Hezitimi i Shqiprisë për ta paditë Serbinë në emër të Kosovës

0

(Serbia nuk do ndjehet mirë, vetëm atëherë kur do ndëshkohet për krimet që ka kryer)

Nga Dedë Preqi

Luftat që shkakëtoj Serbia, në Ballkanin perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën, ishin lufta të planifikuara me krime që shkuan deri në gjenocid, prandaj Gjykata Ndërkombëtare, duhet të tregohet me efektive dhe e pa anshme, ndaj kriminelëve të tillë të këtyre krimeve të rënda, që të ndëshkohen në bazë të ligjeve për krime njerëzore.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe qeveria e tij i ka filluar procedurat ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare për paditjen e Serbisë, për krime të luftës dhe gjenocidin që ka shkakëtuar ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.

Edhe pse Kosova, sipas rregullave ndërkombëtare një padi të tillë nuk mund ta bëjë e vetme, nga se nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, por një padi të tillë mund ta bëjë një vend tjetër, që është anëtare e kësaj organizate, sikur që është shteti shqiptar Shqipëria.

Populli i Shqipërisë dhe Kosovës, janë popull i një gjaku dhe i një rrënjë e trungu të përbashkët, edhe luftën që shkakëtoi regjimi i Serbisë, në Kosovë, e përjetuan së bashku me popullin e këtij vendi, kur më shumë se gjysma e kësaj popullate kosovare e dëbuar nga lufta e Serbisë, kanë qenë të strehuar dhe të ndihmuar nga vëllezërit shqiptarë në Shqipëri.

Prandaj në emër të gjakut të përbashkët, në emër të dëshmoreve të lirisë, në emër të fëmijëve të pafajshëm dhe në emër të gjithë popullatës shqiptare, kriminelët e këtij shteti të ndëshkohen dhe të marrin dënimin që e meritojnë, poashtu të qartësohet para botës se shqiptarët e dy vendeve të ndara pa drejtësisht janë të njëjtë, edhe agresori i tyre nuk dallon.

Një çështje historike që e ka ngritë qeveria e Kosovës, për ta paditë Serbinë, për tragjedinë që ia ka shkakëtuar popullit shqiptarë, me ç’rast do të gabonte sëcili që e bënë të vështirë përceptimin e një opsioni të tillë, apo të qëndrojë neutral në mes këtij procesi, duke hezituar ndaj një qëndrim real dhe konkret, me qëllim që të shpëtohet jo thjeshtë gjëneza e një kombi, i cili ishte në teh të çfarosjes dhe asgjësimit, sikur që ishte popullata shqiptare e Kosovës, nga agresori fashist serb.

Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar në përgjithsi, jo vetëm në raste tragjike, por edhe gjatë gjithë periudhave historike, sikur edhe në këtë rast të nismës së Qeverisë Kurti, që kërkohet domosdoshmërisht ndihma e shtetit shqiptar dhe popullit të saj, që të bëhët e mundur paditja e Serbisë, në Gjykatën Ndërkombëtare, për krimet dhe gjenocidin që ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Të gjithë e përjetuam një luftë ç’njerëzore dhe tragjike, përveq torturave, dëbimëve, vrasjeve e masakrimeve edhe të fëmijëve, patëm rastin këto ditë nga një motër dhe nënë e jona të dëgjojmë rrëfime rrënqethëse dhe përjetime të gjalla me ato tregime të dhunimeve dhe malltretimeve të motrave dhe grave tona shqiptare nga ushtria barbare dhe paramilitare serbe, të cilat raste janë me qindra dhe me mija, dhe nga gjitha këto veprime makabre vetëm një kriminel serb dënohet pothuaj në një mënyrë simbolike, ndërsa të tjerët janë të lirë dhe të punësuar në institucionet e Serbisë.

Prandaj, shteti dhe ledershipi shqiptarë, duhet ta merr me seriozitet një gjë të tillë, që vjen edhe nga arsyeja njerëzore dhe lidhshmëria e gjakut dhe gjenezës në mes një populli, të cilët gjithëherë kanë qenë përkrah njëri-tjetrit edhe në ditët më të vështira, siq ka qenë edhe lufta e fundit në Kosovë, ku  shumë luftëtar shqiptarë nga Shqipria, kanë marrë pjesë në luftë kundër hordhive dhe barbarisë serbe, duke e dhënë jetën për çlirimin e Kosovës.

Hezitimi i Shqiprisë për ta paditë Serbinë në emër të Kosovës, do ta devijonte një proces shumë të  veçantë dhe historik , që do e  merr edhe peshën e vet shumë të rëndësishme, me lidhjen e pa ndarë  në mes këtyre dy vendeve e një populli të njëjtë nga gjaku e gjëneza, që nënkupton dy degë në një trup dhe rrënjë të përbashkëta, ku edhe pasardhësit e tyre do mbeten besnik të këtij imazhi të përjetshëm.

Thënë më troç në gjuhën popullore, topi mbetët te pala shqiptare e shtetit shqiptar dhe udhëheqësit e saj,  që do ta kishin një rrol historik për të dhënë një vendim të tillë, duke e shënuar edhe një faqe në historinë shqiptare, që Serbia dhe kriminelët e llojit të vet, të marrin dënimin e merituar për shkak të krimeve që i kanë  bërë shqiptarëve edhe gjatë gjithë periudhave historike.

Përndryshe, është e qartë se nëse nuk do të paditët Serbia, dhe kriminelët e saj, në këtë rast nga shteti shqiptarë në emër të Kosovës dhe popullit të saj, agresiviteti dhe madhështia e  Serbisë, do të rritet edhe më shumë, dhe një politikë e tillë njëkohësisht do i forcojë edhe enklavat serbe në Kosovë, duke i hapur shteg Asoasacionit të komunave serbe në veri dhe krijimin e kolonizimeve të reja me serb ardhacak.

Nuk ka rrugëdalje tjetër pa ndëshkimin dhe dënimin e krimit të krimineleve serb të Serbisë, nuk do të ketë as marrëveshje dhe as njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Pa ndëshkimin e krimit nuk do të ketë paqë dhe stabilitet në rajon dhe as në Ballkanin perëndimor. Pa ndëshkimin e krimeve dhe gjenocidit që shkakëtoi Serbia, nuk do të ketë stabilitet në rajon edhe as në Evropë.

Me Vuçiqin, e ka vështirë Kosova, të bëjë një marrëveshje të paqës, e ka të vështirë edhe Albin Kurti, me qeverinë e vet të gjejë një model internacional, që do të ndikonte në marrëdhëniet normale dhe ndërfqinjësore në mes këtyre dy popujve, por rruga e vetme dhe më e drejtë mbetët që përmes dëshmive dhe fakteve, kriminelët e krimeve të paraqiten para drejtësisë ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok