MBRETËRESHA E DIASPORËS
Baki Ymeri
(Kushtuar Zonjës Drita N. Binaj)
Ku të kam moj zanë e shqiptarisë
Simbol i dritëditës së dashurisë
O moj shpirtluaneshë e adhuruar
Shpirti të shëndrit si diell i bekuar
Zemra të troket në gjoks t’atdheut
Njësoj si në kohën e Skënderbeut.
O moj zemërzanë e respektuar
Përjetë ti qofsh e mirëbekuar
Je bukuroshja jonë e përgëzuar
Që atdheun kurrë s’e ke harruar
Je sokoleshë e Gjergjit magjik
T’buzëqeshin fjalët e zëri fisnik
Çdokujt i dhe shpresë e dashuri
Je dritë e pashuar për shqiptari.
Nga sytë e ty qiellin e kemi huazuar
Ëndrrat n’realitet të janë shndërruar
Me zërin e zemrës thërret miq e dashamirë
Me tingujt e fjalëve e bën botën më të mirë.
Ti e mbush hapësirën me dashamirësi
Je zana që na përkujton me plot dashuri.
Në tryezën e shtruar me plot mirësi
E pret çdokend me zemërgjerësi
E nderon Kosovën në çdo vend
Ty njeriu dhe Zoti të përmend.
Në librat tua plot mall e poezi
Shëndrit atdheu me madhështi.
Shpirti yt është i thellë si oqean
Portën e shtëpisë hapur e mban
Në çdo vepër e në çdo fjalë
Poezinë e ke ëndërr të parë.
E buzëqeshur si pranverë
E frymëzuar shënd e verë
I derdh idetë nëpër poezi
Më një zjarr të ri në gji
Ia hap portën mirësisë
Paqës, besës e dashurisë.
Zëri yt na fton me gjithë fuqi
Të kërkojmë dritë e dashuri
Të krijojmë vepra kombëtare
Të mburemi me vlera atdhetare
T’i bashkojmë trojet e mendimet
T’i adhurojmë prindërit e kujtimet
Këngët, hymnin, flamurin e dasmorët
T’i kujtojmë stërgjyshërit e dëshmorët.
Ti je sokolesha jonë me shpirtin e artë
Me ideale briliante e zemër të zjarrtë
Me shpirtin tënd fisnik e zemrën bujare
I fale Dardanisë një shembull me dritë
Për ta respektuar prore shqiptarinë
Për ta dashur përgjithmonë Arbërinë.
Rrofsh e qofsh moj sokoleshë fisnike
Që na i mësove fjalët më magjike
Për ta dashur gjithmonë atdheun
Librat, dijen dhe Skënderbeun.