13/10/2024

Nga Edison Ypi

Ke makinë të mirë, të fuqishme. Por nuk udhëton larg, sillesh nëpër qytet. Me ner teje je një bile e pa bërë synet.

Ke qënë në nja tre-katër vende të botës ku je zvarritur si kërrmill, belbëzon një grusht llafe në nja dy gjuhë, gracie, kull, okej, dhe thua; “Jam qytetar i botës, jam kozmopolitan, nuk kam arsye të ushqej ndjenja krenarie kombëtare”. Me ner teje je një pellg me shurrë, një legen me mut.

Udhëton mes bukurive mahnitëse të natyrës shqiptare. Meqënse bën pak fresk dhe ke frikë se mos ftohesh, xhamin e makinës e mban mbyllur. Me ner teje je një i vdekur i pa kallur.

Po i afrohemi Rrogozhinës, jemi në Gosë, unë të them; mjaft më preke ti mua e unë ty, kthehemi moj pak minuta te Kalaja e Bashtovës të na preki Historia të dyve. Ti ngre supet dhe rrudh turiçkat. Me ner teje je një llapaqene.

Ke lindur dhe je rritur në internim. Por i ke harruar baltrat dhe vuajtjet. Në vend që të jesh i drejtpërdrejt, energjik, i paepur në luftën ndaj atyre që ta nxinë fëmijrinë dhe rininë, vishesh, krihesh, bën gjeste, flet, si persekutorët, bën si snob, si modern, shkonevjen larteposht me laptop në sup. Me ner teje je një bastard.

Shetit në Internet ku shan e shpif me pseudonim miqtë me të cilët pi kafe e bën muhabet. Me ner teje je një kakë e verdhë kalamani me shumë shokë e shoqe.

U lodha duke të thënë se byreku me hithra ose me gjethe ferre është aq i shijshëm sa s’e bën dot asnjë restorant sado luksoz. Ti vazhdon të mbllaçitësh pica dhe hamburgera. Me ner teje je i tëri një acid stomaku që s’e neutralizon dot asnjë bikarbonat natriumi.

Ke mbi njëzet vjet që shkruan përditë në gazetë të njëjtat gëlbaza ortografike. Me ner teje je një sifon haleje.

Të kam thënë gjithato herë mos i shih filmat e kohës së kurvit, por ti vazhdon. Me ner teje je një cop mishi.

Unë të them se Demokracia është një tërësi rregullash, normash, ligjesh, që duhen respektuar, që duhen zbatuar, ndërsa Diktatura është një bashkësi sendesh, mjetesh, hekura, pranga, litarë, zinxhirë, tela me gjëmba, që duhen refuzuar. Ti nuk beson, nuk bindesh, nuk bën dallim, je i bindur për të kundërtën. Me ner meje dhe pa ner teje, je një ulluk wc-je i bllokuar, një mikrob, një krimb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok