02/05/2024

Nga Visar Zhiti

Në 5 janar 1555 famullitari Gjon Buzuku mbaroi së shkruari “Mesharin”, një vepër që do merrte vlera gjithmonë e më të mëdha në shekujt më pas si libri i parë shqip. Mbetet për jetë

një akt themeltar historik, me rëndësi kombëtare të jashtëzakonshme, jo vetëm në gjuhë e dije, por dhe në identitet, në qendresën e shqiptarëve dhe të mbijetesës.

…U shkrua me alfabetin e atëhershëm latin, me të cilin sigurisht duhej të ishin shkruar dhe libra të tjerë, pra, ka pararendës, sipas studiuesve, por ky u njoh së pari, mundi t’u shpëtojë luftrave dhe pushtimeve, rrënimeve dhe harresës.

Për fat, “Mesharin” tonë, një të vetëm, aq shumë të çmuar, e ruan Vatikani në Bibliotekën e tij Apostolike, aq madheshtore.

Kam shkuar atje disa herë, kam kërkuar që të marr ndër duar Librin-At’,  të përulem para Tij dhe të lutem në heshtje.

Ma kanë dhënë…

Emocioni rivjen si atëhere kur më priti Prefekti i Bibliotekës Apostolike të Selisë së Shenjtë, Mons. Cesare Pasini,  dhe së bashku mbajtëm “Mesharin” tonë të shenjtë. Duart e mia u mbushën me mornica si me shkronjat tona. Se me këtë libër kishim zbuluar një fillim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok