22/12/2024

Lutfi Alia: ‘Të mbrojmë shëndetin nga sëmundjet që shkakton tymi i duhanit’

0
Lutfi-Alia-Shendeti

Shtëpia botuese “STREHA”, ka botuar librin “Të mbrojmë shëndetin nga sëmundjet që shkakton tymi i duhanit”. Ndodhet në librarinë në Rruga Siri Kodra Nr. 59/1 (përballë market Xhangolli)

PSE NUK DUHET TË TYMOSIM DUHANIN?

Tymosja e duhanit mbetet problem shqetёsues për shoqёrinё dhe shëndetësinë në nivele botërore, është faktor madhor i dëmtimit të shëndetit të popullatës, është drogë e lehtë e lejuar nga të gjitha shtetet, është një e keqe e globalizuar. Tymosja e duhanit shkakton tabagismin, sëmundje që fillon me dipendencën ndaj nikotinës dhe vazhdon me dëmtimet në organe, të shkaktuara nga 4700 lëndët toksike, irituese, inflamatore dhe 75 substanca kancerogene të çliruara nga djegia e duhanit dhe kur përdoret me përtypje. Deri në vitet ’90, efektet dëmtuese të tymit të duhanit injoroheshin, më saktë industria e duhanit i mbante fshehur, por në vitet më pas, studimet shkencore vertetuan rrezikshmërinë për shëndetin dhe jetën e duhanxhive, madje lëndon shëndetin dhe të atyre që thithin tymin pasiv të duhanit në mjediset shtëpiake, të punës dhe në mjediset e mbyllura publike.

Tymosja e duhanit shkurton 10 – 12 vite jetët ë duhanxhive, pra ata vdesin para kohe, humbin një pjesë të konsiderueshme jete, vetëm për të shijuar kënaqësinë e përkohëshme të drogës nikotinë.

Mbi 50 % e duhanxhive vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga substancat në tymin e çliruara nga djegia e duhanit, nga të cilët 20 % janë vdekje në grup moshat 35 – 65 vjeç dhe 30 % vdekje në moshat mbi 65 vjeç.

Ju rikujtojme se 70 – 98, 9 % e kancereve të mushkërive zhvillohen në duhanxhitë

Një ndër tre duhanxhi vdes nga sëmundje kardiovaskulare, ndër të cilët 60 % vdesin nga infarkti i miokardit.

Në duhanxhitë, ateroskleroza është e herëshme, më intensive dhe ndërlikohet me iskemi të trurit, me infarkt miokardi dhe nefrosklerozë. Iskemitë dhe hemoragjitë e trurit janë 10 herë më të shpeshta në duhanxhitë, se sa në ata që nuk tymosin duhanin.

Sëmundjet e aparatit të frymëmërrjes jzhvillohen në 100 % të duhanxhive, të shprehura me rihinite, laringite, bronkite kronike, emfizemë, bronkopneumoni, bronkopati kronike obstruktive, një sëmundje e shprehur me invaliditet të lartë dhe që po bëhet shkaku i tretë i vdekjeve të përgjithëshme.

Nga kjo situatë dramatike shtrohet domozdoshmëria e forcimit të luftës kundër tymosjes të duhanit, e zhvilluar në parandalimin e tabagismit, çlirimin e duhanxhinjëve nga dipendenca e nikotinës, trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga substancat në tymin e duhanit, për t’iu garantuar atyre mirëqenie shëndetësore, cilësi jetese më të mirë dhe jetëgjatësi të pritëshme më të gjatë.

Duhani tymoset, apo pihet?

Ne shqiptarët përdorim një shprehje të papërshtatëshme: “do të pi një cigare”, por tymi i duhanit nuk është lëng që pihet, përkundrazi cigarja tymoset, ose si thonë malësorët “po djeg një cigare”, ose “po ndez një cigare”, andaj duhet të korigjohet kjo pasaktësi gjuhësore dhe të përdoret termi i saktë – tymosja e duhanit. Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, çuditërisht janë përdorur termat e gabuara: “pirja e duhanit” dhe “duhanpirësit”.

Në shumicën e gjuhëve të botës përdoret shprehja tymos duhanin. Prodhimet e duhanit si cigare, puro, duhani në llullë, duhani i dredhur në cigare, duhani në nargjile, prodhojnë tym që thithet dhe nxirret nga duhanxhiu, por duhani përdoret dhe me përtypje e në këto raste nuk mund të thuhet se janë duhanpirës, as duhan-ngrënës. Edhe për cigaret elektronike, që prodhojnë avull, nuk mund të thuhet “po pi avull”. Krahas pasaktësive gjuhësore, ligji nr. 9636/2006, ndonëse i plotësuar dhe i përmirësuar me ndryshimet e viteve 2013, 2014 dhe 2019, ka disa pasaktësi teknike, interpretime të gabuara të aspekteve shkencore të dëmeve nga tymi i duhanit, si dhe përdorimin pa kriter të shumë fjalëve të huaja, që arbitrarisht kanë zevendësuar fjalët e bukura shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok