22/12/2024

MËSUESIA SI MISION – NJË LIBËR ME VLERA PËR FIGURA TË SHQUARA TË SHKOLLËS SHQIPE

0
Nuhi-Gashi-Mesuesia

Nga Nexhmije Mehmetaj

Mozaiku shpirtëror, kulturor e kombëtar i diasporës së re shqiptare të Gjermanisë, mësimi i gjuhës shqipe, shkolla shqipe e mësimit plotësues e ngjeshur me veprimtari të pasur, e përfaqësuar me mësues të shquara të kombit.

– Shkolla e parë shqipe në Gjermani që ka hapur dyert e saj qysh në vitin 1975 siç e kërkoi koha por, shënoi suksese të reja në vitin 1990 kur bëhet shkollë shqipe e pavarur, tregoi rëndësinë historike që kishte në atë fazë arsimi shqiptar kishte pavarësinë e tij në përmbajtje dhe në administrim, drejtohet nga vetë shqiptarët. Ky zotim u mor nga Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjermani.

– Përpjekjet e mësuesve shqiptarë e veprimtarëve të shumtë që ditë e natë kanë punuar, për të hapur shkolla shqipe të mësimit plotësues, për të ngritur ndërgjegjen kombëtare, për të mbijetuar shqipja, për të krijuar kushte elementare për të mësuar gjuhën e nënës, shkrimin dhe leximin, për të kultivuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar dhe për të mbjell dashurinë ndaj kombit dhe atdheut.

– Në mesin e shumë mësimdhënësve e mësimdhënëseve, të cilët e të cilat me përkushtimin e tyre janë shndërruar në bartës kryesor të proceseve të rëndësishme të shkollave shqipe në Gjermani u shquan me kontributin e tyre mësuesi Rifat Hamiti dhe mësuesja Nexhmije Hamiti u bënë zëdhënës të denjë të shkollës shqipe në Dyseldorf (Landi i Renanisë Veriore – Vestfalisë, Gjermani) ku punuan mbi tri dekada (1989) deri në pension (2017) përbëjnë subjektin e Monografisë “MËSUESIA SI MISION “ i autorit Nuhi Gashi, botuar në korrik 2022, nga shtëpia botuese  “Lena Grafik” Prishtinë dhe na është shpërndarë falas.

“MËSUESIA SI MISION “ një vepër publicistiko-historike

Me gjithë pohimin modest të autorit se me këtë libër nuk pretendon të thotë më tepër se sa i takon një publicistike, në ketë monografi 206 faqesh shpalosen shumë fletë të analeve shekullore të Kosovës dhe ngulimi shqiptar në Gjermani.

Librin mund ta quajmë një kronikë, por ai njëherë është burim i gjerë informacioni për botën shqiptare në Gjermani, është një shtysë për të nxitur hulumtime të mëtejshme historike e kulturore, është një start për të nisur një ndërmarrje të re studimi e zbulimi e pse jo edhe një alarm kushtrimi për institucionalizimin e shkollave shqipe, për fëmijët tanë.

Librin “MËSUESIA SI MISON” e përshkon si një meteor krenaria kombëtare.

Autorit që i vlon në gjak ndjenja atdhetare, i vjen keq që shqiptarët çdo ditë e më tepër po humbin gjuhën amtare pasurinë më të shtrenjtë kombëtare, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë lënë krejtësisht pas dore nga institucionet shtetërore shqiptare.

“MËSUESIA SI MISION “ Monografi kushtuar mësuesit Rifat Hamiti dhe mësueses Nexhmije Hamiti, kontributi i tyre.

Por vepra e këtij autori nga Kosova, nuk duhet harruar se është e lidhur ngushtë me emrin e Rifat Hamitit dhe bashkëshortes së tij Nexhmije Hamitit.

Me një stil konciz autori përshkruan meritat e mësuesit Rifat, si në atdhe po ashtu në Gjermani sidomos prej vitit 1990 kur shkolla shqipe u shkëput nga ndikimi sllav, drejtues i Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues që ngrihej si institucion i organizuar me formë dhe përmbajtje kombëtare, për të çelur një rrugë të re, për të arritur një qëllim, për të shërbyer si model. Aftësitë përgjithësuese të mësuesit Rifat pasqyrohen me tekstet shkollore (bashkautor) që ka botuar  në dobi të shkollave shqipe, me pjesëmarrje aktive, me kumtesat dhe diskutimet në seminaret e përvitshme verore të organizuara nga ministritë e Arsimit të Kosovës e të Shqipërisë. Bashkautor i fletoreve tematike që u udhëhoq nga Prof. Dr. Dr. Basil, Schader. Fjala është për tekstet e miratuara dhe botuara nga MASHT i Kosovës, me të cilat punojnë mësimdhënësit e shkollave me mësim plotësues të gjuhës amtare në diasporë.

Nexhmije Hamiti, mësuese gjimnazi në atdhe po ashtu prej tre dekadash në Gjermani, me e veprimet e saj shembullore ka motivuar me qindra fëmijë të jenë pjesë e mësimit shqip dhe integrimit. Në vitet ‘90 shquhet nder femrat e rralla në krye të aktiviteteve për organizimin e shkollës shqipe.

Duke lexuar për veprimtaritë e tyre, mua si lexuese më duket se dëgjoj refrenin e një elegjie qortuese: “Mos e mbyllni shkollën shqipe”?… “Pse nuk shkojnë fëmijët në shkollën shqipe?”.. “Pse të mbesin shkollat shqipe si relikte.”..” Ku janë Ministritë shqiptare?”….

Pak fjalë për autorin

Prof Nuhi Gashi, ka qenë koordinator i Shkollave Shqipe, pranë MASHT së Kosovës. Është një nga veprimtarët më të përkushtuar për Shkollat Shqipe të Mësimit Plotësues që ka bërë emër, në saje të punës së tij pasiononte, ndërgjegjes atdhetare e profesionale dhe disa nga drejtimet kryesore janë:

-Në ngritjen, koordinimin, konsolidimin e shkollave shqipe në diasporë, punë që ka ndjekur me kompetencë dhe preokupim të veçantë.

-Në punën e madhe që ka bërë në themelimin dhe për përgatitjen e Seminareve kombëtare, për ngritjen profesionale të mësimdhënësve të mësimit plotësues. Këto seminare u kthyen në kuvende të gjera të rëndësishme të përgjithësimit të përvojës së fituar në këto institucione, duke u bërë vatra të vlerta të njohjes së mësuesve, të shkëmbimit të përvojës midis tyre, të zgjerimit të horizonteve për fushat që përmban pedagogjia e shkollave të mësimit plotësues. Njëkohësisht, për ndihmesën e çmuar në mbledhjen dhe përpunimin e këtyre materialeve, duke realizuar botimin e vëllimeve të veçanta nga këto seminare, të cilat përbënin vlera dokumentare, social- pedagogjike, për përvojat më të mira të këtyre shkollave.

-Kontributi, ndihma e çmuar e hartimit në bashkautorësi të dokumentit të MASHT të Kosovës, KURRIKULA E SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË DIASPORË (Prishtinë, 2007).

-Si dhe i dokumentit të njësuar kurrikular kombëtar ( Shqipëri-Kosovë ) KURRIKULA E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE NË DIASPORË DHE NË MËRGATË (MASHT e Kosovës-MARS e Shqipërisë, Tiranë-Prishtinë, 2018. Po ashtu, këtë dokument e përgatiti për shtyp dhe u botua në vitin 2020).

-Ai është bashkë drejtues i projektit madhor “Tekstet mësimore për shkollat në diasporë “ për tre nivelet, përfshinë19 fletore tematike (2009-2012) i zhvilluar me mbështetjen profesionale e buxhetore nga Instituti IPE  i Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut – Zvicër.

Kjo monografi ka një vlerë të madhe kombëtare, sepse shërben si model për të vazhduar me studime të tilla për figurat e shkollave tjera shqiptare në diasporë, ku tingëllon ende e ëmbël fjala shqipe, ku trashëgohet porosia e fjalës së urtë shqiptare, ku ruhet krenaria shqiptare.

Gjenevë, 04. 10.2022

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok