26/04/2024

Duhet një aleancë e shqiptarëve me opozitën për të larguar Ramën

0

Nga Aleks Kapllaj

Hapja e bisedimeve ndërshtetërore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, edhe pse me shumë vonesë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët.

Qeveria Rama në 9 vitet e fundit i shtoi pengesat dhe kushtet që i vendosi vendit tonë BE-ja dhe ajo ishte shkaku kryesor i vonesave të gjata për fillimin e bisedimeve ndërinstitucionale, të shumë pritura nga shqiptarët, që në vitin 2012 kur Komisioni i Zgjerimit Evropian propozoi Shqipërinë si kandidat i BE-së.

Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni evropian, që mbas Brexit-it, janë pak të interesuar të ndryshojnë hartën e saj, me vendet e vogla të Ballkanit perëndimor.

Në të gjitha fazat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, përveç vendeve themeluese të saj, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika dhe më pas Spanja e vendet skandinave, për vendet e tjera sidomos ato të Evropës Lindore, anëtarësimi i tyre, ose kanë qenë për qëllime politike strategjike, për t’i larguar nga influenca ruse, ose kanë qenë për qëllime zgjerimi të merkatës për prodhimet evropiane.

Edhe për Ballkanin perëndimor përdoret e njëjta llogjikë, pra antarësimi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm si një faktor stabiliteti, më i rëndësishëm në rajon, ose bëhet për qëllime tregtare. Kjo e fundit bëhet vetëm me integrimin e disa shteteve ballkanike së bashku.

Nuk ka integrim vetëm të një shteti apo dy shteteve të vetme, që së bashku janë 5 milion banorë. Shqipëria mund të integrohet vetëm se bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën. Ndërsa Serbia mund të presin më gjatë. Ajo konsiderohet një vend shovinist, që ka nevojë për reforma edhe më të gjata dhe duhet larguar nga influenca ruse. Vetëm Rama e ka rehabilituar Vuçiçin. Por Evropës i intereson që në Serbi të jetë Vuçiq,  sepse kështu mund t’a lënë jashtë Bashkimit Evropian për një kohë të gjatë.

Njëkohësisht, përveç reformave të vërteta institucionale të këtyre vendeve, të cilat kanë shumë për të bërë, Oliver Valhelyi, komisioneri i Komisionit për Zgjerimin Evropian, ka thënë disa herë se këto vende kanë nevojë jetike investimet infrastrukturore si ajo energjike, informatike dhe rrugore.

Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 15 miliardë euro investime për këto infrastruktura. Kështu bëhet një lidhje dhe bashkim të vendeve ballkanike dhe mund të integrohen në mes tyre dhe më vonë në Bashkimin Europian, duke hequr edhe burokracitë e qarkullimit të qytetarëve të këtyre shteteve me të drejta reciproke.

Njëkohësisht, me hapjen e bisedimeve ndërshtetërore të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duhet të diskutohen 35 kapituj që do të trajtohen në gjashtë grupe që mbulojnë pjesën legjislative dhe duhet të aprovohet nga 27 vendet antare të BE-së. Kroacisë iu deshën 8 vite për t’u anëtarësuar pas hapjes së bisedimeve.

Shqipëria është nën reflektorët e Bashkimit Evropian dhe ndiqet nga një grup pune për verifikimin e kushteve të antarësimit.

Korrupsioni i qeverisë Rama  është neglizhuar në Evropë, sepse e majta evropiane e ka mbështur Ramën, duke e ditur shumë mirë se qeveritë lindore janë të gjitha të korruptuara, sidomos ata që qeverisin me më shumë se një mandat si në rastin e Ramës.

Integrimi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm nga një qeveri demokratike e dalë nga zgjedhjet e lira e demokratike, duke larguar nga pushteti qeverinë e paligjshme të Ramës, e cila sot më shumë se kurrë duhet larguar për rekordet e saj të korrupsionit, mungesës të lirisë së shtypit, rritjen e kriminalitetit me një boletin lufte për vrasjet, shpopullimin e vendit për mungesën e të ardhmes së shqiptarëve në Shqipëri, mungesa e sigurisë për jetën dhe pronën në Shqipëri.

Për të gjitha këto, Rama duhet larguar me çdo kusht, me të gjitha format demokratike që na lejon Kushtetuta, pa “thyrje në mes”, retorikë kjo që duhet braktisur njëherë e përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok