atij ta paska qajtë hallin:
“Djali jem, unë shumë gabova që zuna miq politik afër“.
Kuptohet miqtë e tij të afërt ishin: Serbi-Jugosllavia e Italia. Mjerisht Shqipria sot është e pakrah. Sidoqoftë duhet të konsultohet.
E katërta, Vërtet gjatë kësaj periudhe drejtpërdrejt nuk kam kontaktu[r me Rugovën, por me të, kam mbajtur lidhje me bashkëfshatarin tim Abdyl Rama. U thellova në punë hulumtuese shkencore. Edhe në Lëvizjen për faljen e ngatërresave fare pak jam aktivizuar, ashtu edhe në pjersëmarrje në demonstrata, por fëmijët nuk i kam ndaluar,
E pesta, në demonmstratën e madhe të vitit 1989 u vra djali i djalit të mixhës nga Reçani i Suharekës, Mustafë Ahmet Veselaj, maturant i Medresës. Më lajmëruan nga familja. Shkova e identifikova kufomën në Kapelën e Spitali të përgjithshëm. Lajmërova familjen dhe përgatita procedurën e tërheqjes pa telashe. Në varrim mora pjesë unë edhe djali Berimi. Nuk mbajtja fjalë, Blerimi, praa kufomës nuk u durua tha: Do të hakmerremi! Unë nuk fola, po i thashë me zë Qamilit të Jetullahut, plak pleqnar fshati: Ky është vorri i dati në Reçan i vrarë nga plumbat e shtetit. I pari ishte gjyshi yt Hasaan Reçani i vramë në Carralevë nga turqit… Pas varrimit në të kthyer na ndali Milicia që ishte vendosur në shtëpinë e Kërrstes, afër Kishës së Reçanit. Na i mori lejet e njoftimit, pasi e verifikuan që djali ishte imi nuk na maltretuan. Ndërkohë kam qernë aktiv në në të pame, në propagandim kundër politikës serbo-jugosllave e në përrvjetorët e përkujtimit. Si anëtar i Komisionit për emërtimin e rrugëve të Prishtinës një rrugë afër Medresës e kemi emërtuar Mustafë Veselaj.
E pesta, po e përmendim si pike më vete një rast implikimi me Rrahman Morinën politikan përgjegjës i asaj kohe tallavinash të mëdha. Me të kemi qenë kolegë në Shkollën e Mesme Ekonoimike të Prishtinës në vitin shkollor 1965[66. Rastësish më pa në rrugë te Spitali i madh i Prishtinnës. Ndali veturën dhe më tha: Politikani nga Muhlani ka thënë se turbullinat në Suharekë janë pjellë e Nuhi Veselajt. Iu përgjegja Rrahman kam hallet e mia familjare. Unë nuk jam atje. Nuk ngatërrohem në punë fëmijsh e axhamijsh!
Rrahman Morina, me këtë akt ka dëshmua se udbashët e agjentët e tyre më donin në listë si kokëturku, ngase vërtet policia e fshehtë serbo-çetnike ka përgatitur Liostën e Zewë të emrave, të cilët gjente rastin me i likuidue, si Bardhyl Çaushin, Metush Krasniqin, Bajram Këlmendin, Latif Berishën e të tjerë. Mbase edhe vetë Rrahman Morinën! Mjerisht për njerëzit e njohur të politikës, kur shkojnë gjatë procesit e nuk u dihet fundi, mund të gabohet. Për Rrahman Morinën unë i besoj asaj që i ka thënë nënës së vet, që puna e tij në këtë tollovinë do të zbardhet ndërkohë.
Gjithsesi unë, vërtet, kam pasur kujdes, por gjatë atmosferës së luftës në kontekste krijimtarie,kam vepruara guximtarisht, mjafton të shikohet përmbajtja e librave të botuara në vitin 1997, tri vjet para përfundimit të Luftës UÇK/Serbi/
6) Atmosferë lufte 1990-1999 (10 vjet), mosha 57-66 vjeçare
Për këtë fazë do të mjaftohem me përmendjen e kujtimeve të imponuara për dy shembëlltura: i pari Rrustem Statoci (1917-1990), veteran i NDSH dhe i dyti, Isuf Shaban Suka,(1960-), ushtar-luftëtar vullnetar i UÇK-së, i plagosur në Luftë dhe i shëruar te ne. .
- Rrustem Statoci (1917-1990)
_P Rrustem Statocin burrë, 70 vjeçar, burgvuajtës shumëvjeçr anëtar i ONDSH për çka ishte denuar 20 vjet . Për këtë figure vlen të dihet:
E para, Rrustem Statoci më dha të njohur që në vitin 1965 fill pas vendosjes sonë në Prishitnë në Bishtin e Velaniosë, pranë Lagjes së Muhaxherëve, ndërsa familjarisht, mulla-mixhallarët tanë Heseni/Muhameti, ishin njohur që në Jugosllavinë e Kralit.
E dyta, më la përshtypje që shprehej fort shlirshëm politikisht dhe mbronte qëndrimin se bashkimi i Kosovës me Shqipni edhe tani duhet të arrihet, me përmbysjen e dy variantev e të sitemit komunist në Shqipri e Jogosllavi, ndërsa unë mendoja, për çka kisha hëngër burg që ky bashkim do të arrihet më shpejt, dhe më pak viktima, nëse bëhet shkatërrim-haperdarja e Jugosllavisë në luiftë të përbashbkët me kroatë e boshnjatkë, maqedono-bullgar e shqiptarë, kundër Serbisë. Kështu Kosova. pa u ndryshuar qeveria atje do t’i bashkohet Shqiprisë, sepse me përmbysje sistemit do të shkatohej kaos siluftë civile dhe do të përmbyset forca ekonomike e ushtarako-shtetërore e saj që duket që tani për tani disiplinisht është e organizuar mirë, por fill pas përbashkimit do të arrihet më lehtë demokratizimi perëndimor i vendit, ngase kaosi është shumë më i keq se diktatura apo demokracia e brishntë socialiste.
E treta, sido që të kemi menduar, vetë koha, në të mirë të idealeve tona shqiptarie, solli ndryshime. Unë gjeta prehje duke u thelluar në punë hulumtuese shkencore. Në fushën politike nën ndikimn e Perëndimit, pos të drejtave të tjera që i kundërshtonte Serbia rreth Kosovës e shqiptarëve më 1989 u lejuar nga Jugosllavia LDK si parti politike shqiptare, Zotni Rrustem flakronte nga entuziazmi, sepse faktikisht organizata politiike shqiptare u njoh dhe u fut nën patronat të SHBA dhe shteteve demokratike të Europës dhe legalisht mori të drejtën të përthith anëtarët shqiptarë të LKJ dhe të LSPP jugollave.
E katërta, kështu zoti Statoci, ishte shumë më aktiv e optimist se unë. Gjatë vitit 1990. Më tregoi se një përthitje apo konvertim i tillë masiv i anëtarësisë do të ndodhë edhe në lagjen e Muhaxherëve, ku duhet me qenë i pranishëm edhe unë. Dhe vërtet kjo ndodhi. Unë pata përgatitë fjalën time përdhëndetëse me propozimin që kryetar, po nëse baza ka propozim tjetër gjithsesi në kryesi të kësaj organizate në lagjën tone pa tjetër duhet të jetë edhe Rrustem Statoci, veterean luftëtar i deemokracisë, sepse Baci Rrustem meriton dhe ka përvojë.
E pesta, në të vërtetë kur shkova unë, tubimi kishte ndodhur spontanisht, pa asnjë rregull[.Së paku nuk kishte asnjë tavolinë kryesie si shenj, asnjë ik deleguar nga baza. pa kryesi, pa rend dite, mbase pritej ndonjë rregull. Unë pasi isha përjashtuar nga të gjitha organizata politike shoqërore jugosllave nuk kisha çfarë të konvertoja, madje nuk isha as anëtar i LDK-së së Ibrahim Rugovës. Nuk dija çfarë të bëja. Iu afrova zotni Rrustemi, i cili me plot entuziazëm filloi me folë, duke parafrazuar vargjet e Fishtes, se serbo-sllavët jetonin ndër shpella, nuk dinin të punonin token, ushqeheshin me fryte pemësh nga natyra, por jetonin nga plaçkitja, kur ne shqiptarët kishim shtete, ishim të lire kur ata si të egjër na robnuen etj., prandaj erdh dita ta formojmë organizatënb tone Lidhjen demokatike të Kosovë, dhe në këtë ngulshim afshi, në çast, paprtimas iu ndal frymëmarrja dhe po thuaj para duarve të mia u rrëzua në dysheme pa shpirt.
E gjashta, pasi u largua trupi i tij. Unë ndërhyra thashë po e vazhdoj mendimi bacit Rrustem, pasi shpirti e mendimi i tij mbeti këtu. Ai ishte me emnue një kryetar-përgjegjës, i cili në marrëveshje me bazën e LDK të Prishëns që ta përgatis tubimin tjetër në Lagjen e Muhaxherëve. U përmend një emër që nuk e njihja, po kjo nuk kishte rëndësi për mua. Me rëndësi ishte që Kryesia e LDK së qytetit të organizonte mbledhjen e parë të LDK në këtë lagje.
Kuptohet, për respektin që unë kisha për këtë shembëlltyrë, zotninë Rrustem Statoci kam marrë pjesë në varrim, në të pame të tij. Ndërkaq në vizitë varrit për njëvjetor kam lexuar fjalë-përkujtiesë.
2) Isuf Shaban Sukaj (1960)
Isuf Shaban Sukajn nga Bllaca e Suhareskës, e kam nip, djalë i Dadësmotër (hallë sipas vijes së gjyshit). Për biografi-jetëshkrimi për të e shoh të arsyeshme me përmendë:
E para, isha në dijeni që Isufi nga hallet e jetës, qysh herët ishte shitur si argat, punëtor krahu. E e kishte provuar edhe kurbetin. Shfrytëzon rastin të punësohet si punëtor krahu në Gjermani. Atje e kishte përmirësuar jeten, deri sa kishte arritur me ble një ndërtesë hardallinë, të cilën e adapton si bujtinë-hotel, nga e cila tani po fiton. Ndërkaq, për të drejtat e shqiptarëve dhe pavarësinë e Kosovës, përveç që nuk ka kursyer ndihmat me para si dhe strehimin e vendasve vizitues e të hallexhinjve, por edhe të aktivistëve politik, madje edhe vet ishte aktiv në protesta e demonstrate kundër Serbi-Jugosllavisë, prandaj si rrjedhojë e kishte të ndaluar kthimin në vendlidje mbi dhjetë vjet.
E dyta, mirëpo kur UÇK-ja doli haptas dhe u dha kushtrimi që edhe nga diaspora t’i bashkangjiten vullnetarë, ky vendos që për lirinë e Kosovës ta flijojë dhe jetën. Kështu si luftëtar vullnetar i bashkohet grupit përkatës dhe nga Shqipria i armatosur hyn në Kosovë. Ndërkohë arrin edhe në territorin e lire, ku UÇK lëviste lirshëm. Ky pasi e kishte të kryer shërbim ushtarak, si ushtar me përvojë udhëztonte të rinjtë se si në ushtri duhet mbajtur displinë dhe si duhet luftuar por edhe mbrojtur, madje duhet me qenë solidar e me ndihmuar njeri tjetrin në situata të caktuara. Përmendet një fakt-praktik që ky e praktikonte.ngjitej apo hypte në lisa duke u maskuar me bista degësh dhe sodiste e saktësonte me dylbi qëndrimin dhe levizjet e forcave të armikut, Kështu UÇK-ja arrinte edhe pa luftë të zgjeronte territore të lira. Së këtejmi UÇK-ja përveç hapësirës Malishevë / Rahovec /Lipjan/Shtimje/ Budakovë/Kabash ishte shtrirë edhe në disa lagje të fshatit Bllacë të Suharekës, por jo edhe në lagjen Sukaj, ku si duket në shtëpinë e tij ishte strehuar shtabi i ushtrisë armike, sepse roja rreth e qark saj, natë e ditë rrinte përherë e përforcuar.
E treta, Isufi, shpat më shpat apo nga kodratjetër e Cekajve e sodiste nostalgjikisht shtëpinë e vet, duke kujtuar si e kishte ndërtuar, si thuhet me thonj të duarve e me pare kurbeti, ku tash prehej e pushonte armiku, andaj i dukej se këtë paqe të brishtë që disi survejohej nga misioni ndërkombëtar, ishte e padrejtë, sepse pikërisht ishte armiku që e shytëzonte për imcizimin e llogoreve dhe vend-strehimet e UÇK-së dhe bënte planet për sulme-ofensivë. Një ditë korriku ishte me aso mendimesh kur vëren që në oborrin e shpisë së tij, një njësi ushtarake përgatitej për sulm, sepse një oficer i naltë trashallëk që doli nga oda e shpisë së tij me një letër-skicë në dore, u fliste, duke drejtuar duart nga llogoret e UÇK-së, sigurisht u tregonte dhe i këshillonte si me sulmue. Isufi nuk duron merr në thumb officer trashallëkun dhe si duket ai puthi tokën me krye! Nuk vonoi armiku filloi të bombardontejtërë vijën e frontit të UÇK-së në Kodrën tjetër. Ishte data 3.07.1998. Meqë Kodra ku ishte Isufi kishte gurinë granatat e topave të mëdhenj të armikur groposnin tokën dhe gurë e dhe çonin përpjetë dhe tubat e gurëve dhe ciflat e gjyleve goditnin ushtarët.
E katërta, këtë rast një granmatë e bie në llogor përan tij dhe gure dhe bashë me të i çon përpjetë, Kështu trupin e tij sa ciflat e granatës, sa përeplasja e sa gurtë dëmtojnë shumë rëndë trupin e tij. Shokët e UÇK-ë e tërheqin dhe e dërgojnë për shërim në një fsha tjetër brenda zones së lirë. Ky kishte plagë shumë të rënda, të thella, krahun e thyer, e këmbë të lënduara, Përpiqen me dërgue në Prizren, po për shkak rreziku nuk e pranon spitali. Kështu ky ushtar 38 vjeçar i plagusur rëndë 7 -8 ditë mbeti i palëvizshëm. Ushqehej, po vetëmç i fryhej barku dhe i zbeheshin damarët e gjakut. Pothuj të molisur pas as 8 ditësh, edhe pse ishte shumë rrezik, vendosin me pru në Prishtinë. Deri të Kroni i Mbretit (Blina\jë) e sjellin uniformat e UÇK-së. Aty ndërrojnë makinat dhe ushtarët pa uniforma e sjellin natën në Spitalin te Kodra e Trimave në Prishjtinë, I vetmi spital ky, i cili me emërtimin e humanistes Nëna Tereze, i lejuar si Maternitet-Lindëtore, për lindjen e fosnnjave për grate shqiptar. Kuptohet ishte e ndaluar të përdorej për destinime të tjera, përndryshe nëse diktohet do të mbyllej.
E pesta, sidoqoftë, meqë Isufi ende ishte gjallë, pas lutje-insistimit të motrës-infermiere Sanije Muçolli, ftohen doktorët e papërtueshën Mehmet Maxhunaj dhe Dalip Limani dhe më datën 11.07.1998 pas mesnate e bëjnë operacion, ia lidhin zorrët që i paska pasur të këputura, ia pastrojnë plagët, por tash lypsej larguar urgjentishst së andejmi.
E gjashta, meqë, që nga fronti apo spitali i improvizuar i UÇK-sl Isufin e alivanosur e shoqëronte i vëllai Hajrizi dhe e dinte shtëpinë time. Ai që menatë erdhi tek unë. Më tregoi që Isufi ishte bërë operacion në Spitalin te Kodra e Trimave. Atë të gjallë ose të vdekur, duhet tërhequr si andejmi. Për ne ishte ngjarje e papritur dhe detyrë shumë sfiduese, jashtë mundësive tona. Unë kisha një veturë shnumë të vogël “kikirez“. I vetmi prej fqinjve që mund t’i besohej dhe kishte veturë më të madhe ishte Nexhmedin Llapashtica. I tregova të vërtetën dhe ia kërkova veturën. Nexhi, pa pa përtesë dhe si si njeri i gjindshëm, i shkrepi mendja. Na mori në veturën e tij mua dhe Hajrizin dhe na çoi te Medreseja.
E shtata, drejtor i Medrezës ishte Naim Tërnava, djali i trimit Pajazit Kosova nga Lismiri, me të cilin njiheshim pak me rastin e të pamës së babës së tij e ndërkohë më shumë edhe në të pamen e dëshmorit Mustafë Veselaj, hoxhë.-nxënësit të tij. Ai na dha furgonin e mbyllur. Nexhi shofer që i dinte rrugët. Në spital e gjetëm pacientin gjallë. Ushqehej me dy qeska ushqimi artificial. Njëra ngjitur në një damar te një gishti të këmbës, e tjetra në qafë. Të gjithë damarët e tjerë i kishte të dëmtuar për shkak që 8 ditë nuk ka funksionuar jashtqitja për shkak të zorrëve të këputura.
E teta, së andejmi, pasi Isufin e Hajrizin i mbyllëm në furgonin për të vdekut. Nexhi shofer, unë e shoqëroja. Dolëm në rrugë. Te Xhamia e Llapit rruga ishte bllokuar nga ushtari e milici. Unë i përshëndeta ushtarët: Zdravo momci, molim vas odbiijte put! (Përshëndetje djelmosha, ju lutemi lirona rrugën!). Kështu, vepruam edhe me milicë te Ura e Pazarit. Së andejmi depërtuam rrugëve anësore mbërrijtëm në oborrin e shtëpisë sonë. E vendosm Isufin në njërën nga dy dhomat. Nexhi ktheu furgonin. Mezi i pështatëm shtratin. pasi një dorë e një këmbë duhej mbajtur nalt. Në shpinë kishte varrë të thellë. Sodoqoftë, arritem zgjidhje të mundshme, duke i rregullua pikat mbështetsëse me libra të vëna njëra mbi tjetrën. Madje edhe çështjen e pastrimit e rregulluan, duke shpuar ulësen e një karrigeje druni.
E nënta, për fat, pasi spitalet i kishin okupuar serbët, afër shpisë sime e kishin hapur ambulancën private, pikerisht operuesit e tij, doktorët e nderuar: Mehmet Maxhuni e Dalip Limani, ku kryenin operacione privato-shoqërishte. Të nesërmen erdhën e vizituan pacientin. Na udhëzuan me çfarë duhet të të furnizohemi dhe e vunë në vetëpërkujdesje, here pasaherë ose vinin vetë ose dërgonin infermieret e tyre, sidomos përe ndërrimin e qeskave të artificial dhe pastrim-shërimin e plagave, deri s na mësuan ne. Njëherazi, për shërimin e Isufit u bashkangjit anastesiologu famëmadh dr. Hysen Hyseni. Ky që ditën e parë, mori gjanë k nga djali im Shkëlqimi dhe aty për aty ia dha Isufit. Nga kjo ndihmë um pa këndellje në sytë e pacientit. Madje edhe sa here i hipte zjarmi pacientit Dr. Hyseni vinte pa përtesë dhe ia ulte temperaturën.
E dhjeta, kuptohet këta tre mjekë Mehmet Maxhunaj, Dalip Limani e Hysen Hyseni, pa kuurfarë pagese, pa muhuar edhe të tjerë, pothuaj e kthyen në jetë luftëtar Isufin, por le të dihet e kuptohet se një shpi gjin ishin në shëbim të Isufit të plagosur. Dy djemtë, Uka, i cili pa përtesë ia ngjishte trupin, që t’i ecte gjaku më me lehtësi. Shkëlqimi jo vetëm dha gjak, por kryente edhe hyzmete të tjera të nevojshme, Unë isha furnizues i tij dhe i familjes. Delja herët zija radhët për qumësht, për mish, për ushqime të domosdoshme, për bukë etj. Sherifja, zoja e shpisë, gatuante e ziente ushqim vetëm për të, pastronte rrobat, fashat, mjjetet e oshqimit etj.
E njëmbëdhjeta, Hajrizi edhe për një kohë qëndroi te ne. Rrinte mbyllur. Kishte shumë shqetësim për aradhën UÇK, udhëqësit e saj në territorin e lirë, që pritej të sulmohej, por megjithate ata ishin më mirë se na. Kishin mundësis levizjeje dhe ishin me pushkë në dorë, ndërsa ne këtu ishim më së keqi. Isufi ishte i palëvizshëm, prandaj ne si familje as nuk kishim mundësi levizjeje dhe as qëndrtese, prandaj duhet mbrojtur, duke e mbajtur në fshetësi të thellë këtë ngjarje, se nëse na dikton armiku tragjedisë nuk mund t’i shpëtonim. Sa familje të tilla ishin asgjasuar, apo jo ?! Vërtet, ishim në rrezik, Shqetësiimi ishte shumë me vend. Po si të ruhemi?! Shpia e vogët me oborr të vogël, skanj rruge. Po për kë[t[ na ndihmonte rasti. Oborri nga rruga ishte i rrethuar me mur-oborri. Dhoma, ku ishte Isufi, nuk kishte dritare nga rruga, po nga korridori, Hajrizi spontanisht kujdesej që dera e dhomës të mbyllej sa here cingëronte zilja nga dera e oborrit ose vinte dikush, në dhomën tjetër, e cila që shërbente si dhomë pritjeje, si kuzhinë dhe si dhomë fjetjeje.
E dymbëdhjeta, o nga fqinjtë si munnd dhe pse duhet të ruheshim? Gjithsesi duhet të ruheshim nga fqinjtë, jo pse ishin jo të pasuir si edhe ne, por ishin të pashkollë dhe nuk kishin kishin pasaur rast të pajiseshëm me edukate shqiptarie, por sepse katër zonja të shpive nuk ishin shqiptare, por ishin të martuara me shqiptarë. Madje një tjetër fqinj kishte 5 djem të rritur të pa punësuar. Merreshin me shitje veglaautomjetesht ë vjetra dhe ekzistonin si argat krahu, por edhe si auztoomekanikë amatorë. Nuk e fshehnin bashkëpuniminn me milici, Ata shfrytëzoheshin naivisht si informatorë të besuesshim. Pothuaj çdo ditë vizitoheshin nga patrulla e milicisë, e cila pothuaj për çdo ditë i vizitonte. Por, të gjitha këto familje flisnin shqip, fëmijët nxiqnin shkollë shqipe. Madje paten votuar për Republikën e Rugovës. Përkrahnin rrugën paqësore të tij, Ndëkaq me rastin assesi nuk duhet të njihen. Për fshehjen nga ta e përgjithishst gjeta ilaçin. I lajmërova se gruan e kam të sëmurë mbi bazë shpirto- shëndetësore, prandaj ta keni në dijeni, pse njëherpënjëherë nuk mundemi me i pranue për vizitë askënd, prandaj ta keni në dijeni pse here pas here shihni mjek që vijnë te unë. Kështu ua ndaluam edhe vizitat edhe shoqeve fqinje të Sherifes, ecila nuk guxonte me dalë as në oborr! Ideja ishte e Ukës që nga ana e rrugës për me u pa shkallët vu,ë çqoafë, manaiojke ,gjnoja p thajmë, da naltësue msdukjen e oborrit, sidomos ngjatjes së shkallëv mha ana e rruhës patëm vend vdndtharjen e errobave në mënyrë vwrtikale nga ana e murit që nga rruga most ë shihej qartë oborri, sidoms sidomos në drjtim rë shkallave të hyjes në korridorin e shpisë , kun ë tela lenim të thet ndonjë b atani apo çarçaf . Sido që të ketë qenë e mbaninin mirë izolimin.
E trembëdhjeta, kështu kjo zgjidhje-mbnrojtëse funksiononte mirë, por një ditë kur na cingëroi zilja nga dera e oborrit. E hetova që ishte inkasanti i rrymës dhe pa vonesë shkova e hapa derë. Nga kurreshtj Hajrizi kish dale te dritarja me vshikue, por kish harruar me mbyllë derën dhe nuk arriti me u kthye. Kështu Hajrizi mbeti në korridor si dhe dera hapur. Inkasanti serb, nuk e shikonte aq sahatin sa e shikonte Hajrizin, ngase asnjëhere nuk e kishte parë te ne, po aq më tepër e shikonte të sëmurin që një krah a e një këmbë lidhur me fasha i mbante në hava, dhe njëhezai dy qeska ushqimi artificial, qëndronin varë nga tavani. Ai pa fjalë pasi shënoi numrat nga numratori i rrymës iku. Së këndejmi, sjellja apo heshtja inkasantit, i cili më parë kur vinte fliste ndonjë fjalë sa për muhabet, kësaj here vetëm heshti. Kjo përveç Hajrizit na shtoi dyshimin edhe mua.
E katërmbëdhjeta, ishte kohë që vetëm në zonën Rahovec- Suharekë -LIpjan -Drenas me qendër Malishevë zhvillohej luftë, në Prishtinë e gjithkëndej jo, prandaj qytetarët lojal, sidomos serbët ishin të urdhëruar që nëse vërejnë njerëz të plagosur të njoftonin milicinë, prandaj për ros me lënë punën vetëm të “n’dorë të Z otit”, për çdo rast sajuam këtë rrëfim:. “Pacienti është lëndue duke punue në shpi. Krahun e ka çel varrë ng amakina llaçpërzierse, Kështu edhe lëndimet e tjera ka pasuar nga ai aksident. Hajrizi e ka sjellë pr shërim këtu te daja, pasi jemi marrë vesh që ambulancën e kemi afër. Oerim–shërimi është kryer në ambulancën afër nesh.”
Me këtë rrëfim,mbase po shpëtojmë ne, po shpëton pacienti, Lindëtore-Materniteti nëKodrën e Trimave -Prishtinë, por kanë lehtësim edhe mjekët.
E pesëmbëdhjeta, kështu u morëm vesh, pot nëse del e vërtteta sheshit vërtet, ishte katastrofë. Në rastet tt tilla serbët mezi pritnin të likuidonin tërë familjet , s idomos ato që i kishin të etiketuaea, siç familja ime,nën emrin tim, si armik i shtetit tetëherë i përja shtuar pas burlirimit nga burgu etj, . Po në anë tjetrën nëse do të arrija të shfajsohem e t shpëroj familjenen ngase vërtet nuk e dija se këta paskan ardhur nga UÇK-ja dhe nipat do ta pëaonin, sidomos Isufi, atëherë “Askush nuk mund të më shpëtonte nga damka e tradhtisë që Nuhiu për të shpëtue bijtë i ka denoncuar nipat.”!
Duke menduar kështu nuk më merrte gjumi. Dola me flladitë në korridor. Ndjeva që edhe ata të nuk kishin fjetur./ Kishsin shqetësimin tim. Hajrizi që thoshte Isufit:
Po druaj që po na zbulojnë. Nuk e pësojmë vetëm na, por po më dhimbet daja me familj,
A di ti, sa vleftë ka puna e dajës si krijues, si shkrimtar, si doktor shkenc.
Adi çfarë katastrofe asht që na sebep, magjistrtura doktorata e gjithë këto dorëskrime
të dajës membetë pa dale në dritë!
Ndërsa Isufi ipërgjigjej:
“Luftën e kemi të përbashkët, secili njeri vlen, Pa sakrifica nuk fitohet Liria.
Kështu na ka mësue edhe Daja.”
E gjashtëmbëdhjeta, sido që të ketë qenë, të nesërmen shkova te mjekët dha sapo informova për versionmin e sajuar si mbrojtje, dola jashtë. Një aradhë policë e ushtarë rrethuan ca shtëpi përbri rruges së ambulances. Një togë hynë me rrëmbim në ambulance dhe filluan të shanin e të rrahnin infermierët e mjekët. Unë vazhdova ecjen normalisht drejt shpisë. Një grup policesh ecnin pas meje, Tri shpi më poshtë unë hyra në oborrin e një fqinji dhe oborr pas oborri erdha në shpinë time, policët i pashë që ishin ndalë para derës së oborrit, por pasi nuk cingërronin apo trokitnin, Unë u thash të pranishmëve:
Jemi të rrethuar. Këto marka po i fsheh në podromn e servisit në dheun afër gypit të kanalizimit.
Shkova i lash ato, duke u kthyer padiktueshëm rreth murit të oborrit policët ende qëndronin Në çast ndjeva pipin milicët pasi kishin burgosur diku në lagjen më poshëtë. u tërhoqën me shpejtësi.
U kujtova, pse mos të besohet në mrekukllitë e Zotit?!! Këto ishin çastet më të vështira shqetësue se më të në jetën tone, por edhe më të lumtura, por koha ishte që për gjithçka duhet të kishim reserve.
E shtatëmbëdhjeta, ndërkohë Isufi filloi me bë më mirë. E dërguam te dhoma e sevisit. Ndërkohë djali itij nga Gjermania gjeti një kanal dhe ia dërgoi ca të holla, sepse rezervat tona ishin në pëfundim. Hajrizi gjeti mënyrë dhe iku në Suharekë. Gjithsesi shërim-përkujdesja jonë ndaj Isufit zgjati gjashtë javë.
E tetëmbëdhjeta, shqetësim më sillnin shokët e luftës të Isufit. Pyesnin për shëndetin e iij, Dikush kërkonta t’ia dëgjojë zërin. Unë përgjigjesha që zoja shpisë (Sherifja) ka bë më mirë! Plotësmi i dëshirave të tilla ishte rrezik që lufta fituar me humbë. Ata nuk kuptonin se ne ishim në gojën e ujkut, Unë rreptësisht nuk pranoja biseda të tilla. E kam qortuar edhe dr. Shpëtim Robajt, për vititën në gjysmë të natë që ia bëri Isufit me infermien Sanije. Ai u arsyetua se
Ata të Malit po pyesin për të.
I thashë që ne i kemi ifrmuar nëpërmjet një miku nga Ferizaj. E qortova sinqerisht.
Edhe Ju si Adem Demaçi, nuk dini me punue ilegalisht. Ata Ju përcjellin
Druaj se do të pësoni!
Dhe vërtet pas disa ditësh ra në rrugl të minuarë dhe vdiq doktorii i guximshëm.
E nëntëmbëdhjeta, kështu pas 6 javë shërimi në shtëpinë tonë Isufin e transferuam në Ferizaj, të Hamidja, e bija e tij e martuar. Edhe atje gjashtë javë, pothuaj ka qënndruar mbyllur, derisa vajza e tij Ganimetja, shtetase gjermane vjen më pasaportë pothuaj të rregullt dhe me autobus, përmes Hungarisë Isufi kthehet në shpinë e vet në Gjermani.
E njëzeta, kur e përcolla Isufin, relativisht të shëruar dhe ndjeva që arriti në Gjermani ishte gëzim i madh për mua qu u dyfishua edhe kur filloi bombardimi i Ushtrisë serbo-jugosllave nga Nato-ja, mirëpo, përseri ndodhi e papritura, kur na detyruan të shpërngulemi familjarisht në Maqedoni, mirëpo nga zona e lire Maqedoni –Jugosllavi, edhe pse nuk e patëm lehtë sidomos Sherifjaenëna e fëmijëve, të ndahet prej djemëve, por më në fund u pajtua pas insistimit tim që djemtë t’l]m]t]lir[ Ne të dy u klthyem në Prishtinë.
E njëzetenjëta, kështu djemtë vepruan të pavarur. Uka, inxhinier i diplomuar, shkoi, në[ Amerikë te Motr, atje u punësua, madje edhe pse e fitoi nënshtestësinë amerikane u kthye te prindët në Prishtinë dhe sor jeton me prindër mbi 90 veçarë. Ndërsa Shkëlqimi, edhe ky inxhinier, nuk shkoi në Zvicër, ku e prisnin vëlla e motër, po iu bashkangjit UÇK-së në Shqipri. Natyrisht na gëzoi shumë Shkëlqimi edhe për trimni-obligimin e treguar, por edhe kur i pari u kthye me unioformën e UÇK-së.
E njëzetedyta, ndërkaq si e pse u kthyem e si kemi kemi kaluar me ime shoqe Sherifen në shtëpinë tone në Prishtinë gjatë kohës së bombardimeve, për rreziqet e përjetuara dhe si e pritëm kapitullimin e Jugosllavisë së Milloshevikqit , madje si patëm, fat me i pëshëbetë Çlirmtarët e UÇK dhe e Ushtrinë NATO-s , e cilay zbakoi në Parkun e përmendores , afër shpisë sonë kam mbajtur Ditarin, nëse do të më premtojë kohë, oftë pjesërishst ose të plotë do ta botoj në ciklin e Jetëshimeve
Me këtë pjesë po përmbyllim ciklin e punimeve me mbititull të përbashkët: Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe, përkatësisht Si lindi dhe u rrit territoriaelisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët.
Përfundim
Ndërkaq, po ndahemi me konstatimin se lidhur me temën tonë ndeshim gjithnjë e më shumë studiues serbë që kanë shpëtuar nga albanofobia pavosllave që nuk ende mohojnë histoinë e përbashkët shqiptaro-serbesi bën Peavosllavja. Lidhur me këtë edhe pse nuk del aq qartë po e shënojmë konstatimin e zotit Radosh Ljushiq (List Danas, 06.09.24), i cili ndër të tjera shpreh:
Sveopshte uverenje da je Kosovo i Metohija nasha od vajkada, bilo je pogreshno i nedovoljno za razreshenje nacionalnog pitanja u njoj. Kada Kraljevina Srbije zhrtvovala sebe za rod plemenite drzhave Kraljevina Jugoslavija donela je teshku presudu protiv sebe i protiv svih srba.
/Bindja e përgjthshme se gjitmonë-jona Kosovë-Metetohia ka qenë gabim dhe përmjaftueshmëri për zgjdhjen e çështjes sonë nacionale në të. Kur Kralevina Serbe për gjinsshtet fisnikërie u flijua në Kralevinë Jugosllave vetvetes dhe mbarë serbëve, u shqiptoi akt-dënimin më të rëndë /
Tash pas 25 vitesh mvetësie të Serbisë nga Jugosllavia dhe të Kosovës nga Serbia, nga studiuesit e nderuar serbë, presim punim-konstatime edhe më të mirëhuptueshme, sepse mjaft ka pësuar Serbia dhe shteti Serb nga aktdgjykimet e tilla pravovosllavo-hegjemoniste të shqiptuara kundër vetvetes dhe mbarë popullit serb, apo jo?!