MASAKRAT DHE KRIMET SERBE,  MALAZEZE DHE TË TJERËVE NË TROJET SHQIPTARE 1912 -1999

0

Fjala e Hapjes e Kryetarit te Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar ” Trojet e Arbrit”Mr.  sc.  Nue Oroshi në Sesionin e XVI Shkencor të mbajtur më 18 Korrik 2021 në Skënderaj me temen “MASAKRAT DHE KRIMET SERBE,  MALAZEZE DHE TË TJERËVE NË TROJET SHQIPTARE 1912 -1999”

Të nderuar pjesëmarrës të këtij sesioni shkencor gjithëkombëtar,

I nderuar Kryetar i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari,

Të nderuar luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të nderuar studiuese dhe studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare

Lënia e gjurmëve dhe gjurmimi për të lënë këto gjurmë historike e dërgon studiuesin prej një këndi në këndin tjetër të trojeve etnike shqiptare. Sot shoqata “Trojet e Arbrit” pas një shtegtimi 17 vjeçar është ndalur në Drenicën e Adem e Hamëz Jasharit, në Drenicën e Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës dhe shumë e shumë luftëtarëve të tjerë që kanë luftuar e punuar me shekuj për të ecur përpara shqiptaria. Gjatë këtij shtegtimi shkencor dhe atdhetar për 17 vjet me radhë Shoqata “Trojet e Arbrit” ka mbajtur 20 sesione shkencore të rregullta dhe të veçanta,  ka mbajtur 10 akademi dhe ka botuar 19 vepra enciklopedike me një volum prej më shumë se 14 mijë faqe material shkencor. Por sot kemi një temë më të dhimshme nga ato që kemi pasur më herët. Derisa për 17 vite studiuesit kanë folur për atdhetarizmin e atdhetarëve dhe luftëtarëve shqiptar,  sot do të mirremi me plagët shekullore që i shkaktuan kombit tonë shqiptar fqinjët tanë të cilët u sollën mjaft vrazhdë me ne shqiptarët në këtë shekull që po e trajtojmë sot. Sot do të flasim për Masakrat që janë shkaktuar nga serbët, malazezet dhe të tjerët kombit tonë shqiptar duke i vrarë, masakruar dhe debuar fëmijët e djepit, pleqtë që kishin kaluar një jëtë të tërë si dhe femrat dhe djemtë e rinj. Kjo bëhej gjithnjë në mungesë të guximit të tyre për tu ballafaquar me ushtarët shqiptar që luftonin në male për lirinë e arbër dheut. Këto masakra që do ti trajtojm sot ishin masakra të tmerrshme që na i shkaktuan vetëm e vetëm që ti zgjerojnë tokat e tyre dhe vetëm e vetëm që populli më i lashtë i Evropës Juglindore të zhduket nga faqja e dheut. Është për tu theksuar se 90 përqind të këtyre të vrarëve dhe të masakruarve nëpër këto periudha historike që do të flasim sot kanë mbetur pa varre. Një fjalë e vjetër latinë thotë: ” se shkronja vret e fryma jep jetë“. Vërtetë shkronja do të na vrasë ne historianeve dhe studiuesve nëse nuk jemi në gjendje që të shkruajmë dhe të evidentojmë të vrarët dhe të masakruarit që e dhanë jetën për mbrojtjën e identitetit kombëtar shqiptar duke u sakrifikuar jetën dhe familjën.

Kohëve të fundit në botë e posaçërisht në Evropë,  rrahen shpeshherë temat që kanë të bëjnë me nacionalizmin. Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe shtetët në përgjithësi. Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër. Gjatë historisë kemi shumë lloje të nacionalizmave. Tek shtetet të cilat kanë sulmuar që të bëjnë zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm sulmues apo siç njihet në histori nacional-shofinizëm.

Ky nacional-shofinizëm është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga fqinjet tanë të cilët u zgjeruan në favor të tokave shqiptare. Ky zgjerim në periudhën kohore 1876-1999 na shkaktoj një humbje të madhe të territoreve shqiptare,  si dhe Masakra të papara ku u vranë pleq, të rinj,  gra e fëmijë të pafajshëm,  faji i vetëm i tyre ishte se ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte kryengritje dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Më këtë shihet çartë se çdo mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të kryer një luftë mbrojtëse. Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e tyre në kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe gjenocidin serb, malazezë,  grek dhe gjenocide të tjera në tokat shqiptare. Një lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka qenë gjenocidi komunist.

Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët. Ishte gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare, kundër atdhetarizmit dhe nacionalizmit mbrojtës shqiptar,  duke e vrarë dhe masakruar atë,  për hirë të një ideologjie pansllaviste ruso-serbe. Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetar bënë luftë mbrojtëse,  por siç thuhët një shprehje popullore shqiptare se është më e dhimshme për lisin që prihet dhe qahet nga pykat e veta. Ky ishte një bashkëpunim i hapur i komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve. Shtrohet pyetja se: Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët , me nacionalizmin tonë mbrojtës? Atë duhet ta ujisim e ushqejmë,  si dhe duhet t´iu bartim gjeneratave të ardhshme. Duhet të mësojmë rininë tonë nëpër shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë mbrojtëse. E luftën mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila në nenet e saj e ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme,  por edhe nga njerëzia që thotë se dy duar janë për një kokë. Kështu që pavarsishtë rrethanavae politike shqiptarët duhet ta ruajnë,  ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht nacionalizmin mbrojtës shqiptar,  i cili është një lloj nacionalizmi detyrues për të mbrojtur atdheun. Lufta mbrojtëse ishte luftë e dritës.  Lufta e dritës gjithmonë ka qenë pëngesë për luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë. Sepse ka qenë luftë e cila ka buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a vdekje.

Te nderuarë pjesëmarrës zonja dhe zotërinj,

Sa herë që çështja shqiptare ka qenë e rrezikuar kanë dalë familje shqiptare që i kanë ruajturë me vite te tëra gacat që do t´iu nevoiten për ta ndezur zjarrin e lirisë. Ndër ato familje që ka ruajtur gacat për ta ndezur zjarrin e lirisë është edhe familja atdhetare dhe kushtrimtare e Shaban Jasharit, me djemt Hamëz dhe Adem Jasharin,  te cilët u martirizuan i madh e i vogël duke luftuar ballë për ballë me një ushtri të tërë serbe.  Sot studiuesit tonë të zellshëm me përkushtim kanë përgatitur tema për këto Masakra që kanë ndodhur në të gjitha trojet shqiptare,  në periudhën kohore 1912-1999.

Këto studime do ti mbledhim dhe ti botojmë në tre libra te veçanta dhe pas këtyre botimeve do të bëjmë përpjekje që ti përkthejmë në gjuhë të huaja që të njoftohet edhe bota demokratike së çfarë sulme brutale në shekullin njëzet bënë serbët, malazezt, greket dhe të tjeret për zhdukjen e kombit shqiptar. Jam duke verejtur se një pjesë e shqiptarëve i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe i kanë harruar këto Masakra. Por këto Masakra nuk do ti harrojmë asnjëherë dhe me përkushtimin më të madh do të punojmë që ta evidentojmë çdo të vrarë dhe të masakruar. Drenica si shumë herë edhe sot është qendra e Nacionalizmës shqiptare,  ajo sot po pret dhe po percjellë studiuesit atdhetar apo siç thoshte bashkëluftëtari i fundit i Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës që ishte prezent gjithmonë nëper sesionet tona shkencore bacë Hajriz Demaku se Drenica asnjëherë as nuk u shperngul e as nuk u përkul.  Kjo ruajtje e dinjitetit kombëtar Drenicës i kushtoj shumë ashtu siç i kushtoj edhe fshatit te Prekajve që sot quhet Prekaz, prej ku edhe u themelua Ushtria Qlirimtare e Kosovës nga Adem e Hamëz Jashari dhe e kam vërejtur se shpeshherë po ka dilema se kur dhe ku është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.  Këto dilema nuk duhet të ekzistojnë se Ushtria Çlirmtare e Kosovës u themelua në Kullën e familjes Jashari në Prekaz pikërisht atëherë kur krisën pushkët e para të lirisë. Çdo përpjekje për te gjetur datë,  ditë apo vend tjetër është humbje kohe e panevojshme. Fillimisht do ta falënderoj Kryetarin e Komunës së Skënderajt Bekim Jashari i cili posa e njoftuam se do ta organizojmë këtë sesion shkencor u shpreh i gatshëm të na përkrah në të gjitha aspektët. Këtu nuk dua të harroj pa i falënderuar edhe dy donatorët tanë që ndihmuan këtë sesion shkencor financiarisht, Tomë Mrijaj me vëndbanim në Amerikë dhe Gjergj Oroshi me vendbanim në Zvicerr,  pa harruar asnjëherë te përmend angazhimin e nënkryetarit të Shoqatës Trojet e Arbrit dr. sc. Besim Morina i cili kishte një barrë të madhe të organizimit,  qe e kreu me plot sukses. Te gjithë studiuesve dhe studiueseve ju uroj prezentim te mbarë. E di se keni deshirë me folë ma gjatë,  por në botën akademike për 5 minuta mund të thuhet e te flitet shumë.  Dhe besoj se do t´iu përmbaheni kohës së rregullt për faktin se Shoqata Trojet e Arbrit për 17 vjet ju ka qëndruar besnik duke botuar punimet tuaja. Edhe kësaj radhe do të botojmë të gjitha punimet që do ti dërgoni. Na u priftë e mbara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok