27/12/2024

Me këto buzë që kemi, do puthemi

0
u1_Perparim-Hysi

(ese)

Nga Përparim Hysi

Kam mbi 30-vjet që shkruaj,  si në prozë dhe në poezi. Kam në “arshivën” time një mal me shkrime dhe,  për arsye subjektive,  nuk i botoj dot nëpër libra. Krijimet e mia, si në prozë dhe poezi,  i nis në portalë të ndryshëm mediatikë dhe kurrë,  në asnjë rast,  nuk këmbëngul duke iu lutur iks-botuesi:-Të lutem botoje apo ca më shumë: shkruaj diçka për këto që shkruaj unë. Pa dyshim,  botuesëve nuk rri pa u shprehur mirënjohjen time se,   pa botimin në portalet e tyre,  do isha krejt i panjohur. Kam botuar deri tani 15-libra (11 me poezi dhe katër me tregime),  por unë kam një mal me shkrime të   botuara, por ja që nuk i botoj dot. “Shtrati i Prokustit” të financave të mia, sa vjen e shkurtohet, se jam pensionist;se jetoj me qera; se kam”Ditët e prapme të Pompeut” dhe është luks i madh botimi i një libri për mua. Dhe jo pa ironi kam shkruar në një nga poezitë e mia:”Poezitë e mia/si vezët e qyqes/strehuar në”foletë e botës”. Kështu mund të deklaroj, pa modesti të rreme që”vetëm me ese” mund të botoja tri libra; një me tregime dhe me poezi, tani për tani, 10-libra. Një libër që ma  kish qefi ta kisha në raftet e bibliotekës sime, do ishte ai me përshtypjet e shkrimtarëve dhe dashamirëve të mi për shkrimet e mia. Por janë” ca trëndafila që nuk çelin për mua”, siç shprehej HELENAU. Sidoqoftë, vij me këtë ese si një apel për t’u mbrojtur nga “dy lloj”botuesish apo krijuesish.

*     *    *

Duke i gjetur”vezët e mia” në”foletë e botës”, disa syresh kanë lozur arushë me krijimet e mia. Ndonjërit ia kam dërguar vet ( ai nxjerr dhe gazetë që shtitet) dhe më thotë përmjet mesazhit:- Nesër në gazetën X… është shkrimi yt. Natyrshëm,  e falnderoj. Shkrimi im është një ese për një shkrimtar që nuk rron më dhe unë, përfitoj nga rasti,  t’i njoftoj të afërmit e shkrimtarit  se, sado që shkrimin ua kam dërguar me e-mail,  e kanë si fakt dhe i inkurajoj:- Blini gazetënX… se aty e kini. Edhe vet shkova e bleva. Botuesi:- Po si nuk  the një fjalë për gazetën?Unë jovetëm thashë, por u kam vënë”detyrim” që ta blenë. AI:- Bukur! Dhe vërtet që është bukur. Por, pa u shkëputur nga kjo ndjesi apo bukuri, kur më bie telefoni dhe më thotë:- Nuk është i plotë siç ma ke dërguar. Unë gazetën e kisha blerë për vete dhe, kur e pashë,  u befasova:- Botuesi e kish”gjymtuar” dhe, natyrshëm,  i bëra mesazh. Nuk  m’u përgjigj.I shkrova në e-mail dhe ka prerë gojën.  Dhe siç gjykohet nga çdo mendjekthiellët e humba “mikun botues” dhe”vezaime” doli “kllukë”. Por nuk mbaron këtu dhe me kaq. Tek shfletoj nëpër internet, shoh që në një nga”portalet në KOSOVË”, shoh shkrimin tim për shkrimtarin e ndjerë dhe,  ky që e kishte vjedhur (nuk po e fut në thonjëza) kish ndryshuar dhe titullin e esesë sime. Këtu u alarmova më tepër dhe mezi gjeta kontaktin e këtij plagjiati të mirëfilltë. I thosha:- Unë nuk kam dërguar shkrim tek ju.Ku e gjetët dhe pse kini ndërhyrë? Ky, plagjiati,  më kthen përgjigje:-Une jam X.Y.që mbuloj faqen”kluturë” dhe e”lexova me një frymë”, por nuk e ceka përmbajtjen.E mora tek”njëvegëz” dhe, tërrti-mërti.Tani ka dy rrugë (më thotë plagjiati): o po e fshij këtë shkrim dhe më nuk boton tek ne!!! Hajdut i guximshëm apo jo. Të shkoj dhe më tej:Dikur në një portal kam bërë një shkrim për”Mëkatet e FISHTËS” dhe veç esesë dhe një poezi për FISHTËN.  Një prift katolik e kish gjetur në një portal dhe më drejtohet përmjet e-mailit:- A mund ta marrë për ta botuar në një gazetë që nxirte aso kohe? E falnderova dhe i dhashë të drejtën e botimit.Më rishkroi dhe më falnderoi siç e kërkon etika letrare. Kaloi ca kohë nga shkrimi im dhe, para do kohe,  në një portal shoh poezinë time të shpërftyruar. Një”dashamir imi”, siç duket,  për të ma rritur më shumë”karizmën” jo vetëm kish ndërhyrë, por kish shtuar nga vetja nja katër strofa. Pra,  e gjeti”në folenë e botës” dhe nga”një vezë të një pule shqirake” (se e tillë qe poezia ime), e kish kthyer në”vezëpate”.

Edhe këtë herë protestova dhe”kontakti”:-Alahile, nuk po e gjejmë “kushin”, por po e heqim fare. Kërë radhë nuk më kërcënuan. Shkurt,  të bleshë belanë kot së koti. Kjo ndodh se askush nuk e mbron pronësinë letrare. Do të thoni ju:- Ku ti si autor dhe ku ata që të kanë”gjymtuar”? Relativisht,  mund t’u them të gjithë atyre që nuk respektojnë të drejtën e autorit,  vuajnë nga mendësi narciziste. Botuesi ka të drejtën  e plotë:ta botoj apo të mos e botoj. Çdo ndërhyrje, heqje apo shtesë, është cënim dhe fyerje. Botues të tillë vuajnë nga egocentrizimi i sëmurë. Ka shumë krijues që janë mësuar t’i shikojnë të tjerët  me syrin e njerkës. Të jesh krijues i mirë,  nuk do të thotë që ty të lindë e drejta ta”qethësh care” krijimin e kujtdo. Nga ana tjetër,  kur ndjehet”bukur” dhe si me pupla,  ky që gjymtoi shkrimin tim, bëhet”hovardar” dhe prudent, njëkohësisht, sa” pranon që X… krijues të tallë POETIN më të bukur lirik të SHQIPES” dhe i thotë duke qeshur:- Sado që nuk jam dakord me ty, unë intervistën tënde do ta japë të plotë.-Bravo të qoftë, -bërtita unë. Secili mban përgjegjësi për çka shkruan.Por ja që mat me dy kute ky, botuesi.

*      *     *

Tani pse ndodh kështu? Ka disa arsye,  po më mirë nga kushdo,  prej kohësh,  këtë tentativë imponimi që bëhet nga njerëz që e heqin veten intelektualë, e ka vënë në dukje qysh në vitin 1988, publicisti i madh amerikan, PAUL JOHNSON. Ja se si thotë,  në vija të trasha, ai:”…janë lexuesit ata që gjykojnë dhe e shoh me skepticizëm kur disa intelektualë duan të na predikojnë diçka… se si duhet të sillemi, se si duhet të shkruajmë, se si duhet t’i zgjidhim punët tona.”. Postulati vazhdon edhe më dhe botuesi të cilit i  referohem,  është i ditur bajagi dhe, po u bie shkurt gjërave:-Nga të gjithë desoptizmat, – thotë publicisti,  më i keqi është tirania e ideve. Edhe këtë botuesi “im” e di dhe, ndaj,  imponohet. Një”imponim” i tillë, fare i padenjë,  në “korentet letrare”( botuesi i njeh mirë),  me një termë tëvetëm quhet”menopauzë cerebrale” apo siç shqiptohet tek ne që kemi nevojë për këshilla apo “krasitje”:është ikja e arsyes.

Dhe për të shtuar pakëz “kripë” mbi gjithë këtë shkrim modes timin,  po i them botuessit një postulatë nga fusha e kulinarisë:- Kujtdo mund t’i derdhet një pjatë me supë gjatë shërbimit, por me kulturë është ai që bën sikur nuk e vë re atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok