27/04/2024

MARSI SHQIPTAR I KOSOVËS

0

Nga Prend BUZHALA

Sa herë vjen marsi për të na i kujtuar shumë ngjarje e personalitete… U tha se ky është marsi shqiptar i Kosovës. Me kapërcimin e kufijve të vet kalendarikë jehon edhe kënga me vargjet:

Sërish vjen Marsi

Sërish vjen stina

Të rënët dhe t’gjallët bëhen tokë

Vesë as shi, s’duron lëndina

burrëria nuk duron lot.

Vjen me kryeidetë, kryemrat, kryengjarjet e kryefjalët e shpirtit tonë. Dhe vjen Adem Jashari, ky kryeemër i lavdisë shqiptare, për t’i dhënë shenjë historisë më të re. Sa shumë tragjedi e sa shumë krenari është derdhur në këta emra e në këto ngjarje, që e lartësojnë racën shqiptare. Dhe që përcollën mesazhe lirie, afrie e qytetarie drejt Evropës. Po e përsëritim vargun e Fatos Arapit: “Kjo tokë ka prodhuar më shumë heroizma se sa grurë”.

Gjithçka nis me marsin shqiptar të Kosovës.

Nis diku më 2 mars 1444, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu themelon Lidhjen e Lezhës, kur u mbajt Kuvendi i saj.

Cili është ky mars?

Dhe përse Marsi?

Sa e sa kulte qëndrese e luftarake janë ngritur që nga epoka ilire e deri te lufta e fundit çlirimtare në Kosovë.

Marsi, kjo perëndi e luftës, shfaqet si SHENJË SHQIPTARE e historisë moderne. Ky mars nisi shembjen e një perandorie të quajtur Jugosllavi. E nisi pa asnjë armë në duar, po vetëm me armën mbi të gjitha armët, atë armën e pamposhtur që është shpirti liridashës i ideve liridashëse dhe të vetëflijimit shqiptar. Shtigje që rrugëtuan deri te kryengritja paqësore e viteve ‘90 dhe që kulmoi me luftën e popullit shqiptar në krye me UÇK-në.

Është 11 marsi 1981 që nisi një epokë dhe bëri një epokë… që u shtri nëpër qytete e fshatra, nëpër shkolla e vendpunishte e fabrika, sidomos nëpër shkolla, pothuajse kudo nëpër familjet shqiptare, ashtu si quhet me të drejtë: PRANVERA E MADHE. Vjen 26 marsi i atij viti (një vit më vonë po në këtë datë personalisht përjetova edhe burgosjen).

Shtegton ky mars deri te Jasharët e atij marsi legjendar, 1998. Prekazi. Mjafton ta përmendësh këtë emër dhe menjëherë ai të identifikohet si kryeshenjë e historisë më të re. Jasharët, komandanti legjendar, Adem Jashari. Aty shkëlqejnë, me sakrificën e rrallë njerëzore, kryeemrat Shaban Jashari, Hamëz Jashari… Mandej Kujtesa, kjo muzë e shenjave të mbetura përjetësisht ndër mote, na shpie te luftërat e përparshme,  për rrënjët heroike në mbrojtje të nderit familjar.

Më 24 mars 1998, nis Epopeja e Dukagjinit, kurse një vit më vonë më 24 mars 1999, Kosova, kombi shqiptar përgjithësisht, njerëzit paqedashës dhe liridashës, dhe përgjithësisht MIQTË E KOSOVËS, e shënojnë dhe e kujtojnë 24 MARSIN, ditën kur nisën bombardimet kundër forcave serbe.

Janë përkujtim i sa e sa të rënëve e masakrave që ndodhën në marsin e atyre viteve të luftës.

Nëpër marsin shqiptar nëpër dekada kemi festuar Ditën e Mësuesit (7 mars dhe Ditën e Nënës (8 mars).

Në mars 1925 patën rënë dy figura të mëdha historike, Luigj Gurakuqi, më 2 mars  Bajram Curri, më 25 mars.

25 mars 1880 lind Midhat Frashëri, politikan shqiptar, atdhetar i shquar, shkrimtar shqiptar († 1949).

4 mars 1946 – P. Gjon Shllaku OFM, klerik, mësues, publicist, antifashist dhe antikomunist shqiptar. Më 12 Mars 1992, ndërroi jetë Martin Camaj, shkrimtar  albanolog i shquar shqiptar.

Ja dhe disa ngarje tjera në mars (shënuar me ndihmën e Kalendarit kombëtar të Radios-Kosova e Lirë)

  1. KRONIKË NGJARJESH TË LUFTËS NË KOSOVË

Më 2 mars  të vitit 1999 ka rënë dëshmor, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nuri Gani Bushi.

7 mars të vitit 1998 në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke luftuar ballë për ballë forcave ushtarake dhe policore serbe kanë rëndë dëshmorët:  Visar Juniku, Bujar Rroka dhe Ahmet Xhikolli

Më 11 mars të vitit 1999 kujtohet Beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në fshatin Jeshkovë, të Zonës Operative të Pashtrikut me ç rast kanë rënë 20 dëshmorët të Njësisë Speciale të Brigadës 125 të kësaj zone. Më 11 mars të vitit  1999, në frontet e ndryshme të  luftës së Ushtrisë Çlirimtare, gjatë kohës sa po  mbahej konferenca e Rambujesë, kanë rënë dëshmorë, luftëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:  Halim Gashi, Hysni Morina, Perparim Thaçi, Tahir Gashi, Hamit Thaçi, Halil Gashi, Feriz Abdurrahman Susuri, Bahri Ferat Kuçi, Bashkim Ismail Suka, Hajdar Abaz Shala, Hysen Nahit  Rexhepi,  Skender Mehmet Latifi, Tahir Haki Gashi…

Më 14 mars të vitit 1999, policia serbe ka ekzekutuar katër anëtarë të familjes Tafaj nga fshati Greikoc.

Më 17 mars  të vitit 1999 në frontet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë duke luftuar kundër forcave serbe dëshmorët: Agim Murat  Islami,  Rexhep Kukaj dhe Halim Metaj.

Më 19 Mars të vitit  1721 vdiq Papa Klementi i nëntë, Gjon Françesk ALBANI.

Më 18 mars 1999 delegacioni i Kosovës në Rambuje ka nënshkruar marrëveshjen e përkohshme trevjeçare për Kosovën. Nënshkrues ishin Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja. Pala serbe nuk e kishte nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë.

Më 25 mars 1999  pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe, në shenj hakmarrjeje mbi popullatën civile,  kanë vrarë e kanë masakruar rreth 200 shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.

Më 25 mars 1999, ka rënë dëshmor i UÇK-së, Beqir Nebih Meha vëllai i Tahir Mehës nga Prekazi. Po atë ditë në vend luftime të ndryshme në frontet e UÇK-së kanë rënë: Ragip Ademi, Isyf Mulaj, Rifat Dina, Zeqir Mulaj.

Më 25 mars 1999, ka rënë dëshmor i UÇK-së, Beqir Nebih Meha vëllai i Tahir Mehës nga Prekazi. Po atë ditë në vend luftime të ndryshme në frontet e UËK-sëkanë rënë: Ragip Ademi, Isyf Mulaj, Rifat Dina, Zeqir Mulaj.

Më 26 mars  1999 Forcat serbe kanë masakruar 243 shqiptarë në fshatin Krushë e Madhe dhe 50 shqiptarë të tjerë të familjes Berisha, në Therandë-ish Suharekë.

Më 26 mars të vitit 1999 kanë rënë dëshmorët e UÇK-së: Osman Rexhepi, Nuhi Rexhepi, Lulzim Rexhepi, Eshim Gashi, Agim Osaj, Ismet  Gashi, Shemsi Jusufi, Ismet Spahiu.

Më 27 mars 1999 forcat serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama në Kastriotit, ish Obiliq. Faruk Rama, Agron Rama dhe Albert Rama kanë rënë dëshmorë.

Më 27 mars ka rënë dëshmor, Ramadan Mazreku.

Më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Më 29 mars 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe  masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit.

Më 29 mars 1999 në Shishman të Bokës bien 14 dëshmorë nga Zona Operative e Dukagjinit, e Drenicës dhe Pashtrikut. 1. ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI, BESIM (ALI) RAMA, BUJAR (BEQIR) SHALA,  BUJAR (ESAT) SYLA, FLORIM (ELEZ) SEJDIJA,  IBRAHIM (KADRI) ASLLANI JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”, KADRI (MUHAMET) BERISHA, MEHDI (ADEM) ZABELI, MON (MUHAMET) MAQI, NAIM SHIN AVDIU – LATA,  NUHI (HAXHI) ELEZAJ XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU dhe JAHJA (REHAN) DANUZA.

Më 31 mars  të vitit 1999 forcat kriminale serbe  në fshatin Pastasel likuiduan dhe masakruan 102 shqiptarë.

II.

Më 6 mars 1844 lindi, Zef Serembe, poet i shquar arbresh

Më 7 mars 1827, në Elbasan, u lind Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtar, atdhetar i Rilindjes, përkthyes i Biblës dhe shkrimtar.

Më 8 mars 1847 lindi, Ndue Bytyçi, poet, rilindës dhe përkthyes

Më 8 mars 1902 lindi, Et-hem Haxhiademi, shkrimtar dhe dramaturg. Vdiq në vitin 1965.

Më 9 mars 1907 lindi, Zef Kolombi, piktor, mësues.

Më 13 mars të vitit 1965 vdiq, Fan Noli. Më 15 mars të vitit  1860 vdiq Karl Gega, inxhinier austriak i hekurudhave me origjinë shqiptare.

Më 15 mars 1875 lindi, Faik Konica, publicist, shkrimtar, përkthyes, botues, politikan kontroves.

Më 18 mars 1923 lindi, Rexhep Mulliqi, kompozitor, dirigjent.

Më 19 Mars të vitit  1721 vdiq Papa Klementi i nëntë, Gjon Françesk ALBANI.

Më 20 mars 1592 u shkrua libri: “Katekizma Shqiptare e Lekë Matrëngës”, e zbuluar në Vatikan në vitet 30 të shekullit 19-të.

Më 23 mars të vitit 1935  vdiq në Vjenë, akroi i madh me origjinë shqiptare Aleksadër Mojsoiu.

Më 25 mars të vitit 1927 vdiq, Idriz Seferi, atdhetar komandant i çetave kryengritëse për çlirimin e trojeve shqiptare.

Më 24 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, kanë  vrarë 14 civilë shqiptarë dhe në mbrojtje të tyre kanë  rënë 11 luftëtarë të UÇK-së.

Më 24 mars, në Kotlinë kanë rënë dëshmorë:  Adnan Loku, Ismail Kuçi, Salih Vlashi, Nexhadi Kuçi, Xhemajl Kuçi, Neshat Rexha, Sabit Loku, Sabri Loku, Cenë Loku, Hamdi Sejdi Sejdiu, Sabit Halim Rrahmani, Fatmir Selmani. Por atë ditë serbët kanë masakruar 14 pjesëtarë  të popullatës civile në zonën e Kaçanikut.

Më 24 mars, kanë rënë dëshmor, në luftë kundër forcave serbe: luftëtari i lirisë, Ismet Asllani, Komandant i Logjistikës i Zonës Operative të Llapit

Më 24 mars 1998, shënohet Beteja e Gllogjanit. Gjatë betejës kanë rënë dëshmorë, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj.

Më 25 mars 1999  pas fillimit të bombardimeve të NATO-s forcat serbe, në shenj hakmarrjeje mbi popullatën civile,  kanë vrarë e kanë masakruar rreth 200 shqiptarë në fshatrat: Fortesë, Celinë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.

Më 27 mars 1931 lindi Pjetër Gaci, kompozitor, pedagog i muzikës.

Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989 në Prishtinë dhe në vise të tjera të Kosovës  ranë dëshmorë 28 demonstrues shqiptarë, si dhe ishin  plagosur dhe  arrestuar nga policia serbe qindra të rinj. Në Prishtinë, ranë dëshmorë: Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj.

Më 27 mars të vitit 1866 lindi, Andon Zako-Çajupi, atdhetar, poet, shkrimtar, dramaturg e përkthyes.

Më 28 mars 1932 lindi Loni Papa, shkrimtar.

Më 28 mars të vitit 1945 vdiq, Filip Papajani, shkrimtar, publicist dhe dramaturg.

Më 31 mars të vitit 1991 – Shqipëria organizoi zgjedhjet e para shumë-partiake pas 45 vjet të qeverisjes së Partisë së Punës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok