22/12/2024

ME RASTIN E 50 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968 PËR FLAMUR DHE TË DREJTAT TJERA TË SHQIPTARËVE NË KOSOVË

0
u1_2

Nga Gani I. Mehmeti

Viti 2018 është shpallur vit i Skënderbeut, vit i Demosntratave të Studetëve për Flamur e të drejta të shqiptarëve në Kosovë dhe 50 vjetori i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës.smëshekulli nga Konsulta Gjuhësore e

Vallë, sa është bërë në kët drejtim? Sidomos në 50-vjetorin e demonstratave? Për hesapin tim është bërë shumë-shumë pak, ose aspak. Ne nuk lexuam asgjë rreth këtyre demonstratave shumë të rëndësishme, ku zënë fill shumë çështje të Shqiptarëve, sidomos të Kosovës, por ndoshta edhe më gjërë.

Nga, pothuaj asnjë të drejtë që nuk kishin shqiptarët deri më  atë kohë, demonstratat e vitit 1968 për Flamur, për të drejta më të shumta, për shkollim në gjuhën shqipe e deri në kërkesën edhe të hapjes së  Universitetit në Kosovë, ngadalë, por u panë rezultatet e këtyre demonstratave, në të cilat u vra një i ri dhe u plagosën me dhjetëra demonstruaes, qoftë nga policia, nga ushtria e edhe civilë serbë që demonstruesit po i gjuanin nga banesat e tyre prej pallateve ku po banonin, me armë e me gjësende të forta, që i kishoin në vendet kyçe, sidomos përpara Sekretariatit për Punë të Brendshme të Kosovësnë Prishtinë dhe përballë burgut. Zatën, këtu edhe ishin plagosur të shumtit e demonstruesve.

Fakluteti Filologjik në Prishtinë, nga këtu kanë filluar demonstratat e vitit 1968

Ne po e kalojmë vitin pa shkruar për akëcilin që ka marrë pjesë në demonstrata, e që vlen të shkruhet si për të rënin Murat Mehmeti, ashtu edhe për të plagosurit në këto demonstrata.

Kush duhet të shkruajë për këto?

Besoj, se askujt nuk i takon më shumë, se sa atyre që u plagosën, atyre që i panë me sy të plagosurit e që i çuan në spital për shërim, historianëve gjithsesi, por edhe secilit që di diçka për këto ngjarje. Këtu nuk kërkohet kurrgjë më shumë se vullneti, që e kemi edhe obligim, për të shkruar.

E, njëri nga të plagosurit këtu, për të cilin e kam fjalën unë, është:

MIFTAR KRASNIQI – ALIAS,  TAL KRASNIQI – KOSOVA

Tal Kosova. Kush është Tal Kosova? Cili është ai dhe prej nga vjen ai? Përse ne shkruajmë për Tal Kosovën? Përse shkruajmë sot e jo më herët? Çka na shtyri të shkruajmë sot për të?

Tal Kosova nuk është askush tjetër, përveç Miftar Krasniqi, por i pëlqen të quhet  dhe të thërritet TAL KOSOVA, e ne nuk ia prishim, pse e meriton, jo për huqet tona.

Tal Kosova, i lindur më 29. 07. 1948, vjen nga fshati Pakashticë e Epërme e Podujevës. Deri sa Gjyshi i tij (Halit Tali) dhe të parët përpara tij, po jetonin në Pakashticën e Poshtme. Çajupi thot: Turku na la pa mëmëdhe! Njërealitet i hidhur. Por, pas turkut, pa mëmëdhe na lanë serbët. Kë e vranë, e prenë, e masakruan e kë e lanë pa mëmëdhe, duke e përnfjekur nga trojet etnike të tzre, siç na mëson historia.

Pas vitit 1912, serbi na përzuri nga vendbanimet tona, kështu edhe Halit Talit, gjyshit të Tal Kosovës, i kishin marrë serbët tokën e rrafshët e pjellore në Pakashticën e Poshtme dhe ky ishte detyruar të dilte e të zinte vend ku do që të mund të  vendosej në perëndim të kodrës te Gurët e Bardhë, afër Gimajve të fshatit Sylevicë, pothuaj në trekufirin Pakashticë – Sylevicë – Repë. Këtu, si larg botës,  lindi Tal Kosova dhe lëshoi shtatin e tij deri sa mbaroi tetëvjeçaren e pastaj u shpërngulën në Shkabaj.

Nuk e di si ndodhi e pse u gjenda, pikërisht  në rrugën Podujevë – Prishtinë, te Vija e Ftoftë, siç e quajnë vendasit, sot përballë ETC në Podujevë, dhe pashë duke shkuar përgjithmonë një qerre me ca lopë të lodhura, një qerre e drunjtë me ca rraçe ngarkuar, rrotat e së cilës po çanin lehtë-lehtë pluhurin këtu në rrugën Podujevë-Prishtinë, dhe qeni që ishte i lidhur për bishtin e qerres, po ecte si me naze, ashtu ngadale, ndoshta pse edhe atij, megjithatë, po i dhimbej vendi që kishte lënë atje lart e nuk po dinte se ku do të ndalej.

Tali më thotë se ishte viti 1965, po pse mua m’është ngulitur në kokë se ishte viti 1964!

Kishin kaluar shumë vite dhe ne nuk shiheshim më. Vonë, kur u bëmë “dikushat” e gjetëm njëri-tjetrin dhe ngadalë, shumë ngadalë u afruam sa tani nuk na duket askush më i afërt me ne. Dhe po, ne jemi kushërinj, jemi kushërinj të dyfishtë – nga gjaku dhe nga dajat. E treta është se kemi fëmijëri e moshë të përbashkët, ide, mendime, ndjenja, shije, ideale të përafërta apo të njëjta, dhe, këto na ofrojnë edhe më shumë, sa edhe kur nuk jemi bashkë, ne sikur flasim njëri me tjetrin.

Ne shkruajmë për Tal Kosovën, sepse i kemi mbetur borxh njëri-tjetrit! Jo, ne shkruajmë për Tal Kosovën sepse ai meriton të shkruhet për të!Kur shkrova Monografinë “Pakashtica”, vendlindja ime dhe e Talit, nuk e kisha njohur mjaft Talin tim. Tali nuk po më njihte ende mirë mua dhe nuk më rrëfeu asgjë për veten e tij!

Me gjasë edhe nga modestia, apo nuk po mund ta kuptojë, se përse ne nuk e  themi vazhdimisht të vërtetën tonë, sidomos si Llapjanë! Më vonë, bukur më vonë, si rastësisht, Tali përmendi plagosjen e tij në pjesëmarrjen në demonstratat e vitit 1968! Kurrë nuk kisha dëgjuar nga askush. Po këtë nuk e harrova dhe një ditë, kur ne kishim kohë të mjaftueshme, e ndala dhe iu drejtova të më rrëfente krejt çka e si kishte ndodhur plagosja e tij në këto demonstrata.

Edhe tani po nguronte të më fliste, kur ishim vetëm unë dhe ai! O nuk ke qare pa më rrëfyer ngadalë  e mirë. Madje, unë kam për të  marrë edhe shënime kah të flasësh ti, se m’është rralluar kryet e nuk mund të mbaj mend ashtu siç do të rrëfesh ti! – iu drejtova. Dhe, kur pa  se e kisha përnjëmend, nuk pati nga t’ia mbante e nisi po më rrëfen.

Tali ka trashëguar emrin e katragjyshit të tij. Emri i vërtetë i tij është Miftar, por e quajtën Tal. Kështu e kishin quajtur edhe gjyshin e babait te tij. Kështu e kishte pasur emrin edhe gjyshi i tij. Tali i Parë, sikur Gavrill Dara Plaku! Tali i Parë kishte jetuar në një kohë krejt tjetër, shumë më të ndryshme nga koha kur po jeton Tali i Ri. Në tjera kushte, në tjera rrethana, në tjetër kohë.

Ku kishte jetuar Tali i Parë?  Po, ai kishte jetuar në një bashkësi familjare me Sejdiajt, me Kamerajt dhe me Mehmetajt e të tjerë nëPakashticën e Poshtme, aty mu buzë lumit të këtij fshati, që këtu po e quanin  Reka e Revuçit,  sepse po vinte nga fshati Revuçë. Këtu po jetonin të parët e familjes së Talit dhe të parët e  shumë familjeve të sotme, të shpërndarë anembanë botës deri në Amerikë. Dielli aso kohe po rrezonte më ndryshe, shiu ishte më i ndryshëm se sot. Aso kohe po jetonin shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane, ndërsa sot, sot nën sundimin e të korruptuarve, që edhe shtatë herë janë duke e rjepur popullin më shumë e më zi se sa nën sundimin e të huajve!

Ama qenka vështirë kur të haka  i hyti! Nga i huaji pritet gjithçka, po nga i yti që në vend se të të ndihmojë,nuk lë të keqe pa të bërë, më e rëndë shumëfish se nga armiku.

MIFTARI, PJESËMARRËS DHE I PLAGOSUR NË DEMONSTRATAT E VITIT 1968, RRËFEN:

–           Për mbajtjen e demonstratave në Prishtinë kemi qenë të informuar më 26 nëntor. Po këtë ditë na është lexuar kënga dhe parollat që do të thuhen në demonstrata. Është caktuar edhe koha kur fillon. Në orën 15 e 45 minuta, para Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Më kujtohet kënga Eni në demonstrata.

Njëherit, edhe parollat ishin: Vetëvendosje, Barazi, Kosova Republikë, Kushtetutë, duam Universitetin, Flamurin, Gjuha dhe Flamuri!

Të nesërmen,  në orën 15 e 45 minuta kemi defiluar pranë Fakultetit Filozofik.

Këtë kohë ka qenë qyteti shumë i stërngarkuar me njerëz. Do të thotë se e kishin marrë vesh për organizim të demosntratave. Këtë kohë pranë Fakultetit Filozofik kanë defiluar flamujt shqiptarë,  që unë nuk kam mundur t’ i njohë ata njerëz  kush i bartnin flamujt. Mirëpo, ne me shpejtësi kemi defiluar dhe kemi shkuar në drejtim të flamujve. Ka qenë vrapuar drejt tyre që të mos bien në sy në organet e brendshme. Pastaj kemi filluar të lëvizim në drejtim të qytetit. Me  brohoritje të vazhdueshme të parollave të lartcekura.

Lëvizja ishte shumë e ngadalshme sepse masa ishte e madhe në numër. Në të dy anërt e rrugës ka filluar përcjellja e policëve. Ishte një kënaqësi e vërtetë e kësaj ndjenje dhe veprimi.

Defilimi nëpër qendër të qytetit është përsëritur disa herë ndërmjet  ndërtesës së tashme të RTK dhe Teatrit Kombëtar. Për një moment, para Teatrit janë lajmëruar  për diskutim: Adil Piereva, Osman Dumoshi, Xheladin Rekaliu. Pas diskutimeve është bërë sulmi nga ana policore dhe turma është drejtuar kah  Fakultetit Filozofik. Pranë Fakultetit janë vendosur flamujt shqiptarë. Për diskutim prapë janë lajmëruar Osman Dumoshi, Adil Pireva, Fehmi Agani, Martk Krasniqi, Skënder Kastrati, Salatin Novosella e të tjerë.

Mark Krasniqi ka kërkuar të shpërndahemi se ishim të rrezikuar nga policia. Fehmi Agani kërkonte ashtu,  se ishim në shënjestër të policisë. Ne kemi brohoritur vetëm Kushtetutë, Republikë, Vetëvendosje.

Këtu rrjedh komunikata se janë mbyllur Fehmi Pashkolli dhe Adil Pireva ne burg. Ne kemi kërkuar që ata të lirohen dhe të paraqiten para turmës, që të siguroheshim se janë liruar. Nuk janë paraqitur. Atëherë ne u bindëm se ata janë burgosur në burgun famëkeq qendror të policisë në Prishtinë (92) dhe përnjëherë është lajmëruar një person, emri i të cilit nuk më kujtohet, se ne duhet t’i drejtohemi burgut dhe ata dy njerëz të lirohen si qytetarë të lirë. Turma është nisur në drejtim të burgut. Terri veç kishte kapluar qytetin. Lëvizja ishte masive në drejtim të burgut me parolla e flamuj përpara.

Kemi mbërri para burgut. Në atë moment na ka ndalë policia dhe ne kemi paraqitur kërkesën. Nuk janë pajtuar me kërkesën dhe kanë filluar të shtënat në masë. Në këtë moment jam gjendur në rreshtin e parë. Më kujtohet se ishte rrëmujë nga lotsjellësi dhe nga armët, nga ulërima e njerëzve.

Vërehej se nga ballkoni gjuheshim me saksi lulesh, me armë e gjësende tjera të forta! Ne filluam të tërhiqeshim. Unë në këtë moment kam dëgjuar se jam përfshirë nga të shtënat në këmbën e majtë! Nuk kam mundur të eci dhe kam rënë përtokë. Aty më kanë tërhequr shokët e mi, me të cilët ishim bashkë, Bislim Ibishi, Kadri Ibishi, Ilaz Selmani, me të cilët kam qenë vazhdimisht, Idriz Kutllovci, Zeqir Shalaku. Më kanë tërhequr deri tek Shtabi i Ushtrisë në Prishtinë. Aty ka ardhur një veturë me ngjyrë të zezë. Mua më kanë vendosur në karrigen e parë. Mbrapa kanë qenë tre njerëz. Ai në mes ka qenë i kërrusur, nga shpina i shihej gjakderdhja e madhe që po i shkonte. Kur kemi mbërri tek rrethi i spitalit vozitësi i ka pyetur:

–           Si e ndien veten ky personi?

–           Ky vdiq! – është përgjigjur tjetri. Ai ishte Murat Mehmeti nga Barileva. Unë në një veturë me të kam shkuar në spital. Në spital na kanë shtrirë në dy dhoma. Ishim gjithsej rreth 24-25 veta. Kemi qenë të shtrirë në dy dhoma të gjithë të plagosurit nga armët e zjarrit, nga lotsjellësi dhe nga armët e gjuetisë. Unë kam qenë plagosur nga arma e gjuetisë me dy t’ thashme.

Meritojnë falënderim shumë mjekët, të cilët janë përkujdesur tërë natën dhe kanë punuar me vetëmohim e pa kurrfarë përtese, të gjithë mjekët shqiptarë. Ata  na i kanë marrë të gjitha shënimet në spital, që mund të ekzistojnë. Gjatë tërë natës kemi pasur vizita nga njerëz të ndryshëm, ndërsa të nesërmen kemi qenë të bllokuar nga policia në dhomë. Unë kam qëndruar dy net dhe dy ditë dhe pastaj jam liruar mbasi plaga nuk ishte për rrezik jete.

Kam qenë nxënës në Shkollën e Mesme Bujqësore, ku drejtor ishte Luba Popoviqi nga Nishi, prej të cilës më ka përjashtuar. Njëkohësisht, disa ditë kam qenë larguar për  edhe nga shtëpia dhe kam qëndruar tek dajat për hir të sigurisë. Në shtëpi na kishin vizituar dhe kishin pyetur policia për mua një ditë, por unë nuk isha aty dhe më nuk ishin dukur.

Shkollimin pastaj e kam vazhduar vitin tjetër në të njëjtën shkollë, kur drejtori Luba Popoviqi ka shkuar, dhe në vend të tij ka ardhur Sylejman Prestreshi, i cili, edhe pse ka ditur për pjesëmarrjen time në demonstrata, ai ka heshtur dhe ka bërë të mundshme të vazhdojë shkollimin.

Mbas mbarimit të shkollimit të mesëm, kam vazhduar studimet në Fakultetin për Mbrojtje dhe Siguri në Beograd. Pa i mbaruar  ato plotësisht, unë u ktheva si mësimdhënës në Shkollën time të mesme, ku e kisha kryer më herët. Këtu më pranuan, mirëpo, kur kam filluar punën, pas një jave, tani ishte drejtor një Kecojeviq. Ai më thirri dhe më tha:

–           A je ti Miftar Krasniqi?

–           Po, – i përgjigjem unë.

–           A ke qenë pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968?

–           Po, – i kam thënë.

–           Ti nuk mund të punosh këtu, sepse ti ndiqesh nga policia!

Mbas këtyre fjalëve u ktheva në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” ku kam punuar si arsimtar i kimisë, dhe më vonë në “Asim Voksh”.

Kecojeviqi nuk më ka njohur, por atij i tergon një arsimtar i edukatës fizike. Ai më ka njohur në figurë.

Shokët e Talit me të cilët ishte në demonstrata që i kujtohen sot, ishin:

Shani Sejdiu – sot gazetar në RTK, Haki Kosumi – historian në Institutin e Historisë në Prishtinë, Bahtir Kadrili, po ashtu, historian,  Fran Çuni – ka mbaruar Shkollën e Lartë Kimi – Biologji dhe ka punuar në Prizren, Idriz Kutllovci – biolog, Smajl Hashani ka kryer Fakultetin e Edukatës Fizike, Shpëtim Marku, Ilaz Selmani, i afërt me të vrarin në këto demonstrata – Murat Mehmetin nga Barileva, Bislim Ibishi e Faik Hamiti nga Shkabaj, Rifat Konushefci, etj.

I plagosur ka qenë në fytyrë Skënder Kastrati. Kanë qenë dy dhoma të mbushura me të plagosur e edhe nëpër korridore. Mirëpo, të plagosurit sapo e shihnin veten më mië, po e linin spitalin e po shkonin në shtëpi, ku po mjekoheshin ilegalisht, sepse nuk u besohej organeve të shtetit se nuk do t’i burgosnin.

Demonstruesit janë plagosur nga ballkonet e banesave para burgut në Prishtinë, ku kishin shkuar të kërkonin lirimin e shokëve të tyre të burgosur.

Shokët flasin për shokun:

FAIK HAMITI,

Faik Hamiti, nxënës dhe shok i Miftarit, thotë: Unë kam qenë përskaj tij, krah për krah me të kur është plagosur. Kanë gjuajtur ushtria me uniforma  nga banesat lart

Ne kishim shkuar të kërkojmë lirimin e të burgosurve. Në fillim ishim një grup i vogël, por më vonë janë grumbulluar shumë nxënës, kryesisht maturantë të shkollave të mesme. Unë me Miftarin kemi qenë në një klasë.

Unë me Miftarin jemi të lindur në Pakashticë, sepse të parët e mi kishin ardhur nga Reçica e Demë Ahmetit në Mavriq për të jetuar disa vite këtu, në Pakashticë dhe unë aty kam lindur. Me Miftarin e kemi kryer bashkë shkollën fillore, pastaj ishim në një klasë edhe në Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Prishtinë bashkë në një klasë. Natyrisht, përveç studentëve dhe maturantëve, kishte edhe pjesëmarrës të tjerë në demonstratat e vitit 1968.

Miftari në spital ka qëndruar disi në mënyrë ilegale, sepse nuk bënte assesi të merrej vesh nga organet se ai ishte i plagosur në demonstrata. Menjëherë do ta merrnin organet dhe do ta dënonin, por falë punëtorëve shqiptarë në spital, e kishin fshehur rastin e nuk kishin treguar se ishte  plagosur në demonstrata. Na vjen keq që nuk i dimë me emra ata punëtorë shqiptarë që ndihmuan në rastin e Miftarit dhe të tjerëve, por kjo ishte kështu.

Pra, edhe Faik Hamiti me Bislim Ibishin ishin pjesëmarrës në demonstrata. Faiku më vonë kreu Shkollën e Lartë Biologji – Kimi dhe ka punuar në Brezhnicë të Vushtrrisë dy vitet e para, pastaj në Shkabaj, dhe Kastriot.

BISLIM IBISHI,

Bislim Ibishi, i lindur më 7.III.1944 në Pakashticë. Është pjesëmarrës i demonstratave të studentëve të Universitetit të Prishtinës në vitit 1968.

Ai thotë se të plagosurit janë plagosur para ndërtesës  së Armatës Jugosllave, kur studentët po tentonin të shkonin në lirimin e studentëve të burgosur gjatë demonstratave. Këtu ka qenë plagosur Miftar Ilaz Krasniqi nga Pakashtica, atëhere me vendbanim në Shkabaj.

Bislimit i kujtohet  edhe sot fjala e mbajtur nga Akademik Mark Krasniqi para Fakultetit Filozofik (Fakultetit Filologjik, sot), kur thoshte, mes tjerash: Ju lutemi studentë, shpërndahuni sa më shpejt , se po vijnë bishat nga Nishi! Sepse ai nuk dëshironte gjakderdhjen e studentëve.

Kënga hit e domonstratave në vitin 1968 ishte FRYN MURLANI ME STUHI, që edhe ishte përputhur në 500 vjetorin e vdekjes të heroit Kombëtar Shqiptar – Gjergj kastriotit –  Skënderbeut, një frymëzim i madh për rininë shqiptare:

Frynë murlani me stuhi

Qielli bumbullonte

Nën Flamurin kuq e zi

Skënderbeu luftonte

Hej, trim, o Skënderbe

O krenari shqiptari

Me çliru Atdheun

N’luftë je nisë ma i pari

T’japim besën t’gjithë sa jemi

Trim, o Skënderbe

Për Atdhe jetën shqiptari

E jap si me le…

Fshati Pakashticë i Epërm, pjesa jugore e fshatit, fotografuar nga Arat e Stefanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok