24/04/2024

Mitologjia serbe ka ardhur duke u përforcuar

0

Nga Blerim Latifi

Escobar u tha në Beograd: Duhet ta harroni narrativën “Kosova është Serbi”. Të shumtë ishin ata që mendonin se pas vitit 1999 shoqëria serbe do të fillonte një proces reflektimi e çlirimi nga mitologjia e Kosovës, diçka të ngjajshme me denazifikimin gjerman.

Por kjo nuk ndodhi kurrë. Përkundrazi, kjo mitologji ka ardhur duke u përforcuar nga viti në vit. Ajo ende sot i ka të gjitha tiparet e një feje politike në Serbi. Si e tillë ajo e pamundëson çdo lloj mendimi politik brenda Serbisë, i cili do të thoshte: Po, Escobar ka të drejtë. Përjashto këtu ndonjë zë individual, i cili mbytet nga zhurma e shovinistëve që garojnë me njëri tjetrin se kush është më antishqiptar se tjetri.

Por nuk janë vetëm serbët fajtorë për faktin se vazhdojnë të ushqejnë narrativën shoviniste për rikthimin e tyre në Kosovë.

Janë edhe europianët të cilët nuk kanë investuar kurrë seriozisht në devalvimin e kësaj narrative, derisa nuk e kanë lëshuar asnjë rast për t’i demonizuar nacionalizmat e fqinjëve të Serbisë.

Jemi edhe vetë ne shqiptarët, që me dobësinë kronike të shteteve tona, në mënyrë të tërthortë, kemi ndihmuar që serbët ta kuptojnë të ardhmen me termat e kësaj narrative.

__________

Mësuesit kanë të drejtë të kërkojnë paga më të larta, sepse kriza ekonomike, me rritjen enorme të çmimeve, e ka devalvuar shumë edhe pagën ekzistuese që e marrin. Dhe qeveria nuk ka me pasë çare pa u marrë me këtë çështje.

Por momenti i zgjedhur për grevën më duket i pamenduar mirë, sepse fare lehtë mund të ndodhë që me 1 shtator në veri të ketë rezistencë të dhunshme nga bandat e Vuçiqit e agjentët e Putinit që nuk duan ta lejojnë shtrirjen e ligjit kosovar atje dhe njëkohësisht në pjesët tjera të vendit sistemi të zgjohet në mëngjes i paralizuar nga grevat.

Nëse kjo ndodhë, atëherë ne me një shembull të ri do ta pasurojmë listën e gjatë të budallallëqeve tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok